Universiteti Barleti sëbashku me Institutin Adriapol organizuan, më dt. 6.02.2015 në orën 10.30, pranë kampusit nr. 1 të Universiteti Barleti, një seancë diskutimi me studentët mbi ide të mundshme sipërmarrëse dhe biznesi, duke ju referuar praktikave dhe eksperiencave per te sukshme ndërkombetare ( http://www.businessinsider.com/ The 25 Best Small Businesses In 2013, dhe http://www.thesimpledollar.com/ 50 Side Businesses You Can Start On Your Own). Në fund të seancës, studentët u pajisen edhe me informacionin e dobishmërisë së një plani biznesi si dhe aplikacioneve që mund t'u vijnë në ndihmë studentëve për ta realizuar atë.