Instituti BIRD dhe “Universiteti Barleti” (UB) në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHTES) me datë 02 Dhjetor ora 12:00 paradite në ambjentet e Universitetit Barleti Kampusi 1, zhvilluan aktivitetin me temë:“Përdoni të drejtat tuaja!”.
Ky takim kishte për qëllim informimin e studenteve mbi legjislacionin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe të drejtat kryesore të konsumatorëve, nëpërmjet një prezantimi dhe një bashkëbisedimi direkt me ta, duke mundësuar kështu edhe shkëmbimin e eksperiencave për raste të ndryshme.
Aktiviteti u hap nga rektori i UB-së, Prof.Dr. Marenglen Spiro i cili theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e konsumatorit.
Znj.Vjollca Backa si organizatore dhe moderetore bëri një prezantim të tematikës që do të zhvillohej në këtë leksion të hapur rreth Fushatës Ndërgjegjësuese Për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes prezantuan:
- Kuadrin ligjor në lidhje me mbrojtjen e Konsumatorit,
- Të drejtat kryesore të konsumatorëve dhe zbatimi tyre.
Nga të pranishmit pati diskutime dhe shembuj konkretë.