Në datat 11-18 Nëntor 2019, studentët e të gjitha programeve të studimit të Universiteti Barleti zgjodhën përfaqësuesit e tyre për në Qeverinë Studentore, në përputhje me Statutin e Qeverisë Studentore.
Në zgjedhjet për Qeverinë Studentore rezultoi fitues studenti Nevrus Uka si president, Denis Ndoci si zv/president dhe Xhulja Xherimeja si sekretare. Një nga objektivat e Qeverisë Studentore është të nxisë përfshirjen e studentëve si një pjesë integrale e UB, nëpërmjet organizimit të tyre në shoqata dhe klube; nëpërmjet Zyrës për Çështjet Studentore; organizimit të aktiviteteve të ndryshme sociale e kulturore; nxitjes së pjesëmarrjes në trajnime, konferenca, debate të hapura, etj.
Qeveria Studentore është organizmi përfaqësues i studentëve të UB-së. Ky organizëm përfaqëson të gjithë studentët e të gjitha programeve të studimit dhe viteve si dhe të gjitha shoqatat e studentëve. Ky organizëm vepron në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në statutin e tij, si dhe në rregulloren dhe statutin e universitetit.