Specialist për Sektorin e Individëve Privatë
Qyteti: Tiranë
Vende vakante: 1
Të dhëna mbi kompaninë: Institucion financiar që fokusohet në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese të vogla dhe të mesme, në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim.
Kërkohet të punësohet në Zyrat Qendrore një Specialist për Sektorin e Individëve Privatë
Detyrat:
Përgjegjës për rezultatet e biznesit lidhur me klientët pagamarrës në ProCredit
Monitorimi i zhvillimit të portofolit, për tNULLi ofruar këtij target-grupi produktet dhe shërbimet e nevojshme
Monitorimi i aplikimeve dhe mbështetja e degëve për gjenerimin e kërkesave për produktet
Monitorimi i rezultateve të këtij target-grupi dhe mbështetja e degëve sipas nevojave
Analizimi i zhvillimit të tregut dhe propozimi i ndryshimeve në procedura, produkte ose kushtet e ofruara për ta
Analizimi dhe vlerësimi i përfitueshmërisë së klientëve, si dhe propozimi dhe sugjerimi i strategjive dhe veprimeve për rritjen e përfitueshmërisë
Kualifikimet
I interesuari duhet të ketë minimumi diplomë universitare, preferohet në ekonomi
Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike
Aftësi të mira ndikuese dhe komunikuese, organizative dhe ndërpersonale
Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike
Dokumentet e aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen pse mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën standarde të CV-së dhe një deklaratë, në të cilën shpjegohet motivimi për aplikim.
Aplikimet brenda datës 10 qershor 2011 pranë Alumni dhe "Zyra e Karrierës"
2. Drejtor Marketingu
Qyteti: Tiranë
Vende vakante: 1
Të dhëna mbi kompaninë: Kompani serioze me objekt veprimtarie "Import, furnizim, montim të pajisjeve elektrike dhe elektronike", me një eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar, ofron një vend pune për Drejtor Marketingu.
Pozicioni është për të interesuarit e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë (preferohet drejtimi/ specializimi Marketing)
Detyrat
Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit
Përvoja përbën avantazh
Kualifikimet
Njohuri të mira të paketës MS Office
Anglishte e rrjedhshme
Aplikoni sa më parë pranë Alumni dhe "Zyra e Karrierës"