Teknologji te reja, mendësi të vjetra
Studentët e Universitetit “Barleti” mirëpritën sot datë 20.11.2020 Znj. Ema Andrea Aktore/Regjisore, Pedagoge e Arteve të Bukura, Themeluese e AWA (Albanian Women in Audiovisual) dhe Znj. Valbona Sulce Gazetare/studiuese e medias, AWA për një diskutim mbi stereotipat gjinorë dhe seksizmin në media.
Nën temën "Teknologji te reja, mendësi të vjetra", studentë dhe pedagogë ju bashkuan diskutimit të ekspertëve lidhur me seksizmin në media të ndryshme, ndikimit që ka në jetën tonë të përditshme në përforcimin e sterotipave gjinorë dhe në ruajtjen e mendësisë që rrjedh prej tyre.
Studentët sollën shembuj mbi lajme e programe në media, TV, rrjete sociale, gazeta e portale të cilat shpesh tërheqin vëmendjen e publikut në stereotipizimin e personazheve dhe shpesh duke minimizuar e zhvlerësuar kontributin e grave dhe vajzave në jetën publike dhe duke jo rrallë here relativizuar krimet e bëra ndaj tyre dhe duke ‘justifikuar’ dhunuesit.
Vëmendje e veçantë ju kushtua ndërgjegjësimit të studentëve për rolin aktiv që secili duhet të luajë në raportimin e lajmeve, kronikave, programeve apo reklamave e prodhimeve të tjera si këto, si në rrjetet sociale, duke mos e ndarë dhe raportuar për përmbajtjen, por edhe duke denoncuar pranë autoritetit të kontrollit të mediave AMA.
Aktiviteti u organizua nga bashkëpunimi i Pedagogëve të Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, Dekanes së Studentëve dhe Klubeve Studentore.