U nënshkrua marrëveshje institucionale ndërmjet Universitetit Barleti dhe Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua mbi fuqizimin dhe rëndësinë e rolit të psikologut, praktikat dhe provimin që studentët e diplomuar në të dy ciklet, Bachelor dhe Master Profesional/ Shkencor në Psikologji do të duhet të zhvillojnë.
Presidentja e UP, Dr.Valbona Treska do të jetë e ftuar në UB për të zhvilluar një leksion të hapur informues me studentët tanë, gjithashtu ofroi mbështetje e pjesëmarrje në Panairin e Punës që UB do të organizojë.