Në kuadër të vizitave akademike të parashikuara në institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, para disa ditësh, studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit Shkenca Politike të shoqëruar nga pedagogët Shpëtim Cami dhe Fatjona Qurku vizituan Prefekturën e Qarkut Tiranë, nën mikpritjen e Prefektes znj. Suzana Jahollari.
Znj. Jahollari me shumë profesionalizëm, i njohu studentët gjerësisht me misionin, legjislacionin, përbërjen dhe funksionimin e këtij institucioni. Në prezantimin e përgatitur enkas për ta konkretizuar atë, ata prekën nga afër punën dhe detyrat e prefekturës si një institucion ku përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku, është misioni kryesor i tij.
Në mënyrë të veçantë studentët u njohën me qeverisjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel qarku, politikat demografike dhe qeverisjen e krahasuar. Ajo shprehu gadishmërinë për një bashkëpunim afatgjatë me Universitetin Barleti si një partner i denjë për një qeverisje më të mirë duke i vlerësuar studentët e shkencave politike si maja e shoqërisë .