Dekane Prof. Assoc. Dr. Semiha Loca dhe pedagoge Dr. Teuta Nunaj, në bashkëpunim me Klubin e Menaxhimit dhe Marketingut organizuan vizitë studimore pranë kompanisë: "fpm - Tutti mobili".
Z. Bjorni Linza, Zv. Administrator i Kompanisë dhe Drejtor i Blerjeve, fillimisht i njohu studentët me një historik të shkurtër të kompanisë, më tej përgjatë vizitës në fabrikë u shpjegoi zhvillimin e etapave të veçanta të realizimit operacional të prodhimit, procesin e përpunimit të lëndëve të para për realizimin e mobiljeve, dhoma gjumi, karrige etj., marrëdhënien me furnitorët, palët e treta dhe klientët, si dhe avantazhet konkuruese të kompanisë si në tregun kombëtar, rajonal e botëror.
Studentët u panë drejpërsëdejti pjesë të veçanta të procesit të prodhimit si dizenjimi dherealizimi i tyre mbi mobiljet, me lyerjen, me krijimin e modeleve, me avantazhet e kompanisë në treg etj.
Në pjesën e dytë të vizitës studimore, studentët vizituan showrrom BestSeller, pjesë e kompanisë, ku u njohën me strategjinë e marketingut që përdor kompania, me targetgrupet e klientëve, me ecurinë e shitjeve të produkteve, me shërbimin ndaj klientëve, etj.
Gërshetimi i teorisë në laborator me praktikën në kompani u vlerësua shumë dobiprurëse nga studentët.