Më datë 8 Tetor 2016 në Universitetin “Barleti”,(kampusin e studimeve të programit Master), u zhvillua Konferenca Biennnale Shkencore Ndërkombëtare, “Participatory Democracy: Challenges to the Good Governance and Rule of Law”, Organizuar nga Departamentit të Shkencave Politike, në bashkëpunim me Institutin e Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID) dhe Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim(BIRD). Prof. Fatos Tarifa, Prof. Asoc. Dr. Përparim Kabo, Prof. Asoc. Dr. Afrim Krasniqi, Dr. Majlinda Keta, dhe studiues, të ardhur nga institucione akademike, shkencore, por edhe nga vende të ndryshme të rajonit, së bashku me Prof. Asoc. Dr. Zamira Cavo, Prof. Dr. Novruz Koci, Prof. Asoc. Dr. Reis Mulita, Dr. Ledian Droboniku, MSc Iva Halilaj/ MSc.Eugen Musta, nga Universiteti Barleti, sollën idetë dhe studime konkrete mbi fushat kryesore të studimit të konferencës, të përqëndruara në cështje që lidhen me demokracinë, kulturën politike dhe demokracinë pjesëmarrëse, tranzicionin demokratik, partitë politike dhe zgjedhjet, modelet e zhvillimit, perceptimin e te rinjve per demokracinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, demokracine dhe ekuilibrin e pushtetve, demokracinë dhe kategoritë e dobëta sociale, ndikimin e rrjeteve sociale në tubimeve dhe protestave sociale etj.
Konferenca ishte pjesë e integruar e punës së vazhdueshme, studimore e kërkimore të të cilat zhvillohen në Universitetin “Barleti” ku dijet e fituara në auditorë, gjetjet studimore e kërkimore të konferencave të tilla, ofrohen për zhvillimet aktuale e perspektive të vendit dhe rajonit, për qeverisje të mirë dhe zbatimin e ligjit. Punimet e Konferencës u përshëndetën nga Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i Universitetit, ndërsa morën pjesë në veprimtari Presidetnti
Alfred Moisiu, Prof. Gungor Turan, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Arben Malaj, Rektor i Universitetit “Luarasi”, përfaqësues të partive politike, administratës, medias, shoqërisë civileetj. Studentë të departamentit të shkencave politike, ishin pjesë e organizmit dhe pjesëmarës në këtë event shkencor.
Pjesëmarrësit e vlerësuan si tepër pozitive veprimtarinë për tematikën që trajtoi, organizmin e mirë dhe mundësitë që krijoi për të shtuar e forcuar bashkëpunimet dhe rrjetin e studiuesve dhe kërkuesve në vend dhe rajon.
Prezantimet e përzgjedhura të konferencës, do të publikohen në Revistën Shkencore “Gjeopolitika, Nr. 11”, të universitetit “Barleti”.
Lexoni Abstraktet ketu