Qendra BRIDGE organizoi ditën e hënë 16.11.2020, një brainstorming me akademikët e Universitetit Barleti, mbi procesin e aplikimit për tu bërë pjesë e rrjetit European Research Night 2021. Esmeralda Hasani, drejtore e zyrës Erasmus në UniBa drejtoi diskutimet. Ajo theksoi rëndësinë e aplikimit në një thirrje të tillë për të rritur mundësinë e thellimit të kërkimit shkencor në Shqipëri, rajon e më përtej dhe zhvillimin e partnershipeve të reja në funksion të këtij qëllimi.