Në vijim të trajnimeve nga Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, për Menaxhimin e Emergjencave, në datat 15-16 shkurt 2020, u zhvillua në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, pranë ambjenteve të Universitetit "Barleti" trajnimi i dytë, me një staf prej 12 ekspertësh nga E.S.P.R.I, Itali, me temë: "Ndihma Psikologjike në situata emergjente".
Memorandumi i bashkëpunimit u firmos nga Presidentia e ESPRI, Prof. Maria Fenoglio dhe Presidentia e UP Valbona Treska.