Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti Barleti ka firmosur me AADF dhe Junior Acheivement Albania ka nisur ditën e enjte trajnimi i trajnuesve të projektit “Debating Economics”.
Faza e parë e trajnimit të trajnuesve mblodhi studentët përfaqësues të disa prej universiteteve duke i njohur me formatin e debatit, rregullat dhe duke krijuar network ndërmjet tyre.
Trajnimi u zhvillua në qytetin e Vlorës në datat 14-17 nëntor 2019.
Studentja Grejsa Dushku ishte përfaqësuese e Universitetit Barleti në këtë trajnim. Ndërkohë që po bëhen përgatitjen në universitet edhe për krijimin e grupit të debatit.