Federata Shqiptare e Volejbollit me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, organizoi “Kupa e Çlirimit” në volejboll për meshkuj e femra.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin skuadrat: Barleti Volley, Tirana, Partizani dhe Teuta. Finalja u luajt ditën e shtunë, datë 29 Nëntor 2014, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Fitues të këtij turneu u shpallën “Barleti Volley” për femra, dhe Studenti për meshkuj. Ndeshja derbi midis Barleti Volley-Tirana pati konkurrencë dhe vajzat e Tiranës dëshironin me çdo kusht fitoren. Barleti Vollej realizoi një mbrojtje dhe lojë të organizuar mirë. Ndërsa ekipi Barletas ishte më i qetë, duke treguar neglizhence, por decisiv në fund. Ndeshjet ishin jashtëzakonisht të bukura dhe na dhuruan shumë emocione.
Një falënderim të madh për organizatorët dhe sponsorët, që krahas organizmit të këtij eventi nderuan edhe figurat e shquara të volejbollit shqiptar. Kupën ekipit “Barleti Volley” i’a dorëzoi sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit Z. Leonard Tase.