Universiteti i Vlorës dhe Universiteti Barleti firmosin marrëveshje bashkëpunimi e shkëmbimi akademik, shkencor, kulturor dhe në fushën e projekteve.
Kjo marrëveshje do të ketë për objektiv: krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë në kuadër të mësimdhënies; kërkimit shkencor; qytetit inteligjent; industrive kreative; ekonomisë së dijes; të ardhmes dixhitale; turizmit dhe industritë ndërlidhur; zinxhirit të vlerës ushqimore; zhvillimit të qëndrueshëm, të integruar dhe gjithëpërfshirës; shtetit të së drejtës dhe zbatimi ligjit; sportit, shëndetit dhe edukimit, etj.