Tiranë, 14 Prill 2010 - Një delegacion i lartë i Universitetit "Capital Normal University" të Pekinit (http://eng.cnu.edu.cn/) vizitoi këtë javë Universitetin "Barleti" në Tiranë për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve. Delegacioni kinez përbëhej nga Presidenti Ekzekutiv i CNU Zoti Gong Huili, Znj. Liu Xiaotian, rektore e edukimit ndërkombëtar, Z. Li Youzeng, drejtor i qendrës së trajnimit të pedagogëve në Pekin dhe Han Mei , prorektore e përgjithëshme e Capital Normal University. Marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit "Barleti" dhe "Capital Normal University" parashikon shkëmbimin e lektorëve, shkëmbimin e studentëve për qëndrime aftatshkurtra dhe afatgjatë, kërkime shkencore të përbashkëta dhe konferenca dypalëshe. Gjatë qëndrimit në Shqipëri përfaqësuesit e CNU u takuan me Rektorin e UB-së, z. Nikolla Dhamo, shefat e departamenteve të Shkencave Politike dhe të Drejtësisë, Dr. Mirela Bogdani dhe Z. Ilir Panda, Shefin e departamentit të Komunikimit Prof. Gëzim Hado, admnistratoren e deleguar të UB-së, znj. Adriana Berberi si dhe prorektorët e ç ështjeve studentore dhe akademike zotërinjtë Lekë Sokoli dhe Dritan Zela. Pas këtij takimi u firmos edhe Memorandumi i bashkëpunimit. Përfaqësuesit e Capital Normal University u takuan edhe me anëtarë të Bordit të UB-së, znj. Ermelinda Meksi, Prof. Luan Omarin, Prof. Rexhep Meidanin dhe z. Fatos Beja.