ORGANIZON: Innovation Hub (Godina e Inovacionit)
VENDI: Innovation Hub
DATA: 12.10.2016
FILLIMI: 10.00
MBARIMI: 12.00
Moderatori:
Z. Evien Dako, Drejtor i ZSHDA-së
Znj. Sonila Meka, Specialiste e Marrëdhënieve me Jashtë.
QëLLIMI DHE TEZAT E DISKUTIMIT:
Ky aktivitet do te njohe te pranishmit me sfidat dhe problematikat ligjore qe lindin nga perdorimi ose jo I te drejtave te autorit, pasojat dhe perfitimet, ecurine e strategjise kombetare ne kuader te integrimit ne BE dhe perfitimet qe kane sipermarrjet e reja. Ky workshop synon të edukojë dhe forcojë individët, grupet dhe komunitetin, nepermjet njohjes me ligjet dherregullat ne fuqi. Hapësirat e zhvillimit të aktivitetit ofrojnë infrastrukturën e duhur për krijimin e sipërmarrjeve dhe komunitetit Start Up në Tiranë. Me qëllim stimulimin e sipërmarrjes lokale, kjo nismë synon të lidhë dhe të nxisë më tej bashkëveprimin e aktorëve në këtë ekosistem.
Temat e diskutimit do të jenë:
• Roli dhe funksioni i ZSHDA;
• Kuadri ligjor vendas dhe ndërkombëtar në fushën e të drejtës së autorit;
• Koncepte dhe parime të të drejtës së autorit;
• Çfarëe ështëe e Drejta e Autorit;
• Cfarë janë të drejtat e lidhura;
• Kush është objekt i mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe cilat janë rastet përjashtimore të të drejtës së autorit;
• Strategjia Kombëtare për zbatimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale 2016-2020 si dhe detyrimet që i lindin qeverisë shqiptare në kuadër të MSA në nenin 73 të saj nga respketimi i të drejtave të pronësisë intelektuale;
• Cfarë janë Agjensitë e menaxhimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura.