Me urdhrin e Ministrit Nr. 511, datë 24.10.2019, “Universiteti Barleti” ristrukturohet duke shtuar një Fakultet të ri dhe riorganizuar fakultetet e tjera. Qëllimi është zgjerimi i horizonteve të fornimit nëpërmjet të krijimit të drejtimeve të reja dpartamentale që udhëheqin programe të pasura me inovacione të kohës dhe mundësive më të mëdha të kooperimit ndërfakulteror për formime sa më të afërta me kërkesat e sotme të ekonomisë si edhe me një synim perspektiv për aftësime të shpejta të mëtejshme në jetën profesionale.
Fakultetet e riorganizuara në këtë mënyrë, kanë për synim të zhvillojnë cilësisht formime të tilla si Financë e Kontabilitet të ndërthurura ngushtë me sipërmarrjen dhe inisiativën, Drejtësi të lidhur me drejtime të zhvilluara të veprimtarive në këtë fushë në vendin tonë: Tregëtare, Publike e Penale, Shkenca Politike të orientuara kryesisht në Qeverisje, Politikbërje dhe Komunikim e Administrim, Shkenca Kompjuterike me një dimension të zhvilluar aplikativ me përmasa shkencore, Arkitekturë të ndërthurur ngushtësisht me dizajn e projektim, Edukimi ndjekur me një planifikim të gjërë në trajnime e aftësime në formimin e vazhdueshëm profesional dhe në mësuesi, Sporte me cilësi të larta të edukimit sportiv dhe me mundësi të shumta për kontribut në trajnim sportistësh dhe ekipesh e mësuesi shkollore.
Një pasuri e re, e përftuar nga riorganizimi e rikonceptimi i programeve mbështetur në eksperiencën tonë dhe në risi bashkëkohore, janë programet e Industrive Kreative me formime të spikatura në dizajn e multimedia, Turizmi, Rekreacioni dhe Mikpritja me shkrirje kulturash mjedisore, arkeologjike, natyrore e sportive si edhe Sjellja e Shëndeti si rilindje e një shkollimi në psikologji të adresuar për të krijuar mundësitë e hapjeve më të gjëra në shkencat mjekësore në të ardhmen e afërt.
Në këtë përvijim, me vendim të Rektorit Marenglen SPIRO, institucioni caktoi, mes njerëzve të tij më të përgatitur, dekanët e këtyre njësive kryesore: Prof.Ad. Dr. Zamira Çavo, Prof. As,. Dr. Semiha Loca, prof. Dr. Atan Shyti, duke u besuar atyre filosofinë e një dejtimi modern, tonin e Universitetit të Gjeneratës së Tretë dhe zhvillime bashkëkohore të një edukimi sportiv sa elitar aq edhe me produkt formimi për një kontribut cilësor të ri në turizmin e kohës në vend.