Universiteti Barleti, në zbatim të strategjisë së ndërkombëtarizimit ngre marrëdhënie institucionale me universitetet e programit Erasmus+.
Në këtë kuadër UB hap thirrjen për aplikime për të gjithë studentët Bachelor Shkenca Politike, viti i dytë, si edhe studentët Master të këtij departamenti.
Programi Erasmus+ ofron mundësinë e të studiuarit për një semestër në UNIGE.
Bursa përfshin kostot mujore 800 Euro/Muaj për një semester (Mars 2020-Korrik 2020), si edhe mbulimin e një bilete udhëtimi: 275 Euro.
Periudha e studimit në Itali do të njihet në UB, pas përfundimit me sukses të semestrit, duke mos shkaktuar vonesa në diplomim.
Aplikimet kryhen përmes emailit në [email protected] deri më datë 20.11.2019, 23:59 duke dorezuar:
1. Formularin e plotësuar të aplikimit
2. Listë Notash
3. Dëshmi të gjuhëve të huaja (anglisht dhe/ose italisht)
4. Learning Agreement (propozim paraprak)
Për pyetje mund të kontaktoni [email protected]
Ju lutem vini re se aplikimet e kryera me procedura të parregullta çojnë në skualifikim automatik.
Suksese!