Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, në bashkëpunim me Departamentet e Drejtësisë dhe të Ekonomisë, Sipërmarrjes, Financës, në Universitetin Barleti, zhvilluan diskutimin mbi ''Pronësia intelektuale dhe mbikëqyrja e saj në Republikën e Shqipërisë'', me Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Të pranishmit , pedagogë dhe studentë, u informuan mbi procesin e mbikëqyrjes, nga Kryesinpektori: Dr.Lavdrim Sahitaj si dhe e pasuruan atë me pyetje të shumta dhe sugjerime .
Në këtë fushë, Universiteti Barleti ofron Masterin Shkencor ''E drejta e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale'', ndaj u propozua për një bashkëpunim më gjithëpërfshirës për studime master, për ndryshime kurrikulare në përputhje me nevojat e tregut, për praktika studentore dhe aktivitete të tjera. Takimin e përshëndeti Kryetarja e Bordit të Besimit të Universitetit Barleti, Prof.As.Dr. Zamira Çavo.