Vizitë në kantier!
Objekti: “Korpus Universitar”
Diten e sotme datë 12 Shkurt 2020, studentët e akitekturës te “Universiteti Barleti”, organizuan vizitën studimore në kantier, objekti; Korpus Universitar në Lundër. Objekti i vizitës ishte njohja e studentëve me elementet konstruktive, teknologjitë e ndërtesës dhe funksioni i një kantieri ndërtimi.
Kjo vizitë studimore mendohet të jetë një praktikë ideale për faktin se krijon mundësi që studentët të integrojnë pjesën teorike me atë praktike se si realizohen punimet në terren. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm ishte dhe njohja me fletët e projektit të zbatimit.