Ditën e premte, datë 15 nëntor 2019, nëvigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, studentët e vitit të I të“Universiteti Barleti”, nën kujdesin e pedagogutErionKristo përgatitën dhe organizuan aktivitetin me temë “Dita Ndërkombëtare e Tolerancës”.
Ky aktivitet ishte i ilustruar me pankarta tëkrijuara dhe përgatitura nga vetë ata dhe kishte për qëllim promovimin dhe nxitjen e ndjenjës së tolerancës dhe në të njëjtën kohë nxitjen e ndjenjës sëintolerancës ndaj aspekteve negative të sjelljes në shoqëri. Shqipëria si vendi model i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, nuk kishte si të mos sillej në vëmendjen e studentëve si shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, aktiviteti u pasua edhe me një poezi të përgatitur enkas për këtë ditë.
Në përfundim, aktiviteti u përgëzua nga Rektori i “Universiteti Barleti”, Prof. Dr. MarenglenSpiro dhe Përgjegjësi i Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, Dr. Shpëtim Cami, të cilët ndër të tjera, nënvizuan rëndësinë e këtyre aktiviteteve si vlerë e shtuar e përgatitjes akademike të studentëve, për frymën që ato përcjellin dhe padiskutim për rëndësinë e tolerancës në jetën dhe sjelljen tonë të përditshme.