Tavoline e rrumbullaket, në datën 7 nëntor 2019, në ekosistemin e Universitetit Barleti, co-working space, nga akademia e startup-eve, me studentë të masterit, akademikë dhe drejtues të institucioneve financiare ndërkombëtare qe veprojnë ne Shqipëri.
Prof. Dr. Suzana Guxholli nga UB dhe Drejtorja e përgjithshme e institucionit financiar ndërkombëtar “Kredo Finance”, Znj. Arlinda Muja, prezantuan dhe moderuan diskutimin në lidhje me mikrokreditë e mikrofinancat në Shqipëri, në mënyre të veçantë nën eksperiencën e njërit prej tyre, “Kredo Finance”. Debat dhe diskutim aktiv hëngri fakti se sa të besueshme dhe te dobishme janë institucionet financiare në financimin e nevojave individuale.