Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, në partneritet me Institutin “Adriapol”, u bë pjesë e takimit me temë: “Lehtësimi i barrierave doganore si mundësi e zhvillimit të turizmit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor – Kalimi i Gjelbërt i Kufirit”. Takimi u zhvillua online, me organizator ekspertin e RCC z.Rubin Nikolovski dhe përfaqësues të sektorit të turizmit të aventurës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dikutimi ishte mjaft i frytshëm dhe me optimizëm për propozimin e ndërtimit të një konsesusi politik rajonal, për të mbështetur zhvillimin dhe miratimin e “kalimit të kufirit të gjelbër” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Le të kontribuojmë të gjithë së bashku, për ti dhënë frymë industrisë turistike në këto ditë të
vështira! Diversiteti natyror dhe kulturor nuk njeh kufi, prandaj le të bashkohemi së bashku në mbështetje të politikave rajonale për krijimin e lehtësirave doganorëve të turistëve, vecanërisht atyre të aventurës!
Turizmi në Shqipëri premton shumë, por ka nevojë për mbështetjen tonë me ekspertizë dhe profesionalizëm, në mënyrë që të jetë sa më i qëndrueshëm dhe afatgjatë!