“Universiteti Barleti”, pjesë e Grupit Barleti, e ka filluar veprimtarinë e tij në tetor 2005 dhe synon të thyej kornizat e modeleve klasike të institucioneve të arsimit të lartë, duke sjellë në Shqipëri modelin e universitetit aplikativ.
Aktualisht jemi duke kërkuar:
Pozicioni : Pedagog me gradën Doktor i Shkencave në fushën e ndërtimit/Arkitekturës
Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit kërkojmë të punësojmë personal akademik efektiv dhe eksperiencë ne projekte.
Kandidati te kete si pergjegjesi zbatimin e te gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e “Universitetit Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.
Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:
• Të jetë i diplomuar(preferohet në një nga vëndet e BE-së) në fushën e Arkitekturës / Inxhinierisë së Ndërtimit / Dizajnit.
• Të ketë së paku gradën shkencore “Doktor”
• Të ketë përvojë në mësimdhënie në fushën e Ndërtimit
• Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit, koordinimit dhe raportimit të projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
• Të ketë përvojë në kërkimin shkencor;
• Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
• Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
• Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).
Procedura e aplikimit:
Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi ku të specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet duhet të dërgohet brenda datës 15.01.2020 pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të “Universiteti Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike: “Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga e Kosovarëve, nr. 37, Tiranë; email: [email protected]
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale