Barleti Hub dhe Triple City, si mbështetës të sipërmarrësve të rinj dhe studentëve që dëshirojnë të bëhen të tillë, ditën e martë, 17.11.20202 mirëpriten në auditor, menaxheren e Protik, Erika Grabocka, për të prezantuar programin “Erasmus for Young Entrepreneurs” për të cilin znj. Grabocka është personi i kontaktit ne Shqipëri.
Ky program ofron mundësinë e këmbimit nën filozofinë Erasmus, të biznesmenëve të rinj në biznese të konsoliduara, duke synuar krijim kapacitetesh dhe transferim njohurish nëpërmjet palëve të përfshira. Prezantimi, që u pasua nga pyetje dhe kuriozitete rreth procesit të aplikimit, fazave të tij dhe ndarjes së fushave rreth të cilit ky program ka rezultuar i suksesshëm në realitetin shqiptar, u ndoq online nga studentë të Barletit dhe në auditor nga stafi i Triple City
dhe Barleti Hub.