Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional zhvilloi më datë 06/02/2020 takimin e parë me Bordin e Karrierës.
Qëllimi i formalizimit të këtij Bordi është përmirësimi i kurrikulave dhe programeve në funksion të integrimit të suksesshëm të studentëve në tregun e punës.
Ky Bord do të luajë një rol domethënës për punësimin e studentëve të fushës së edukimit, që diplomohen dhe certifikohen në universitetin tonë në institucionet arsimore parauniversitare, në organizma lokalë e qendror të arsimit, si dhe në institucione të tjera të shoqërisë civile.