Departamenti i Arkitekturës në bashkëpunim me Qendrën YouthAct , zhvilloi leksionin e hapur me studentët e kësaj dege me Dr.Shpëtim Cami me temë “ Sfidat e Zhvillimit të qëndrueshëm në fushën e energjisë alternative” . Aktiviteti u mentorua nga Dr. Silvana Sukaj.
Leksioni u fokusua në debatin mbi energjinë e pastër si një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Dr.Cami i ftoi studentët në bashkëbisedim lidhur me investimet e Shqipërisë në këtë fushë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, politikat prioritare dhe preferenciale si dhe mbi debatin mbi investimet në fushën e energjisë ujore.