Ditën e martë, datë 11 shkurt 2020, nën kujdesin e veçantë të pedagogut Erion Kristo, studentët e vitit të I të programeve të ndryshme u bënë bashkë në një aktivitet social - kulturor kushtuar Finlandës. Barazia gjinore, arsimimi falas, siguria universale, demokracia parlamentare njëdhomëshe, stabiliteti shoqëror, shteti ekologjik dhe 100 risi të tjera të prezantuara në librin “100 risi sociale nga Finlanda” u sollën në mënyrë shumë origjinale nga studentët duke e pozicionuar këtë shtet ndër vendet më të mira në botë për të jetuar dhe absolutisht shembullin e qeverisjes dhe jetesës së mirë.
Në përmbyllje të aktivitetit studentja e Shkencave Politike, Marjana Koçeku bëri një përmbledhje të të gjitha risive që ofron jetesa në këtë shtet pa lënë mënjanë edhe kulturën e gjerë të pjesëmarrjes politike si shembullin më të mirë që duhet të ndjekin studentët.