sq Kanali i Lajmeve dhe Aktiviteteve te Universitetit Marin Barleti Nga kanali yne RSS ju mund te informoheni mbi lajmet dhe aktivitetet me te fundit te Universitetit Marin Barleti Fri, 18 May 2012 22:10:28 +0200 Zend_Feed_Writer 1.11.11 (http://framework.zend.com) http://www.umb.edu.al/ Adriana Berberi mbi universitetet private ne Shqiperi "Ajo që do ta shpëtojë sektorin e arsimit në përgjithësi por edhe ate privat në veçanti është toleranca ZERO."

Administratorja e Deleguar në Universitetin Marin Barleti, Znj. Adriana Berberi prononcohet mbi skandalin e diplomave universitare nga një universitet privat në Shqipëri, nëpërmjet një interviste dhënë në Revistën Monitor, javën e shkuar.

Zhvillimet e fundit mbi dhënien e diplomave universitare kanë konkretizuar atë që dyshohej për një pjesë të tregut privat universitar. Sa mendoni se e dëmton imazhin e universiteteve që po investojnë seriozisht në këtë fushë? Kam parasysh këtu edhe mundesinë e ardhjes së studentëve nga trevat shqipfolëse?

Investimi në sektorin e arsimit privat mbetet pa dyshim një investim me risk, në kuptimin që në disa raste cilësia dhe standarti nuk është lehtësisht e mundur që të identifikohen saktë nga palët e interesuara. Ky shqetësim na ka ndjekur në rrugën tonë 6 vjeçare, por ndërkohë nuk kemi lejuar që tregu i deformuar të ndikojë në cilësinë dhe përmbajtjen e programeve tona. Përpjekja vijon akoma, përsa kohë institucionet që ligji i ka ngarkuar si garanat të procesit dhe përmbajtjes nuk janë në lartësinë e duhur. Ju me të drejtë në pyetjen tuaj shpreheni për konkretizimin e një dyshimi. Legjenda urbane dëgjohen çdo ditë dhe rasti rikonfirmon faktin që legjendat vijnë nga realiteti. Ne modestish kemi patur një trend rritës të studentëve si në programet bachelor ashtu edhe në ato master që do të thotë se brënda vorbullës së paqartësisë, spekulimit, blerjes së diplomave, informalitetit ka edhe një grup individësh të cilët i adresohen universiteteve serioze, sepse kuptojnë vlerën afatgjatë të dijeve por edhe të emrit të institucionit që e ka lëshuar atë.

Imazhi është në të vërtetë i prishur, por tani ju hoq maska për publikun.Fatkeqësia është se maska ju hoq si të thuash "me dhunë" nga jashtë. Por unë mendoj se heqja e maskës dhe vijimi i mëtejshëm i punës për transparencë të plotë, politikë të cilën ne e mbështësim pa asnjë rezervë, do ti shërbejë në fakt pozitivish jo thjeshtë vetëm universiteteve serioze, por edhe vendit. Të shpresojmë që kjo transparencë do ti japë fund fabrikave të diplomave si dhe politikave klienteliste që i kanë ushqyer ato, në mënyrë të heshtur në indiferencën e tyre vrastare këtë treg. Ne duhet të flasim sot, sepse nesër do të jetë vonë. Heshtja jonë do të na çojë në faktin që në karrigen e kryeministrit apo edhe ministrit të rradhës të na ulet ndonjë me diplomë të blerë lart e poshtë, e çrëndësi ka në se e ka blerë këtu apo edhe jashtë vendit. Ne po prishim çdo ditë hierarkinë e vlerave.

A mendoni se ka ardhur koha të bëhet një "riformatim" i tregut të arsimit të lartë, pra të ndërmerren hapa për të bërë më të qartë për studentët e prindërit pozicionimin cilësor të universiteteve private?

E theksova edhe më sipër që sa më parë të vihen gjërat në vendin e tyre aq më mirë është. Mendoj se jemi të vonuar dhe duhet të nxitojmë. Për mua e rëndësishme nuk është thjesht të themi por të veprojmë. U mendua që procesi i vlerësimit, që shumë kush përpiqet ta quajë edhe rankim ( në vlerësimin tim nuk ishte as njëra dhe as tjetra) do të ndihmonte në qartësimin e palëve të interesuara. Me keqardhje them se ai proces ishte i kompromentuar që në nisje, për sa kohë që pyetjes se a do të verifikoheshin të dhënat e deklaruara nga sejcili institucion, përgjigja ishte negative.Pra kuptohet që kush ishte mësuar të gënjente dhe të mashtronte mund ta bënte pa "frikë". Ndjehem e lirë të jap këtë vlerësim pavarësisht se në përfundim, rezultatet për Universitetin Marin Barleti ishin përgjithësisht shumë të mira, duke na vlerësuar veçanërtisht për cilësinë e mësimdhënies por e bindur që i gjithë procesi mund dhe duhet të ishte më shumë transparent.

Çfarë duhet bërë që arsimi i lartë privat të fitojë e të ruajë reputacionin e duhur?

Unë mendoj që kur flasim për arsimin duhet të kuptojmë që shumë nga masat janë të përbashkëta si për arsimin privat ashtu edhe për atë publik. Nuk është e mjaftueshme të hartohen rregullore, të miratohen standarte por të monitorohet standarti i zbatimit të tyre. Që arsimi në përgjithësi të ruajë standartin duhet që masat, reformat të mos bëhen me gjasme. Të mos lejohet që universitete publike të hapen në çdo cep të vendit thjeshtë vetëm sepse na duhet në një moment të caktuar për fushatë elektorale. Të mos lejohet shtimi i numrit të studentëve në universitetet publike pa u shoqëruar me infrastrukturën e nevojshme, buxhetet shtesë të nevojshme, stafin akademik të nevojshëm dhe kjo jo vetëm për Universitetin e Tiranës ,por për të gjitha universitetet publike në gjithë vendin.Të mos lejohet funksionimi i universiteteve në "apartamente 2 dhoma e një guzhinë", të penalizohen shkelësit e rregullit që askujt të mos i shkojë ndërmend që me ndihmen e një biznesi të tille të bëjë lavatricen e parave të pista apo edhe pasurimin e shpejtë, të mos lejohen të funksionojnë universitet me stafe të brendëshem sa gishtat e një dore. Për të mos thënë pastaj që ka edhe universitete që kane me muaj e muaj që nuk paguajnë stafin e brendëshem pavaresisht se në listat e tyre numri i studenteve është deri edhe me mijëra.

Ajo që do ta shpëtojë sektorin e arsimit në përgjithësi por edhe ate privat në veçanti është toleranca ZERO.]]>
http://umb.edu.al/event-article-101.html http://umb.edu.al/event-article-101.html
EDIC pranohet zyrtarisht si pjese e European Business and Innovation Centre Network
BIC-të janë organizata që promovojnë inovacion dhe sipërmarrje. Ato ndihmojnë sipërmarrjet për inovacion, drejtojnë krijimin e bizneseve të reja (mbështesin inovacionin, inkubacionin dhe ndërkombëtarizimin) si dhe promovojnë zhvillimin ekonomik nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe sipërmarrjeve, dhe këto krahas zhvillimit të qëndrueshëm.

Rrjeti është gjithashtu një organizatë ombrellë për më shumë se 200 BIC nga e gjithë Europa. Rrjeti siguron ndihmë dhe mbështetje për çdo BIC duke vepruar si ndërlidhës me organizata të tjera, përfshirë këtu edhe Komisionin Europian, duke ofruar ekspertizë në fusha të ndryshme, përfshirë financim, si dhe nëpërmjet stimulimit të shkëmbimit të praktikave më të mira.

EBN ndjek nga afër zgjerimin e Bashkimit Europian dhe politikat e vendeve fqinjë, dhe po zhvillon rrjete bashkëpunimi me pjesën tjetër të botës.]]>
http://umb.edu.al/event-article-102.html http://umb.edu.al/event-article-102.html
Workshop "Sfidat e Integrimit Europian"
Në sesionin e parë, moderuar nga Drnt. Eurona Leka, referatet e Prof. Dr. Paskal Milo dhe Dr. Zamira Çavo mbi origjinën e Bashkimit Europian dhe sfidat e një solidariteti të munguar në diversitetin e unionit, sollën në vëmendje disa refleksione të dobishme historike dhe filozofike mbi Europën.

Sesioni i dytë, moderuar nga Drnt. Xhuljeta Krasta, trajtoi aspekte të politikave europiane. Referuesit, Znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Dr. Reis Mulita, u përqendruan në masat anti-diskriminuese dhe në rrjetet e komunikimit pan-europian.

Sesioni i tretë, moderuar nga Ma. Fatjona Qurku, analizoj Europianizimin e Shqipërisë. Punimet e Dr. Enis Sulstarova dhe Dr. Dorian Jano, argumentuan rreth ndikimit të BE-së në ligjërimin publik, në politikat dhe në institucionet Shqiptare.]]>
http://umb.edu.al/news-article-177.html http://umb.edu.al/news-article-177.html
Java e Europës në UMB 8 maj 2012
Me iniciativën e vetë studentëve të vitit të tretë të degës Shkenca Politike por edhe të vitit të parë master, të ndihmuar edhe nga pedagogët e departamentit, aktiviteti përfshinte dy etapa.

Etapa e parë iu dedikua pikërisht atyre, me prezantime të vetë studentëve dhe diskutime të lira rreth Bashkimit Europian, kulturës dhe shoqërisë evropiane, gjithashtu edhe me kuriozitete rreth simbolikës së datës 9 maj, flamurit europian, krijimit të monedhës EURO etj.

Studenti Eduart Qatja kreu me shumë profesionalizëm rolin e moderatorit të panelit të studentëve, ndërsa të tjerët me radhë, me shumë seriozitet, por edhe me emocione, prezantuan temat e tyre.

Elisabeta Dogani bëri një prezantim të shkurt të lindjes së BE-së, Enisa Heba u tregoi të pranishëmve se si lindi dhe çfarë personifikon flamuri i Bashkimit Europian, Andi Rexha paraqiti një biografi të shkurtër të Robert Schuman, Alba Hasanaj përshkroi Bankën Europiane, ndërsa Kejsi Cela dhe Blerta Aleti prezantuan përkatësisht krijimin e EURO-s dhe Parlamentin Europian. Ndërsa studentet e Masterit Shkencor në Politika Europiane dhe Administrim Publik, Armela Memaj dhe Fatjona Bisheva, prezantuan përkatësisht historikun e marrëdhënieve BE - Shqipëri dhe Komunikimi në BE.

Etapa e dytë iu dedikua Quizit që ishte përgatitur për gjimnazistët. Nën moton " Njohurive tuaja SOT, ne u japim mundësi të zhvillohen për një të ardhme të sigurt NESËR, si qytetarë të denjë EUROPIANË", sfiduan njëri-tjetrin, por edhe veten, gjimnazistë nga shkollat Qemal Stafa, Partizani dhe Meridian + .

Në fund të aktivitetit, për ta mbyllur ashtu siç u nis, me Europën, u realizua një galeri e pasur me fotografi. ]]>
http://umb.edu.al/news-article-176.html http://umb.edu.al/news-article-176.html
"Histori suksesi e Barletasve" Alumni 2012
Ky është organizimi i parë i këtij lloji dhe synon të kthehet në një traditë. Ky rikthim në auditor u karakterizuar nga një frymë mirënjohjeje e dyanshme: qoftë e studentëve për formimin e marrë pranë institucionit tonë, qoftë e Universitetit Marin Barleti për arritjet e ish studentëve të tij.

U quajt "Histori suksesi e Barletasve" sepse, përpos formimit të marrë në auditorët e Universitetit, këta ish studentë u shndërruan në profesionistë të vërtetë në fushat e tyre të studimit.

Figura qendrore e këtij takimi ishte ish studenti i UMB, Erkand Qerimaj, i cili, në europianin e peshëngritjes në Antalia të Turqisë, nderoi jo vetëm veten dhe gjithë shqiptarët, por edhe Universitetin me medaljen e artë që morri. Fjalë shumë domethënëse dhe të sinqerta tha z. Marenglen Spiro, rektori i Universitetit Marin Barleti, por edhe Prof. i nderuar i Akademisë së Shkencave, Z.Gudar Beqiraj.

Ata u shprehën se Erkand Qerimaj, ashtu siç është një profesionist në sportin e tij, ashtu siç e bën me pasion dhe përkushtim këtë sport, shumë i mirë do të jetë edhe në fushën ku ka kryer studimet, në atë të drejtësisë.

Më pas fjalën e mori ish studentja e shkëlqyer e degës Financë Kontabilitetit, Bora Angjele, e cila u nderua më çmimin " diploma më e mirë e vitit 2011", çmim i dhënë nga banka e Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj Bora u shpreh se kishte pasur gjithë mbështetjen e pedagogëve që ky punim të dilte sa më mirë dhe se ishte shumë e lumtur për çmimin e marrë.

Më pas, me radhë, të pranishmit dëgjuan historitë dhe kujtimet e mjaft ish studentëve të tjerë, si Marcela Kereku, Oltiana Habib, Robert Çelo, Rezarta Stafalla, Albana Ramabanaj, etj. Gjithashtu Edlira Osmani, aktualisht studente masteri në Austri dhe Eda Karaiskaj, studente në master në Itali, në pamundësi për të ardhur dhe me shumë dashuri dërguan për këtë aktivitet videot e tyre përshëndetëse.

Axhenda e këtij aktiviteti u pasua nga një koktej për nder të pranishmëve dhe nga një galeri fotosh, si një kujtim shumë i vyer nga Universiteti. ]]>
http://umb.edu.al/news-article-175.html http://umb.edu.al/news-article-175.html
Java e Librit në Universitetin "Marin Barleti" 23 - 27 Prill
Më pas u vijua me organizimin e një konkursi lidhur me romanin "Krim dhe ndëshkim" të shkrimtarit rus F. Dostojevski. Konkursi pasonte fazën e parë, që konsistonte në vlerësimin e disa eseve rreth kësaj vepre letrare, për të cilat u ndanë edhe disa çmime. Çmimi i parë për esenë më të mirë iu dha nxënëses së klasës së 10-të të gjimnazit "Qemal Stafa", Denada Male. Çmimi inkurajues iu dha nxënëses së klasës së 10-të të Gjimnazit të Ri Vlorë, Ina Deliu.

Gjatë gjithë javës, në ambjetet e brendshme dhe të jashtme të universitetit qëndruan të ekspozuara punime të ndryshme në pikturë dhe në aplikacione të tjera, të përgatitura nga fëmijë me aftësi të kufizuar. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesit e organizatës "Caritas Albania" dhe Universitetit "Marin Barleti". Punimet ngjallën interes për të pranishmit dhe vizitorët, të cilët, përvec shprehjes së vlerësimit për punimet, blenë edhe mjaft prej tyre. Kjo javë u mbyll me vizatimet e këtyre fëmijëve në oborrin e universitetit tonë, ku ndër të gjithë punimet spikati ai që pasqyronte logon e Universitetit tonë, vizatuar me shkumsa shumëngjyrësh. Besojmë se ky cikël aktivitetesh ja arriti qëllimit të tij parësor, konkretisht përqasjes së studentëve që jetojnë në epokën e internetit më pranë botës së pasur dhe të bukur të dijes përmes librit.]]>
http://umb.edu.al/event-article-99.html http://umb.edu.al/event-article-99.html
Gjimnazi "Qemal Stafa" dhe Universiteti "Marin Barleti" fitojnë çmimet e para në konkursin letrar.

Faza e parë e këtij konkursi konsistonte në vlerësimin e esesë më të mirë rreth kësaj vepre letrare dhe u përmbyll me vendimin për akordimin e çmimeve në fund të muajit mars, ku Çmimi i parë për esenë më të mirë ju dha nxënëses së klasës së 10-të të gjimnazit "Qemal Stafa", Denada Male. Çmimi inkurajues ju dha nxënëses së klasës së 10-të të Gjimnazit të ri Vlorë, Ina Deliu.

Më datë 25 prill morën pjesë në quizin rreth romanit "Krim dhe Ndëshkim" këto skuadra: Universiteti "Marin Barleti", me studentet Anisa Gogaj, Enxhi Shakaj dhe Ada Shehu; Gjimnazi "Qemal Stafa", me lider grupi nxënësen Denada Male; dhe Gjimnazi i ri Vlorë, me skuadrën e formuar nga Ina Deliu, Sevjola Musai dhe Orkida Imeraj.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për dijet e tyre të thella, për arsyetimin e çeliktë që demonstruan, si dhe për shpirtin e bashkëpunimit dhe qytetarinë e treguar gjatë të dyja fazave të konkursit tip quiz.

Në këtë aktivitet u evidentuan dijet e plota dhe të drejta të skuadrës së gjimnazit "Qemal Stafa", si dhe shpirti i skuadrës i demonstruar nga dy skuadrat e tjera.

Konkursi u mbyll me fitues të çmimit të parë nga skuadra e Universitetit "Marin Barleti" dhe me fitues të çmimit të dytë nga skuadra e Gjimnazit "Qemal Stafa".

Në përfundim të këtij aktiviteti nga komisioni u dorëzuan certifikatat, çmimi prej 30.000 lekësh nxënëses Denada Male për esenë më të mirë dhe çmimi inkurajues prej 10.000 lekësh nxënëses Ina Deliu.

Aktivitete të tilla jo vetëm nxisin shpirtin e konkurrencës dhe ambicien konstruktive tek të rinjtë, por mundësojnë edhe evidentimin e vlerave, qëllim ky parësor për universitetin tonë. ]]>
http://umb.edu.al/event-article-98.html http://umb.edu.al/event-article-98.html
Presidenti Topi dekoron Barletasin Erkand Qerimaj, Kampionin e Evropës në peshëngritje, me Urdhrin "Mjeshtër i Madh"
Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit i dorëzoi Erkand Qerimajt Urdhrin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin: "Për kontribut të shquar në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare e shpalljes kampion i Evropës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit".

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për vlerësimin e lartë nga Presidenti i Republikës, si dhe duke vënë në dukje se ky është dhe një nderim e motivim edhe për të gjithë ata që me përkushtim të veçantë punojnë për të arritur suksese në fushën e bukur, por dhe të vështirë të sportit të peshëngritjes, kampioni i Evropës, Erkand Qerimaj, theksoi: "Në radhë të parë, falënderoj Presidentin e Republikës, për titullin! Ju falënderoj të gjithëve që jeni pjesëmarrës sot! Jam shumë i nderuar, shumë i emocionuar për vlerësimin dhe për të gjitha sakrificat, për të gjitha mundimet që kam bërë, që po vlerësohen siç duhet. Ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj që do të mundohem në maksimum që të çoj flamurin shqiptar sa më lart përsëri!"

Ndër të tjera Presidenti Topi në fjalën e tij u shpreh se: "Erkandi është një model për të gjithë të tjerët, për të gjithë brezin e tij, për të kuptuar se sa bukur rrinë bashkë karakteri, struktura e fortë fizike, por edhe edukimi i një njeriu që jep një leksion shumë të mirë për të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm.

Presidenti i Republikës nuk rreshti së falënderuari Kampionin e Evropës për kontributin e dhënë si dhe për dhuratën që i bëri Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë. Shkëlqesia e tij Prof. Dr. Topi u shpreh se ishte i bindur që ky urdhër është vetëm një pjesë e vlerësimit, sepse në këtë moshë, me këtë motivim që tregon Erkandi, patjetër që do të rivijë në këtë mjedis për të marrë një titull tjetër më të lartë.

Universiteti Marin Barleti uron edhe njëherë studentin tonë Alumni për këtë arritje dhe këtë urdhër që pason urdhrin e dhënë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe i uron sa më shume suksese në rrugën e tij profesionale. ]]>
http://umb.edu.al/news-article-173.html http://umb.edu.al/news-article-173.html
Ambasadori Italian në UMB
Rektori i UMB-së, Prof. Dr. Marenglen Spiro, i uroi mirëseardhjen ambasadorit Italian duke theksuar rëndësinë e vizitës së tij, ndërsa pedagogia e UMB-së Eurona Leka bëri një prezantim të shkurtër të Institutit dhe të nismës së tij për të sjellë pranë studentëve personalitete, të cilët janë të gatshëm të ndajnë eksperiencat dhe perceptimet e tyre me ta në lidhje me çështje që prekin interesin e tyre.

Ambasadori Gaiani e nisi fjalën e tij duke shprehur kënaqësinë që është pranë studentëve dhe, mbi të gjitha, që është kthyer sërish në Shqipëri, pas eksperiencës së tij si pjesë e strukturave të integrimit evropian në vendin tonë.

Më tej, në fjalën e tij, ambasadori Gaiani u fokusua në dy boshte qendrore: marrëdhëniet e Italisë me Shqipërinë dhe këto të fundit të vendosura në kontekstin e integrimit evropian. Ai ritheksoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Italisë, marrëdhënie me përfitim të ndërsjellë, pasi të dy vendet përbëjnë porta hyrëse drejt hapësirash gjeopolitike të rëndësishme reciprokisht, dhe mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha kohërat. Për më tepër, më shumë se 500 mijë shqiptarë jetojnë në Itali dhe kanë marrë shumë nga kultura italiane, ashtu siç edhe kanë dhënë në këtë kulturë.

Për ambasadorin italian, vendi i Shqipërisë është në Evropë. Ajo ka bërë hapa para me hyrjen në NATO dhe me liberalizimin e vizave, edhe pse ka ende për të bërë, ashtu siç ka ende çështje për të zgjidhur brenda vetë Bashkimit Evropian.

Për ambasadorin është e rëndësishme që një pjesë e madhe e popullsisë mbështesin integrimin në BE, por akoma më e rëndësishme është se është rritur numri i atyre që janë kundra apo skeptik, dhe kjo si pasojë e eksperiencave konkrete të tyre pas liberalizmit të vizave dhe krizës financiare që ka prekur vende të ndryshme brenda BE-së.

Në fund të fjalës së tij, dhe për t'iu përgjgjur pyetjeve të drejtuara nga studentët, ambasadori theksoi pikat e rëndësishme ku duhet të fokusohen forcat politike në Shqipëri për të çuar përpara procesin e integrimit evropian.]]>
http://umb.edu.al/news-article-174.html http://umb.edu.al/news-article-174.html
Ambasadori Italian në UMB 19 Prill 2012, ora 11:00 në auditorin e Universitetit Marin Barleti leksionin e hapur mbi marrëdhëniet Italo-Shqiptare në kuadër të Integrimit Evropian.

I ftuar në këtë aktivitet do të jetë shkëlqesia e tij Ambasadori i Italisë në Tiranë, Z. Massimo GAIANI, i cili do të referojë rreth rolit të Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Prezantimi i ambasadorit do të vijojë me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.

Jeni të mirëpritur.]]>
http://umb.edu.al/event-article-95.html http://umb.edu.al/event-article-95.html
Universiteti Marin Barleti mirëpret Gjimnazin Qemal Stafa http://umb.edu.al/event-article-97.html http://umb.edu.al/event-article-97.html Barletasi Erkand Qerimaj, i pari i Europës
Krenaria e Universitetit "Marin Barleti", i diplomuar për drejtësi në vitin 2010, u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg, duke marrë medaljen e argjendtë dhe i pari në shtytje me 190 kg, duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh.

Flamuri i Shqipërisë u ngrit lart në këtë kampionat ditën e 12 prillit dhe na bëri të gjithëve ne barletasit të ndihemi krenarë për ish studentin tonë.

Dhe sot mund të themi me krenari se jo vetëm Shqipëria, por edhe UMB nderohet me medalje ari. Bravo Erkand, suksese të mëtejshme në Lojrat Olimpike të Londrës!!!]]>
http://umb.edu.al/event-article-94.html http://umb.edu.al/event-article-94.html
Kërkimi për punë në mënyrë me efektive, Anegino në UMB
Anegino është një kompani rekrutimi dhe ndërmjetësimi midis bizneseve dhe punë kërkuesve, praktikë e cila aplikohet së fundmi edhe në vendin tonë.


Prezantimi kaloi në disa etapa shumë të vlefshme për studentët si më poshtë vijon:
  • Prezantimi i kompanisë, dhe pse është i rëndësishëm ky lloj aplikimi online për punë;
  • Si duhet plotësuar një CV online dhe cilat janë pikat më të forta që ajo të jetë e suksesshme dhe tërheqëse;
  • Cilat janë disa nga punët online që ka publikuar Anegino;
  • A është eksperienca e punës e rëndësishme në një format të tillë dhe a praktikohet me sukses ky lloj varianti;
  • Cilat janë pritshmëritë e studentëve në lidhje me bizneset dhe e kundërta.
Një kohë e konsiderueshme iu rezervua edhe seksionit pyetje - përgjigje, ku studentët dhe veçanërisht ata të vitit të fundit të degëve shkenca politike dhe menaxhim - biznesi u interesuan të dinin nëse ky lloj aplikimi online për punë ka sukses dhe rezultat. Gjithashtu gjatë prezantimit disa prej tyre krijuan edhe profilet përkatëse.

Z. Polat u tregua i gatshëm t'i jepte përgjigje çdo pyetjeje në mënyrë që studentët të krijonin një ide se si funksionon kompania Anegino. ]]>
http://umb.edu.al/event-article-93.html http://umb.edu.al/event-article-93.html
Fakulteti i Drejtësisë zhvillon konferencën shkencore "Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Evropian"
Në këtë konferencë morën pjesë lektorë shqiptarë dhe rumunë, gjyqtarë dhe përfaqësues të Unionit te Gjyqtarëve të Shqipërisë, ekspertë të mirënjohur të të drejtës, pedagogë, studentë të Universitetit Marin Barlet dhe të universiteteve të tjera, të sistemit bachelor, master dhe doktorantë, ndër të cilët vlen të përmendim: Dr. Elena Manea, Dr. Ilir Panda, Dr. Jordan Daci, Drnt. Ledian Droboniku, LL.M, Msc. Edlira Lloha, LL.M Aida Bushati, LL.M Elona Bano, MSc. Valbona Alikaj, si dhe gjyqtarët Sandër Simoni, Ervin Metalla dhe Luan Hasneziri.

Vlen të përmendet që ky aktivitet ishte bashkëpunimi i parë akademik i një universiteti shqiptar me një universitet rumun. Problematikat kryesore që u trajtuan në këtë konferencë lidheshin me historikun e gjyqësorit shqiptar, me një vështrim të përgjithshëm mbi gjyqësorin shqiptar dhe atë rumun nën prizmin e integrimit evropian, duke trajtuar edhe disa nga çështjet më specifike por po aq të rëndësishme, si: pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri, e parë kjo në këndvështrimin akademik dhe praktik edhe nga vetë përfaqësues të gjyqësorit; aspektet strukturore të sistemit gjyqësor; aspektet e integrimit të gjyqësorit dhe elementet përbërës, duke përfshirë si elementet pozitive, ashtu edhe ato negative; tradita përballë realitetit dhe sfidave; roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i Gjykatës së Lartë, i organizimit profesional të gjyqtarëve; duke u përmbyllur me një vëmendje të veçantë që i duhet kushtuar reformimit të sistemit arsimor ligjor si kusht për reformimin e vetë sistemit gjyqësor.

Në konferencë mori pjesë dhe përshëndeti edhe zëvendësambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Z. Mihai Tican. Pjesëmarrësit zhvilluan diskutime dhe bënë pyetje lidhur me tematikat e konferencës, duke u shprehur edhe lidhur me veprime apo qëndrime të ndryshme të institucioneve të gjyqësorit shqiptar dhe atij rumun, si dhe bënë sugjerime të ndryshme de lege ferenda.

Kjo konferencë është gur themeli në rrugën e bashkëpunimit mes Universitetit Marin Barleti dhe Universitetit Andrei Saguna. ]]>
http://umb.edu.al/news-article-172.html http://umb.edu.al/news-article-172.html
Barletasja Bora Angjele, fiton çmimin " Diploma më e mirë e vitit"


Ky dokumentar, i cili zgjati për rreth 25 minuta, ishte i ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë i kushtohej historikut të Bankës së Shqipërisë. Banka u krijua më 4 tetor 1913 dhe sipas Ismail Qemalit në atë periudhë mund të konsiderohej si fitorja e dytë pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Ajo që ja vlen të përmendet është edhe fakti se në shkurt të vitit 1926 kjo bankë hodhi në qarkullim monedhën e parë kombëtare shqiptare dhe për 10 vjet veproi në kushte monopoli.

Sot Banka e Shqipërisë i kushton një vëmendje të veçantë brezit të ri, veçanërisht edukimit të tij, sepse një kulturë e duhur në fushën e financave garanton mirëqenien dhe përparimin e vendit.

Pjesa e dytë e dokumentarit i kushtohej çmimit të guvernatorit për "Diplomën më të mirë të vitit". Kjo traditë ka nisur që në vitin 2006 dhe për vitin 2011 çmimin e fitoi Bora Angjele, e diplomuar në Universitetin "Marin Barleti"në Master në Financë-Kontabilitet. Tema e trajtuar në diplomë ishte " Sistemet e pensioneve".

Një nga mentorët e saj, Prof. Novruz Koçi, në një intervistë të dhënë, pasi falënderoi guvernatorin e bankës për çmimin, u shpreh për cilësinë e temës së ish- studentes së tij. Kjo temë nën opinionin e tij ishte e ndërtuar dhe e strukturuar mirë dhe mbi të gjitha e vlerësuar drejt. Prof. Koçi foli edhe për frymën e bashkëpunimit midis pedagogëve dhe studentëve që ekziston në universitetin Marin Barleti.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për vlerësimin që iu bë punimit të studentes Bora Angjele edhe nga një institucion tjetër jashtë universitetit duke marrë vlerësimin maksimal. Në këto rezultate sigurisht që ka një meritë të veçantë edhe universiteti Marin Barleti për format e bashkëpunimit dhe politikën e seksioneve shkencore që ndjek.

Studentja Angjele, e cila punon në Drejtorinë e Programeve Satelitore pranë Radio-Televizionit Shqiptar, fitoi çmimin e parë me temën "Sistemet e pensioneve", ku trajton një problem mjaft interesant, parë jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por edhe ai social.

Ajo është një temë e shumë diskutuar së fundmi, që ekziston edhe në formën e një projektligji. Bora shprehet se "asnjë vend nuk ka një model të caktuar fiks në sistemin e pensioneve, madje ato aplikojnë 2-3 skema, forma, shkrijnë sistemet private me ato shtetërore, dhe Shqipëria synon të adoptojë modelin dhe skemën më të mirë ".

Diploma e saj, e konsideruar një kërkim shkencor i mirëfilltë e që përmban një pyetësor prej 45 anketash të realizuara me persona të punësuar por afër moshës së pensionit, vë në dukje mangësitë e sistemit të pensioneve dhe jep rekomandime se si duhet të ndryshojë kjo skemë në përputhje edhe me parimet evropiane, pa u bërë barrë për buxhetin e shtetit.

Në fund të intervistës Bora shprehet se ky çmim ishte surprizë jo vetëm për të, por edhe për të gjithë ata që e mbështetën dhe e përkrahën në realizimin me sukses të temës, dhe thotë se është shumë e kënaqur për arritjen e saj. ]]>
http://umb.edu.al/event-article-96.html http://umb.edu.al/event-article-96.html
Konkurs i studentëve ne kuadrin e projektit TEMPUS
Projekti ndër të tjera parashikon shkëmbimin e përvojave si dhe njohjen me praktikat më të mira universitare dhe komunitare në edukimin e të drejtave të njeriut. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në bashkëpunim me studentët.


Një nga veprimtaritë e para në funksion të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes sa më aktive të studentëve, është konkursi i shpallur nga Komiteti Drejtues i projektit "Për logon më të mirë".

Ftohen studentët e UMB-së, të të gjitha viteve dhe programeve, me kohë të plotë apo të pjesshme, që të krijojnë një logo duke përdorur imagjinatën dhe talentin e tyre. Të gjithë ata që do të provojnë, duhet të shprehin simbolikisht idenë e këtij projekti : punën së bashku të stafit akademik me studentët dhe partnerët vendorë, rajonalë e më tej për ta bërë shoqërinë më të mirë duke përvetësuar, edukuar dhe zbatuar të drejtat e njeriut.

Është një konkurs ku barletasit do të provojnë aftësitë e tyre krijuese, krahas studentëve të Universitetit të Tiranës, Universitetit Evropian të Tiranës, Universitetit të Prishtinës si dhe të universiteteve të tjerë nga rajoni i Ballkanit. Departamenti i Shkencave Sociale i Universitetit të Roehamptonit, Londër, ofron për fituesin/fituesen një tablet PC. Konkursi përfundon më 20 maj 2012, ora 12.00, afat brenda të cilit logoja konkuruese duhet të dërgohet në adresën student.dean@umb.edu.al

Referohuni në materialet e shpalljes së konkursit dhe të rregullave të zhvillimit të tij. ]]>
http://umb.edu.al/event-article-88.html http://umb.edu.al/event-article-88.html
Cikël leksionesh: "Komunikimi si problem, burim ose rrezik. Komunikimi si problem kulturor" nga Prof. Dr. Giovanni Bechelloni ne UMB
  • Ndër librat e tij të fundit mbi historinë e italianëve në kontekstin mesdhetar dhe më gjerë mund të përmendim I nostri eroi (Liguori 2010), Diventare cittadini del mondo (Mediascape 2006), Il silenzio e il Rumore. Destino e fortuna degli italici nel mondo (Ipermedium 2004).
  • Në lidhje me fushën e gazetarisë dhe televizionit si burime të dijes prof. Bechelloni ka shkruar La comunicazione giornalistica (Le Lettere 2009), Giornalismo o post-giornalismo (Liguori 1995), Televisione come cultura (Liguori 1995)
  • Në lidhje me teorinë e komunikimit ai ka shkruar La conversione dello sguardo (Ipermedium 2009), Svolta comunicativa (Ipermedium 2007), Equivoci giochi (Mediascape 2003).
  • Leksionet që prof. Giovanni Bechelloni mbajti në Universitetin "Marin Barleti" ishin pjesë e kursit të tij të leksioneve të Sociologjisë së Komunikimit. Tematika e tyre e përbashkët ishte: "Komunikimi i mirë dhe armiqtë e tij në një shoqëri të globalizuar". Thelbi i teorisë së prof. Bechelloni shpjegon se, megjithëse në botën e sotme flitet dhe diskutohet shumë në lidhje me komunikimin, në fakt, qoftë në praktikë, qoftë në teori, jemi shmangur së tepërmi nga domethënia e vërtetë e fjalës "komunikim". Komunikimi për prof. Bechellonin është para së gjithash një aktivitet themelor i marrëdhënieve njerëzore, dhe karakterizon në radhë të parë atë që është njerëzore. "Qëniet njerëzore u bënë njerëzore kur shpikën fjalën dhe gjuhën. Kjo do të thotë se komunikimi u ka dhënë atyre aftësinë specifike të të menduarit - të të qënit të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre - që shënon fillimin e asaj që quhet ekzistencë historike e njerëzimit dhe që lind nga dija se qëniet njerëzore një ditë do të vdesin. Asnjë gjallesë tjetër nuk e ka këtë cilësi të ndërgjegjes.

    Fjalët komunikim dhe të komunikosh nuk mund të përdoren kur bëhet fjalë për kafshë ose për qënie të tjera të gjalla, dhe aq më pak kur flasim për makineri. Asnjë qënie tjetër dhe asnjë lloj makine nuk zotëron dot atë që lidhet vetëm dhe ngushtësisht me njeriun. Fakti i pakundërshtueshëm që sot flitet për komunikim edhe kur nuk kemi të bëjmë me qënie njerëzore do të thotë se jemi përpara një mashtrimi, një vjedhjeje dhe një gënjeshtre. Kur flitet për informatikën, internetin dhe për gjëra të tjera që lidhen me të, përdoret shpesh shprehja "teknologji të informacionit dhe të komunikimit", sepse dihen mirë efektet pozitive që mund të ketë përdorimi i fjalëve të komunikosh dhe komunikim".

    Pozicioni i prof. Bechellonit është shumë kritik ndaj rezultateve që ka sjellë e ashtuquajtura "era dixhitale", e cila, në emër të një komunikimi dhe informacioni më të shpejtë, ka dëmtuar seriozisht vetë marrëdhëniet njerëzore. Duke iu referuar diskutimeve që zhvillohen sot në botë mbi rëndësinë dhe dobinë e "mjeteve dixhitale të komunikimit", prof. Bechelloni sqaron se ato përqëndrohen rreth dy qëndrimeve kryesore dhe të kundërta mes tyre: a) mbrojtësit e idesë se interneti dhe dixhitalizimi i informacionit ka sjellë me vete një revolucion të vërtetë demokratik, dhe b) kundërshtarët e tyre që mendojnë se Facebook (300 milionë përdorues në botë), celularët (4 miliardë e gjysëm përdorues), Twitter dhe të tjerë, po hapin siparin e një periudhe të re barbare, e cila është përgjegjëse për zhdukjen e të drejtave të autorit, të librit dhe të bibliotekave, të demokracisë së përfaqësuar.

    Atëherë, cili është komunikimi i mirë në konceptin e prof. Bechellonit? Komunikimi i mirë është komunikimi që nënkupton pasjen e njohurive të drejta mbi realitetin që na rrethon dhe mbi gjendjen në të cilën ndodhen bashkëbiseduesit tanë, ata me të cilët ne hyjmë në marrëdhënie të ndërsjella. Në radhë të parë, komunikimi duhet të jetë një marrëdhënie njerëzore, që stimulon kontaktet reale mes njerëzve të kulturave të ndryshme. "Me fjalë të tjera, duhet të jetë e qartë - dhe duhet pranuar në parim - se që të jesh i aftë të komunikosh me tjetrin është e nevojshme ta njohësh atë, të jesh në gjendje të kuptosh edhe se në çfarë konteksti zhvillohet ky komunikim".

    Leksionet e prof. Bechellonit u shoqëruan me projektimin në sallë të këtyre filmave:
    C'era una volta in America (Sergio Leone, 1984), Un film parlato (Manuel de Oliveira, 2003), Il fal delle vanit (Brian de Palma, 1987), Fahrenheit 451 (Francois Truffaut, 1966), State of play (Kevin McDonald, 2009) ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-170.html http://umb.edu.al/news-article-170.html
    Klubi i Vullnetarëve në UMB dhuron ndihma nëpërmjet emisionit Fiks Fare
    Fushata zgjati 1 muaj duke vendosur kuti në të dy kampuset e universitetit Marin Barleti. Për promovimin e kësaj fushate studentët krijuan postera me dorë të lirë, shfrytëzuan median sociale Facebook nëpërmjet hapjes së një faqeje zyrtare, krijuan fletë-palosje, të cilat i shpërndanë nëpër rrethet e tyre të njohjeve. do student kishte një detyrë dhe grupi punoi në mirëkuptim për realizimin me sukses të fushatës, duke marre nga kjo nismë mësime të çmueshme për zhvillimin e aftësive organizuese e menaxhuese.

    Në përfundim u mblodhën gjithsej 8 kuti të mëdha me artikujt e lartpërmendur. Emisioni Fiks Fare i mori në dorëzim ditën e martë, 28 Mars 2012, nga ku komentet e vlerësimit dhe falënderimit nuk munguan. Bravo barletasit për këtë akt human dhe ndihme të komunitetit të tyre! Kënaqësia morale ishte shpërblimi më i madh për secilin.

    Klubi i Vullnetareve dhuron nepermjet emsionit Fiks Fare, 30 Mars, 2012 (nga minuta 7)]]>
    http://umb.edu.al/event-article-91.html http://umb.edu.al/event-article-91.html
    Universiteti "Marin Barleti" nënshkruan marrëveshjen si partner akademik global (Global Academic Partner) i Institutit Arsimor Amerikan të Hoteleri- Turizmit. http://www.ahlei.org/). AHLEI është një oranizatë jo-fitimprurëse themeluar në 1953 dhe aktualisht është prezente në më shumë se 60 vende në Europë, Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, dhe Amerikën Latine.

    Marrëveshja e bashkëpunimit, u nënshkrua më datë 09.03.2012 në Berlin, gjatë panairit ndërkombëtar të turizmit (http://www.itb-berlin.de/en). Për UMB marrëveshja u nënshkrua nga Dr. Gazmend Zeneli, Drejtor i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (BIRD), ndërsa për AHLEI marrëveshja u nënshkrua nga Z. Robert L.Steele, President dhe COO i AHLEI. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin dhe Z.Joseph A. Mclnerney, President dhe CEO i Shoqatës Amerikane të Hoteleri Turizmit (American Hotel & Lodging Association) , Z. John S. Lohr përfaqësues i ALEI për Europën si dhe Z.Enver Mehmeti, President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA).

    Në këtë mënyrë, Universiteti "Marin Barleti" bëhet pjesë e rrjetit botëror të mbi 2500 Institucioneve që ofrojnë kurse të AHLEI që përfshin: Cornell University (SHBA), Johnson & Michigan State University (SHBA), Purdue University (SHBA), University of Delaware (SHBA), University of Nevada Las Vegas (SHBA), Business College of Athens (Greece), Indira Gandhi National Open University (Indi), William Blue College of Hospitality (Australi), Swiss Hotel Management School (Zvicër), dhe shumë Universitete të njohura në menaxhimin e operacioneve të hoteleri-turizëm.

    Me marrjen e statusit GAP, Universiteti "Marin Barleti" mund të ofrojë kurse në industrine e Hoteleri- Turizmit të njohura ne mbarë-boten dhe në përfundim të tyre të ofrojë Certifikatën e AHLEI për operacione në industrine e Hoteleri- Turizmit.

    Universiteti mund te përdorë materialet akademike të AHLEI dhe të japë certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga AHLEI si pjesë e Diplomës në Menaxhim Hoteleri-Turizëm të ofruar nga ai vetë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-169.html http://umb.edu.al/news-article-169.html
    Green Line Albania fton barletasit ne sipermarrjen e tyre







    Hapat që do ndjekim:
    • Identifikimi i vëndgrumbullimeve ilegale dhe vendosja e tyre në një hartë të vetme, e para e këtij lloji në Shqipëri.
    • Pastrimin e 20.000 ton mbetje, duke u fokusuar më së shumti në Bregdet, rrëzë maleve, bregut të lumenjve, liqeneve, anës hekurudhës, rreth shkollave dhe kopshteve si dhe anash rrugëve kombëtare.
    • Sensibilizimin e popullsisë Shqiptare për të patur kujdes për vëndin tonë dhe për të quajtur shtëpi edhe ambjentin që na rrethon jashtë mureve të banesave në të cilat jetojmë.
    • Ndërgjegjësimin e grupmoshave të reja dhe rritjen e kujdesit dhe kulturës për një ambjent pa mbetje
    Nje takim per detajet e kesaj iniciative do te mbahet ne Universitetin Marin Barleti, diten e merkure, ora 12:15, Salla A-24.

    Te gjithe jane te mirepritur! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-89.html http://umb.edu.al/event-article-89.html
    Universiteti Marin Barleti nënshkruan kontraten me Pearson për hapjen e Qendrës së Testimit
    Ne 24 Mars, 2012, Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i Universitetit dhe Z. Bedri Xhafa, Udhëheqës i Përgjithshëm i APPK-së nënshkruan kontratën që i dha UMB-së certifikatën si PEARSON TEST CENTER. Pas një ceremonie simbolike, e cila u mbajt në ambientet e kampusit I, në Universitetin Marin Barleti, grupet e punës nga të dy palët kaluan një drekë në Hotel Adriatik. Në përputhje me Udhëzimin Nr. 14, datë 28.03.2011 "Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë në institucionet e Arsimit të Lartë" të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, dega e PEARSON TEST OF ENGLISH GENERAL (PTE) do të hapë së shpejti dyert e saj si komponent kryesor i Qendrës së Trajnimit dhe Testimit Barleti (BTTC). Në të njëjtën kohë, kjo qendër do t'u japë mundësi edhe nxënësve të ciklit të mesëm dhe të ulët të testojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze.

    Rreth testimit
    Pearson Test of English General (PTE General) është formuluar për të dhënë arritje pozitive në mësimin e gjuhës angleze. Testi përbëhet nga 2 pjesë: një ese me shkrim dhe një test me gojë. Eseja me shkrim teston dëgjimin, kuptueshmërinë nga të lexuarit dhe aftësitë drejtshkrimore dhe vlerësohet nga ekzaminues të jashtëm në Britaninë e Madhe. Testi me gojë vlerësohet nga ekzaminues vendas dhe dërgohet në Britaninë e Madhe për moderim.

    Ka 6 nivele, që lidhen me Kuadrin e Përbashkët Europian të Gjuhëve (CEF). Te gjitha nivelet në test janë të vlerësuara nga Edexcel dhe të akredituara nga Ofqual në Britaninë e Madhe.

    Certifikata nga PTE General nuk skadon. Nxënësit e gjuhës angleze janë te inkurajuar të kërkojnë mundësi të ndryshme për të praktikuar gjuhën dhe të vërtetojnë progresin e tyre rregullisht. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-171.html http://umb.edu.al/news-article-171.html
    Forca Barleti Volley http://umb.edu.al/event-article-85.html http://umb.edu.al/event-article-85.html Internship-e në Departamentin e Shitjes dhe Shpërndarjes
    Praktikantët do të trajnohen nga drejtuesit e kompanisë, duke përfshirë dhe supervizorët e departamentit të shitjes dhe do të punojnë mbi përgjegjësi reale të biznesit, të tilla si: programe tregtare, përgatitjen e seminareve, diskutime mbi buxhetin, etj.

    Kërkohet motivacion dhe seriozitet për të ndjekur dhe respektuar programin, i cili këtë vit zgjat 6 muaj duke filluar nga data 15 prill 2012.

    Profili:
    • Studentet më të mire të diplomuar ose në vitit e fundit të studimeve në degët ekonomik financë, marketing, menaxhim dhe fusha të ngjashme me to) ;
    • Të zotërojnë shumë mirë anglishten dhe programet MS Office;
    • Eksperienca e mëparshme në një pozicion të tillë përbën avantazh;
    • Të jenë energjikë dhe të aftë të punojnë në grup;
    Përgjegjësitë / detyrat
    • Do të asistojnë në planifikimin e aktiviteteve të shitjes dhe shpërndarjes, duke analizuar propozimet dhe duke diskutuar plan veprimet me përgjegjësit dhe bashkëpunëtorët;
    • Do të analizojnë bazat e të dhënave të konsumatorëve, burimet dhe vlerësimet e kostos dhe do të planifikojnë zbatimin e detyrave së bashku me kolegët dhe menaxherët e kompanisë;
    • Do të asistojnë në zbatimin e aktiviteteve të Shitjes dhe Shërbimit të Konsumatorëve në pikat e shitjes;
    • Do të marrin pjesë në seminare të organizuar nga partnerë të tjerë të shitjes duke luajtur rol të rëndësishëm dhe duke përgatitur raporte;
    Një mundësi unike për të marrë pjesë në rritjen e organizatës dhe për të zgjeruar horizontet tuaja në një mjedis të vërtetë ndërkombëtar që mbështet zhvillimin tuaj të karrierës.

    Për më tepër informacion kontaktoni me zyrën e Karrierës në UMB duke dërguar formatin standart të CV- së dhe Letrës së Motivimit, në adresën careers@umb.edu.al , deri më datën 30 mars 2012.

    Rruga Sami Frashëri, Nr. 41, Tiranë;
    Tel/Fax: 04 2430 333;
    Cel.: 069 20 62 086
    www.umb.edu.al
    info@umb.edu.al ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-87.html http://umb.edu.al/event-article-87.html
    Mundesi punesimi si agjent shitje ne kompanine New Opportunity Albania (NOA)
    Detyrat / Përgjegjësitë
    • Përgjegjës për aktivitetet e kredidhënies;
    • Përgjegjës për një prezantim korrekt të ofertave të kompanisë;
    • Përgjegjës për identifikimin e nevojave të klientëve dhe ofrimin e zgjidhjeve respektive për zgjidhjen e tyre nëpërmjet ofrimit të produkteve të kompanisë;
    • Përgjegjës për ngritjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët;
    • Të prezantojë kompaninë sipas misionit/vizionit dhe vlerave të kompanisë.
    Profili
    • Të ketë aftësi mjaft të mira bindëse dhe komunikimi;
    • Të ketë aftësi mjaft të mira negociuese;
    • Të jetë i gatshëm për lëvizje në terren;
    • Të ketë diplomë universitare, preferohen studentët që janë në master;
    Kërkesat
    • Preferohet të paktën një vit experiencë pune në ketë profil;
    • Të ketë njohuri të mira në planin e shitjeve të produkteve;
    Lloji i Kontratës
    • Punësim me kohë të plotë sipas standartit të Kompanisë.
    Për më tepër informacion kontaktoni me zyrën e Karrierës në UMB duke dërguar formatin standart të CV- së, në adresën careers@umb.edu.al ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-90.html http://umb.edu.al/event-article-90.html
    Projekti i paraqitur nga UMB në bashkëpunim me CSTI (Mali i Zi) shpallet fitues ndër projektet e paraqitura në kuader te Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar ShQIPËRI - MALI I ZI. Projekti i paraqitur nga Universiteti "Marin Barleti" në bashkëpunim me Qendrën për Iniciativa për Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit (CSTI) në Malin e Zi shpallet fitues ndër projektet e paraqitura në kuader të "Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar" SHQIPËRI - MALI I ZI 2007-2013.

    Liqeni i Shkodrës është një trashëgimi kulturore historike dhe natyrore e përbashkët e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky është liqeni më i madh i Ballkanit me një vlerë të njohur ndërkombëtare (Konventa Ramsar).

    Projekti me titull "Arti, Plastika dhe Riciklimi" u propozua në kuadrin e projekteve të paraqitura në fushën e Mbrojtjes dhe Promovimit të Mjedisit. Ky projekt do të zgjasë 18 muaj dhe ka si qëllim kryesor reduktimin e efekteve negative në mjedis, nëpërmjet inkurajimit të aktiviteteve ekonomike që janë në përshtatje me ekologjinë.

    Projekti do të ketë një impakt në mbrojtjen e mjedisit duke pastruar zonën dhe duke përdorur mbetjet plastike për qëllime artistike.

    Projekti i propozuar synon rritjen e ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale në zonat ndërkufitare të Shkodrës /Liqeni i Shkodrës, rreth ndikimit negativ mjedisor të mbetjeve plastike dhe për nevojën e riciklimit të tyre ose përdorimit alternativ.

    Projekti do të përfshije: banorët vendas, autoritet lokale, organizatat e bazuara në komunitet, kategoritë profesionale dhe konsumatorët. Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me organizatat ekzistuese dhe do të përmirësojë dhe forcojë marrëdhëniet midis palëve të interesuara, si rezultat i këtij investimi nga ana e BE.

    Projekti do të realizohet në bashkëpunim me Qendrën për Iniciativa për Zhvillim të Qendrueshëm të Turizmit (CSTI) në Malin e Zi dhe Deliart Association. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-168.html http://umb.edu.al/news-article-168.html
    Cikel leksionesh te hapura me teme: "Komunikimi si Problem, Burim ose Rrezik"
    Giovanni Bechelloni, profesor i Sociologjisë së Komunikimit dhe Studimeve Kulturore në Universitetin e Firences, Itali si dhe President i ICAS-CoMUNDUS (International Center for Advanced Sociological Studies), duke sjellë filma të ndryshëm si shembuj konkret, për të trajtuar shkencën e komunikimit si problem kulturor në shoqëri.

    Leksionet do të zhvillohet nga 19-21 dhe 23 Mars, 2012, në orën 09:30-12:30 në sallën A-24, në kampusin 1 të Universitetit Marin Barleti (pranë Liqenit Artificial).

    Jeni të mirëpritur!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-83.html http://umb.edu.al/event-article-83.html
    Studentet e IT-se konkurojne ne Imagine Cup 2012
    Universiteti Marin Barleti u prezantua me projektin Wikipedia e Mjekësisë Shqiptare, projekt i realizuar nga studentët Fatjon Kapllanaj, Enes Kola dhe Mirjan Petro, nën udhëheqjen e pedagogut Andi Gjokutaj.

    Projekti synonte realizimin e një portali, ku përdoruesve t'u ofrohej mundësia e një informacioni të plotë dhe transparent në lidhje me shërbimin shëndetësor në Shqipëri, si dhe me rritjen e kulturës shëndetësore tek përdoruesit. Projekti ishte i ideuar në ngritjen e një faqeje interneti, ku përdoruesit të kishin mundësinë të kërkonin online informacione rreth spitaleve apo klinikave të ndryshme shqiptare, duke i treguar ato në hartë dhe me një shkrim plotësues, që do të sqaronte përdoruesin për shërbimet që ofrohen në këto spitale apo klinika. Pjesë tjetër e këtij projekti ishte edhe kërkimi i sëmundjeve të ndryshme që shqetësojnë komunitetin shqiptar. Në këtë pjesë çdo përdorues mund të gjejë informacion se çfarë është sëmundja e kërkuar, nga se shkaktohet dhe cilat janë hapat që duhen ndërmarrë, në mënyrë që përdoruesit të orientohen në sigurimin e shërbimit mjekësor në vendin dhe në kohën e duhur pranë institucioneve mjekësore të specializuara. Pjesa e tretë e faqes kishte të bënte me kërkimin e mjekëve të ndryshëm që punojnë në këto institucione, si dhe me njohjen e kurrikulave të tyre mjekësore nga ana e përdoruesve.

    Projekti i paraqitur ngjalli interes tek të pranishmit jo vetëm si një risi e re në fushën e informacionit elektronik, por mbi të gjitha për vlerat në zbatimin praktik të tij si një wikipedia e mjekësisë shqiptare.

    Ky konkurs, si ballafaqim vlerash, ishte një eksperiencë e mirë për realizimin në të ardhmen të projekteve më madhore në fushën e teknologjisë së informacionit. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-86.html http://umb.edu.al/event-article-86.html
    Tavolinë e rrumbullakët rreth rolit të dialogut në ndryshimin e sistemit autoritar në Poloni dhe Hungari
    Të ftuar në këtë aktivitet ishin ambasadorët e Polonisë dhe të Hungarisë në Tiranë, respektivisht Znj. Irena Tatarzynska dhe Z. Janos Huzsar.

    Drejtori i Institutit Shqiptar për Çështje Publike, Dr. Artan Puto, duke falënderuar të dy ambasadorët për prezencën e tyre dhe kontributin në këtë traditë të Institutit në bashkëpunim me Universitetin, ju dha fjalën të ftuarve për të folur mbi rëndësinë kyçe të Tryezave të Rrumbullakëta në të dy vendet dhe kontekstin historik në të cilin ato u zhvilluan.

    Prezantimet e të dy ambasadorëve, dhe më pas diskutimi, u fokusuan tek vështirësitë që kanë hasur këto vende ish-komuniste në bisedimet për rrëzimin e sistemit komunist, për garantimin e një kalimi paqësor nga një regjim në tjetrin dhe për domosdoshmërinë e vullnetit për kompromis të të gjitha palëve, veçanërisht të grupeve të opozitës, gjatë kësaj periudhe dhe më pas. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-165.html http://umb.edu.al/news-article-165.html
    "Statusi i gruas në Shqipëri, vështruar nga këndi i të drejtave të njeriut. Arritje dhe vështirësi" nga Gender Academy
    Në aktivitet morën pjesë studiues dhe ekspertë të barazisë gjinore, personalitete me kontribut në përmirësimin e pozitës së gruas, pedagogë të së drejtës dhe të shkencave sociale në UMB. Gjithashtu mori pjesë Dr. Eglantina Gjermeni, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, veprimtare e njohur për mbrojtjen e të drejtave të gruas në Shqipëri.

    Rektori i UMB, Prof. Marenglen Spiro, uroi "Akademinë Gender edhe.." për punë të suksesshme, duke shprehur besimin në ekspertizën e pedagogëve të universitetit tonë dhe në bashkëpunimin me aktorët e tjerë socialë, publikë dhe jo publikë të vendit.

    Drejtori i ISHÇP, Dr. Artan Puto, shpjegoi shkurtimisht rolin dhe synimet e "Akademisë Gender edhe.." për t'u shndërruar në një qendër studimore dhe informacioni për problematikat gjinore, por jo vetëm. Ajo do të fokusohet në të gjitha shtresat dhe grupet sociale që vuajnë margjinalizimin për shkaqe të ndryshme, si varfëria, gjinia, etnia, mosha, paaftësia etj. Gjithashtu kjo Akademi do të jetë pjesë aktive e gjithë rrjetit social të krijuar në Shqipëri, që ka si mision krijimin e klimës që favorizon jo vetëm legjislacionin mbi të drejtat, por edhe zbatimin e efektshëm të tyre në jetë.

    E ftuar për fjalën kryesore ishte Dr. Judith Knieper, e cila ka një përvojë të pasur pune në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit tonë. Ajo bëri një analizë të situatës aktuale të gruas jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në të dhëna dhe instrumente konkretë matës për çështjet e pabarazisë gjinore.

    Fjala e Znj. Knieper u pasua nga prezantimet e dy pedagogeve të UMB, Drnt. Elona Bano dhe Drnt. Migena Kapllanaj, të cilat e fokusuan prezantimin e tyre tek të drejtat dhe roli i grave në kohë të ndryshme, si dhe tek statusi i tyre social-ekonomik në ditët e sotme.

    Diskutimi me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset u fokusua tek këndvështrimi i burrave, por edhe i vetë grave, mbi çështje të ndryshme që u takojnë të dy gjinive, mbi të drejtat e tyre, si dhe mbi përmbushjen e detyrimeve dhe raportimit të Shqipërisë në kuadër të Konventës së OKB-së për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave, CEDAW.

    Nga ky forum u sugjeruan edhe përmirësime ligjore, veçanërisht lidhur me ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor.

    Ky aktivitet do të pasohet nga aktivitete të tjera në kuadër të AGP dhe nga botime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-166.html http://umb.edu.al/news-article-166.html
    Zhvillohet forumi "Shkolla dhe mesuesit e rinj".
    Prof. Michael Totterdell dhe Dr. Lekë Sokoli prezantuan dy çështje të rëndësishme për arsimin e mesëm dhe të lartë në Shqipëri.

    Prof. Michael Totterdell, Prorektor për Kërkimin dhe Studimet Pasuniversitare në Universitetin Marin Barleti, prezantoi temën me titull: "Përgjegjësia dhe llogaridhënia: drejtuesit "mashtrues" të shkollës dhe promovimi i mësuesve të rinj në Angli". Në këtë punim u paraqit roli dhe promovimi i mësuesve të rinj në Angli dhe sa i rëndësishëm është motivimi për ta.

    Dr. Lekë Sokoli, Prorektor i Çështjeve Studentore në Universitetin Marin Barleti, prezantoi temën me titull: "Arsimi dhe mësuesia në perceptimin e qytetarëve dhe të maturantëve shqiptarë". Ky punim është bazuar në dy sondazhe kombëtare. I pari është realizuar me 1364 të anketuar në 11 qarqe të Shqipërisë, mbi problemet sociale dhe ndikimin e arsimit; i dyti është realizuar me 2700 maturantë nga 38 shkolla të mesme të Tiranës dhe nëntë rretheve të tjera, si Durrësi, Vlora, Fieri, Berati etj. Nga 38 shkollat e përfshira në sondazh, 16 prej tyre ishin shkolla të mesme jopublike.

    Ky referim është leksioni i dytë i hapur në kuadrin e kërkimit shkencor, organizuar nga Departamenti i Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit, i cili zhvillon çdo muaj, sipas një kalendari të përcaktuar, një leksion të hapur në ambientet e Universitetit Marin Barleti.

    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin mësues të shkollave të mesme të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lushnjës dhe rretheve të tjera, si dhe pedagogë e studentë të UMB-së.

    Në fund të dy prezantimeve pati debat dhe pyetje nga pjesëmarrësit lidhur me nivelin e shkollave të mesme në Shqipëri, aftësitë pedagogjike të mësuesve të ciklit të ulët dhe parauniversitar, nivelin arsimor të maturantëve, rëndësinë e shkollave të mesme dhe të larta profesionale dhe arsimin brenda apo jashtë vendit. Pjesëmarrësit shfaqën interes për çështjet e diskutuara dhe falënderuan organizatorët dhe dy profesorët. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-163.html http://umb.edu.al/news-article-163.html
    Panel ndërgjegjësues rreth mbrojtjes së të dhënave personale në universitetin "Marin Barleti"
    Për herë të parë me ligjin nr.9887, datë 10.03.2008, krijohet Autoriteti Mbikëqyrës i pavarur, për mbrojtjen e të dhënave personale. Komisioneri Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është institucion qendror, i pavarur, me vendimmarrje individuale i administratës publike i krijuar me ligj. Rreth ligjit nr. 9887 dt. 10.3.2008 mbajti një kumtesë të plotë dhe shumë të vlefshme Drejtoresha e Çështjeve ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Anola Shala, e cila prezantoi rëndësinë e miratimit të këtij ligji, e zbatimit të tij si dhe veçoritë e legjislacionit shqiptar përballë atij evropian dhe amerikan.

    Aktiviteti vazhdoi me prezantimin e Drejtorit për Marrëdhëniet me Publikun, z. Igli Pira i cili përveç një pasqyrimi të gjerë rreth institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, trajtoi edhe një temë me shumë interes për të rinjtë: Rrjetet sociale dhe rreziqet që sjell përdorimi i tyre. Specialistja e Marrëdhënieve me Publikun Alekta Koja trajtoi konceptin e privatësisë dhe sa të kërcënuar jemi gjithsecili prej nesh, i cili fare lehtë bie pre e botës virtuale dhe nuk mban parasysh faktin që diçka e publikuar në internet, mbetet publike edhe atëherë kur ne mendojmë që mund t'a kemi fshirë nga servera të ndryshëm.

    Një vëmendje e veçantë nga specialisti i Teknologjisë së Informacionit, Z. Neritan Sulaj ju kushtua sigurisë së informacionit. Z. Sulaj trajtoi gjerësisht konceptin e "cookies" si elemente elektronike të cilat kontrollojnë kryesisht sjelljen e përdoruesve të internetit.

    Në mbyllje të këtij aktiviteti pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Elona Bano trajtoi problematikën e të drejtave të njeriut dhe krimit kibernetik në Shqipëri. Një theks u vendos në: llojet më të shpeshta të krimit kibernetik; në faktin se si të drejtat themelore të njeriut që nga liria e mendimit, besimit dhe fjalës e deri tek e drejta për privatësi dhe për jetë mund të cënohen nga realiteti virtual. Ky prezantim u pasurua me kazuse konkrete si dhe me statistika të viteve të fundit të përpiluara nga FBI dhe CIA.

    Përfaqësuesit e këtij institucioni së bashku me studentë dhe pedagogë të Universitetit "Marin Barleti" zhvilluan një diskutim aktiv dhe çfarë është më e rëndësishmja informues duke bërë që aktiviteti të arrinte qëllimin e tij, pra ndërgjegjësimin e auditorit.

    Të pranishmëve ju shpërndanë materiale ndërgjegjësuese të përgatitura nga ky institucion. Bashkëpunimi me institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të vazhdojë dhe në të ardhmen me anë të disa seminareve që do të zhvillohen në kuadrin e disiplinës "Të drejtat e njeriut". ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-164.html http://umb.edu.al/news-article-164.html
    Barletasin nxjerrin botimin e 10-te, i revistes "Zerave Studentore". http://umb.edu.al/event-article-79.html http://umb.edu.al/event-article-79.html Leksion i hapur ne Vlorë nga Prof. Michael Totterdell me temë "New Horizons for teaching and learning" - Horizonte të reja për mësimdhënien dhe mësimnxënien". Ditën e mërkurë, datë 29 shkurt, ora 16:30 18:30, në shkollën jopublike Internacional, Vlorë, u organizua një leksion i hapur për studentët e Universiteti Marin Barleti dhe masterit profesional "Mësimdhënia dhe të nxënit" në qytetin e Vlorës. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Vlorës, drejtues e mësues të Shkollës Internacional, drejtues e mësues të shkollave të qytetit të Vlorës dhe të zonave të tjera përreth.

    Prof. Michael Totterdell, Prorektor për Kërkimin dhe Studimet Pasuniversitare në Universitetin Marin Barleti, në leksionin me temë: "New horizons for teaching and learning", foli rreth tendencave më të reja në fushën e edukimit.

    Z. Brad Hornback, doktorant në Universitetin e Clemsonit në Karolinën e Jugut, SHBA, foli rreth studimeve doktorale "Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin", të cilat ofrohen nga Universiteti Clemson dhe pritet të ofrohen për studentët shqiptarë dhe nga Ballkani së shpejti në ambientet e Universitetit Marin Barleti.

    Profesor Totterdell ndau me pjesëmarrësit kontributet kërkimore nga studimet më të fundit në fushën e mësimdhënies dhe eksperiencën e tij prej disa dekadash në fushën e edukimit në vende të ndryshme të botës, si në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Hong Kong, Sri Lanka dhe një sërë vendesh të Bashkimit Evropian. Ai u ndal veçanërisht në shtjellimin e procesit të edukimit si një proces që zgjat gjatë gjithë jetës nga bashkëveprimi i të gjithë institucioneve të shoqërisë dhe komunitetit, në mënyrë të veçantë nga shkolla si institucion. Ai theksoi rëndësinë që ka mësuesi në cilësinë e edukimit të brezit të ri, duke e përkufizuar atë si aktorin kyç më të rëndësishëm që ka në duart e tij jo vetëm moralin e një profesioni fisnik, por edhe përgjegjësinë e edukimit të gjeneratave të reja.

    Z. Brad Hornback e përqendroi diskutimin e tij në rëndësinë që ka shkolla si institucion në zhvillimin e komuniteteve. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që ka ky program doktoral në Shqipëri dhe Ballkan jo vetëm për këndvështrimin multidisiplinar dhe njëkohësisht ndërkombëtar që sjell, por edhe për trajnimin e kërkuesve shkencorë në fushën e familjes dhe komunitetit në Shqipëri dhe rajon.

    Leksioni u zhvillua në bibliotekën e Shkollës Internacional, një konstruksion modern dhe bashkëkohor që ilustronte më së miri vizionin e ardhshëm të edukimit.

    Pjesëmarrësit shfaqën interes për çështjen në fjalë dhe falënderuan organizatorët dhe dy profesorët. Per te interesuarit, nje kopje e prezantimit te Prof. Totterdell, ju lutem klikoni ketu ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-161.html http://umb.edu.al/news-article-161.html
    UMB nënshkruan kontratë bashkëpunimi me Institutin Kombëtar të Arkitekturës (INARCH), Itali
    Gjithashtu, parashikohen organizime të përbashkëta të aktiviteteve studimore e projektuese dhe, sidomos me rëndësi për Universitetin Marin Barleti aktualisht, kontributi i përbashkët në formimin e dy programeve të studimit Master Profesional në fushën e arkitekturës, dizajnit dhe urbanizmit. Konkretisht programet sipas titujve janë: 1. Eko-Arkitekturë, 2. Arkitekturë me profile: Arkitekturë Industriale, Arkitekturë e Interierit, Peizazh i Territorit Urbanistik Mesdhetar. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-78.html http://umb.edu.al/event-article-78.html
    Me rastin e 7 Marsit, zhvillohet forum me temë "Shkolla dhe Mësuesit e Rinj" Programi përmban:
    I. Prezantim:
    1. "Përgjegjësia dhe llogaridhënia: drejtuesit "mashtrues" të shkollës dhe promovimi i mësuesve të rinj në Angli" "Accountability and responsibility: "rogue" school leaders and the induction of new teachers in England" nga Prof. Michael Totterdell,PhD, Angli
    2. "Arsimi dhe mësuesia në perceptimin e qyetarëve dhe të maturantëve shqiptarë" "Education and teaching in the perception of Albanian citizens and high school seniors" nga Dr. Lekë SOKOLI, Universiteti Marin Barleti

    II. Debat:
    - "Shkolla & mësuesit e rinj: Përvoja & Sfida"

    Jeni të mirëpritur! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-76.html http://umb.edu.al/event-article-76.html
    Fakulteti i Shkencave Sociale pranë jush me vetëm një klikim http://social.umb.edu.al Fakulteti i Shkencave Sociale, i drejtuar nga Dr. Saemira Pino, është ndër fakultetet e krijuar rishtazi në Universitetin Marin Barleti dhe ofron një program të plotë studimesh universitare, që shtrihen në tre vite akademike, në fushat e qeverisjes, politikave dhe komunikimit, si dhe në ato të sociologjisë, të psikologjisë dhe të edukimit.

    Ne i japim rëndësi kohës suaj të shtrenjtë, prandaj vijmë pranë jush me anë të kësaj faqeje, ku do të mund të gjeni informacion të detajuar mbi programet e studimeve Bachelor me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, minorët, profilet dhe të gjitha programet Master që ofron Fakulteti i Shkencave Sociale. Në faqen tonë do të mund të gjeni informacion edhe mbi strukturën dhe pedagogët e Fakultetit.

    Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë, ku jo vetëm që do të mund të ndiqni të gjitha lajmet dhe aktivitetet e Fakultetit, por do të keni edhe mundësinë që, për çdo informacion të mëtejshëm, të kontaktoni drejtpërsëdrejti me pedagogët dhe drejtuesit e Fakultetit. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-77.html http://umb.edu.al/event-article-77.html
    Ftesë për konkurs në Universitetin "Marin Barleti" Faza e parë:
    - Dërgimi i eseve rreth librit në adresën e e-mailit student.dean@umb.edu.al apo students.center@umb.edu.al brenda datës 15 mars 2012 të redaktuara.

    Eseja duhet të jetë jo më shumë se 10 faqe A4 dhe jo më pak se 7 faqe A4, gërmat "Time new romans", madhësia 12 me hapësirë 1.5 mes rreshtave. Eseja duhet të respektojë të gjithë rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe përfshirë gërmat "ë" dhe "ç".

    Faza e dytë:
    - Konkurs tip "Quiz" pranë UMB-së me përfaqësuesit e eseve më të mira. Dt 23 mars 2012. Në funksion të pjesëmarrësve do të bëhet ndarja në skuadra. Në konkurs duhet të marrin pjesë të gjithë ata që kanë kaluar fazën e parë, ndërkohë që për mbështetje mund të thërrasin edhe kolegët e tyre. Kjo ndarje do të bëhet sipas disa kritereve të cilat i parashtrojmë si më poshtë duke ju lënë mundësi zgjedhjeje:
    a. Do të donit të ishit të ndarë sipas fushave të interesit (sociologji, psikologji apo drejtësi)
    b. Do donit të ishit të ndarë sipas shkollave të mesme nga vini duke pasur pyetje nga të gjitha sferat e sipërpërmendura
    c. Do të donit të ishit të ndarë rastësisht në grupe me qëllim një përfaqësim sa më neutral dhe objektiv
    d. Do donit të ishit të ndarë sipas një kriteri tjetër: përmendni cili është ky kriter.

    Faza e tretë
    - Shfaqja e filmit "Krim dhe Ndëshkim" në ambientet e UMB-së dhe shpërndarja e çmimeve si dhe certifikatave për pjesëmarrësit.

    Temat për ese:
    1. Sa mundet të influencojë shoqëria në karakterin e një njeriu? A mundet ta shpërfytyrojë atë? Po dashuria dhe e mira a kanë ndonjë rol mbi individin dhe karakterin e tij?
    2. Individi është produkt i shoqërisë apo shoqëria produkt i më shumë individëve?
    3. E mira dhe e keqja / kë zgjedh njeriu? A mundet të zgjedhi të bëjë në emër të drejtësisë një veprim të pamoralshëm dhe të paligjshëm?
    4. Libri "Krim dhe ndëshkim" një "manual i shpëtimit dhe pastrimit të shpirtit"
    5. Një i ri student, me një formim të mirë dhe nga një familje me traditë detyrohet të vrasë një grua e cila jepte para me fajde. Cili është ndryshimi mes nje krimineli i cili në të njëjtën kohë është edhe një njeri i jashtëzakonshëm me ideale dhe një njeriu shteti?
    6. A lindin njerëzit kriminelë apo ata kthehen në kriminelë?
    7. Cdo krim vrasjeje është gjithmonë i paramenduar apo ndonjëherë ështe edhe spontant detyruar nga rrethanat?
    * Cdo temë tjetër rreth këtij romani mund të pranohet

    Pesë punimet më të mira do të botohen në muajt e ardhshëm të revistës "Zëra Studentorë" organ i shkruar i studentëve të Universitetit "Marin Barleti". ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-75.html http://umb.edu.al/event-article-75.html
    Universiteti "Marin Barleti" u miratua sot si Qendër Testuese e Pearson Language Tests of English.
    Grupi i specialistëve i ngritur për këtë Qendër është i gatshëm për realizimin e detyrave të kësaj Qendre, duke u shërbyer studentëve të UMB-së dhe pulikut të gjerë. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-74.html http://umb.edu.al/event-article-74.html
    Universiteti "Marin Barleti" merr statusin e partnerit akademik global (Global Academic Partner) të Institutit Arsimor Amerikan të Hoteleri- Turizmit. Universiteti "Marin Barleti" është i vetmi Universitet Shqiptar që merr statusin e partnerit akademik global (Global Academic Partner) të Institutit Arsimor Amerikan të Hoteleri- Turizmit (American Hotel & Lodging Educational Institute -AHLEI) (http://www.ahlei.org/). AHLEI është një oranizatë jo-fitimprurëse themeluar në 1953 dhe aktualisht është prezente në më shumë se 60 vende në Europë, Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, dhe Amerikën Latine. Me marrjes e statusit GAP, Universiteti "Marin Barleti" mund të ofrojë kurse në industrine e Hoteleri- Turizmit të njohura ne mbarë-boten dhe në përfundim të tyre të ofrojë Certifikatën e AHLEI për operacione në industrine e Hoteleri- Turizmit.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, e cila pritet të realizohet me datë 8 Mars 2012 në Berlin gjate panairit ndërkombëtar të turizmit më të madh në botë (http://www.itb-berlin.de/en), Universiteti mund te përdorë materialet akademike të AHLEI dhe të japë certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga AHLEI si pjesë e Diplomës në Menaxhim Hoteleri-Turizëm të ofruar nga ai vetë.

    Në këtë mënyrë, Universiteti "Marin Barleti" bëhet pjesë e rrjetit botëror të mbi 2500 Institucioneve që ofrojnë kurse të AHLEI që përfshin: Cornell University (SHBA), Johnson & Michigan State University (SHBA), Purdue University (SHBA), University of Delaware (SHBA), University of Nevada Las Vegas (SHBA), Indira Gandhi National Open University (Indi), William Blue College of Hospitality (Australi), Swiss Hotel Management School (Zvicër), dhe shumë Universitete të njohura në menaxhimin e operacioneve të hoteleri-turizëm.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-160.html http://umb.edu.al/news-article-160.html
    Fakulteti i Drejtësisë pranë jush me vetëm një klikim http://law.umb.edu.al
    Ne i japim rëndësi kohës suaj të shtrenjtë prandaj vijmë pranë jush me anë të kësaj faqeje ku do të mund të gjeni informacion të detajuar mbi programet e studimeve bachelor me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, minorët, profilet dhe të gjitha programet master që ofron Fakulteti i Drejtësisë. Në faqen tonë do të mund të gjeni informacion edhe mbi strukturën dhe pedagogët e Fakultetit.
    Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë në të cilën jo vetëm që do të mund të ndiqni të gjitha lajmet dhe aktivitetet e Fakultetit por do të keni edhe mundësinë që për çdo informacion të mëtejshëm, të kontaktoni drejtpërsëdrejti me pedagogët dhe drejtuesit e Fakultetit. Ju mirëpresim!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-73.html http://umb.edu.al/event-article-73.html
    Universiteti "Marin Barleti" merr pjesë në projektin Tempus "Zhvillimi i edukimit të të drejtave të njeriut në arsimin e lartë" Universiteti "Marin Barleti" është një ndër tre Universitetet e Shqipërisë, që është bërë pjesë e projektit "Të zhvillojmë më tej edukimin e të drejtave të njeriut në arsimin e lartë", financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian.

    Projekti lidh në një rrjet bashkëpunues partneriteti, universitete të rajonit të Ballkanit Perëndimor, një nga Kosova, dy nga Mali i Zi, dy nga Bosnja-Herzegovina dhe tre Serbia, si dhe universitete me ekspertizë të dalluar në këtë fushë nga Gjermania, Suedia, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Rolin e drejtuesit të projektit e ka Universiteti i Roehamptonit, në Mbretërinë e Bashkuar.

    Projekti do të zgjasë 3 vjet, deri në tetor 2014 dhe synon të krijojë një kulturë të qëndrueshme të njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo vetëm brenda mjediseve studentore, por edhe me gjerë, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin edhe të shoqërisë civile dhe OJF.

    Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave lidhur me të drejtat e njeriut, që çështjet e të drejtave të njeriut të kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të bëhen pjesë integrale e disiplinave jo vetëm juridike, por edhe të disiplinave të tjera sociale dhe më gjerë. Qëllimi i përmirësimit të kurrikulave në këtë drejtim, është si arritja e standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe promovimi i të drejtave, përvehtësimi dhe zbatimi i tyre nëpërmjet praktikave më të mira.

    Projekti parashikon shkëmbimin e përvojave në veprimtaritë rajonale që do të zhvillohen si dhe pjesëmarrjen e studentëve në këtë proces.

    Në datat 27 - 31 janar 2012 u zhvillua në Londër takimi i parë i Komitetit Drejtues të projektit, në të cilin mori pjesë Dr. Saemira Pino - Gjipali, Dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale në cilësinë e drejtueses së projektit për Universitetin "Marin Barleti".

    Veprimtaria e parë rajonale u vendos të zhvillohet në Tiranë, në javën e fundit të majit të këtij viti. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-159.html http://umb.edu.al/news-article-159.html
    Botohet numri i 9-të i revistës "Zëra Studentorë" Shkarkoni këtu versionin pdf. të këtij botimi. Nëse dëshironi një kopje të botuar, atë mund ta gjeni pranë recepsionit, në hollin kryesor të Kampusit I. Lexim te këndshëm! ]]> http://umb.edu.al/event-article-72.html http://umb.edu.al/event-article-72.html Prezantohet libri "Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë bashkëkohore" i anëtarit të Bordit, z. Paolo Rago
    Në këtë veprimtari, të organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Italiane dhe Universitetin Marin Barleti, ishin të pranishëm personalitete të spikatura të fushës diplomatike, politike dhe akademike, ndër të cilët edhe ish-Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, aktualisht kryetar i Bordit të Universitetit Marin Barleti dhe njëkohësisht pedagog i tij.

    Për prezantimin e librit referuan: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi; Ambasadori italian në vendin tonë, Masimo Gaiani; Shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Klaijv Rumbold; Drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika; profesori, Augusto D'Anxhelo i Universitetit të Romës "La Sapienca" .

    Kreu i Shtetit shqiptar, z. Bamir Topi, duke marrë fjalën gjatë këtij aktiviteti të rëndësishëm historiko-kulturor, përshëndeti prezantimin e këtij botimi dhe falenderoi profesor Ragon, Universitetin "La Sapienza", Universitetin "Marin Barleti" si dhe Shkëlqesitë Ambasadorë, për kontributin dhe sjelljen para publikut të këtij libri interesant.

    "Autori dhe libri kanë edhe simbolikën e njohjes që vjen nga fqinji tjetër i Adriatikut, Italia, një vend mik dhe me lidhje historike. Gjej rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë zyrtare, personale, por në këtë rast edhe akademike për të gjithë ata studiues dhe historianë italianë që kanë zgjedhur t'u kushtojnë vepra të tyre tematikave që lidhen me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Punimet e tyre, përfshirë edhe librin që prezantojmë sot, përbëjnë një ndihmesë të madhe për një auditor të gjerë akademik e universitar në Shqipëri, për një këndvështrim më profesional për historinë, ngjarjet e personazhet historike, raportet tona me fqinjët dhe pjesën tjetër të botës, arritjet dhe problemet, imazhin, mitet dhe realitetet, si dhe tiparet themelore që për ne përbëjnë identitetin tonë kombëtar dhe evropian", u shpreh z.Topi.

    Mbi autorin dhe librin:
    Paolo Rago (Romë, 1958) jeton prej rreth njëzet vjetësh në Shqipëri ku ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kooperacionit Italian, UNICEF-it, Bankës Botërore dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në cilësinë e koordinatorit të projekteve të bashkëpunimit. Si kapiten i Rezervës së Përzgjedhur të Ushtrisë Italiane ka marrë pjesë në shumë raste në misionin ndërkombëtar të KFOR-it pranë Zyrës për Bashkëpunimin civilo-ushtarak (CIMIC). Ka bashkëpunuar me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë me detyrën e përgjegjësit për përphapjen e gjuhës italiane. Ka qenë shef departamenti i gjuhës italiane pranë universitetit fetar "Zonja e Këshillit të Mirë" të Tiranës. Aktualisht koordinon një projekt të financuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Kooperacionit Italian dhe është anëtar i bordit të universitetit privat "Marin Barleti" të Tiranës. Ka mbikqyrur përkthimin në gjuhën shqipe të veprave të eseistëve italianë dhe është autor i teksteve të gramatikës italiane si dhe i eseve dhe artikujve për Shqipërinë.

    Studimi i historisë dhe ngjarjeve të popullit shqiptar duhet të shihet si një gur i veçantë në mozaikun më të gjerë që përfaqëson Gadishulli i Ballkanit. Viktima, ndoshta më shumë se të tjerët, të kategorive interpretuese paragjykuese, shqiptarët janë përfytyruar dhe përshkruar përgjithësisht me një stil retorik me shije fantastiko-legjendare. Mbartës të disa veçorive, ndër të cilat mbase më e spikatura është bashkëjetesa që ekziston ndërmjet feve të ndryshme që gjenden në vend, ata kanë prodhuar konceptin më pak të njohur por po aq të rëndësishëm të shqiptarisë. është kjo një formë sui generis e nacionalizmit, e bashkëlidhur me shpirtin e popullit shqiptar, për natyrën e tij i mbyllur ndaj ndikimeve të jashtme, auto-referenciale dhe i projektuar në brendësi të tij. Dukuri origjinale, e shkaktuar si reagim ndaj rreziqeve të jashtme -këto me siguri me karakter të mirëfilltë nacionalist- të kuptuarit e saj bën të mundur shqyrtimin më në thellësi të ngjarjeve të rëndësishme të periudhës rilindase të fundit të shekullit XIX, të viteve të monarkisë së mbretit Zog dhe suksesit të regjimit komunist, duke vendosur të gjitha këto fenomene historike në kornizën e një ekuilibri të qëndrueshëm.

    Për t'i sqaruar më mirë këto periudha të historisë së vendit na është dukur e udhës të nxjerrim në pah elementet kulturore frymëzuese të veprimtarisë së patriotëve rilindas, duke i bashkëlidhur me mendimin romantiko-kombëtar të zhvilluar në vendet e tjera të rajonit. Po ashtu, analiza dhe interpretimi i shkaqeve të ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste shqiptare dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxha, ka dashur të hidhte dritë mbi marrëdhëniet e ngushta me përmbajtjet dhe vlerat më të thella të shprehura te kodet zakonore, ndër të cilat më i rëndësishmi është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Të lidhura me njëri-tjetrin nga fije të shumta të përbashkëta, këto aspekte të ndryshme të historisë kombëtare kanë çuar në ndërtimin, të kryer me disa faza, e miteve të shumta për forcimin e kompaktësisë kombëtare, në përpjekjet për modernizmin e vendit, në mungesën e dukshme të koherencës për të pajtuar komunizmin dhe nacionalizmin nëpërmjet kulturës tradicionale.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-156.html http://umb.edu.al/news-article-156.html
    Njoftohen studentët e sistemit me kohë të plotë se sezoni i provimeve në UMB, për semestrin e parë fillon me datë 13 Shkurt, 2012 dhe mbaron me datë 3 Mars, 2012.
    Datat e provimeve të sesionit të dimrit 2012 (HMN)
    Datat e provimeve të sesionit të dimrit 2012 (EBU)

    Ju urojmë SUKSESE! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-68.html http://umb.edu.al/event-article-68.html
    Mbahet ceremonia e diplomimit Bachelor dhe Master te sistemit me kohe te pjesesshme
    Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro, duke i përgëzuar studentët, theksoi se arritja e tyre tashmë është shndërruar në vlerë edhe për institucionin, se kjo i bënte të gjithë ata pjesë të krenarisë profesionale dhe njerëzore të UMB. Ai e përfundoi fjalën e tij me urimet më të sinqerta për të ardhmen e tyre profesionale.

    Më pas vijuan shpërndarja e diplomave dhe përshëndetjet e të porsadiplomuarve. Në emër të studentëve të ciklit të parë të studimeve, përshëndeti tashmë ish studentja zonjusha Adeila Makashi dhe si përfaqësues i studentëve që kryen me sukses ciklin e dytë të studimeve, zoti Andi Bidollari.

    Të ftuar nga Rektori të porsadiplomuarit në mes të entuziasmit dhe gëzimit hodhën lart kapelat, një traditë e bukur kjo tashmë edhe për shkollën tonë.

    Trokitja e gotave që përmbylli ceremoninë u shoqërua me urimin :
    Suksese në rrugën e gjatë të jetës, në çdo përpjekje dhe iniciativë të ardhshme, të gjithë të diplomuarve nga Universiteti ynë! ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-157.html http://umb.edu.al/news-article-157.html
    Zyra e Karrierës në UMB - Thirrje për aplikim
    "Bota e organizatave studimore (think tanks) konsolidimi i kapaciteteve të komunitetit të studiuesve të rinj"

    Kjo iniciativë është konceptuar në formën e një serie leksionesh që ndërthurin aspektet teorike dhe praktike të veprimtarisë së organizatave studimore (think tank) jo-qeveritare si edhe të fokusit të tyre në kërkimin shkencor dhe të aplikuar. Në këtë kuadër, leksionet e hapura do të fokusohen në fusha të ndryshme humane dhe sociale.

    Studentët që kanë mbaruar ose janë duke ndjekur aktualisht nivelin e studimeve Master (një ose dy vjeçar) në Shkencat Sociale dhe Humane mund të aplikojnë deri në datën 20 Shkurt 2012, duke dërguar një kopje të CV-së në adresën: careers@umb.edu.al

    Seria e parë e leksioneve në edicionin e dytë të iniciativës, do të mbahet në periudhën 3 mars - 30 qershor 2012.

    Në përfundim të serisë së leksioneve do të jepet për pjesëmarrësit që kanë ndjekur ciklin e plotë të leksioneve çertifikatë pjesëmarrjeje. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-70.html http://umb.edu.al/event-article-70.html
    UMB zhvillon një debat shkencor mbi Sistemin Elektoral në Shqipëri Dr. Mulita: Veprimtaria është pjesë e filozofisë se brandit UMB, ku edukimi dhe kërkimi shkencor praktikohet në shërbim të shoqërisë se mirëqenies.

    Më datë 08 shkurt 2012, u zhvillua në Universitetin "Marin Barleti" një debat shkencor me temë: "Cili është sistemi Elektoral që i duhet Shqipërisë?"

    Ky debat i cili vendosi botën akademike përballë politikës u organizua falë një nisme të përbashkët të Departamentit të Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit dhe Institutit për Bashkëpunim, Integrim dhe Zhvillim. Ai u mbajt në prani të stafit akademik dhe studentëve dhe u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit "Marin Barleti", Prof. Dr. Marenglen Spiro.

    Nën moderimin e Dr. Zamira Çavo, Shefe e Departamentit të Qeverisjes, Politikave dhe Komunikimit, referimet e pjesëmarrësve ngjallën interes tek dëgjuesit dhe përçuan mesazhe te rëndësishme.

    Dr. Reis Mulita, Përgjegjës i Seksionit të Qeverisjes dhe Politikave Publike, me kumtesën e tij "Përtej konsensusit për një zgjidhje të qëndrueshme nëpërmjet sistemit elektoral" i përcolli auditorit një analizë të detajuar mbi sistemet elektorale, si instrumente zgjedhore duke vënë theksin, jo vetëm në deficitin dhe problematikën e konsensusit, por edhe në domosdoshmërinë e tij si element që mundëson politika dhe qeverisje demokratike. Konkluzionet e Dr. Mulita konsistonin në vendosjen e një sistemi elektoral në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe praktikave te vendeve te BE, te përmbledhura si më poshtë: Sistem elektoral Proporcional Kombëtar, me lista të mbyllura të përcaktuara në rrugë demokratike nga anëtarësia e partisë sipas modelit një anëtar një vote praktike që mundëson shndërrimin e politikes ne profesion, dhe në një periudhe relativisht te konsiderueshme përpara se të fillojë proçesi zgjedhor, vendosjen e një pragu elektoral fillimisht jo me shume se 3% ndërsa ne perspektive ndryshimin e tij drejt shifrave qe nxisin përmbushjen e misionit te partive politike; përfshirjen e emigranteve ne procesin e votimit politik edhe pa ardhur ne Atdhe.

    Av. Arben Hakani me fjalën e tij "Sa ndihem i përfaqësuar në sistemin e sotëm zgjedhor?" diskutoi mbi rëndësinë sesa përfaqësuesit tanë kanë integritetin, përgjegjshmërinë e duhur dhe a janë rezultat i zgjedhjes sonë, apo janë rezultat i atyre që i emërojnë dhe caktojnë. Në përfundim të diskutimit të tij, Z. Hakani, duke u nisur nga dilema nëse ndikon sistemi për të qenë i përfaqësuar dhe nëse në të njëjtën kohë përfaqësimi na realizon të drejtat konkludoi se në këtë sistem aktual ai nuk ndihej i përfaqësuar.

    Av. Ilirjan Celibashi për t`i dhënë zgjidhje pikëpyetjes ndryshim apo reformim sistemi, pohoi se duhej një studim i mirëfilltë për të përcaktuar fillimisht se çfarë duam të arrijmë dhe jo, më pas përzgjedhim sistem e duhur duke vijuar me aplikimin e tij brenda një shoqërie të caktuar. Dy elementët që përbëjnë sistemin zgjedhor, qeverisja e qëndrueshme dhe përfaqësimi, vijoi Z. Celibashi nuk janë realizuar. Në mënyrë që të japim një përfundim nëse duhet ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor, kërkohet një pjesëmarrje e të gjithë aktorëve. Vetëm nëpërmjet konsensusit të palëve mund të evidentohen avantazhet e secilit sistem si dhe të përcaktohet se cili sistem i nevojitet vendit tonë, përfundoi fjalën e tij Av. Celibashi.

    Z. Afrim Krasniqi, me referimin e tij "Sistemi zgjedhor në Shqipëri: 20 vjet në kërkim të një modeli". Evidentoi pikësëpari dy çështje problematike të zgjedhjeve në Shqipëri: kontestimin e vazhdueshëm të zgjedhjeve si dhe shumëllojshmërinë e sistemeve të ndryshme elektorale, duke theksuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e aplikimit të një sistemi të pandryshuar në më shumë se 4 zgjedhje sipas dhe Rekomandimeve të Venecias, me synimin për të krijuar bindjen e sistemit me të mirë dhe më të nevojshëm për një shoqëri të caktuar. Z. Krasniqi vijoi diskutimin e tij me një analizë të detajuar të zgjedhjeve në vendin tonë duke i bërë të ditur auditorit problemet madhore që lidhen me votimin si sistemi kundër vullnetit politik, zgjedhjet kundër zgjidhjes apo krizës politike, listat e hapura kundër listave të mbyllura si dhe raportin e varësisë midis shtetit, pushtetit dhe fushatës. Në përfundim Z. Krasniqi sugjeroi se sistemi më i mirë për Shqipërinë ishte ai vitit 2001, pra 100 mandate me 40, por pa zonën e Dushkut.

    Z. Blendi Ceka në fjalën e tij "Ndryshimi përkundrejt thjeshtëzimit të sistemit zgjedhor" evidentoi njëherazi përshtatjen inekzistente të sistemit zgjedhor si problem makro dhe barazinë e votës në njësinë vendore si problem mikro. Z. Ceka vijoi duke sugjeruar se në çdo prag zgjedhjesh në Shqipëri kemi një ndryshim të sistemi elektoral duke provokuar destabilitet të sistemit politik. Në konkluzion të një përgjigjeje për dilemën e madhe Z. Ceka propozon 3 skenarë të mundshëm: nuk ndryshojmë sistemin dhe vazhdojmë siç jemi; nuk preket kushtetuta, por korrigjohet sistemi, duke mbajtur një formulë nga dy për të ruajtur barazinë e votës; korrigjim kombëtar i sistemit zgjedhor, që kërkon korrigjim kushtetute dhe kodi zgjedhor, por duhet patur parasysh se nëse duam korrigjim kombëtar duhet të kemi një prag kombëtar, i cili duhet të ketë një minimum logjik përfundoi fjalën e tij Z. Ceka.

    Debati u bë më interesant prej pyetjeve dhe tematikave që u diskutuan midis politikanëve, specialistëve dhe studentëve. Me interes për auditorin ishte pyetja e studentit të vitit të parë të Shkencave Politike, Orges Nilo mbi vullnetin politik, e cila mori përgjigje prej ekspertëve të partive politike të pranishëm. Ndonëse për Znj. Ermelinda Meksi, partitokracia mund të konsiderohet si elementi më negativ pasi krijon shkëputjen e politikanit nga elektorati, duke mos prodhuar një shoqëri me një zë të pavarur, për Z. Damian Gjiknuri për të ndryshuar sistemet zgjedhore duhej kohë. Sipas Z. Gjiknuri sistemet zgjedhore janë një shumatore e vullnetit politik dhe interesit politik dhe se janë pikërisht këto të fundit që kanë prodhuar ndër vite sistemet zgjedhore. Z. Gjiknuri përfundoi fjalën e tij se elementi që duhej marrë në konsideratë për t dhënë përgjigje dilemës ndryshimi kundër modifikimit të sistemit është mos cënimi i integritetit të zgjedhësit, pasi vetëm në këtë mënyrë nuk deformohet përfaqësimi. Politikani Engjell Bejtaj , në fjalën e tij nënvizoi idenë se sistemet si pjese e proceseve zgjedhore duhet te mundësojnë klimën e favorshme dhe administrimin e drejte te vullnetit te zgjedhësve, duke kërkuar qe partitë politike se pari te demonstrojnë realisht këto standarte.

    Debati ishte i larmishëm dhe parashtroi në mënyrë shumë të detajuar opsione dhe alternativa në qasjen e një tematike kaq delikate për Shqipërinë, nen filozofinë e UMB, për te ofruar shërbime ne interes te shoqërisë, nëpërmjet edukimit dhe kërkimit shkencor. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-155.html http://umb.edu.al/news-article-155.html
    Nis projekti i ambasadës amerikane për monitorimin e strategjive të zhvillimit të Bashkisë Vlorë
    Projekti ka si qëllim monitorimin e implementimit të planeve dhe strategjive të zhvillimit ekonomik lokal të bashkisë Vlorë, duke u fokusuar në çështjet e mjedisit dhe duke rritur pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit. Kjo do të konkretizohet me krijimin e një forumi permanent monitorimi, me pjesëmarrjen e, duke krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm.

    Projekti do të ketë një kohëzgjatje 9 mujore dhe parashikon shtrirjen në bashki të tjera të vendit në të ardhmen. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-158.html http://umb.edu.al/news-article-158.html
    ITALIA NE KINEMA - E marta e Kinemasë Italiane
    Filmi - "Një ditë e përkryer" do të jetë filmi i parë, të cilin studentët zgjodhën për të parë datë 7 Shkurt ora 19.00.

    Ky film tregon historinë e një grupi njerëzish të ndjekur nga afër gjate një dite.Camilla, i vellai Aris, Emma, vajza e saj Valentina , Z.Elio Fioravanti, gruaja e tij e bukur Maja, Kevini i vogël, Zyshë Mara dhe Antonio. Botë të ndryshme dhe të largëta, të destinuara të takohen në një ngjarje policeske ....]]>
    http://umb.edu.al/event-article-65.html http://umb.edu.al/event-article-65.html
    Testi Ndërkombëtar i Gjuhës Angleze në UMB
    PTE General është qendra më e madhe e testimit të Gjuhës Angleze, me rreth 500 degë në të gjithë botën. Kjo qendër ka një diapazon të gjërë që përfshin të gjitha nivelet e testimit të kësaj gjuhe, në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Europian të Gjuhëve (Common European Framework of Languages) në nivelet A1, A2, B1, B2, C1 C2 dhe për të gjithë sistemin shkollor pasuniversitar, universitar dhe parauniversitar. Testimet kryhen çdo muaj pranë "Universitetit Marin Barleti".]]>
    http://umb.edu.al/event-article-64.html http://umb.edu.al/event-article-64.html
    Ne 3 Shkurt, 2012, hidhet online faqja e re, zyrtare për Zyrën e Aktiviteteve Studentore.
    Ndërtimi i kësaj faqeje është zhvilluar duke pasur studentin në qendër, me synimin që vizitori, kryesisht studenti i UMB-së, të marrë çdo informacion mbi mundësitë e zhvillimit te tij/saj të mëtejshëm, nëpërmjet këtij portali.

    Faqja mund të vizitohet nga kjo adresë: http://students.umb.edu.al

    Ju ftojme të na vizitoni! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-62.html http://umb.edu.al/event-article-62.html
    Dr. Arjana Dyrmishi në një leksion të hapur me barletasit mbi "Rolin e politikave fiskale në biznesin Shqiptar"
    Sipas Dr. Dyrmishi, politikat fiskale janë përmirësuar gjithnjë e me tepër duke e krahasuar me vitet e kaluara. Dr. Dyrmishi shpjegoi që sistemi i taksave në Republikën e Shqipërise është i përbërë nga një paketë ligjesh, direktivash, rregullimesh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, të cilat shfaqin një shqyrtim të plotë të të gjitha llojeve, llogaritjeve, niveleve, procedurave, si dhe metodat dhe format e kontrollit tatimor për taksat e përfshira në sistemin e taksave Shqiptare. Dr.Dyrmishi vijoi diskutimin e saj, duke sqaruar tatimin mbi fitimin, tatimin mbi vlerën e shtuar, ndalja e tatimit, bazën e tatueshme, shpenzimet e zbritshme dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

    Një pyetje nga studentja e vitit II, Financë - Kontabilitet, Anisa Goga, nëse ishte e lehtë hapja e një biznesi në Shqipëri, ajo ju përgjigj: "Të hapesh biznes në Shqipëri duhet vetem një dite, për ta mbyllur atë është shumë e vështire". Pyetjes nga studentja e vitit te II, Financë-Kontabilitet, Ada Shehu, në lidhje me stimulimin dhe financimin e ideve inovatore për biznesin, Dr. Dyrmishi ju përgjigj se "Tatimi i ulet nga njëra anë dhe grantet për financim të ideve inovatore që janë marrë nga Ministria e Financave, do të japin efektin e tyre së shpejti". Pedagoge, Elora Kokalari i drejtoi Dr.Dyrmishit pyetjen mbi zhvillimin e fundit të vetëdeklarimit të të ardhurave personale të individëve. Dr. Dyrmishi sqaroi se hapat fillestare për implementimin e deklarimit të të ardhurave janë marre dhe ky vit do te jetë i pari në të cilin, drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të presë deklaratat e përafërsisht 100 mijë individëve për shqyrtim. Studenti i vitit të III, për Financë-Kontabilitet, Renald Petriti, i drejtoi pyetje mbi integrimin e politikave fiskale mbi ato monetare. Meqenëse pyetja ishte me karakter makroekonomi, Dr. Dyrmishi e pa të nevojshme dhe propozoi një takim të dytë me drejtorin e politikave makroekonomike në Ministrin e Financave.

    Dr. Dyrmishi më pas theksoi se politikat e punësimit të shtetit duhet të vazhdojnë të përfshijnë masa për inkurajimin e punesimit. Diskutimi u mbyll me keshillën që ti kushtojnë rëndësi viteve studentore sepse janë bazat për nje karrierë të sukseshme për të ardhmen.

    Barletasit ishin të përqëndruar gjatë diskutimit, duke treguar që tema e përzgjedhur përbënte interes për ta, dhe këtë e treguan nëpërmjet pyetjeve të shumta që ata deshironin ti jepnin një përgjigje. Kjo e bëri diskutimin më të këndshëm për të dyja palët.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-154.html http://umb.edu.al/news-article-154.html
    Znj.Arjana Dyrmishi referon leksionin me teme: "Roli i politikave fiskale në biznesin shqiptar" ne UMB
    Znj.Arjana Dyrmishi, Drejtoreshë në Departamentin e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, do të japë një leksion të hapur me temë "Roli i politikave fiskale në biznesin shqiptar"

    Studentë të ekonomise, jurdikut, por jo vetëm, si dhe stafi i UMB-së janë të inkurajuar të marrin pjesë, për t'u njohur më nga afër me politikat fiskale në Shqipëri, rolin e tyre, dhe si këto kanë evoluar në varësi të zhvillimit të biznesit në vend.

    Aktiviteti zhvillohet ditën e Enjte,2 Shkurt, nga ora 12:30 deri në 13:30, në sallën A-23.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-61.html http://umb.edu.al/event-article-61.html
    "Një kurs i anglishtes në Sociologji" = "Një kurs i Sociologjisë në Anglisht" "Një kurs i anglishtes në Sociologji" = "Një kurs i Sociologjisë në Anglisht"
    "A Course of English in Sociology" = "A Course of Sociology in English".

    Përmes këtij kursi synohet thellimi i dijeve në gjuhën angleze dhe, njëherësh, njohja e bazave të sociologjisë. Sot mbi 80 për qind e literaturës sociologjike botërore krijohet në gjuhën angleze. Njohja e saj është bërë një domosdoshmëri për çdo student.

    Ky kurs ofrohet falas nga Universiteti Marin Barleti, si për studentët e vet, ashtu edhe për maturantë të interesuar për të studiuar në shkencat sociale. Në këtë kurs do të zhvillohen rreth 15 tema, siç janë: Sociologjia si shkencë/Sociology as a science, Kultura/Culture, Bashkëveprimi social/Social Interaction; Socializmi/Socialisation; Njeriu sociologjik dhe rolet sociologjike/The sociological man and the Sociological Roles; Grupet dhe organizatat/ Grupes and Organizations; Sjelljet devijante dhe kontrolli shoqëror/Deviances and Social Control; Shtresëzimi social/Social Stratification; Minoritetet dhe grupet etnike/Minorities and Ethnic Groups; Çështjet gjinore/Gender Issues; Familja/Family; Edukimi/Education; Besimi fetar/Religion etc.

    Ky kurs zhvillohet falas, në periudhën mars-maj 2012. Ai zhvillohet nga profesorë të njohur, shqiptarë e të huaj.

    Të interesuarit mund të aplikojnë në:
    E-mail: marinbarleti@umb.edu.al;
    Cel: 0672759997
    Afati i aplikimeve: 28 shkurt 2012, ora 12.00

    Një përvojë unike ju pret. Mos hezitoni!
    Të tjera surpriza do të kemi në vijim...
    ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-60.html http://umb.edu.al/event-article-60.html
    AKIP sensibilizon komunitetin e UMB-se mbi importin e plerave ne Shqipëri
    Paneli përbehej nga Znj. Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Z. Aldo Merkoçi Lëvizja Mjaft, Z. Blendi Kajsiu Analist dhe si moderator i takimit shërbeu Pedagogu i UMB-së, Z. Blendi Salaj. Panelistët dhanë arsyet e angazhimit në këtë nismë. Ata sqaruan se në mungesë të kapaciteteve për trajtimin e mbetjeve, importi do ta përkeqësojë nivelin e papastërtisë në territorin shqiptar. Në vend të importit të mbetjeve shtesë Shqipëria duhet të merret me trajtimin e mbetjeve që ne vetë prodhojmë. Ata theksuan se mungesa e kapaciteteve administrative, e infrastrukturës ligjore dhe monitoruese, e bën të vështirë kontrollin e importit të mbetjeve në Shqipëri. Znj. Kozara Kati nënvizoi se lejimi i importit të mbetjeve bie ndesh me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe me Konventën e Aarhus-it pasi është një vendim që merret pa u konsultuar me komunitetet mbi jetën e të cilëve ai do ketë ndikim direkt. Ndërkohe, Z. Kajsiu dha një analize ekonomike se si ky ligj ndikon ne biznesin vendas.

    Komuniteti i UMB-se, kryesisht studentët, si qytetarë të këtij vendi, si familjarë, punonjës dhe vendimmarrës të ardhshëm të Shqipërisë, ishin të interesuar për pasojat e këtij ligji. Një rritje ndërgjegjësimi i vu re prej tyre mbi këtë çështje, duke rezultuar në një vërshim firmash në shpresë të një referendumi, si metodë ndaluese e zbardhjes dhe zbatimit të këtij ligji. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-153.html http://umb.edu.al/news-article-153.html
    Aleanca Kunder Importit te Plehrave ne UMB
    Studentet qe duan te firmosin per referendumin duhet te sjellin nje fotokopje te kartes se identitetit

    Jeni te mirepritur! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-59.html http://umb.edu.al/event-article-59.html
    Ben Blushi në një diskutim të hapur me barletasit mbi librin "Shqipëria"
    Sipas Blushit, ky libër ishte një metaforë ndaj Shqipërisë, sipas historisë së shkuar dhe asaj të sotme. Në një këndvështrim personal, Blushi u tha studentëve se ky libër ishte një mundësi për të zbutur veten përmes artit, sikundër shumë prej nesh mund të zgjedhin Zotin. Blushi vijoi diskutimin e tij duke sqaruar dy personazhet kryesore të librit, atë të Lekë Dukagjinit si një figure gati romantike dhe idealiste, dhe të Enver Hoxhës si personifikimi i degradimit dhe shkatërrimit të shoqërisë.

    Një pyetjeje nga studentja e vitit I, Financë - Kontabilitet, Megi Kristuli, se si e gjykonte ai marrëdhënien që kanë Shqiptarët me Shqipërinë në ditët e sotme, ai ju përgjigj me një fjale të vetme: "Të keqe", duke vazhduar më tej shpjegimin e tij se është pikërisht kjo marrëdhënie, ajo që ka penguar zhvillimin e Shqipërisë në një nivel me të paktën shtetet fqinjë. Pyetjes nga studenti i vitit III, Shkenca-Politike, Eduart Qatja, mbi marrëdhënien e figurës së Blushit si politikan dhe Blushit si shkrimtar, ai ju përgjigj se politikëbërja në Shqipëri është luks në kuadër të kohës, duke i lejuar atij të shkruajë si metodë që zbut shpirtin dhe sjell kënaqësi.

    Blushi më pas vijoji të sqarojë studentët se ky libër është për Shqipërinë, por synimi kryesor nuk kish qenë shkrimi i një libri që të ndikonte në zhvillimin e vendit. Ai theksoi se ne jetojmë më mirë se para 20 vjetësh dhe e krahasoi Shqipërinë me një ishull në mes të detit, ku nga ndryshimi i cilësisë së dallgës varet edhe cilësia e jetës. Diskutimi u mbyll me temën e Zotit, që sipas Blushit është një krijesë e njeriut që simbolizon gjysmën e mire të tij, duke përcjellë një sërë parimesh dhe virtytesh për një jetë të drejtë.

    Barletasit ishin të pa ndrojtur gjatë diskutimit, duke treguar se jo vetëm kishin lexuar librin "Shqipëria", por sollën edhe kundërshtimet e tyre lidhur me disa çështje të shtruara nga autori në veprat e tij. Kjo e bëri diskutimin më të gjallë e më të këndshëm për të dyja palët. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-150.html http://umb.edu.al/news-article-150.html
    Studime Doktorale në UMB
    Me këtë doktoraturë Universiteti Clemson do të rrisë nivelin e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe në gjithë rajonin. Doktoratura do të përgatitet, shkruhet dhe mbrohet në Gjuhën Angleze.

    Regjistrimet bëhen pranë "Universitetit Marin Barleti" i përzgjedhur nga Universiteti Clemson si partner ekskluziv për këtë aktivitet. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-63.html http://umb.edu.al/event-article-63.html
    Departamenti i Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit: Referim shkencor - Datë 20. 01. 2012, ora 11-12.30
    Referimi i radhës bëhet ditën e premte, më datë 20. 01. 2012, ora 11-12.30, në sallën 24
    Tema: "Triangulimi si metodë e vlerësimit psikologjik & sjelljet problematike të studentëve"
    Referuese: Jorida Rustemi, përgjegjës e Sektorit të Psikologjisë

    Në këtë referim shkencor do të marrin pjesë pedagogët dhe studentët e sociologjisë e psikologjisë. Pedagogë dhe studentë të interesuar të departamenteve të tjera të universitetit janë të mirëpritur.

    Koordinatore e departamentit të Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit
    Jonida Lamaj]]>
    http://umb.edu.al/event-article-57.html http://umb.edu.al/event-article-57.html
    Klubi Ligj dhe Demokraci, transmetimi i filmit "Flash of Genius" http://umb.edu.al/news-article-151.html http://umb.edu.al/news-article-151.html Java e Klubeve Studentore ne UMB 10 Janar - 13 Janar 2012
    Java vazhdoi me takimin e klubit më të ri dhe ambicioz të Vullnetarëve në Shoqeri i cili mbledhjen e tij të pare e zhvilloi të mërkuren, 11 Janar 2012, në orën 12:30. Gjatë mbledhjes, u prezantuan synimet kryesore të klubit si dhe objektivat e tij për vitin 2012. Klubi ka për mision ndërtimin e një skuadre vullnetarësh nga studentët për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë Shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjës në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare, të drejtuara tërësisht nga ideja e ndihmës kundrejt njëri-tjetrit, prej së cilës i vetmi shpërblim është ndjenja e përkatesisë individuale dhe kolektive brenda këtij rrethi shoqëror ku jetojmë dhe punojmë cdo ditë. Me të tilla synime, klubi i vullnetarëve vendosi që të fillojë aktvitetin e tij me zhvillimin e një projekti për mbledhjen e rrobave, lodrave dhe librave për fëmijë nga mosha 8-15 vjec, ne ndihmë të shtëpisë e fëmijës "Zyber Hallulli" dhe "Fshatit SOS" në Tiranë. Projekti fillon të Hënën, 16 Janar në orën 12:30 me vendosjen e tre kutive në hollin kryesor të kampusit I dhe II të UMB-së. Cdo kuti do të shënohet me mallin përkatës, në mënyrë që ndarja të bëhet e saktë për ndihmat që do të mblidhen. Dita e fundit e mbledhjes së ndihmave do të jetë 1 Shkurt, 2012. Këto ndihma do të dërgohen në institucionet e lartpërmendura në 3 Shkurt, 2012. Klubi fton të gjithë studentet, pedagoget dhe stafin e UMB-së për t'u bashkuar me ta në këtë nisëm humane në ndihmë të së ardhmes së vendit, fëmijëve. Me realizimin e ketij projekti, klubi i vullnetarëve në shoqëri, do të ndërmarrë iniciativa të reja për të ndihmuar personat në nevojë te cilët jane pjesetarë në komunitetin tonë. E rëndesishme të përmëndet ishte se pjesëmarrja në klub u pa me shumë interes nga shumë studentë, kryesisht të vitit të I dhe II.

    Në vazhdim të aktivitetit "Histori Suksesi" Klubi i Medias, Kultures dhe Teknologjisë, i cili, tashmë mbështet nga Zyra e Klubeve dhe Qëndra Studentore, riktheu sërisht në audiotorët e UMB-së takimet me personazhe të njohur të medias. Të premten e datës 13 Janar 2012, aktori i mirënjohur i spektaklit "Portokalli", Florjan Binaj erdhi në Universitetin "Marin Barleti" për të bashkëbiseduar me studentët në ndjekje të ciklit "Histori Suksesi". Z. Binaj nisi rrëfimin e tij nga vitet e shkollës, kur kishte nisur dëshira për pikturën dhe vitet e tij ne Liceun Artistik dhe më pas deshira për aktrim, e cila kishte lindur natyrshëm tek ai. Takimi u prit shumë mirë nga studentët; pati pyetje dhe një interes për të mësuar më shumë rreth jetës artistike, të cilën e karakterizojnë artistin në Shqipëri.

    Gjatë bisedës u dhanë këshilla të vlefshem për studentët, optimizëm për të ecur në rrugën e vështirë të karrierës në çdo profesion, dëshirën dhe vullnetin për të bërë gjëra të mëdha dhe pse nuk sheh ndonjë dritë shprese tek to. E gjithë biseda ishte shumë e hapur dhe plot të qeshura nga salla, kjo si pasoj e përshkrimeve të personazheve komikë, të cilat Flori interpreton në Portokalli.

    Aktiviteti i klubeve nuk mbyllet këtu. Ai sapo ka nisur në rrugën e javeve të mbushura me aktivitete nga çdo klub, duke i ardhur në mbështetje të gjithë Barletasve, të cilët janë treguar të gatshëm ti mbështesin dhe të jenë pjesë e tyre.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-147.html http://umb.edu.al/news-article-147.html
    Në vazhdim të iniciativës për zhvillimin e kurseve për gjuhë të huaja, në Universitetin Marin Barleti do të zhvillohet një kurs 12 javor për gjuhën turke. http://umb.edu.al/event-article-56.html http://umb.edu.al/event-article-56.html Michael Walzer me kryeveprën e tij "Politika dhe Pasioni" në UMB "Politika dhe pasioni: : Drejt një liberalizmi më Egalitar". Kjo iniciativë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nxitja e studimit dhe analizës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe rolit në ndryshim të shtetit", mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Kjo iniciative përmes përkthimit në shqip të tre autoreve më të njohur në lëmin e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare synon të rrisë dhe pasurojë debatin dhe kuptueshmërinë mbi këto çështje në nivelin akademik dhe politik, media, dhe shoqërinë civile, për tu reflektuar më pas në shoqëri. Libri "Politika dhe Pasioni" ishte vazhdimësi e aktiviteteve të ciklit "Stina e Librit" iniciuar nga Dekani i Studentëve dhe Zyrës për Çështjet Studentore.

    Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA-s bëri një përmbledhje të shkurtër të librit duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek risia dhe tematika e larmishme që ky libër trajton. Pasi bërë një prezantim të shkurtër të autorit, Michael Walzer, si një ndër filozofët dhe teoricien e shquar politik dhe profesor në Universitetin Prinston, Z. Gjipali përmendi se ky është një libër që kontribuon për një kuptim më të mirë të mënyrës së organizimit të shtetit dhe shoqërisë në kohët moderne. Si një vepër e cila kritikon hapur teorinë liberale, Walzer sugjeron mënyrat se si teoria liberale mund të rishikohet për ta sjellë atë më pranë kërkesave të barazisë. Libri trajton një larmishmëri çështjesh sensitive të tilla si multikulturalizmi, pluralizmi, shoqëria civile dhe drejtësia raciale e gjinore, analizuar këto nga pikëpamja e doktrinës liberale gërshetuar me dijet e thella teorike me njohuritë praktike.

    Znj. Eurona Leka, Lektore pranë Universitetit "Marin Barleti" bëri një prezantim dhe analizë rreth librit, nën një këndvështrim krahasues të demokracisë liberale në Shqipëri. Duke u nisur nga deontologjia e titullit i cili lidh në mënyrë të bashkënrenditur dy terma- pasioni dhe politika, të cilat gjatë gjithë rrugëtimit të filozofisë politike janë parë si në antagonizëm me njëri-tjetrin, Znj. Leka theksoi idenë se pasioni ka spikatur gjithmonë si një komponent qëndror dhe i pashmagshëm i jetës politike të një vendi. Në fjalën e saj, duke ritheksuar se vepra prezanton gjendjen e krizës në të cilën ndodhet teoria liberale si rezultat i ndarjes së shoqërisë në miniklane, ku gjithësecili synon të jetë më transformues se të tjerët, ajo evidenton strukturën e librit të ndërtuar mbi formën e eseve, ku secila prej tyre ofron një rivlerësim provokativ të parimeve bazë të mendimit liberal. Në përfundim duke bërë me dije se liberalizmi është një doktrinë që minon vetveten, shpërfill traditat, krijon tek çdo brez një liri absolute si nga historia ashtu dhe nga shoqëria, Znj. Leka i përcjell auditorit zgjidhjen kryesore të propozuar nga Walzer, pikërisht atë të domosdoshmërisë së korigjimit komunitar.

    Znj. Elona Bano MSc.- Dekane e studentëve dhe pedagoge pranë Departamentit të Drejtës Publike , trajtoi kapitullin e III-të librit kushtuar të drejtave Kulturore të sjella nga autori në një pikëvështrim socialo-politik, i ndryshëm nga ai juridik. Lektorja Elona Bano nënvizoi rëndësinë që kanë për shoqërinë respektimi dhe garantimi i të drejtave kulturore. U trajtuan gjerësisht nocionet e "komunitetit kulturor", "identitetit kulturor" si edhe fakti i të pasurit të një legjislacioni gjithëpërfshirës, i cili garanton riprodhimin dhe vetëgjenerimin e komuniteteve të ndryshme kulturore, të cilat siç pohon dhe Michael Walzer konsiderohen të stigmatizuara dhe për rrjedhojë viktimizohen. Referimi i znj. Bano u ilustrua me citate nga libri "Politika dhe pasioni" si edhe me kazuse të GJEDNJ-së.

    Më pas aktiviteti u ndoq nga një seksion i hapur diskutimesh ku studentë dhe stafi akademik shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi një sërë çështjet të trajtuar në libër dhe aplikimin e tyre ne realitetin shqiptar.

    "Politika dhe Pasioni: Drejt një liberalizmi më Egalitar" duhet të lexohet nga çdo njeri që është i interesuar për drejtësi sociale dhe për mënyrat nëpërmjet të cilave kërkojmë ta realizojmë atë. Ky libër gjendet në Bibliotekën e Studimeve Europiane dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë EMA-s, si dhe në libraritë shqiptare. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-145.html http://umb.edu.al/news-article-145.html
    "Wishes party" në UMB
    Me rastin e këtyre festave komuniteti i barletasve, studentë edhe pedagogë nën organizimin e Unionit Studentor edhe strukturave që merren me çështjet studentore u mblodhën së bashku për të festuar ditën e mërkurë, dt 21 dhjetor 2011 në ambientet e njërit prej pubeve më në zë të kryeqytetit.

    Të gjithë studentët edhe pedagogët e UMB-së nën ritmin e muzikës së larmishme moderne dhe asaj popullore shqiptare jo vetëm u dëfryen por organizuan edhe një minikonkurs për kërcimtarët më të mirë të mbrëmjes.

    Mbrëmja u pasua nga karoke ku shkëlqenin jo vetëm studentët por edhe disa nga pedagogët, të cilët jo vetëm dinë që të japin dije por edhe të argëtohen më së miri me studentët e tyre si kolegë të ardhshëm. Spikaste zëri i këngëtares Gresa Gjeçera, studente viti i parë sociologji, e cila na fali kënaqësinë e të kënduarit live të disa prej hiteve të saj.

    Kjo mbrëmje vërtetë titullohej "Wishes Party", por dëshira më e madhe e cila u realizua aty për aty ishte komuniteti i barletasve më i bashkuar dhe i lumtur se kurrë.

    Gëzuar edhe për shumë vjet të dashur studentë! ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-144.html http://umb.edu.al/news-article-144.html
    Studentët e UMB-së dalin të tretët në turneun e Bowling, Kupa e Miqësisë, 2011
    Sipas Edlira Çepani, drejtore ekzekutive e AS@N, ky është viti i tretë që organizohet një eveniment sportiv: "Qëllimi ynë është që të argëtohemi por edhe të bashkëpunohet mes të rinjve studente, për t'u sfiduar, pse jo, me sportivitet". Ky turne shtoi edhe më tej mundësine e njohjes, miqësisë dhe bashkëpunimit të të rinjve shqiptarë që studiojnë në Shqipëri dhe atyre që studiojnë e kanë studiuar jashtë vendit, vuri në dukje Çepani.

    Ky turne ishte i ndarë në tre raunde dhe secila prej skuadrave përbëhej me grupe deri në katër studentë. Në raundin e parë kanë garuar të gjitha skuadrat, kundërshtaret përkatës ku u vendos me short, i cili u hodh në fillim të aktivitetit.

    Në pushim të raundeve, u organizuan diskutime për çështje të ndryshme midis pjesëmarrësve. Në gjysëmfinale 4 skuadrat fituese kanë luajtur përballë njëra-tjetrës.

    Skuadra e UMB-së zuri vëndin e tretë dhe mori kupën e përcaktuar për këtë vënd. Ndërkohë studenti i UMB-së, Johanes Stafaj ishte fituesi i vendit të tretë si lojtari më i mire. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-142.html http://umb.edu.al/news-article-142.html
    Tryezë e rrumbullakët Sfidat e Profesionit kontabël dhe roli i tij në përmirësimin e raportimit financiar në Shqipëri
    Në prezantimet e tyre folësit evidentuan nevojën e përmirësimit të teksteve bazë që përdorin studentët si një nga elementet bazë për edukimin e tyre profesional, i cili gjithashtu nuk duhet të konsiderohet si një proces që përfundon me mbarimin e studimeve, por që fillon së bashku me to e duhet të vijojë gjatë gjithë kohës së ushtrimit të profesionit. Edukimi është i lidhur gjithashtu edhe me krijimin e standarteve në ushtrimin e profesionit. Mësimet e nxjerra nga kriza në raport me standartet e hartimit dhe raportimit financiar, eksperiencat negative të evidentuara nga praktika botërore, shtrojnë nevojën e përmiresimit të kontrollit të zabtimit të tyre në praktikën kontabël nga të gjitha strukturat të cilat kanë këtë përgjegjësi, nënvizuan folësit. Duke u nisur nga analiza të realitetit në vendin tonë, mbi bazën e eksperiencave konkrete ata evidentuan problematika që lidhen me mos zbatimin e legjislacionit dhe konkretisht faktin që ka shumë shoqëri që megjithëse duhet të zbatojnë Standartet Ndërkombëtare në mbajtjen e kontabilitetit dhe përgatitjen e raporteve financiare, vijojnë të mos i zbatojnë ato, ka shumë profesionistë të fushës të cilët bëhen pjesë e këtij procesi, ashtu si dhe shpesh herë me punën e tyre të përditshme nuk tregojnë kujdesin e duhur profesional dhe etik. Forcimin e rolit të profesionistëve si një faktor i rëndësishëm për të garantuar zbatimin e ligjit, kufizimin e informalitetit, konkurencën e ndershme, diskutantët e lidhën sa me përmirësimin e kurrikulave dhe programeve të studimeve aq edhe me forcimin e kushteve për hyrjen në profesion dhe mbikqyrjen në respektimin e standarteve profesionale ne hartimin e pasqyrave financiare dhe ne çertifikimin e tyre gjithashtu. Gjatë diskutimeve u evidentua gjithashtu nevoja e hartimit të një fjalori të terminologjisë dhe përmbajtjes së nocioneve ekonomike, sepse shpesh herë për të njëjtin tregues përdoren emra të ndryshëm apo përdoren edhe emërtime të njëta kurse zbërthimi përmbajtësor është i ndryshëm.

    Nga diskutantët u evidentua problemi i konfuzionit që krijohet nga formulimet apo trajtimet e ndryshme që kanë ligjet fiskale apo edhe ligje të tjera. U sollën shembuj të pa fund në lidhje me trajtimet që ka legjislacioni për TVSH, Akcizën, Tatimi mbi të Ardhura apo edhe të akteve të tjera si udhëzime, interpretime teknike.

    Tryeza zgjati për më shumë se tre orë dhe shoqërua me debate shumë interesante nga të pranishmit. Disa nga përfundimet më interesante që mund të përmendim:
    • është shumë e rëndësishme dhënia dhe përvetësimi i një baze të mirë të nocioneve të kontabilitetit që në universite për të patur profesionistë të mirë në të ardhmen. Kjo gjë mund të arrihet nëpërmjet kurrikulave bashkëkohore të ndërthurura me praktikë profesionale në institucionet të ndryshme.
    • Një kontabilitet i rregullt dhe në përputhje me praktikat më të mira sjell siguri juridike, siguri fiskale, siguri në administrimin e vetë biznesit. Për këtë arësye duhet të forcohet dhe përmirësohet proçesi i hyrjes në profesion dhe i mbikqyrjes së ushtrimit të profesionit.
    • Zhvillimi dhe aplikimi i standarteve të kuptueshme dhe të detyrueshme në interes të publikut mund të konsiderohet si një nga sfidat e institucioneve të përfshira në këtë proces. Dhënia e një informacioni cilësor, të besueshëm, të krahasueshëm do të jetë një bazë e mire për funksionimin e tregut dhe kufizimin e inormalitetit e për rrjedhojë të rritjes së efiçensës së tregjeve e sidomos të tregut të brendshëm.
    • Një element shumë i rëndësishëm në profesionin kontabël është edhe respektimi i Kodit të Etikës. Në Shqipëri, edhe pse miratohen kode apo ligje të mira, është e vështirë që këto parime të zbatohen, prandaj lind si një nevojë e pashmangshme ndërgjegjësimi i profesionistëve për një sjellje sa më etike gjatë ushtrimit te profesionit.
    • Në kushtet kur veprimi i ligjeve të ndryshme krijojnë në praktikë kontradikta në funksion të respektimit të standarteve ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit, del i nevojshëm bashkërendimi më i mirë i punës që në proçesin e draftimit të tyre. Por njëkohësisht organizimi i takimeve dhe konsultimeve në proçes u vlerësua si një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim.
    Pjesmarrësit vlerësuan organizimin e tryezës jo vetëm për faktin se sa të rëndësishme ishin trajtimet, sugjerimet dhe rekomandimet e ofruara për grupet e interest, por mbi të gjitha për mundësinë e organizatorët për të mbledhur së bashku ekspertë, individë dhe drejtues të institucioneve të interesuara, gjë që nuk është mundur të realizohet nga vetë instutucionet pjesëmarrëse.

    Universiteti "Marin Barleti" duke i falenderuar pjesëmarrësit shprehu gadishmërinë inicimit të takimeve dhe diskutimeve të tilla në vijim jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit, duke e konsideruar këtë si një kontribut në ndihmë të komunitetit, profesionistëve, dhe duke shërbyer edhe si model për rolin që duhet të luajnë departamentet, fakultetet dhe strukturat akademike në përballimin dhe zgjidhjen e sfidave që vendi ynë i ka të shumta. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-146.html http://umb.edu.al/news-article-146.html
    Prof. Dr. Jorgji Bollano nxjerr librin e tij "Bazat e Kontabilitetit Financiar" Nga përvoja ime shumëvjeçare në fushën akademike dhe jo vetëm në të, por edhe në drejtim të organizmave të kontabilitetit në qendër dhe në bazë, kam krijuar bindjen se kontabiliteti mund të mësohet duke marrë fillimisht njohuritë bazë, të cilat do të ndihmojnë në studimin dhe përvetësimin edhe të niveleve të tjera të tij. Bazuar sa mësipër si dhe në kurrikulat e reja të përgatitjes së kontabilistëve dhe jo vetëm këto u angazhova për përgatitjen e librit "Bazat e Kontabilitetit". Ky libër u drejtohet atyre që dëshirojnë të studiojnë kontabilitetin financiar.

    Trajtimi i temave është bërë duke patur si qëllim studimin dhe kuptimin e njohurive kontabël pa qenë domosdoshmërisht nevoja e ndihmës nga të tjerë.

    Ky libër është shumë i çmueshëm për studentët për arsye se:
    - Paraqitja e teorisë së kontabilitetit financiar bëhet në mënyrë të hapur, logjike dhe të kuptueshme duke i lejuar ata ta zotërojnë lëndën.
    - Përdoren shembuj për të ilustruar të gjitha proçedurat dhe konceptet e rëndësishme.
    - Problemet e zgjidhura, me zgjidhjen hap pas hapi i bën të mundur të aplikojnë në praktikë konceptet e mësuara.

    Ky libër është i rekomanduar edhe për individë të cilët kryejnë studim privat dhe për ato studentë që dëshirojnë të bëjnë një përsëritje para kalimit në kurse të avancuara të kontabilitetit.

    Për shkak se theksi i këtij libri është edhe mbi aftësimin e studentëve për të zgjidhur problem , ky libër është i dobishëm edhe pë rata individë që përgatiten për të dhënë provimet për Kontabël i Miratuar dhe Ekspert Kontabël. Pavarësisht se titulli i librit është "Bazat e Kontabilitetit" në të janë përfshirë edhe tema të veçanta që kanë të bëjnë me veçoritë e kontabilitetit në shoqëritë me ortakëri dhe në shoqëritë aksionere. Në një kapitull të veçantë është trajtuar analiza e pasqyrave financiare, ç'ka e ka bërë librin më të kompletuar (mbajtja e kontabilitetit, përgatitja e pasqyrave financiare dhe analiza e pasqyrave financiare).

    Me studimin dhe përvetësimin e materialit të këtij libri, studentë apo individë të veçantë do të jenë të aftë të mbajnë kontabilitetin dhe të përgatitin pasqyrat financiare të njësive ekonomike (mikro dhe të vogla) pa përjashtuar edhe ato të mesme. Në përgatitjen e këtij libri një kontribut të vlefshëm ka dhënë Znj. Elira Hoxha M.A Drejtore Ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit e cila ka përgatitur Kapitullin e 7-të dhe ushtrime të Kapitullit 6. Mirëpres çdo vërejtje dhe sygjerim që ka të bëjë me përmirësimin e mëtejshëm të librit.

    Prof. Dr. Jorgji Bollano ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-140.html http://umb.edu.al/news-article-140.html
    Bora Angjele fiton cmimin Diploma me e mire 2011 nga Banka e Shqiperise http://umb.edu.al/news-article-143.html http://umb.edu.al/news-article-143.html Leksion i hapur: "Partneriteti i OKB-së në Shqipëri: e kaluara dhe e tashmja"
    Leksioni u organizua falë një nisme të përbashkët të Departamentit të Çështjeve Publike dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe u mbajt në prani të stafit akademik dhe studentëve. Ai u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro, i cili i uroi mirëseardhjen Znj. Touimi-Benjelloum.

    Përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri bëri një përshkrim të shkurtër historik të rolit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe e përqëndroi fjalën e saj në marrëveshjet e bashkëpunimit dhe të partneritetit ndër vite.

    Znj. Touimi-Benjelloum vuri theksin se Kombet e Bashkuara në Shqipëri punojnë ngushtësisht me Qeverinë dhe partnerë të tjerë përfshirë shoqërinë civile, akademike dhe sektorin privat duke siguruar mbështetje efikase dhe asistencë teknike për përmbushjen e prioriteteve kombëtare. Ajo u ndal në sfidat me të cilat po përballet sot Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian si dhe theksoi se përmbushja e tyre është pasojë e konsolidimit politik dhe angazhimit të gjithë aktorëve në vend.

    Në përfundim Përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara bëri një përshkrim të shkurtër mbi zhvillimet aktuale të Kombeve të Bashkuara duke iu referuar kryesisht marrëveshjes së firmosur me Qeverinë Shqiptare për periudhën 2012-2016. Kjo marrëveshje, jo vetëm do të forcojë bashkëpunimin e deri tanishëm, por do të sigurojë një spektër më të gjerë të ekspertizës teknike.

    Znj. Touimi-Benjelloum ishte e hapur për pyetje të cilat u fokusuan në këto pika:
    • A do të ketë ndonjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershmë në Shqipëri?
    • Cili është qëndrimi i Kombeve të Bashkuara në lidhje me aprovimin e Ligjit mbi importimin e plehrave?
    • A mbështesin Kombet e Bashkuara me anë të programeve të tyre edhe shoqërinë civile në funksion të fuqizimit të kapacitetit të tyre?
    Mjaft çështje të tjera u trajtuan rreth pikave të mësipërme, të cilat u komentuan me dashamirësi dhe iu dhanë përgjigje nga Përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara Znj. Touimi-Benjelloum. Auditori i përbërë nga studentë dhe pedagogë të Universitetit "Marin Barleti", pati një kënaqësi të veçantë për prezencën e saj në këtë leksion të hapur.

    Leksion nga Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun]]>
    http://umb.edu.al/news-article-138.html http://umb.edu.al/news-article-138.html
    Leksion i hapur nga perfaqesuesja e perhershme e OKB-se ne Shqiperi
    Studentë të shkencave politike, jurdikut por jo vetëm, si dhe stafi i UMB-së janë të inkurajuar të marrin pjesë në një mundësi, e cila mund të jetë e vetmja në jetë, për tu njohur nga afër me marrëdheniet ndërkombëtare të Shqipërise, dhe si këto kanë evoluar në varësi të ndryshimeve politike në vend. Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në këtë aktivitet, ditën e Premte, 16 Dhjetor, nga ora 10:00 deri në 11:30, në sallën A24.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-51.html http://umb.edu.al/event-article-51.html
    Blendi Fevziu ne UMB http://umb.edu.al/news-article-139.html http://umb.edu.al/news-article-139.html Gazetari i mirenjohur, autor i disa librave, Z. Blendi Fezviu, vjen ne kampusin qendror te UMB per te diskutuar rreth librit te tij te fundit...
    A kish qene vertete ai komunist? A kish qene ai i pari i Partise apo e kishte uzurpuar Partine qe mori pushtetin ne dore? Pyetje te tjera si keto, jane shtjelluar ne librin e Z. Fevziu dhe jane te hapura per diskutim diten e Enjte ne UMB.

    Shpeshhere, studimi i historise na meson se si te kuptojme dhe nuhasim njerez qe kane ne axhenden e tyre masa drastike per perfitim vetjak. E si rrjedhim, studimi i tyre duhet pare si mundesi per te qene vete vendimmarres te se ardhmes dhe fatit tone.

    Te gjithe studentet e UMB-se jane te mirepritur per te marre pjese ne kete aktivitet, ne 15 Dhjetor, ora 12:30 ne Sallen 24. Shihemi atje!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-49.html http://umb.edu.al/event-article-49.html
    Përmbledhje e aktiviteteve të UMB-së gjatë vitit akademik 2010-2011 - Vizita e profesor Luis Felipe Hax Niencheski viziton Universitetin "Marin Barleti".
    - Leksionin e hapur me gazetarin Adrian Thano.
    - Leksion i hapur "Mendimet dhe argumentet ligjore në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të Kirit të Madh".
    - Marrëveshja e parë e bashkëpunimit midis Universitetit Marin Barleti dhe Universitetit të Bolonjës.
    - Takimi i studentëve me gazetarin Blendi Fevziu.
    - Seminari "Metodat japoneze të menaxhimit të bizneseve të mesme dhe të vogla"
    - Konferenca shkencore "Gjykata Administrative, alternativë apo domosdoshmëri?"
    - Leksionin e hapur me Kryetarin e KQZ-së
    - Bisedën me studentët të z.Paul Polote, shef i çështjeve ekonomike-politike në Ambasadën e ShBA
    - Seminari "Organizatat Ndërkombëtare dhe BE" në gjimnazet e Vlorës.
    - Leksion i hapur "Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian".
    - Takimi i studentëve me të ftuarit Arbana Osmani, Rudina Xhunga (Top Media) dhe Arian Çani gazetar
    - Inkuadrimin e UMB-së në rrjetin e shteteve të "Central European Initiative" (CEI)
    - Simpoziumi ndërkombëtar "Identiteti dhe Shtetësia", mbi librin me të njëjtin titull të z.Martin Berishaj.
    - Vizita e aktorëvë të Apartametit 2XL në UMB, në një takim shumë të këndshëm për studentët.
    - Seminari 3-ditor me prof. Fabio Fonti "Menaxhimi i Burimeve njerëzore dhe Organizatave: Sfidat, Alternativat, Zgjidhjet".
    - Leksion nga z.Thimjo Kondi me temë: "Gjykata e Lartë": Roli i saj në sistemin gjyqësor".
    - Leksion i hapur: "Sfidat demografike të Shqipërisë në shekullin e XX në kushtet e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm" mbajtur nga Dr. Arjan Gjonça i LSE.
    - Leksion i hapur në UMB nga Baronesha Françoise Tulkens, Zëvendëskryetare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjyqtari Christos Rozakis, ish-Zëvendëskryetar i kësaj Gjykate dhe Z. Ledi Bianku. Temë e leksionit: "Gjykata e Strasburgut dhe mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Evropë". ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-136.html http://umb.edu.al/news-article-136.html
    Zgjedhjet e Unionit Studentor në Universitetin "Marin Barleti", dhjetor 2011
    Unioni Studentor është organizmi përfaqësues i studentëve të UMB. Ky organizëm përfaqëson të gjithë studentët e të gjitha degëve dhe viteve si dhe të gjitha shoqatat e studentëve. Ky organizëm vepron në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në statutin e tij, si dhe në rregulloren dhe statutin e universitetit.

    Gjatë periudhës, 05-09 Dhjetor 2011 studentët e të gjitha degëve në Universitetin "Marin Barleti" zgjodhën përfaqësuesit e tyre për në Këshillin e Studentëve, si dhe Presidentin e Unionit të Studentëve, në përputhje me Statutin e Unionit Studentor.

    Në zgjedhjet për Këshillin e Unionit rezultuan fitues 13 studentë .Gjithashtu Këshilli Studentor me konsensus nxori dy kandidatura për Presidentin e Unionit, duke kërkuar që të votohej në Këshill. Votimi u bë i fshehtë dhe transparent nga vetë anëtarët e Këshillit. President i Unionit Studentor u zgjodh Anisa Gogaj me shumicë votash.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-137.html http://umb.edu.al/news-article-137.html
    Universiteti "Marin Barleti" humbet nje personalitet te nderuar shqiptar nga tryeza e bordit drejtues Mesditen e se shtunes, 3 Dhjetor 2011, i cilesiuar si "i urti" i politikes shqiptare, Z. Sabri Godo u nda nga jeta, duke lene pas familjen, miqte por edhe njerezit e thjeshte te cilet vleresonin kontributin e tij ne shoqeri. Pervec kesaj, Z. Godo la nje vend bosh ne bordin drejtues te UMB, duke i hequr shansin e madh studenteve tane per tu njohur dhe vjelur kete mendje te arte.

    Z. Godo nepermjet mencurise dhe maturise se tij ka pasur mundesine te udheheqe politikane te vjeter e te rinj, me nje devotshmeri te spikatur, e gjitha per hir te se mires se madhe shqiptare.

    Z. Godo, humbi luften e tij me nje semundje ne mushkeri ne moshen 82 vjecare. Pas trajtimeve intensive qe kish marre ne spital, ai kishte shprehur deshiren te zhvendosej ne shtepine e tij , per te jetuar castet e fundit prane familjes. Ai u varros me protokoll shteteror pas nderimeve qe ju bene nga figurat e larta te vendit si dhe publiku i thjeshte, ne ambjentet e Parlamentit Shqiptar.

    Kush ishte Sabri Godo?
    Sabri Godo ishte i njohur si politikan, shkrimtar dhe skenarist ne kulturen shqiptare. Lindi në qytetin e Delvinës më 8 gusht të viti 1929. Shkollën e fillore e kreu po në këtë qytet dhe më pas shkollën e mesme e vazhdoi në Tiranë.

    Godo e la gjimnazin në mes në vitin e tretë, ku mori pjesë në luftën antifashiste nacionalçlirimtare nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

    Sabri Godos iu desh të largohej nga Shqipëria së bashku me nënën e tij sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tre mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.

    Në janar të vitit 1991 ai themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet.

    Aktualisht Godo mbante postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Politikani Godo ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Ai sherbente si anetar ne bordin drejtues te Univeristetit "Marin Barleti" qe prej themelimit te ketij te fundit ne vitin 2005.

    Veprat e tij (kronologjikisht):
    • Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
    • Ali Pashë Tepelena, roman 1970
    • Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
    • "Intendenti", tregim (1973);
    • "Skënderbeu (1975)
    • "Prova e zjarrit", roman (1977);
    • "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
    • "Ujërat e qeta", roman, (1988);
    • "Koha e njeriut", roman (1990).
    • "Udhëtari", roman (2009)
    • Skenarët
    • Dritat e qytezës (1983)
    • Intendenti (1980)
    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-134.html http://umb.edu.al/news-article-134.html
    UMB mbështet shkollën partnere MERIDIAN + në aktivitetin "Shqipëria Ime"
    Nxënësit e shkollës së mesme Meridian +, por edhe ata të ciklit të ulët, ishin një kënaqësi e veçante për tu ndjekur teksa recitonin me aq dashuri e këndonin apo vallëzonin nën tingujt e folklorit të trojeve të ndryshme me aq pasion, e të veshur ne kostume të mahnitshme shqiptare.

    I ftuar në ketë aktivitet ishte dhe arkeologu i nderuar Prof. Neritan Ceka, i cili ju dhuroi shkurtimisht nxënësve dhe të pranishme një leksion të shkurtër mbi antikitetin Shqiptar.

    Ndenja të forta patriotizmi për vendin dhe krenarie për nxënësit si simbol të së ardhmes shoqëruan për gjatë tërë shfaqes të pranishmit në sallë. Së fundmi një Bravo për organizimin dhe iniciativën e vënies në skenë të një aktiviteti gjithpërfshirës, ku toleranca sidomos ajo ndërkrahinore binte në sy si element kryesor në promovimin e vlerave dhe kulturës Shqiptare.

    Partneriteti mes këtyre institucioneve të arsimit parauniversitar dhe Universitetit "Marin Barleti" do të vazhdojë si në pasurimin e jetës shkollore apo akademike po ashtu edhe me aktivitete jashtëkurrikulare duke i sjellë nxënësit një hap më pranë auditorëve ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-135.html http://umb.edu.al/news-article-135.html
    UMB jep kontribut ne organizimet e ASAN per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise
    Aktiviteti i cili u mbajt ne ambjentet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences kishte te ftuar perfaqesues te ndryshem (studente dhe staf) nga Universitete publike dhe private ne vend si dhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Qellimi i ketij workshop-i ishte mbledhja e ideve te ndryshme per zhvillimin e aktiviteteve studentore me synim bashkepunimin e institucioneve arsimore ne vend sipas emertimit te bere nga Zv. Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata si "punetore te mendjes" qe kane si vizion te perbashket integrimin e Shqiperise ne tryezen Europiane.

    Platforma nderuniversitare e cilat kishte nje synim ambicioz te organizimit te 100 aktiviteteve brenda nje viti, mbartte kater drejtime krysore per aktivitetet sipas tematikave te caktuara akademike, sportive, kulturore dhe shoqerore. Kater grupet e formuara ne kete workshop punuan duke dhene ide te ndryshme te cilat do te bashkohen ne nje liste kryesore. Nje mbledhje tjeter ne vijim do te diskutoje se cilat aktivitete nga kjo liste do te sillen ne jete.

    Keto organizime do te marrin mbeshtetjen e plote te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. UMB eshte krenar per kontributin e duartrokitur qe dha gjate ketij workshop-i, kontribut i cili do te pasohet me organizime konkrete nga perfaqesuesit e UMB-se. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-131.html http://umb.edu.al/news-article-131.html
    Udhëtimi në Dubrovnik për festat e nëntorit
    Udhëtimi nisi bukur në të shtunën me diell të datës 26 nëntor ku i gjithë grupi pedagogë e studentë si miq të vjetër të armatosur me shumë humor e miqësi u nisën drejt kufirit me Malin e Zi, Murriqanin. Fotot e bukura në ishullin e Shën Stefanit i shtuan ndjesinë e të bukurës dhe dëshirës së mirë që një udhëtim i këndshëm i priste. Në drekë dielli i ngrohtë dhe Budva krahëhapur na mirëpritën duke na joshur drejt Kalasë së Qytetit të vjetër. Në Budva mrekullisht ndërthureshin luksi i antikitetit dhe pasurisë historike me luksin material të jahteve më moderne.

    Pas një dreke me ushqim të shijshëm malazez grupin e priste një surprize edhe më e bukur, lundrimi me traget në qytetin e Hercegnovit, udhëtim, i cili jo vetëm fali kënaqësi por shkurtoi një pjesë të mire të rrugës duke anashkaluar kështu zonën e Boka Kotorskës si për të ruajtur shijimin e rivierës adriatikase për bregun e Dubrovnikut. Në mbrëmje u krye akomodimi në një hotel shumë komod, të pastër dhe mikpritës, që i shkonte shumë për shtat grupit tonë energjik. Nga ballkoni i hotelit kishe një pamje mbi qytetin e ri të Dubrovnikut por edhe mund të hapje mushkëritë me ajrin e pastër bregdetar të parfumosur nga era e rozmarinës dhe portokalleve që si globa dukej sikur zbukuronin rrugët dhe rrugicat e qytetit.

    Dita e dytë e këtij udhëtimi, e diela ashtu siç e ka dhe emrin ish plot diell. Të mahnitur nga peizazhi që na ofroi qyteti i vjetër i Dubrovnikut ku muret e bardha të qytetit pjesë e tashëgimnisë kulturore të UNESCO-s përkëdheleshin lehtë në ujrat kaltëroshe të Adriatikut, vizituam plot kureshtje: Manastirin Francescan & Domenican, Portën e Piles dhe Shatërvanin e Onofrios, Farmacinë e vjetër, Shëtitoren kryesore të qytetit Stradun, Katedralen e qytetit, Pallatin e Dukes, Kullën e Sahatit, Statujën e Heroit Orlando dhe atë të Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Minçetës.

    E ku mund të konsumohej dreka më mirë se sa në breg të detit pranë portit të famshëm dhe aq të rëndësishëm ndër kohëra të Dubrovnikut?! Të ngopur edhe me shijen e mirë nga ky qytet kaq i mrekullueshëm thuajse larg çdo kohe, u vizitua Ura e Fanjo Tuxhmanit, e cila është ndërtuar për nder të presidentit të parë Kroat, kur Kroacia fitoi pas një lufte të përgjakshme pavarësinë nga Jugosllavia.

    Një tjetër qytet i mbrojtur nga UNESCO na priti ditën e tretë. Ishte Kotorri. Në këtë qytet përveçse shijuam proshutën malazeze dhe pakëz shlifovica sa për tu ngrohur, filluam të shëtisnim Katedralen e Shën Trifonit dhe Kishën e Shën Nikolasë. Kotorri ndryshe njihet edhe si qyteti i Mbretëreshës Teutë me një qytezë brenda kalasë dhe një Kështjellë në majë të malit që për pak na përngjau me murin kinez por në miniaturë.

    Por si çdo gjë e bukur dhe e këndshme udhëtimit tonë i erdhi fundi mbasditen e datës 28 nëntor duke mbërritur në Tiranën festive për ditën e pavarësisë dhe gati për të mirëpritur 29 nëntorin. Besojmë se ky udhëtim do të pasohet edhe nga të tjerë akoma edhe më argëtues! ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-133.html http://umb.edu.al/news-article-133.html
    Konferenca Shkencore "Gjuha Politike, Komunikimi politik dhe Mediat"
    Midis personaliteteve nga fusha e politikës dhe medias në këtë konferencë referuan edhe dy nga lektorët e universitetit "Marin Barleti", Znj. Zamira Cavo dhe Z. Erion Kristo.

    Ndër të tjera në këtë konferencë u theksua se sot politika nuk ka arritur ende të jetë përfaqësuese e të gjitha grupeve dhe nuk ka një ndarje të qartë politike si mbeshtetje ideologjike por më shumë një ndarje e bazuar mbi trashëgiminë familjare.

    Gjuha politike, komunikimi politik dhe etika sot janë zhvlerësuar dhe shpërfytyruar, duke u përdorur dialekti i inatit dhe shkaterrimi me cdo kusht e forme i rivalit politik duke zhdukur gati plotesisht cdo komunikim midis paleve. E megjithate thelbi i etikës nuk është pushteti dhe as monologu, por qytetaria. Ndërkohë që politika është e pashmangshme, politikanët duhet t'i binden vullnetit politik të opinionit publik. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-130.html http://umb.edu.al/news-article-130.html
    "Drita" e Loer Kumes në UMB
    Autori i bën elozhe dritës në përgjithësi, si simbol i jetës qoftë asaj të thjeshtë të përditshme, rutinë ashtu dhe asaj krijuese. Citojmë se për autorin "Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton - kuant, mirë - keq, burrë - grua, yin - yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës.

    Drita është simboli i ekuilibrit. Drita është elementi bazë i shkrimit tim, në çdo pjesë të këtij libri gjendet ajo, e fshehur ose e dukshme". "Lux" është përmbledhje e shtrirë në një hark të gjatë kohor duke i etiketuar në tre grupe sic do të thosh autori: Kapriço urbane, Teha Resh dhe Futura. Kështu pra tregimi "Gjyqi i hijeve" është metaforë gotike e procesit të krijimit të paktën letrar, të paktën timit. Dritësjellësi, që është dhe burimi i pandërgjegjshëm i titullit të librit është trajtimi i mitit të Luçiferit, engjëllit të rënë në një këndvështrim kompleks tejEdipian të dritës dhe "pushtetit të brezit të ri", shkruar duke pirë konjak një natë dimri deri në një mëngjes dimri. "Pushtimi i parajses" rri mirë e bukur në këmbë pa pasur baza morale por veç nevojën për adhurim e frymëzim emotiv ndaj bëmave të skajshme të trimërisë.

    "Biblioteka" është pastërtisht etje për jetë, dhe çapitje mbi librat. "Mr. PushShteti..." është ashtu dhe loja e fjalëve në titull, një lojë komplekse letërsie e prodhuar nga dy ngjarje deri diku të vërteta, që më kanë tronditur mua, mbase më pak nga shumë të tjerë. "Moonlight drive" është poemë e egër e një mënyre të të dashurit, e shijes së dheut dhe puthjeve. "Dëshirë e fundit?" Mbetet në pyetje, një formë ndjenje që tejkalon jetën, një formë pasioni që thyen kurrizin e ftohtë të vdekjes. "Dita e tetë" është soditje nga cepi më distal i universit tonë, ulur këmbëkryq me një gotë verë të kuqe në dorë, duke ndjerë një rrymë elektrike të qarkullojë nëpër neurone e shkaktuar frikë për të nesërmen. ""Biorisia" ashtu si "Dita e tetë" është pjesë libri që mbetet për tu mbaruar. Ka gjendje të caktuara fiziko shpirtërore që bujarisht dhurojnë përjetime absolute të rralla në njerëzi. është çeshtje sekondash, më saktë koha s'ka të bëjë fare, por sheh veten të tretur dhe gjithçka është gjithçka. Pas kërkimesh autori ka arritur në konkluzionin që një formë të ngjashme njohin dhe budistët, e quhet Satori, pastrimi para Nirvanas. Kjo gjendje quhet (term i krijuar padyshim nga unë) BIORISIA. Risi - bios'i, ose një Rise (angl.) bios'i. "Re puplore" është shpirti i TEHA RESH. është poezi e një mënyrë të jetuari, dhe filozofie. është një kurorë që jo çdokush, as autori vetë që e ka peshkuar konceptin aty qark qiellit, nuk mundet gjithmonë ta mbaj mbi kokë. Të shkruash letërsi, ndryshe nga ç'mendon shumëkush është sport. Një sport që përcakton raportet me veten dhe botën. Zhvillon qenien tënde anatomike dhe shpirtërore, dhe nxit, argëton, frymëzon, zhvillon dhe ata që goditen nga drita e leximit të duhur, ose të leximit te i cili pasqyrohen.

    U kaluan disa minuta të këndshme, absolutisht relaksuese dhe larg realitetit i cili sa vjen dhe bëhet më konsumator dhe mbytës i shijes së të bukurës, e cila thërret pafund që ta shpëtojmë nga vdekja e sigurt, pra nga monotonia. Kështu autori dhe studentët fjali pas fjalie, batute pas batute u shkrinë ne një enderr drite mes miqsh. Shija ëmbël e këtij aktiviteti do të pasohet edhe nga promovime të tjerë librash të zhanreve të ndryshme, po kaq të rinj sa dhe "LUX", të gjithë të promovuar në panairin e fundit të librit. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-132.html http://umb.edu.al/news-article-132.html
    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) dhe UMB, organizuan tryezën e rrumbullakët "Përdorimi dhe Vlefshmëria e të Dhënave të Regjistrimit të Popullsisë dhe Pronave 2011 në Shqiperi
    Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të këtij procesi të rëndësishëm për vendin, opinioni publik vendas u përqëndrua vetëm mbi disa informacione që kishin të bënin me Censusin, të cilat lidheshin kryesisht me regjistrimin e popullsisë sipas fesë dhe etnisë, duke anashkaluar të dhëna të tjera shumë të rëndësishme. Këto të dhëna kishin të bënin jo vetëm me regjistrimin e popullsisës thjesht si proces numërimi, por përmes tyre merren informacione të tjera të rëndësishme mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit ekonomiko-social, të urbanizimit, të cilat më vonë mund të shërbejnë si bazë për përcaktimin e politikave makro dhe mikro-ekonomike.

    Për këtë arsye, AIPA dhe Universiteti "Marin Barleti" ftuan në këtë tryezë të rrumbullakët specialistë të procesit të regjistrimit të popullsisë, studiues demografë, ekonomistë, të cilët përfaqësonin si institucione qendrore shtetërore, të tilla si INSTAT, Ministrinë e Ekonomisë, institucionet bankare, ashtu edhe studiues shqiptarë të fushës që punojnë jashtë Shqipërisë.

    Në këtë takim ishin të ftuar Dr. Ines Nurja, Drejtore e Institutit të Statistikave (INSTAT), Znj. Ermira Galanxhi, Drejtuese e Sektorit të Statistikave të Popullsisë - INSTAT, Znj. Elda Kapllani, Drejtuese e menaxhimit të procesit të Censusit, Prof. Dr. Ermelinda Meksi, statisticiene dhe demografe, Dr. Arjan Gjonca, demograf dhe punonjës shkencor pranë London School of Economics (LSE), Prof. Dr. Nevruz Koçi, statisticien dhe ekspert i tregut të sigurimeve dhe pedagog pranë Universitetit "Marin Barleti", Dr. Bernard Zeneli, drejtues i Programit Brain Gain - Albania.

    Drejtorja e INSTAT, Dr. Ines Nurja, në kumtesën e saj sqaroi se Censusi nuk ishte një regjistrim popullsie i bërë mbi bazë etniko-fetare. Të dhënat e Censusit kanë një vlefshmëri dhe përdorshmëri tejet të larmishme. Ato mund të përdoren për të nxjerrë tregues të ndryshëm të zhvillimit ekonomiko-social të vendit, si edhe të ndryshimit të strukturës së popullsisë. Në thelb Censusi përcakton politikat e ardhshme sociale-ekonomike në përputhje me këto të dhëna.

    Drejtuesja e procesit të menaxhimit të Censusit, Znj. Elda Kapllani shpjegoi se Censusi nuk është vetëm një proces me dimension kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Censusi i shërben vendeve të Bashkimit Evropian që të krahasojnë midis tyre treguesit e zhvillimit ekonomiko-social, si edhe të jenë në gjendje të parashikojnë prirjet e zhvillimit të tyre në të ardhmen. Në lidhje me këtë, Znj. Kapllani shpjegoi se procesi i Censusit nuk ishte një ndërmarrje që ka ndodhur vetëm në vitin 2011, por ajo ka pasur një fazë të rëndësishme përgatitore. Kjo fazë ka filluar që në vitin 2008 me draftimin e pyetësorit dhe më pas është shtrirë në kohë për realizimin e tij në praktikë përmes projekteve pilotë. Në tryezë u shpjegua se struktura e pyetësorit të Censusit ka një pjesë të rëndësishme të saj që përbëhet nga pyetje thelbsore të ngjashme për të gjitha vendet evropiane dhe rajonale, duke u përplotësuar nga pyetje që I janë përshtatur edhe realiteve të vendit. Më tej, referuesja shtoi se Censusi do të respektojë rigorozisht konfidencialitetin e të dhënave personale dhe ai do të bëhet I përdorshëm për publikun duke filluar nga mesi I viti 2013, kur të dalin edhe botimet e para në lidhje me këtë proces.

    Znj. Ermira Galanxhi, eksperte statisticiene e INSTAT u ndal te vështirësitë teknike në terren që kishin të bënin me realizimin e procesit të Censusit. Një nga këto ishte përcaktimi I qartë I koncepteve mbi të cilat do të operohej, të tilla si kategorizimi I vendbanimeve, në qendra urbane dhe rurale. Nga ana tjetër ajo shpjegoi edhe ndërvarësinë që ekziston, si edhe dallimin midis tyre, të regjistrave të gjendjes civile me regjistrin që krijohet gjatë procesit të Censusit. Në thelb Censusi ka të bëjë me fotografimin në një moment të caktuar të gjendjes së personave që jetojnë brenda territorit. Znj. Galanxhi shpjegoi se ekzistojnë disa metoda për realizimin e Censusit, siç janë ato të a) përdorimit të regjistrave dhe b) të regjistrimit të popullsisë në mënyrë individuale.

    Dr. Arjan Gjonca, studiues i demografisë në London School of Economics bëri një shpjegim paraprak se çfarë kuptohej me procesin e regjistrimit të popullsisë. Ky proces është, para së gjithash, një proces i plotë i grumbullimit, përpilimit, vlerësimit, analizës, botimit dhe shpërdnarjes së të dhënave demografike, ekonomike dhe sociale në një moment të caktuar kohe, për të gjithë personat e një vendi, në një territor shumë të përcaktuar. Më tej referenti u ndal te një historik i shkurtër i regjistrimeve në Shqipëri. Ky proces ka filluar qysh në vitin 1918, për të marë një dimension kombëtar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me regjistrimet e 1950, 1960, 1969, 1979, 1989, 2001 dhe 2011. Dr. Gjonca shpjegoi se procesi I regjistrimit të popullsisë kalon nëpër disa faza, si 1) faza e planifikimit dhe ajo përgatitore, 2) faza e grumbullimit të të dhënave, 3) faza e përpunimit dhe botimit të të dhënave. Karakteri I të dhënave që mblidhen nga procesi I regjistrimit ka karakter të larmishëm, ai është informacion me karakter personal, mbi migracionin e brendshëm, mbi nivelin e arsmimit të popullsisë, me karakter social-ekonomik, duke dhënë tregues të nivelit të jetesës së popullsisë në zona të ndryshme dhe duke ndihmuar paskëtaj në hartimin e politikave të zhvillimit. Dr. Gjonca sqaroi se informacioni I siguruar nga rezidentët është në mënyrë strikte konfidencial dhe INSTAT e ka të ndaluar me ligj t'I japë të dhëna konfidenciale çdo grupi të tretë, qoftë institucion shtetëror, privat, apo edhe shoqëri civile. Të dhënat e përftuara nga procesi I regjistrimit mund të përdoren nga qeveritë vendore për të hartuar politikat lokale në bazë të nevojave të popullsisë. Ato mund të përdoren edhe nga institucionet kërkimore, sepse të dhënat e regjistrimit të popullsisë janë një nga burimet më të rëndësishme për të kryer studime shkencore për të gjithë vendin. Si përfundim, autori përmendi edhe disa nga specifikat që kishte procesi I regjistrimit të popullsisë 2011, a) për herë të parë në pyetësorë u kërkua informacion mbi përkatësinë fetare, b) mbi etnicitetin, I cili para vitit 1990 trajtohej si kombësi, si edhe c) të dhëna në lidhje me paaftësinë.

    Në kumtesën e saj me titull "Legjislacioni I BE në regjistrimin e popullsisë dhe banesave të 2011", prof. Ermelinda Meksiu ndal në disa aspekte të tij siç janë, a) qëllimi i censusit, si burim I rëndësishëm informacioni për përcaktimin numerik dhe shpërndarjen territoriale të njësive ekonomike familjare, për b) formulimin e vlerësimin e politikave për administrim dhe kërkim shkencor.

    Më tej prof. Meksi shpjegoi se Censusi I vitit 2011 ishte një aktivitet që zhvillohej në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Rregullorja (EC) No. 1201/2009), dhe bën të mundur që të dhënat e përftuara të jenë të krahasueshme me të gjitha vendet e kontinentit. Ky Census do të ndihmojë në krijimin e të dhënave të krahasueshme rreth popullsisë së BE, mbi demografinë, arsimin, kulturën, strukturën ekonomike dhe sociale, rreth standardit të strehimit, apo strukturës së stokut të banesave.

    Këto të dhëna janë nevojshme për të koordinuar veprimin e vendeve anëtare në politikat ekonomike dhe sociale, për vendimarrje në adresimin e çështjeve të përbashkëta. Programi për censusin e 2011 u përpilua për të plotësuar nevojat kryesore të politikës së BE, që synon të mbështesë aktivitetet e BE dhe të lehtësojë që njerëzit të veprojnë në nivel kombëtar dhe rajonal, duke e parë situatën e tyre si pjesë e kuadrit të një Evrope më të madhe.

    Më pas prof. Novrut Koçi në fjalën e tij "Domodoshmëria e Censusit 2011 dhe treguesit që mund të llogariten" shpejgoi se ky proces fokusohet te a) popullsia si pikënisje dhe pikë mbërritje e çdo studimi, studimet për gjendjen ekonomike dhe sociale, studimet për zënien në punë, studimet për zhvillimin e arsimit, të shëndetësisë, studimet për zhvillimin e shërbimeve, për infrastrukturën e vendit, b) përdoruesit e të dhënave të regjistrimit, të cilët mund të jenë individë apo organizata, qeveria qendore dhe ajo lokale, institucionet kërkimore shkencore, sektori privat dhe sektori publik në të gjitha fushat, c) nevoja për të njohur kategoritë e numrit dhe të strukturës së popullsisë, burimet e punës, kontigjentet për arsim, kopshte, çerdhe, parashikimi I nevojave për transport urban, parashikimi I shërbimeve publike dhe turizmi, konsumi I energjisë elektrike, d) numri I përgjithshëm I popullsisë, e) struktura e popullsisë sipas moshës, gjinisë dhe karakteristikat e tjera, f) ndërtimi I treguesve të lindshmërisë, vdekshmërisë, g) nevoja për të bërë parashikimet e numrit të popullsisë për të ardhmen, l) nevojat për llogaritjen e treguesve të zhvillimit human afatgjatë.

    Në mbyllje të tryezës së rrumbullakët dr. Berndard Zeneli foli mbi "Censusi si problem i politikës kombëtare dhe ndërkombëtare". Në thelb të tij ishte theksi se këto procese po bëhen gjithmonë e më të integruara me aktivitetet që ndodhin në plan rajonal dhe më të gjerë, në mënyrë që treguesit e zhvillimit të një vendi të jenë të matshëm dhe të krahasueshëm edhe me ato të vendeve të tjera. Censusi në fund të fundit, dhe metodologjia e tij janë një tregues I nivelit të integrimit gjithnjë e më të madh të vendit tonë në strukturat e BE.

    Leksioni i Arian Gjonca mbi censusin (PDF) ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-141.html http://umb.edu.al/news-article-141.html
    Tryeze e rrumbullaket mbi Census Albania 2011
    Tryeza e rrumbullakët do të sjellë në një disktutim të përbashkët ekspertë shqiptarë që punojnë jashtë vendit dhe brenda tij, dhe të profileve të ndryshme profesionale si, ekspertë të statistikave, demografisë, politikave urbane, përfaqësues të sektorit publik dhe institucioneve të tilla si Ministria e Ekonomisë, INSTAT. Do të ketë të ftuar edhe nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Aktiviteti do të jetë i hapur për t'u ndjekur si nga personeli akademik, ashtu edhe nga studentët.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-46.html http://umb.edu.al/event-article-46.html
    Ne kuadrin e aktiviteteve te ndryshme te organizuara nga Insitututi Shqiptar per Ceshtjet Publike dhe Universiteti "Marin Barleti" vijme tek ju me nje program trajnimi, i cili do te zgjase 4 jave rresht
    Tema e ketij trajnimi eshte "Mbrojtja e te drejtave te Konsumatorit", nje ceshtje shume e rendesishme kjo dhe akoma e paqarte per pjesen me te madhe te shoqerise shqiptare.

    Ceshtjet Kryesore qe do te trajtohen gjeresisht nga prezantuesit jane:

    Konsumatori si Palë në Lidhjen e Kontratave
    Para xhepi, një telefon celular, apo lojëra kompjuterike, janë ato çka zotëron sot çdo adoleshent. Por, a i njohin të drejtat e tyre, adoleshentët, që disponojnë paratë e dhëna nga prindërit? Çfarë mund të blihet me paratë e xhepit, që fëmijët marrin nga prindërit çdo muaj?

    Siguria e Produkteve dhe Publiciteti

    Çdo produkt duhet të jetë i sigurtë
    Ndodh që thekësja e bukës që blejmë nis të nxjerrë flakë gjatë kohës që ne jemi duke thekur bukë, një llambë në dukje e sigurtë, bëhet shkak që të na digjet shtëpia, një teh i mprehtë thike, i montuar keq në grirësen e perimeve, nuk ecën sipas udhëzimeve, por përkundrazi rrotullohet kaq keq sa mund të na plagosë.

    Shërbimet Turistike dhe Mbrojtja e Konsumatorit
    Vonesat janë për fat të keq një fenomen shumë i përhapur në transportin ajror. Nëse kemi dyshime që jo gjithçka po shkon sipas planit, sigurohemi nëpërmjet informacioneve që jepen në ekranet e vendosur nëpër Aeroporte, ose zyrave perkatese brenda ne aeroport te cilat merren me sherbimin e biletave ose bagazheve.

    Ruajtja e të Dhënave Personale dhe Përdorimi i Rrjeteve Sociale (Facebook, Twitter, Myspace, etj)
    Anonimiteti në Internet është vetëm në dukje. Pronarët e faqeve të Internetit mbledhin shumë informacione për ne, duke dërguar file të ndryshme, (ose të ashtuquajturat cookies - ëmbëlsira) tek kompjuteri ynë. Në këtë mënyrë, këta pronarë, mund të viheni në dijeni të faqeve që ne vizitojmë, të programeve që përdorim dhe të plot informacioneve të tjera.

    Pjesemarrja ne kete trajnim eshte perfshin nje game te gjere individesh duke filluar qe nga adoleshentet e deri tek profesionistet e kualifikuar apo staf agjensish te ndryshme sherbimesh: media, publicitare, turistike etj.

    Cdo kush eshte i ftuar te marre pjese ne kete trajnim 4 javor ne fund te se cilit do te pajiset me nje certifikate.

    Lidhja e kontratave - 19 nëntor 2011
    Ora. 09.00 - 10.00 Koncepti i konsumatorit (LL. M., Msc. Edlira LLOHA)
    Ora. 10.00 - 11.00 Lidhja e kontratave (LL. M., Msc. Edlira LLOHA)
    Ora 11.00 - 12.00 Shitjet larg qendrave tregtare dhe shitjet në largësi (Edlira LLOHA)
    12.00 - 12.30 Pushim për kafe
    12.30- 13.30 Gjykata dhe roli i saj në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në çështjet e konsumatorit (Edlira LLOHA)
    13.30 - 14.00 Çështje praktike - punë në grup

    Siguria e produkteve dhe publiciteti- 26 nëntor 2011
    ora 09.00 - 10.00 Siguria e Produkteve (LL. M., Msc Edlira LLOHA)
    ora 10.00 - 11.00 Publiciteti dhe Promocioni i Shitjeve (DR. Semiha LOCA)
    ora 11.00 - 12.00 Reklama dhe Garancia (LL. M., Msc Edlira LLOHA)
    12.00 - 12.30 Pushim për kafe
    12.30 - 13.30 Çështje të tjera që ndikojnë sjelljen e konsumatorit (DR. Semiha LOCA)
    13.30 - 14.00 Çështje praktike - punë në grup

    Shërbimet turistike dhe mbrojtja e konsumatorit- 3 dhjetor 2011
    ora 09.00 - 10.00 Bagazhet e humbura dhe aeroplani i vonuar (Msc. Elona BANO)
    ora 10.00 - 11.00 Përgjegjësia e operatorëve turistikë (Msc. Elona BANO)
    ora 11.00 - 12.00 Paktat turistike dhe operatorët turistikë (Msc. Elona BANO)
    12.00 - 12.30 Pushim për kafe
    12.30 - 13.30 Timesharing
    13.30 - 14.00 Çështje praktike - punë në grup

    Ruajtja e të dhënave personale - 10 dhjetor 2011
    ora 09.00 - 10.00 Mbrojtja e të dhënave personale (Msc. Elona BANO)
    ora 10.00 - 11.00 Ndikimi i Internetit në keqpërdorimin et ë dhënave personale (Anisa BRANO)
    ora 11.00 - 12.00 Blerjet online dhe siguria e të dhënave personale (Msc. Elona BANO
    ) 12.00 - 12.30 Pushim për kafe
    12.30 - 13.30 Përdorimi i rrjeteve sociale dhe siguria e të dhënave personale (Anisa BRANO)
    13.30 - 14.00 Çështje praktike

    Per rregjistrime kontaktoni ne: ikshbarleti@umb.edu.al ose me tel: 069 400 57 39.

    Ju mirepresim ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-45.html http://umb.edu.al/event-article-45.html
    Konferenca Rajonale: Së Bashku, Shkollë-Familje-Qeverisje Vendore"Të ndërtojmë Partneritetin e Shoqërisë për Zhvillim të Qëndrueshëm"
    Në ndihmesë të këtij qëllimi në ambjentet e Grand Hotel Europa në Shkoder, u organizua Konferenca Rajonale"Së Bashku: Shkollë-Familje-Qeverisje Vendore - Të Ndërtojmë Partneritetin e Shoqërisë për Zhvillim të Qëndrueshëm" Në prezantimin e saj, Znj. Ferketi prezantoi idenë se ndërtimi i partneritetit efektiv dhe funksional Shkollë-Familje-Qeverisje Vendore, do të kontribuojë së tepërmi për komunitetet dhe territorin e qarkut të Shkodrës. Për më tej studentja , ofron edhe mënyrën dhe instrumentet se si mund të arrihet një partneritet i tillë për zhvillim të qëndrueshem në qarkun e shkodrës .

    Njohuritë shkencore të fituara në auditoret e UMB theksoi studentja në prezantimin e saj, më lejojnë të argumentojë se krijimi i shoqërisë së dijes, nëpërmejt përdorimit të teknologjive të reja të informacionit e komunikimit, do ti shërbeje së tepërmi ndërtimit të partneritetit të dëshiruar dhe shtruar si sfidë njëherazi përfundoi , titullarja e DAR të qarkut të Shkodrës. Kësisoj, sipas pritshmërisë, struktura reale do të komunikojnë dhe edukohen nëpërmjet TIK, si edhe do të ndërmarrin nisma konkrete të përbashkëta për çështje të territorit, mjedisit e vlerave të natyrës e shoqërisë ne Qarkun e Shkodrës.

    Dr. Reis Mulita, si përfaqësues i Universitetit "Marin Barleti" , prezantoi temën" Sfidat e Institucioneve të Arsimit të Lartë për krijimin e Shoqërise së Dijes dhe Zhvillim të Qëndrueshëm : Rasti i Universitetit"Marin Barleti".

    Në prezantim , Dr. Mulita evidentoi rolin e UMB nëpërmjet zhvillimit të programeve akademike dhe punës studimore e kërkimore të drejtëpërdrejtë, dhe kontributin për të krijuar shoqërinë e dijes për zhvillim të qëndrueshëm, përgjatë të gjithë cikleve të studimeve universitare, Bachelor, Master dhe së shpejti studimeve të Doktoraturës në partneritet me Universitetin Clemson, ne USA.

    Njëherazi edhe udhëheqes shkencor i tezës së dizertacionit të studentes Ferketi, Dr. Mulita theksoi se kjo Konferencë Rajonale është një nga shprehjet konkrete të formave të shumta që UMB realizon për të ofruar dije shkencore bashkëkohore të transferueshme në shërbim të shoqërisë , në zbatim të modeleve bashkëkohore të veprimtarisë së universiteteve të vendeve të BE, ku synojmë të integrohemi.

    Drejtues të Këshillit të Qarkut, të Bashkisë, të Shkollave të Mesme të Qarkut, përfaqësues të shoqërisë civile, komunitetit të Prindërve e Nxenësve dhe të medias e pershendetën dhe vlerësuan maskimalisht nismën dhe veprimtarinë, duke garantuar mbështetje për realizimin e saj.

    Dr. Nasi Mitrojorgji, Shef i Departamentit të"Politikave Publike dhe Administrimit" në Universitetin Marin Barleti, në përgjigje të interesit dhe vlerësimit maksimal të të pranishmëve për veprimtarinë e UMB në tregun e arsimit të lartë, përcolli mesazhin se filozofia dhe veprimtaria e UMB, ka si objektiv të ofrojë risi dhe praktika inovative e zhvilluese në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe se kjo veprimtari do ta sjellë UMB, edhe më praneë Qarkut të Shkodrës në të ardhmen. Veprimtaria u ndoq me intres dhe u transmetua gjerësisht nga mediat në nivel Qarku. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-128.html http://umb.edu.al/news-article-128.html
    Studentët e UMB takojnë Prof. Rexhep Qosen gjatë një vizite në Kosovë
    Ky udhëtim një ditor u pa në një këndvështrim jo vetëm akademik por edhe turistik ku studentët njohën nga afër akademikun e madh, biseduan me të, morën përgjigje për pyetjet e tyre të larmishme sikundër vizituan edhe qytetin e Prishtinës. Rruga deri në Prishtinë kaloi duke admiruar pejsazhin kosovar, duke biseduar e kënduar.

    Në Prishtinë autobuzi arriti rreth orës 11.30 dhe ishte vetë Prof. Qosja i cili bëri pritjen në hyrje të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe më pas të gjithë u drejtuan në dhomën e përgatitur enkas për këtë takim. Në këtë bisedë të thjeshtë dhe miqësore, e cila zgjati për rreth një orë e gjysëm dhe të shoqëruar me pije, studentët u njohën me fillimet e tij si studiues e letrar dhe më pas si kritik i demokracisë.

    Ndër të tjera ai tha se demokracia nuk është thjesht një proçedurë, ajo është marrëdhënie midis njerëzve dhe nuk e lejon intolerancën, korrupsionin, padrejtësinë. Gjithashtu ai tha se studentët kanë punuar dhe luftuar shumë, për shumë vite që problemi kosovar të njihej ndërkombëtarisht dhe ajo të arrinte në 2008, të ishte një shtet i pavarur.

    Gjithashtu pyetjes së një studenti të shkencave politike se a do të munden një ditë Kosova dhe Shqipëria të bashkohen në një shtet të vetëm Prof. Rexhep Qosja iu përgjigj: " Nëse një popull e don diçka, e arrin atë."

    Në përfundim të bisedës dhe pas shumë pyetjesh ai u dha të gjithë studentëve këtë këshillë: "Duajeni fort atë që bëni, kryeni me përgjegjshmëri punën që i keni caktuar vetes sepse të gjitha profesionet janë të vlefshme. Kini etikë dhe ndershmëri në gjithçka bëni dhe këto mos t'i harroni kurrë."

    Largimi nga ky takim mbreslënës për të gjithe, u shoqërua me shumë foto, me shëtitje në qytet dhe me premtimin e rikthimit përsëri. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-129.html http://umb.edu.al/news-article-129.html
    Udhëtim në Kosovë - Ditën e premte, dt 18 nëntor 2011, studentët e shkencave politike të Universitetin "Marin Barleti" zhvillojnë një udhëtim në Prishtinë...


    Programi i këtij udhëtimi është si më poshtë:
    Ora 06:00 Nisja nga Tirana (nga qëndra e qytetit).
    Ora 11:00 Mbërritja në Prishtinë
    Ora 11:00-12:00 Pushim
    Ora 12:00-13:00 Takim me Rexhep Qosen
    Ora 13:00-16:00 Shëtitje në qytet
    Ora 16:00 Nisja për në Tiranë


    Ky udhëtim do të shihet në një këndvështrim jo vetëm akademik por dhe turistik, duke u vizituar si fillim shenja kolosale "NEWBORN" që shënoi pavarësinë e Kosovës. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-43.html http://umb.edu.al/event-article-43.html
    Welcome Party/Halloween Celebration
    Ejani ne festen e organizuar nga Universiteti si urim per mireseardhjen ne kete vit te ri shkollor dhe njekohesisht edhe per te festuar diten e Halloween. Mos harroni kostumet. Sa me shume imagjinate nga ana juaj, aq me qejf per te gjithe ne. Jeni te mirepritur!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-42.html http://umb.edu.al/event-article-42.html
    Studentët e vitit të parë në Universitetin Marin Barleti po vijojnë javën e orientimit http://umb.edu.al/event-article-41.html http://umb.edu.al/event-article-41.html Nis viti i ri akademik në Universitetin Marin Barleti
    Java e orientimit i prezanton studentët nga afër me të gjithë pedagogët, zyrat e ndryshme në shërbim të tyre dhe i orienton në shërbimet e ndryshme që ata përfitojnë si studentë të UMB-së në mënyrë që të rinjtë të mund të nxjerrin maksimumin nga përvoja e tyre arsimore në Universitet.

    Në orën 11:30 studentët e vitit të parë u takuan dhe folën me Dekanen e Studentëve, Znj. Elona Bano, dhe pedagogun e komunikimit, Blendi Salaj. Studentët u njohën me aktivitetet e shumta akademike, sociale dhe kulturore që do të mund të shijojnë gjatë jetës studentore në UMB dhe u orientuan në lidhje me Klubet Studentore. Pedagogu Salaj i ftoi studentët të bëhen pjesë e stafit të revistës studentore dhe i grupit që do të menaxhojë RadioStacionin e studentëve të Universitetit Marin Barleti. Java në vazhdim është e mbushur me më shumë aktivitete prezantuese dhe vizita në Kampusin e dytë të UMB-së.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-126.html http://umb.edu.al/news-article-126.html
    Zhvillohet seminari "Empowering People Through Citizens Journalism"
    Qëllimi i këtij seminari ishte nënvizimi i rëndësisë së mediave qytetare për fuqizimin e shoqërisë civile, evidentimin e problematikave që nuk përmenden në mediat komerciale dhe angazhimin e të rinjve në pjesëmarrje gjithnjë e më aktive mediatike në Radiot e Kampuseve Universitare, blogjeve dhe periudokëve jo-fitimprurës. Ndarja e ekpseriencave të përfaqësuese të IDEM dhe UMB u ndoq nga prezantime të projekteve të deritanishme dhe më tej u vijua me një diskutim të hapur dhe miqësor ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në seminar.

    The Institute for Democracy, Media and Cultural Exchange dhe Universiteti Marin Barleti kanë nisur një bashkëpunim të ngushtë në forcimin dhe inkurajimin e nismave mediatike nga studentët dhe ngritjen e një Radio Stacioni studentor në kampusin qëndror të Universitetit Marin Barleti.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-127.html http://umb.edu.al/news-article-127.html
    Universiteti Marin Barleti dhe The Institute for Democracy, Media and Cultural Exchange (IDEM) organizojnë seminarin "Empowering People Through Citizens Journalism"
    Diskutimi është i hapur për të gjithë studentët apo jo studentët e interesuar mbi zhvillimet e fundit të medias, pjesëmarrjen qytetare në gazetari dhe përcjelljen e lajmit, si dhe mbi risitë e blogjeve në mënyrën sesi opinioni publik përcjell aktualitetin social dhe politik. Disa nga folësit në këtë seminar do të jenë, Znj. Elda Hallkaj, Z. Pandeli Pani nga Deutsche Welle dhe Blendi Salaj pedagog i komunikimit në Universitetin Marin Barleti.

    Përse vlen një seminar i tillë?
    Mediat janë mjeti par excellence për të gjetur përkrahës e mbështetës, njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtat mendime dhe qëndrime, për të identifikuar probleme dhe për t'i bërë publicitet një nisme a projekti, një organizate apo grupi dhe natyrisht edhe vetvetes. Në shumë vende krahas masmediave publike dhe atyre private ekzitojnë edhe mediat që bëhen jo nga gazetarë profesionistë por nga vetë qytetarët. Në të tilla media, mediat nga qytetarët, tematizohen probleme dhe çështje që nuk trajtohen ose që zënë fare pak vend në mediat e tjera.

    Mediat nga qytetarët dhe për qytetarët apo gazetaria e qytetareve jo vetëm që i japin një zë shoqërisë civile, por janë edhe një mjet i mirë për krijimin e rrjeteve të kësaj shoqërie. Ato kontribuojnë gjithashtu edhe për krijimin e kapitaleve njerëzore dhe shoqërore, duke qenë se janë edhe vende të rëndësishme ku qytetarët mund të nxënë dhe të mësojnë, sepse kemi të bëjmë me një fushë, ku individi kthehet nga konsumues i thjeshtë informacioni ne përpilues dhe transmetues i këtij të fundit. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-39.html http://umb.edu.al/event-article-39.html
    17 Tetor, nis viti i ri akademik në UMB
    Të dashur studentë dhe miq të Universitetit Marin Barleti, faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Le ta bëjmë sëbashku vitin akademik 2011 - 2012 një tjetër vit arritjesh në cilësinë e mësimdhënies që e shquan institucionin tonë.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-40.html http://umb.edu.al/event-article-40.html
    Nis grumbullimi i shkrimeve për numrin e ri të revistës "Zera studentorë"
    Siç e dini, revista "Zëra Studentorë" botohet çdo muaj dhe është e mbushur me opinionet tuaja, përshkrimet e udhëtimeve, mbresat nga vendet ku kemi qënë dhe pasqyrimin e aktiviteteve në Universitetin tonë.

    Revista është një mundësi për të gjithë studentët e UMB-së për tu stërvitur në publicistikë dhe për të mprehur dhe përmirësuar aftësitë e komunikimit përmes botimeve.

    Ndaj konsiderojeni këtë një ftesë të hapiur dhe dërgoni materialet tuaja për publikim tek media@umb.edu.al, fotografitë dhe imazhet shoqëruse gjithashtu. Mbledhja e parë e grupit redaksional do të mbahet të premten e 21 tetorit, kur edhe ju të jeni ambientuar me oraret e studimit.

    Të gjitha materialet do t'i nënshtrohen filtrave të redaksisë për të sjellë ne duart e lexuesve tanë më të mirën, por mos u dekurajoni në rast se nuk mendoni se keni shkrimin e përkryer, pasi gjithçka mund të përmirësohet me pak ndihmë nga miqtë.

    Redaksia, "Zëra Studentore".]]>
    http://umb.edu.al/event-article-38.html http://umb.edu.al/event-article-38.html
    Z. Hubert Petit, ish zv. ambasador i BE-së në Tiranë mbajti një konferencë në Universitetin Marin Barleti
    Në pjesën e dytë të konferencës z. Hubert Petit mori pyetje të ndryshme nga të pranishmit dhe shpjegoi qëndrimet dhe opinionet e tij në lidhje me tema të ndryshme që varionin nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Europë e deri tek marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Rusisë. Pedagogët dhe studentët e Marin Barletit, si dhe të pranishëm të tjerë patën një shans unik pëer të shkëmbyer mendimet e tyre me ish diplomatin e lartë Europian.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-125.html http://umb.edu.al/news-article-125.html
    Fjala e Kreut të Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Rexhep Meidanit, në ceremoninë e diplomimit 2011 Të nderuar anëtarë të stafit akademik, prindër e miq të pranishëm.
    Të dashur studentë.

    Më lejoni që, në emër të bordit këshillimor, të shpreh kënaqësinë dhe urimin tim të përzemërt me rastin e kësaj ngjarje të veçantë të jetës studentore - diplomimit tuaj në universitetin "Marin Barleti". Edhe pse i krijuar afro 7 vjet më parë, ky universitet nisi rrugën e tij, sa të vështirë po aq të bukur, si një institucion serioz i arsimit të lartë. Me kalimin e viteve, elementë të dallueshëm të tij u bënë cilësia, profesionalizmi, disiplina ligjore e korrektësia mësimore-shkencore në misionin dhe drejtimin e tij, në përgatitjen e plane-programeve (kurrikulave), për freskinë e larminë e tyre në pasqyrim të ndryshimeve kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, si në zhvillimin e procesit mësimor, ashtu dhe veprimtarinë modeste kërkimore apo kontaktet e ndërveprimin me jashtë.

    Edhe pse rritja ishte e shpejtë dhe e gjithanshme në aspektin sasior e cilësor, nuk mund të mos veçohen disa hapa të rëndësishëm të historisë së këtij universiteti që lidhen edhe me vendimmarrje shtetërore. Kështu, në datë 12.08.2005, Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 571 dha lejen për hapjen e shkollës së lartë universitare "Marin Barleti", me dy fakultete dhe pesë degë (fakulteti i gjuhëve të huaja me degët: gjuhë angleze, gjuhë gjermane dhe gjuhë frënge dhe fakulteti i matematikës së zbatuar me degët: matematikë - administrim dhe matematikë - financë).

    Një vit më vonë, në datë 12.04.2006, me vendimin me nr. 2365, Ministria e Arsimit dhe Shkencës miratoi hapjen pranë Universitetit "Marin Barleti" edhe të dy fakulteteve të reja me gjashtë degë: fakultetit të ekonomisë dhe biznesit (me degët: menaxhim-biznes dhe financë-kontabilitet) dhe fakultetit të shkencave humane (me degët: drejtësi, shkenca politike, sociologji e psikologji). Ndërsa, me vendimin nr. 96, dt. 27.01.2009, Këshilli i Ministrave miratoi hapjen e programeve të studimit master në 11 drejtime (marketing & menaxhim operacionesh, shërbime bankare dhe financiare, pasuri të patundshme dhe sigurime, financë-kontabilitet, lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore, administrim publik, lidership, e drejta publike, e drejta e biznesit, komunikim publik dhe gazetari ekonomike). E kështu me radhë...Dhe, sot, dëshmia e seriozitetit dhe progresit ndeshet kudo në këtë universitet.

    Madje, secili nga ju gjatë periudhës së shkollimit e ka ndjerë rritjen dhe shtrirjen, në stafin pedagogjik, në infrastrukturën mësimore, në kushte e teknologji, në futjen e programeve të reja më të avancuara, të angazhimit të një morie pedagogësh të rinj të talentuar, etj. Dhe, mbi të gjitha, për të realizuar një standard shkollimi të ushqyer me parimet themelore të barazisë e lirisë. Kjo edhe për arsyen e thellë që: "Edukimi e bën të kollajshëm drejtimin e njerëzve, por të vështirë udhëheqjen e tyre, më të lehtë qeverisjen, por të pamundshme skllavërimin e tyre"..(Lordi Broughman).

    Gjithashtu, edhe pse duket si "tepër pragmatik", pohimi i Aristotelit i mbi 2 mijë vjetëve më parë që: "rrënjët e edukimit janë të hidhura, por frytet janë të ëmbla", ai mbetet po aq aktual dhe sot. Sepse, në thelb, pavarësisht mundimeve e vështirësive, energjive të shpenzuara rezultati është një kthim pagesë, një shlyerje, një "pay back" i tyre. Madje, në fakt, një investim në shkollim, edukim e njohje, në një mënyrë apo tjetrën, sintetizon "normën" më të lartë të interesit individual, familjar e shoqëror.

    Për më tepër, në realizimin e diplomimit tuaj, të dashur studentë, të gjithë ndjehen mirë, pra jo vetëm ju, por dhe prindërit, familja e miqtë tuaj janë të gëzuar, pse jo dhe krenarë për suksesin e arritur. Mbi të gjitha, as nuk mund të imagjinohet ndjenja e lehtësimit që ata ndjenjë sot, përfshirë dhe rolin e kontributin e tyre, të dhënë gjatë të gjithë periudhës së shkollimit. Arritja e juaj, investimi i juaj për të ardhmen, puna dhe përpjekjet tuaja konkrete, nuk mund të veçohen, pra, nga mbështetja dhe dashuria e prindërve, e vetë familjes, por dhe profesionalizmi e dedikimi i stafit akademik të universitetit. Veçse më lejoni sot të shpalos një lutje time si pedagog e edukator: bëhuni të ndërgjegjshëm se "diplomimi në vetvete nuk është fundi, por vetëm fillimi" i procesit të formësimit (Orrin Hatch). Madje, në një kuptim akoma më të thellë, nuk duhet harruar se "ai që diplomohet sot dhe ndërpret të mësuarit, të nxënit nesër, pas një dite do të rezultojë i pashkolluar, i paformuar" (Newton D. Baker), sepse i tillë, i shpejtë dhe i vazhduar, është procesi i transmetimit të dijeve, apo i të nxënit në tërësi...Së fundi, të dashur studentë e miq të pranishëm, e kam vështirë të "rezistojë" pa prekur dhe një ide të mbushur me mendim e humanizëm të të madhit Ajnshtajn. Porosia e tij, duke e perifrazuar atë, është se cilido prej jush, para se të përpiqet të bëhet një njeri i suksesshëm, duhet të synojë të bëhet një njeri me vlera. Pra, një ideal i tillë gati-gati i shenjtë duhet të jetë qëllim i çdo individi, gjenerate,shoqërie.

    Ai është transmetuar dhe vlen të transmetohet me të njëjtën fuqi e shpresë në gjeneratat e ardhshme. Aq më tepër, që ky ideal duhet të jetë pjesë inherente e frymëzimit të studentëve, ndërgjegjësimi real i çdo mësuesi e pedagogu, patosi i çdo intelektuali të vërtetë; një përbërëse shumë e rëndësishme e botës së edukimit, e progresit teknik e shkencor, pjesa e domosdoshme e universit tonë të përbashkët. Ky ideal human, i temperuar në çdo mjedis, vlen të bëhet dhe inspirimi i juaj. Madje, do të ishte mirë që të gjithë të ishim besnikë ndaj tij, pavarësisht vështirësive e lehtësirave, ngritjeve e uljeve tona jetësore. Dhe, të mos harrojmë, se ngushtësisht i lidhur me të është dhe implementimi i dizajnit ekologjik - harmonia midis njeriut e mjedisit, jo vetëm i gjeneratës së sotme, por dhe i gjeneratave të ardhshme, i mbijetesës së tyre. Në këtë kuptim, duke lëvizur nëpër këtë shteg të ndërthurur të proceseve natyrore e vlerave humane, duke çuar përpara e fuqizuar, krahas profesionalizmit, idealin e lirisë dhe të drejtave të njeriut, ju mund të ndërtoni jetën tuaj, të përmirësoni të ardhmen e familjeve tuaja, duke qenë dhe pjesë e kontributit për komunitetin, vendin e qytetarët. Ky duhet të jetë dhe drejtimi i duhur në shfrytëzimin efektiv dhe të gjithanshëm të njohurive e aftësive tuaja pas diplomimit! Kjo është dhe dëshira e stafit akademik, e vetë universitetit.

    Shpresoj dhe uroj nga zemra që ajo të jetë dhe e juaja!...
    Urime dhe njëherë, mbarësi dhe suksese të reja!
    Faleminderit! ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-123.html http://umb.edu.al/news-article-123.html
    Klubi i mediave dhe teknologjive të reja njofton ngritjen e Radios Studentore
    Studio do të jetë e pajisur me të gjitha mjetet teknike dhe kompjuterike që duhen për të prodhuar programe radiofonike të cilësisë së lartë. Studentët e UMB-së do të kenë kështu shansin të shprehin talentin dhe kreativitetin e tyre duke mësuar të përdorin pultin e transmetimit, softet e regjistrimit dhe montazhit audio.

    Studio radiofonike do të shërbejë edhe si laborator për orët e praktikës së studentëve që janë pjesë e programit të komunikimit në UMB por do të jetë e hapur edhe për studentë të degëve të tjera të cilët kanë pasionin për mediat dhe dëshirën për të transmetuar mendimet dhe idetë e tyre.

    Studio Radiofonike e studentëve të Universitetit Marin Barleti do të jetë funksionale që semestrin e parë të vitit akademik 2011 - 2012.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-122.html http://umb.edu.al/news-article-122.html
    Ceremonia e Diplomimit 2011 u mbajt më 24 shtator në sallën e madhe të Hotel Adriatik në Durrës.
    Të nderuar të ftuar,

    Zonja Zv Ministre e Arsimit dhe Shkencës,

    Zoti President i Shoqërisë "Marin Barleti",

    Antarë të Bordit të "Universiteti Marin Barleti"

    Anëtarë të Senatit, Profesorë,

    Të dashur studentë dhe të nderuar prindër e të afërm të tyre,

    Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj mirëseardhjen në këtë ceremoni kushtuar studentëve tanë diplomantë si dhe gjithë atyre që kanë kontribuar me punën, inteligjencën, kualifikimin, përkushtimin, motivacionin dhe dashurinë e tyre në shërbim të formimit cilësor, bashkohor, profesional e shkencor të këtij brezi studentësh që diplomohen sot, në përputhje të plotë me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    Eshtë kënaqësi e për mua të marr fjalën në këtë ceremoni të diplomimit të studentëve, siç është, gjithashtu, kënaqësi për të gjithë ju të ftuar të nderit, antarë të Bordit, të Senatit, profesorë e pedagogë, veçanërisht studentë e prindër.

    Universiteti ynë i nderuar "Marin Barleti" ju vendos me besim sot firmën e vet në diplomat e studentëve të tij, duke certifikuar kështu bindjen për formimin e tyre të saktë e bashkohor, të plotë e cilësor, të përshtatshëm me jetën aktive të vendit dhe jashtë tij. Shpresoj që këta të diplomuar të jenë të ndërgjegjshëm që kanë arritur në auditoret tona plotësimin e ambicjeve tyre për përvetësimin e dijeve të kohës dhe aftësive të shumëpritura për një jetë aktive profesionale plot me arritje e suksese; shpresoj gjithashtu, që ata të besojnë që çka arritën mes nesh është një frut edhe i vullnetit të tyre, dëshirës për arsim, dije e profesion, vëmendjes, pasionit, frymës së bashkëpunimit me profesoratin, respektit për trupën akademike; por, nga ana tjetër, të mos harroni të dashur studentë diplomantë asnjëherë përkushtimin e pedagogëve tuaj të cilët kanë lidhur suksesin e karierës së tyre me rezultatet tuaja, formimin tuaj dhe sukseset tuaja aq të shpresuara nga ne në të ardhmen. Ne jemi këtu për formimin tuaj dhe për ta arritur e realizuar atë; jemi të lumtur që e arritëm!

    Institucioni ynë akademik ofron rreth 26 formime e profile të ndryshme në Bachelor dhe rreth 38 formime e specialitete përkatëse në kualifikimin Master, nga më cilësoret e kohës, të hartuara me bashkëpunime të ngushta ndërkombëtare e të zbatuara nga një profesorat i përgatitur për këtë gjë. Ai do të donte të siguronte sot ju edhe brezat e tjerë të studentëve të tij akoma në auditoret tona, brezat e tjerë të tyre që do të vijnë, vëllezër e motra tuaja, të njohur të tyre e gjithkënd tjetër me aspirata e vizione larpamëse për përgatitjen e tyre universitare, se ai synon gjithmonë larg, gjithmonë cilësi, korrektesë dhe punë të palodhur për arritje të reja, suksese e sfida të përballuara.... Së shpejti, në bashkëpunim të ngushtë me homologët e vet në Itali, Angli, Gjermani, SHBA etj. institucioni ynë realizon ciklin doktoral bashkohor të sistemit akademik, formime të reja të përbashkëta Master në shumë fusha, shkollime profesionale afatndryshme dhe ripërtëritje e përshtatje të njohurive si dhe një dinamikë programesh studimi të cilët do të jenë në gjendje t'i përgjigjen në kohë të gjitha sfidave zhvillimore të vendit dhe trilleve perspektive të kërkesave të tregut të punës.

    I nderuar Zoti President i Shoqërisë "Marin Barleti",
    Keni vënë në themel të kësaj vatre të dijes në Arsimin e Lartë në Shqipëri një vizion dhe një përkushtim tuajin shpirtëror të veçantë të aktivitetit tuaj shumëvjeçar si dhe preokupimin e madh për të realizuar një institucion të këtij lloji cilësor e dinjitoz; gëzoni sot frute të këtyre përpjekjeve tuaja dhe rroni të shikoni më tej vendin e nderuar që do të zenë specialistët tanë në jetën sa problematike po aq edhe të vrullëshme e të pasur të vendit tonë.

    Të nderuar pjestarë të Bordit, antarë të Senatit dhe pedagogë të Universitetit,
    Më lejoni t'ju respektoj në emër të studentëve, t'ju përshëndes e t'ju uroj në këtë ditë ceremoniale dhe të bukur. Midis jush shoh shkencëtarë, intelektualë, deputetë, drejtues institucionesh të rëndësishme, të graduar e titulluar me emërtime akademike, të rinj me një formim të shkëlqyer si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij të mirëpritur midis nesh në zbatim të politikave atdhetare të "brain gain". Nëpërmjet jush, punës suaj, kujdesit, përkushtimit e shëmbullit tuaj keni dhënë një kontribut të vlerësuar në formimin e studentëve tanë të cilët, me siguri, që sot mendojnë të ndjekin udhët e hapat tuaja, por më të shpejta, më rezultative dhe perspektive në kohë të reja e kontekste të shumëllojshme.

    Së fundi, të dashur studentë,
    Nuk do të jetë hera e fundit që flasim e komunikojmë së bashku. Në institucionin tuaj ku ju u formuat sipas dëshirave, vullneteve, aspiratave e aftësive tuaja ju do të gjeni kurdoherë bashkëpunëtorë, këshilltarë, mësues, kolegë ndonjëherë dhe oponentë të cilët nuk ju harrojnë dhe për të cilët puna e ndihma me e për ju është kthyer në një natyrë të dytë. Ju mirëpresim gjithmonë mes nesh për të kontribuar së bashku edhe me realizimet dhe eksperiencat tuaja të reja në formimin sa më të lartë të brezave që vijnë pas jush si dhe në zhvillimet e ardhme të vendit.

    Sidoqoftë, të dini që ju diplomojmë sot pasi konsiderojmë që jeni plotësisht të aftë për një karierë profesionale tuajën të gjatë, të suksesëshme e prosperë; kemi bindjen që dita fort e afërme e antarësisë së Shqipërisë në Komunitetin Europian juve do t'ju gjejë të ditur, të aftë, të mësuar, të kultivuar e të kulturuar, për të qënë përfaqësues të denjë të vendit tonë në bashkëpunimin dhe garën, në lidhjet dhe konkurencën, në diskutimet dhe realizimet, në projekte dhe shpikje, në punime, botime, drejtime institucionesh, udhëheqje politike, projekte të së ardhmes së bashku me homologët tuaj europianë, në interes të vendit, të përparimit të tij në fushat e ekonomisë, shkencës, jetës sociale, politike e juridike, të demokracisë e zhvillimit tërësor ekonomik e shoqëror.

    Ju uroj sot nga zemra një jetë profesionale plot me punë e realizime si dhe një jetë të gjatë, shumë të gjatë aktive dhe të suksesëshme!]]>
    http://umb.edu.al/news-article-120.html http://umb.edu.al/news-article-120.html
    Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit "Marin Barleti" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Seconda Universita degli Studi di Napoli Seconda Universita degli Studi di Napoli.
    • Kjo marrëveshje garanton njohjen e ndërsjellë të programeve mësimore të nivelit të parë të studimeve, dhe u mundëson studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, që kanë përfituar diplomën e nivelit të parë (Bachelor) në Drejtësi pranë UMB-së, të ndjekin një pjesë të programit të studimeve të thelluara dy-vjeçare të parashikuara në kurrikulat e Masterit Shkencor të Drejtësisë së UMB-së pranë Seconda Universita degli Studi di Napoli.
    • Studentët e UMB-së, të cilët kanë ndjekur me sukses studimet për Drejtësi, pranë Universitetit Marin Barleti dhe janë pajisur me një diplomë të nivelit të parë "Bachelor" nga ky Universitet, do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e thelluara për Master të Shkencave në fushën e të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë si dhe në fushën e të Drejtës Tregtare, në mënyrë të ndërthurur me programin e studimeve të plota pesëvjeçare për Jurisprudencë nga Seconda Universita degli Studi të Napolit. Kjo kurrikulë e ndërthurur mësimore, e cila do të zhvillohet përgjatë një cikli dy-vjeçar studimesh, respektivisht pranë të dy Universiteteve, do t'u mundësojë studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Marin Barleti dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Seconda Universita degli Studi të Napolit, që të pajisen, në përfundim të tij, me një titull të dyfishtë, të lëshuar respektivisht nga të dy Universitetet.
    • Laurea Magistrale in Jursiprudenza (Diplomë e përfundimit të studimeve të plota pesëvjeçare në Drejtësi) të lëshuar nga Seconda Universita degli Studi të Napolit, dhe
    • Diplomën "Master i Shkencave" të lëshuar nga Universiteti Marin Barleti
    Kjo marrëveshje është fryt i vlerësimeve të vazhdueshme nga ana e personelit akademik të Universitetit Marin Barleti, të cilat shpalosin nevojën dhe mundësinë e formimit të profesionistëve në fushën e ligjit, të aftë për të vepruar dhe reaguar në një ambient që kërkon njohje të ndërsjellë të kulturës juridike të këtyre dy vendeve, çka do t'i shërbejë studentëve të Universitetit Marin Barleti, të luajnë një rol protagonisti në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-121.html http://umb.edu.al/news-article-121.html
    Me rastin e Dyerve të Hapura, Universiteti "Marin Barleti" ka kënaqësinë t'ju ftojë pranë ambienteve të tij në datat 15 dhe 16 shtator. Bachelor:

    Financë-Kontabilitet,
    Administrim Biznesi,
    Menaxhim Biznesi,
    Informatikë e Aplikuar,
    Drejtësi,

    Shkenca Politike,
    Psikologji,
    Sociologji.

    Në datën 16 shtator, ora 18.00-21.00, ju mirëpresim në kampusin 2 të Universitetit "Marin Barleti", Rr. Frang Bardhi, Selitë, Tiranë, ku do të njiheni me programet Master Shkencor dhe Master Profesional në degët:

    Financë- Kontabilitet
    Menaxhim Biznesi
    Komunikim
    Studime Europiane
    Shkenca Politike
    Zhvillim i Qëndrueshëm
    Shkenca Juridike

    Ju mirëpresim!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-37.html http://umb.edu.al/event-article-37.html
    Diplomohen studentët e Shkencave Politike dhe Financë-Kontabilitetit Roli i gruas në politikë", kishte guxuar të krahasonte rolin e gruas në dy periudha: atë komuniste dhe periudhën e sotme, duke u përpjekur të jepte vlerësimin e saj mbi veçoritë e vendit dhe rolit të gruas në politikë në të dy periudhat historike. Studenti Erlin Uznova kishte sjelle si studim një temë mjaft interesante: "Policimi dhe komuniteti". Po kështu, studenti Redi Skënderi ishte fokusuar në temën: "Çështja shqiptare dhe mbijetesa e shtetit shqiptar pas Konferencës së Paqes së Parisit". Studentja Harolda Malaj kishte si objekt të studimit të saj një problem vërtet të rëndësishëm: "Elita intelektuale e mërguar". Ndërsa studenti Sajmedin Hoxha ishte ndalur në studimin e tij në problemin: "Të miturit dhe ligji".

    Studentët demonstruan seriozitet dhe nivel mjaft të mirë, duke dëshmuar edhe rritjen e tyre intelektuale në këta tre vjet. Mjedisi i nderuar dhe serioziteti me të cilin u përcollën këto mbrojtje, treguan edhe një herë se studimet në këtë Universitet janë një privilegj i njerëzve që duan dije dhe vlerësojnë të ardhmen.

    Ndërsa më datën 28.07.2011 zhvilluan mbrojtjen e temës Bachelor studentët e degës Financë-Kontabilitet. Ata me profesionalizëm prezantuan punimet e tyre, ku temat ishin përzgjedhur me shumë kujdes, duke u munduar të analizonin disa nga çështjet më të rëndësishme për ekonominë në këto momente. "Tregjet dhe institucionet financiare në Shqipëri" ishte tema e përzgjedhur nga Lianta Shota, "Banka Qendrore Evropiane vs. Banka e Shqipërisë" erdhi ngaIva Samarxhiu, "Menaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit" u prezantua ngaArbër Breçani, ndërsa studentja Erieta Shini ishte përqendruar në "Analizën e fondeve të pensioneve në Shqipëri". ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-119.html http://umb.edu.al/news-article-119.html
    Finalizohet marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit Marin Barleti dhe Seconda Università degli Studi di Napoli Seconda Università degli Studi di Napoli, Prof. Francesco Rossi, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy universiteteve, që parashikon bashkërendimin në organizimin e kualifikimeve dhe formimeve të përbashkëta profesionale e universitare. Ndërlidhja mes dy institucioneve të arsimit të lartë, do të përfshijë jo vetëm shkëmbim të profesoratit e studentëve, por edhe të kapaciteteve kulturore e teknologjike. Stafi i të dyja shkollave do t'i ketë dyert të çelura për homologët në zhvillimet e konferencave, simpoziumeve e aktiviteteve të tjera, si edhe në botimet dhe periodikët akademikë apo të atyre që prekin fushat e interesit të të dyja universiteteve. Shkëmbimi i përvojës do të shtrihet edhe në vlerësimin e njohjen reciproke të diplomave dhe në programe e veprimtari të përbashkëta kërkimore.

    Seconda Università degli Studi di Napoli u themelua më 1991, pasi Këshilli i Ministrave vendosi që Universiteti i Napolit "Federico II" të ulte numrin e studentëve. Ky degëzim përfshin Fakultetet e Arkitekturës, Inxhinierisë, Shkencave Politike, Ekonomisë, Psikologjisë, Mjekësisë dhe Kirurgjisë, Shkencave të Farmacisë për Ambientin e Shëndetin, Shkencave Matematike, Fizike dhe Natyrore, Studimeve Politike për Formim të Nivelit të Lartë Evropian e Mesdhetar"Jean Monnet", Jurisprudencës, Letërsisë dhe Filozofisë. Ky është një ndër institucionet e pakta arsimore që ka në strukturën e tij edhe një muze, atë të Anatomisë Njerëzore. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-118.html http://umb.edu.al/news-article-118.html
    Ditët e hapura në Universitetin Marin Barleti
    Në datën 27 korrik, ora 10.00 13.00, ju mirëpresim pranë kampusit tonë qendror (Rr. Sami Frashëri, Nr. 41, Tiranë), për një orientim dhe informacion të thelluar në lidhje me diplomat tona Bachelor, Master Shkencor dhe Master Profesional.



    Dyert tona do të jenë të çelura që të vizitoni ambientet dhe infrastrukturën e shkollës, si dhe të njiheni me shërbimet e kampusit tonë.

    Ndërsa në datën 28 korrik, ora 18.00 - 21.00, të njëjtin takim, do ta zhvillojmë në Kampusin 2 të Universitetit Marin Barleti, godina jonë e re e inauguruar gjatë vitit 2010 (Rr. "Frang Bardhi", Selitë, Tiranë).

    Ju mirëpresim me dyer e zemër të hapur dhe ju urojmë suksese e një verë plot argëtim! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-35.html http://umb.edu.al/event-article-35.html
    Mesazh i Rektorit Prof. Marenglen Spiro për stafin e Universitetit Marin Barleti
    Siç jeni në dijeni, procesi renditjes së universiteteve dhe shkollave të larta në vend, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe realizuar nga kompania gjermane CHE në bashkëpunim me APAAL, u krye dhe rezultatet e tij janë bërë të ditura për të gjithë.

    Besoj të gjithë jeni në dijeni për vlerat e publikuara, me këtë rast, të Universitetit Marin Barleti dhe keni dalluar vendin e nderuar që ka merituar në këtë proces të parë të këtij lloji në vend, institucioni ynë, në mënyrë të veçantë në aspekte të tilla si cilësia e mësimdhënies, planet mësimore, orientimi ndërkombëtar, reputacioni në kërkim, botime kërkimore nga më të mirat etj.

    Duke ndjerë së bashku me ju krenari për këtë arritje e vlerësim, si dhe duke synuar për përmirësime të mëtejshme të cilësisë së punës mësimore dhe kërkimore në Universitetin Marin Barleti, siç parashikojnë edhe strategjitë e tij të miratuara bashkërisht, më lejoni të evidentoj me bindje e vendosmëri kontributin tuaj të shquar në këtë arritje, nëpërmjet kapaciteteve, përgatitjes, përkushtimit, seriozitetit, cilësisë së formimit tuaj akademik si dhe të një punë të palodhur e cilësore tuajën.

    Më lejoni, të nderuar kolegë, që nëpërmjet këtij komunikimi, t'ju uroj të gjithëve në emër të shoqërisë dhe institucionit si dhe t'ju falënderoj thellësisht për kontributin tuaj, duke shpresuar në ngritje të mëtejshme cilësore të Universitetit Marin Barleti.

    Me respekt,
    Prof. Marenglen SPIRO
    REKTOR]]>
    http://umb.edu.al/news-article-117.html http://umb.edu.al/news-article-117.html
    Neser në datën 27 korrik, ora 09.30 në sallën 23, studentët e vitit III të degës së "Shkencave Politike" mbrohen diplomat për nivelin Bachelor.
    Kryetar - Prof. Dr Dritan Zela, Prorektor i Çështjeve Akademike
    Anëtar - Dr. Saemira Pino, Dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale
    Anëtar -Dr. Reis Mulita, Instituti i Kërkimit Shkencor Barleti
    Anëtar - Dr. Zamira Çavo, Përgjegjëse e Departamentit të Politikës dhe Historisë

    Janë të mirëpritur miq e kolegë, që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të shënuar. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-34.html http://umb.edu.al/event-article-34.html
    Një barletase përzgjidhet ndër 6 studentët me të talentuar të Evropës
    Zyra e Karrierës, nën udhëheqjen e Dekanit të Studentëve u angazhua për informimin e studentëve më të mirë të Universitetit rreth kësaj mundësie. Grupi kryesor që u mbikëqyr dhe u asistua për aplikim, ishin studentet e viteve të treta, degët Financë-Kontabilitet dhe Menaxhim Biznesi.

    Pas aplikimit të një numri të konsiderueshëm studentësh dhe pas një shqyrtimi të hollësishëm të aplikimeve të bëra nga ana e Fakultetit të Ekonomiksit në Rimini, studentja Lianta Shota e vitit të tretë, dega Financë - Kontabilitet, u përzgjodh si një nga gjashtë fitueset e bursës për Master Shkencor në degën "Economics and Market Policy".

    Kjo studente, përveçse ka arritur rezultate shumë të mira në vitet e studimit pranë Universitetit Marin Barleti, arriti që të tregojë edhe njëherë jo vetëm përgatitjen e saj të shkëlqyer, por vërtetoi edhe cilësinë e mësimdhënies e të nivelit akademik pranë universitetit tonë, i cili tashmë konkurron fuqishëm me të gjithë universitetet e tjera publike apo jopublike vendase dhe të huaja.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-116.html http://umb.edu.al/news-article-116.html
    Gjykata e Strasburgut viziton Marin Barletin
    Ky aktivitet bënte pjesë e grupit të temave "Demokracia dhe zbatimi i ligjit në shtetin e të drejtës", që zhvillohen në vazhdimësi në Universitetin Marin Barleti. Këtë herë, në aktivitet merrnin pjesë si të ftuar nderi: Baronesha Françoise Tulkens, Zëvendëskryetare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjyqtari Christos Rozakis, ish-Zëvendëskryetar i kësaj Gjykate dhe Z. Ledi Bianku, Gjyqtar po në këtë Gjykatë.

    Referimi i Baroneshës Tulkens, titullohej "Kur përplasen të drejtat: Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut si një institucion pragmatik", ndërsa gjyqtari Rozakis referoi temën "E ardhmja e mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Evropë: Bashkimi Evropian si aktor i ri në procesin e mbrojtjes."

    Mirëseardhja dhe prezantimi i aktivitetit u bë nga Z. Ilir Panda, Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit Marin Barleti, ndërsa një prezantim të Gjykatës së Strasburgut si dhe të këtyre dy figurave të spikatura të kësaj gjykate e bëri Z. Ledi Bianku, i cili aktualisht është gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

    Takimi dhe referimet u ndoqën me shumë interes nga të pranishmit, të cilët ishin pedagogë dhe studentë të së drejtës por edhe të degëve të tjera, avokatë, juristë të ndryshëm dhe gazetarë. Më pas, të pranishmit bënë pyetje dhe komente lidhur me veprimtarinë, procedurat dhe praktikat në Gjykatën e Strasburgut, për çështje më specifike të trajtuara në këtë gjykatë ku shteti shqiptar ka qenë apo është palë, për probleme penale, civile, të pronësisë, etj. madje edhe për çështje me problematika të tilla që lidhen me te ardhmen e trajtimit të të drejtave të njeriut në Evropë, prioritetin ndërmjet të drejtës dhe interesit të ligjshëm, etj.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-115.html http://umb.edu.al/news-article-115.html
    Universiteti Marin Barleti nderohet me pjesëmarrjen e Baroneshës Françoise Tulkens dhe Z. Christos Rozakis, në ciklin: "Demokracia dhe zbatimi i ligjit në shtetin e së drejtës"
    Pas çeljes së Z. Ledi Bianku, Gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që do të bëjë një prezantim të shkurtër të Gjykatës së Strasburgut dhe të të ftuarve shumë të nderuar, do të referojnë Baronesha Françoise Tulkens, Zv/Kryetare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me temën: "Kur përplasen të drejtat: Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut si një institucion pragmatik" ("Rights in conflict: the European Court of Human Rights as a pragmatic institution") dhe Z. Christos Rozakis, ish-Zv/Kryetar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me temën : "E ardhmja e mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Evropë: Bashkimi Evropian si aktor i ri në procesin e mbrojtjes" ("The Future of Human Rights Protection in Europe : The European Union as a new Actor in the Protection Process.")

    Figurat e nderuara dhe titujt "intrigues" të referimeve, ju ftojnë të gjithëve në një takim tejet interesant! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-33.html http://umb.edu.al/event-article-33.html
    Studenti Eduart Qatja vlerësohet me çmim kombëtar Trajtimi i çështjeve si vlerat etiko-morale apo novacionet dhe e-qeverisja ishin të mirëpritura nga targeti të cilit i drejtohej ky konkurs: studentët e shkencave politike, ekonomikut dhe drejtësisë.
    Në këtë konkurs Universiteti "Marin Barleti" u përfaqësua nga katër studentë: Eduart Qatja, student viti i II dega Shkenca Politike, Anisa Brano - studente viti i III, dega Drejtësi, Anisa Goga- studente viti i I, dega Financë-Kontabilitet dhe Samira Bevapi- studente, viti i IV, dega Drejtësi.
    Studentët tanë prezantuan në mënyre dinjitoze universitetin "Marin Barleti", me punimet e tyre cilësore të cilat u vlerësuan dhe me çmimin. Ky konkurs i zhvilluar në formën e një olimpiade mes universiteteve publike dhe jopublike të vendit luajti një rol te rëndësishëm në rritjen e shpirtit të garës mes studenteve.
    Universiteti "Marin Barleti" e trajtoi me shumë seriozitet këtë sfidë duke angazhuar zyrën Dekanit te Studenteve si dhe Zyren e Karrierës per lajmërimin, ndihmesën dhe asistimin e studentëve në punimet e tyre.
    Rezultat i këtij bashkëpunimi Universitet-Pedagog-Student, me në qendër studentin, është për t'u admiruar. U arrit vlerësimi i te katër punimeve te dërguara nga studentet tanë, ku spikati eseja e studentit Eduart Qatja, i cili mori çmimin e tretë në këtë sfidë. Punimet e tre studenteve te tjerë së bashku me atë te fituesit do te publikohen ne një numër të veçante të revistës DAP.
    Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt sot dt 1 korrik 2011 në ambjentet e Hotel Tirana International në kuadrin e konferencës "Mbështetje për Departamentin shqiptar të Administratës Publike". Çmimi ju dorëzua studentit Eduart Qatja nga vetë Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, znj. Carola Muller-Holtkemper.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-114.html http://umb.edu.al/news-article-114.html
    Konsultime për provimet me zgjedhje të maturës shtetërore, për vitin akademik 2010-2011.
    Gjithashtu, në menaxhimin me sukses të këtij projekti ndihmuan edhe kolegë të tjerë të UMB-së, si Irida Nikolla, Klebeta Allajbej dhe Doruntina Hala. Konsultime u ndoqën rregullisht e me mjaft interes nga 64 maturantë të shkollave të ndryshme të qytetit të Tiranës, të cilët mbetën mjaft të kënaqur me plotësimin e njohurive të marra në lëndët përkatëse.

    Në përfundim të këtij cikli, u organizua një cocktail, duke u uruar maturantëve suksese në provimet e tyre dhe plotësimin e dëshirave për profilet e zgjedhura në studimet e larta.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-113.html http://umb.edu.al/news-article-113.html
    Sfidat demografike të Shqipërisë në shekullin e XX në kushtet e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm
    Në prezantimin e tij, Dr. Gjonça dha një panoramë përmbledhëse të zhvillimeve dhe proceseve demografike të lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigracionit në Shqipëri, në periudha të ndryshme kohore, duke theksuar se si këto fenomene kanë ndikuar në zhvillimin social-ekonomik dhe shëndetin e popullsisë. Zhvillimet në Shqipëri u sollën në një vështrim krahasues me vendet e tjera evropiane dhe botërore, duke na përcjellë disa gjetje dhe koncepte të reja dhe bashkëkohore, lidhur me sjelljen demografike dhe nevojën për shfrytëzimin e duhur të disa prej fenomeneve apo karakteristikave që paraqet demografia e popullsia shqiptare, si plakja, mosha aktive për punë e kështu me radhë.

    Dr. Gjonça iu përgjigj pyetjeve të shumta dhe interesit të të pranishmëve të cilët, ndër të tjera, lidhnin gjetjet empirike dhe teorike të tij, me disa nga nismat që kanë ndërmarrë institucionet shqiptare siç është regjistrimi i popullsisë, mosha e pensionit, ulja e papunësisë, reformat në edukim, etj. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-112.html http://umb.edu.al/news-article-112.html
    Dr. Arjan Gjonça mban leksionin e hapur me temë:<strong> "Sfidat demografike të Shqipërisë në shekullin e XXI në kushtet e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm"</strong> Dr. Arjan Gjonça, nga Departmenti i Politikave Sociale të "London School of Economics and Political Science" mban leksionin e hapur "Sfidat demografike të Shqipërisë në shekullin e XXI në kushtet e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm", mbi karakteristikat dhe faktorët e lëvizjeve demografike në Shqipëri.
    Ai do t'i përgjigjet disa prej pyetjeve kryesore të lidhura me këtë çështje si: A ka hyrë plakja e popullsisë shqiptare në një fazë të re të paparashikuar më parë? A ka pasur emigracioni ndonjë efekt në modelin dhe shpejtësinë e plakjes së popullsisë Shqiptare? A duhen të ndryshohen politikat sociale në lidhje me kujdesin për të moshuarit, lindshmërinë apo shëndetin publik, për të përballuar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në të ardhmen e afërt? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të vijnë nëpërmjet një analize të plotë e cila merr në konsideratë jo vetëm zhvillimet demografike në Shqipëri të periudhës 1950-2010 dhe pasojat për të ardhmen, por edhe eksperiencat e vendeve të tjera evropiane.
    Dr. Arjan Gjonça është profesor i asociuar me përvojë të gjatë në fushën e Demografisë në London School of Economics and Political Science (LSE) në Britaninë e Madhe. Fushat e tij të kërkimit përfshijnë: tranzicionin në shëndetësi në vendet në zhvillim, demografinë e Ballkanit, ndryshimet gjinore dhe vdekshmërinë, etj. Dr.Gjonça ka punuar në disa institucione akademike prestigjioze si Universiteti i Southampton, Instituti Max Planck në Gjermani dhe së fundi në London School of Economics. Dr. Gjonça ka punuar gjithashtu si ekspert për disa organizata ndërkombëtare si Banka Botërore, UNDP, UNFPA, si edhe ekspert për qeverinë shqiptare.
    Jeni të mirëpritur! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-32.html http://umb.edu.al/event-article-32.html
    Thirrje për praktikë tek EMA Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) ka hapur thirrjen për praktikë, gjatë periudhës së verës. Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë sa më parë, për të përfituar mundësinë që të ndjekin një praktikë intensive pranë zyrave të EMA-s, e cila ka si qëllim njohjen nga afër me sektorin e organizatave jo qeveritare dhe familjarizimin me praktikën e punës. Nga aplikimet e ardhura në adresën e EMA-s do të përzgjidhen një ose dy aplikantë të cilët gjatë periudhës së praktikës do të asistojnë stafin e EMA-s në: zbatimin e projekteve të ndryshme, punë kërkimore, përgatitjen e publikimeve, menaxhimin e webpage-it, shkrimin e artikujve si dhe të tjera detyra në varësi të interesave të praktikantit.

    Praktikantëve i ofrohet mundësia që të kenë akses në dokumente dhe publikime të cilat do ti mundësojnë njohje më të mirë të procesit të integrimit Evropian të vendit si dhe me politikat e Bashkimit Evropian. Krahas vënies në dispozicion të bibliotekës së EMA-s e cila përmban një numër të konsiderueshëm publikimesh në fushën e studimeve Evropiane, praktikantët do kenë mundësinë që të bëhen anëtarë të rrjetit të European Movement International. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.

    Studentët që janë të interesuar të marrin pjesë duhet të përmbushin këto kritere:
    • Të jenë të paktën në vitin e 3 të studimeve universitare;
    • Të zotërojnë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze;
    • Të jenë të aftë të punojnë në grup si dhe individualisht.
    Studentët e interesuar duhet të paraqesin një CV si dhe të shprehin qëllimet dhe interesat e tyre të pjesëmarrjes në këtë praktikë. Presim sugjerimet tuaja për ide që mund të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj eksperience. Nga kandidaturat e paraqitura do të përzgjidhen një ose dy kandidatë që plotësojnë kërkesat e mësipërme si dhe aplikojnë të parët.

    Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e postës elektronike të EMA-s: info@em-al.org ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-111.html http://umb.edu.al/news-article-111.html
    Program veror për liderët dhe sipërmarrësit e ardhshëm ofruar nga The Aspire Academy
    Akademia u drejtohet studentëve të padiplomuar, të cilët ka prirje në lidership dhe sipërmarrje. Kurset zhvillohen nga lektorë dhe trajnues, që punojnë pranë Harvard University. Këto kurse do të trajtojnë studime rastesh e zhvillim të drejtpërdrejtë të cilësive sipërmarrëse dhe lidershipit.

    Programi ditor standard do të përfshijë:
    • 9.00 -10.30 Zhvillim i çështjeve të ndryshme me instruktoret e Harvard University:
    - Çështje mbi lidershipin dhe menaxhimin
    - Krijimi i një ambienti pozitiv për studim dhe arritje
    - Vlerësimi i suksesit të kompanisë dhe grupit tuaj
    • 10.45 - 12.45 Zhvillimi i vetë përgjegjësisë:
    - Hyrje në negociata
    - Përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të stilit tuaj të lidershipit
    - Kuptimi i artit dhe shkencës se komunikimit
    • 14.30 -15.30 Bashkëbisedim rreth sektorëve kyç :
    - Hulumtimi i Medias me Charles Frank
    - Financat e Evropës Juglindore me Dan Pescariu
    - Çfarë nënkupton Sipërmarrja në Edukim me Bogdan Georgescu
    • 16.00 -18.00 Punë për projektin final me grupin tuaj:
    - Sesionet e punës për projektin përfundimtar
    • 20.00- 21.30 Luajmë dhe zbulojmë talente:
    - Tango & Lidership: zbuloni veprimin në lëvizje me Andreea Gorbatai
    - Fotografia shoqërore me Cristian Movila
    - Lojë në grup "Out & About"

    Kërkohen
    40 studentë nga Evropa Juglindore, që përfitojnë por edhe kontribuojnë në vetë përcaktimin e lidershipit të brendshëm dhe strukturave personale të sipërmarrjes. Kurset do të ndiqen në gjuhën angleze ndaj kërkohet anglishte e rrjedhshme.

    PRANIMI
    Pranohen të aplikojnë të gjithë studentët e universiteteve apo kolegjeve të Evropës Lindore. Programi është pa pagesë (përjashtohet vetëm transporti). Për të aplikuar studentët duhet të plotësojnë formularin online në http://www.aspireacademy.ro/online-application.html dhe të bashkëlidhin CV-në e tyre, së bashku me një ose dy ese prej jo më shumë se 500 fjalë.

    Për më shumë informacion ndiqni: http://www.aspireacademy.ro/index.html
    Të interesuarit, pasi të kenë bërë gati CV-në e tyre, mund të na bashkohen ditën e enjte, datë 16. 06. 2011, në orën 13.00 tek Laboratori i Informatikës ( në katin e parë) ku do të mblidhemi së bashku për të bërë aplikimin online. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-110.html http://umb.edu.al/news-article-110.html
    Z. Thimjo Kondi vjen në UMB me leksionin e hapur "GJYKATA E LARTË: Roli i saj në sistemin gjyqësor" GJYKATA E LARTË: Roli i saj në sistemin gjyqësor".

    Ky leksion bënte pjesë në grupin e temave: "Demokracia dhe zbatimi i ligjit", që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në vazhdimësi në Universitetin "Marin Barleti". Këtë herë lektor ishte Z. Thimjo Kondi, ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë në vitet 1999-2008.

    Leksioni u zhvillua në dy pjesë. Fillimisht, Z. Kondi bëri një paraqitje të vendit që zë dhe funksioneve që ka Gjykata e Lartë në sistemin gjyqësor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të demokracive të zhvilluara. Më pas u vazhdua me pyetje nga të pranishmit, lidhur me çështje me specifike të kësaj pjese të gjyqësorit shqiptar, madje edhe për çështje me një problematikë delikate, që kanë të bëjnë me imunitetin e gjyqtarëve, përzgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese, etj.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-109.html http://umb.edu.al/news-article-109.html
    Leksion i hapur me temë: GJYKATA E LARTË, Roli i saj në sistemin gjyqësor 7.6.2011, në orën 12.00, në Sallën A24, pranë Universitetit "Marin Barleti", në kuadrin e projektit "Open Classes" (Klasat e Hapura), do të zhvillohet një Leksion i Hapur, me temë "GJYKATA E LARTË: Roli i saj në sistemin gjyqësor". Ky leksion është pjesë e grupit të temave "Demokracia e zbatimi i ligjit", që do të zhvillohen në vazhdimësi në Universitetin Marin Barleti.

    Lektor do të jetë Zoti Thimjo KONDI, ish Kryetar i Gjykatës së Lartë në vitet 1999-2008. Njohuritë, profesionalizmi dhe eksperienca e tij do të jenë të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-31.html http://umb.edu.al/event-article-31.html
    Zyra Alumni - OFERTA PUNËSIMI
  • Specialist për Sektorin e Individëve Privatë
    Qyteti: Tiranë
    Vende vakante: 1
  • Të dhëna mbi kompaninë: Institucion financiar që fokusohet në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese të vogla dhe të mesme, në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim.
    Kërkohet të punësohet në Zyrat Qendrore një Specialist për Sektorin e Individëve Privatë

    Detyrat:
    • Përgjegjës për rezultatet e biznesit lidhur me klientët pagamarrës në ProCredit
    • Monitorimi i zhvillimit të portofolit, për t'i ofruar këtij target-grupi produktet dhe shërbimet e nevojshme
    • Monitorimi i aplikimeve dhe mbështetja e degëve për gjenerimin e kërkesave për produktet
    • Monitorimi i rezultateve të këtij target-grupi dhe mbështetja e degëve sipas nevojave
    • Analizimi i zhvillimit të tregut dhe propozimi i ndryshimeve në procedura, produkte ose kushtet e ofruara për ta
    • Analizimi dhe vlerësimi i përfitueshmërisë së klientëve, si dhe propozimi dhe sugjerimi i strategjive dhe veprimeve për rritjen e përfitueshmërisë
    Kualifikimet
    • I interesuari duhet të ketë minimumi diplomë universitare, preferohet në ekonomi
    • Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike
    • Aftësi të mira ndikuese dhe komunikuese, organizative dhe ndërpersonale
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike
    Dokumentet e aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen pse mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën standarde të CV-së dhe një deklaratë, në të cilën shpjegohet motivimi për aplikim. Aplikimet brenda datës 10 qershor 2011 pranë Alumni dhe "Zyra e Karrierës"



    2. Drejtor Marketingu
    Qyteti: Tiranë
    Vende vakante: 1

    Të dhëna mbi kompaninë: Kompani serioze me objekt veprimtarie "Import, furnizim, montim të pajisjeve elektrike dhe elektronike", me një eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar, ofron një vend pune për Drejtor Marketingu. Pozicioni është për të interesuarit e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë (preferohet drejtimi/ specializimi Marketing)

    Detyrat
    • Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit
    • Përvoja përbën avantazh
    Kualifikimet
    • Njohuri të mira të paketës MS Office
    • Anglishte e rrjedhshme
    Aplikoni sa më parë pranë Alumni dhe "Zyra e Karrierës"

    Për më tepër informacion
    e-mail:
    alumni@umb.edu.al
    karriera@umb.edu.al]]>
    http://umb.edu.al/news-article-108.html http://umb.edu.al/news-article-108.html
    Menaxhimi i Burimeve njerëzore dhe Organizavave: Sfidat, Alternativat, Zgjidhjet
    Menaxhimi i Burimeve njerëzore dhe Organizavave: Sfidat, Alternativat, Zgjidhjet. Cikël seminaresh për menaxherë të niveleve të mesme e të larta drejtuese

    Çfarë ofroi seminari kësaj here dhe ç'do të ofrojë në seminarët e ardhshëm
    • Ky seminar konsiston në një cikël tre ditor leksionesh, i cili synon t'ju ndihmojë për të kuptuar më mirë funksionimin e organizatave dhe bashkëveprimin me njerëzit në këto organizata.
    • Njohuri të tilla do ju japin një ndihmë të konsiderueshme në jetën tuaj profesionale, duke ju siguruar mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive njerëzit dhe karrierën tuaj.
    • Vihet theksi në këmbimin e përvojave, të cilat duke i krahasuar me rastet studimore të Shkollës së Biznesit në Harvard, do t'ju ndihmojnë të mësoni se si zbatohen njohuritë e marra gjatë trajtimit të çështjeve të veçanta në një situatë biznesi, të vërtetë apo hipotetike.
    Gjatë ciklit të seminarit do të zhvillohen temat:
    • Motivimi dhe vendimmarrja: Nga motivimi i stafit tuaj në marrjen e vendimeve të drejta
    • Efektiviteti i punës në grup: Sa mire dhe sa keq punojnë ekipet
    • Dizenjimi organizativ, struktura dhe kultura: Përcaktuesit makro të performancës organizative
    • Lidershipi: Nga drejtimi i vetvetes në drejtimin e firmës suaj
    • Rrjetet: Si te arrihet përparësia në marrëdhënie I
    • Menaxhimi i dijeve: Si të arrihet përparësia në marrëdhënie II
    • Menaxhimi i talentit: Si të mbani njerëzit tuaj më të mirë
    • Menaxhimin ndërkulturor: Sfidë për të punuar me kultura të ndryshme
    Kush është Prof. Fabio Fonti?
    Leksionet do të zhvillohen nga Prof. Fabio Fonti i cili ka fituar një Diplome Bachelor (BA) Summa Cum Laude në Ekonomi dhe Biznes në Universitetin e Urbinos, Itali, dhe një PhD në Administrim Biznesi (me major në Sjellje Organizative) nga Universiteti i Illinois në Urbana-Champaign, SHBA. Nga 2002-2009, ai ka qenë pjesë e stafit akademik, të Departamentit "Studime të Organizatave" në Boston College.

    Prej 2011, ai është kërkues shkencor dhe Profesor i Asociuar në Universitetin Marin Barleti, Tiranë. Fabio Fonti është anëtar i Akademisë së Menaxhimit, EGOT (Grupi për Studime Evropiane organizative), si dhe INFORMS.

    Opinionet e pjesëmarrësve në seminar:
    Erida Thama: Dëshiroj t'ju përgëzoj për trajnimin e organizuar mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore me lektor Prof. Fabio Fonti. Organizimi ishte perfekt dhe mjaft interesant për mendimin tim. Megjithëse pozicioni im aktual i punës është menaxhimi i Burimeve Njerëzore, trajnimi ishte i vlefshëm dhe solli risi në njohuritë e mia.

    Erinda Kanina: Një prezantim shumë i qartë i elementëve që çdo manaxher duhet të ketë parasysh për t'u bere nje lider i suksesshëm afatgjatë. Zhvillimi i një këndvështrimi të ri për vlerësimin e marrëdhënieve drejtues - staf, marrëdhëniet brenda organizatës e jashtë saj. I domosdoshëm për çdo drejtues (jo vetëm manaxherët e rinj) pasi jep përgjigje për shume "Pse?" në lidhje me veprimet e punonjësve. I këndshem, aspak i lodhshëm.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-105.html http://umb.edu.al/news-article-105.html
    Takim me diplomantët Bachelor në Kampusin 2 të Universitetit "Marin Barleti" EdliraBaraj,
    Gjin Biba,
    Arbana Kadriu,
    Ornela Shqarri,
    Enkelejda Hamzaj,
    Migena Kapllani ,
    Eurona Leka, etj.

    Pas fjalimit të Zv. Prorektorit të Kërkimit Shkencor, Znj. Edlira Baraj, studentët u informuan me detaje, nga stafi akademik, për programet e Masterave Shkencor e Profesional që ofron "Marin Barleti". Ata treguan interes në profile të ndryshme ku kanë marrë formimin bazë dhe shprehën dëshira dhe ëndërra për të ardhmen e tyre profesionale.

    Në fund të takimit u organizua edhe një cocktail duke u uruar studentëve tane, suksese në provimet e mëtejshme dhe dalshin faqebardhë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-107.html http://umb.edu.al/news-article-107.html
    Fundjavë Eco-Barletase http://umb.edu.al/news-article-106.html http://umb.edu.al/news-article-106.html Konkurs për esenë më të mirë!
    Studentët që do të paraqesin esetë më të mira, do të vlerësohen nga një grup i posaçëm pedagogësh dhe ekspertësh të fushës së Administrimit Publik. Për fituesit e konkursit janë përcaktuar shpërblimet e mëposhtme:
    • Çmimi i parë: 500 Euro
    • Çmimi i dytë: 300 Euro
    • Çmimi i tretë: 200 Euro
    Ndërkaq, dhjetë esetë e përzgjedhura do të botohen në një numër të veçantë të revistës së DAP. Esetë do të jenë të mirëpritura nga çdo student, pavarësisht degës në të cilën studion dhe vitit të studimit.

    Kërkesat për esenë:
    • Të përmbajë jo më shumë se 3000 fjalë
    • Formati i germës duhet të jetë Times New Roman dhe madhësia 12 pt
    • Hapësira ndërmjet rreshtave duhet të jetë 1.5
    • Të mos jetë publikuar më parë
    Afati i përfundimit:
    Esetë duhet të dërgohen brenda datës 10 qershor 2011, me postë elektronike në adresën:
    karriera@umb.edu.al ose dekst@umb.edu.al ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-92.html http://umb.edu.al/news-article-92.html
    Këshillim me prag-diplomantët Bachelor në lidhje me programet Master të Shkencave
    Drejtuesit e takimit ishin Dekani i Studentëve Msc. Elona Bano, përfaqësuesja e Zyrës "Alumni dhe Karriera" Ma. Fatjona Qurku, të cilat sollën në vëmendje të studentëve risitë dhe shërbimet e funksionet e zyrës "Alumni dhe Karriera", por edhe Koordinatorja e Departamentit të Çështjeve Publike Ma. Eurona Leka e pedagogë të tjerë, që folën për specifika legjislative apo të një programi specifik Master. Kështu, nën një vështrim paralel u analizuan të gjitha mundësitë e karrierës, punësimit dhe formimit të mëtejshëm akademik të studentëve, në përputhje si me programet akademike që ofron UMB ndaj atyre që duan të vijojnë me formimin akademik apo profesional, ashtu edhe me interesat personale të çdo studenti. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-93.html http://umb.edu.al/news-article-93.html
    "Discover the Vodafone Opportunities" në UMB
    Ssudentët e Universitetit u njohën me kriteret që duhet të përmbushin për të qenë pjesë e programit dhe këto kritere konsistojnë në një mesatare të lartë studimi (mbi 8) dhe njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze.

    Gjithashtu, studentët u njohën me llojet e testeve, të cilat duhet t'i kalojnë me sukses, në mënyrë që të jenë pjesë e këtij programi. Testet janë 3 llojesh:
    • Intervista "online testing", të cilën disa prej studentëve e zhvilluan
    • Testi logjik që njihet ndryshe edhe si testi me diagrame dhe mbahet si më i rëndësishmi
    • Testi verbal
    Pasi të kalohen me sukses këto teste studentët do t'i nënshtrohen stadit të dytë të intervistave, i cili cila do të organizohet në formë aktiviteti nga vetë menaxherët e Vodafone.

    Nga studentët e intervistuar u përzgjodhën për të vazhduar më tej Harolda Malaj (Shkenca Politike, viti III) dhe Taulant Ruçi (Menaxhim Biznesi, viti III).

    Ndërsa studentët Armela Memaj, Edvin Koxhaj (Shkenca Politike, viti III ) dhe Antonio Mara (Menaxhim Biznesi, viti II) u përzgjodhën si kandidatë potencialë, për t'u punësuar jashtë programit në fjalë, në sektorë të tjerë të kompanisë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-91.html http://umb.edu.al/news-article-91.html
    Komedianët e Apartamentit 2XL do të vizitojnë, më datë 11 maj 2011 Universitetin Marin Barleti. http://umb.edu.al/event-article-30.html http://umb.edu.al/event-article-30.html Barleti Volley një hap pranë finales së Kupës së Republikës http://umb.edu.al/news-article-89.html http://umb.edu.al/news-article-89.html Simpozium ndërkombëtar "Identiteti dhe shtetësia"
    Ky simpozium, ku veç autorit do të referojnë shumë emra të shquar, si Prof. Myqrem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës; Prof. Marenglen Spiro, Rektor i Universitetit Marin Barleti; Prof. Servet Pëllumbi, Drejtor Akademik i Institutit të Sociologjisë; Afrim Krasniqi, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Stephanie Schwandner, Sievers, IRCSM, Bashkëautore e librit "Albanian Identities: Myth and History"; Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; Lekë Sokoli, Universiteti Marin Barleti, Instituti i Sociologjisë; Isabel Stroehle, Universitaet Muenchen; Nasi Mitrojorgji, Universiteti Marin Barleti, Kolegji Universitar "Victory" Prishtinë dhe Tonin Çobani, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Sociologjisë, do të mbahet edhe në Prishtinë e Lubjanë.

    Ju ftojmë të merrni pjesë!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-29.html http://umb.edu.al/event-article-29.html
    Universiteti Marin Barleti pjesë e rrjetit CEI
    Që prej datës 20 prill 2011, Universiteti Marin Barleti është inkuadruar në rrjetin e shteteve të "Central European Initiative", duke e futur në radhët e aktorëve më të mirë akademikë të rajonit.

    Universiteti Marin Barleti mori pjesë në këtë takim "Task Force" të zhvilluar në Trieste, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të CEI, Ambasadorit Gerhard Pfanzelter. Takimi synonte krijimin e një marrëdhënieje të ngushtë midis universiteteve nga vendet anëtare të kësaj iniciative, për të promovuar dhe nxitur partneritete për nisma dhe aplikime të përbashkëta të projekteve akademike, studimore e kërkimore. Dr. Reis Mulita, përfaqësuesi i Universitetit Marin Barleti, u prezantua me punimin: "Strengthening CEI partnerships, towards an EU sustainable enlargement and knowledge-based society. The role of CEI - University Network and EU programmes in Western Balkans", duke e paraqitur UMB si një institucion lider jo vetëm në arsimin e lartë, por edhe në tregun akademik e shkencor në Shqipëri.

    Kjo e fundit pasqyrohet dukshëm në veprimtarinë e Universitetit Marin Barleti si në programet përkatëse, edhe në ato që pritet të hapen në perspektivë, për diplomat Bachelor, Master dhe PhD. Veçanti e këtij institucioni arsimor është edhe partneritetet i tij me universitete prestigjioze perëndimore, me institute dhe qendra të kërkimit shkencor e akademik, me "Barleti Entrepreneurship Initiative", "Barleti Press", Klubet Studentore, etj. Nëpërmjet prezantimit dinjitoz të Universitetit, Dr. Mulita konsolidoi vlerësimin ndaj këtij organizmi dhe përforcoi edhe më tej mesazhin se Universiteti Marin Barleti është një institucion që gëzon të gjitha burimet e kapacitetet humane, organizative dhe të infrastrukturës fizike, për të mbështetur apo për të filluar partneritete serioze dhe të qëndrueshme, si ato që organizohen me nismën e Central European Initiative, apo të të tjerë aktorëve e hapësirave të botës akademike e shkencore, si programet Erasmus Mundus, TEMPUS, Lifelong Learning, etj.etj.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-88.html http://umb.edu.al/news-article-88.html
    Barleti Volley fiton kupën e Universiadës Sportive 2011 http://umb.edu.al/news-article-87.html http://umb.edu.al/news-article-87.html Universiteti "Marin Barleti" shkon në gjysmëfinalen e Universiadës Shqiptare http://umb.edu.al/event-article-28.html http://umb.edu.al/event-article-28.html Zyra Alumni - OFERTA PUNËSIMI
    Philip Morris Albania sh.p.k., një filial i Philip Morris International, kompania lider në industrinë e duhanit, me të cilën Universisteti Marin Barleti po përfundon nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi.

    Na dërgoni aplikimin tuaj për këto pozicione:

    1. Praktikant në Departamentin e shitjeve dhe shpërndarjes
    Qyteti: Tiranë
    Vende vakante: 3
    Part-Time për 3 muaj në Tiranë në zyrat e Philip Morris sh.p.k., duke filluar nga qershori 2011.

    Ky pozicion është për të interesuarit që kërkojnë të përfitojnë dhe të zhvillojnë njohuritë në Departamentin e shitjes dhe shpërndarjes, në mes të një mjedisi pune ndërkombëtar dhe grupe të ndryshme ndër-kulturore.

    Detyrat:
    • Praktikanti në Departamentin e shitjes dhe shpërndarjes do të mbledhë informacion dhe do të analizojë zgjidhjet.
    • Do të mbështesë shitjet globale të biznesit dhe aplikimin e marketingut, brenda kohës së përcaktuar.
    • Do të ndihmojë në territorin e shitjeve.
    • Do të jetë përfaqësues në punë udhëheqëse / projekte dhe do të bëjë koordinimin e brendshëm / jashtëm të burimeve që janë caktuar në këto aktivitete.
    • Praktikanti do të jetë i ekspozuar në një mjedis ndërkombëtar me një diversitet të lartë të kontaktesh, procesesh dhe dokumentesh.
    Kualifikimet:
    • Të interesuarit duhet të jenë studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Marketingut, Menaxhimit apo Administrim Biznesi
    • Përvoja në shitje përban avantazh, por nuk është thelbësore
    • Njohuri të mira të paketës MS Office
    • E folur e rrjedhshme e gjuhës angleze
    Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 30 prill 2011


    2. Përfaqësues i Territorit të shitjes (TSR)
    Qyteti: Durrës
    Vende vakante: 1
    Full-Time

    Ky pozicion është për të interesuarit që dëshirojnë të punojnë në një grupe dinamike ndërkombëtare, në një mjedis që ofron trajnime të mëtejshme dhe të vazhdueshme, si dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e karrierës, një paketë konkurruese kompensimi.

    Detyrat:
    • Përfaqësuesi i Territorit të shitjeve planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes në një territor të përcaktuar, në zonën e Durrësit
    • Perfaqësuesi i Territorit të shitjeve është përgjegjës për rezultatet e biznesit të këtij territori.
    • Ai viziton konsumatorët, duke negociuar marrëveshjet e partneritetit, ndërton marrëdhënie afatgjata me klientët, të cilët funksionojnë si një partner biznesi konsultativ
    • Ndërton baza datash për të gjithë pikat e shitjes dhe harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna.
    • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
    Kualifikimet:
    • I interesuari duhet të ketë minimumi diplomë universitetare, preferohet në ekonomi/marketing
    • Duhet të ketë minimumi 1 vit përvojë të suksesshme në terren si përfaqësues shitjesh
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
    • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, duke përfshirë edhe paketën MS Office
    • Të njohë rajonin e Durrësit
    • Të zotërojë leje automjeti prej të paktën 2 vjetësh
    • Të jetë shtetas shqiptar
    Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 27 prill 2011


    Për më tepër informacion kontaktoni më Alumni dhe "Zyra e Karrierës"
    Email:
    alumni@umb.edu.al
    karriera@umb.edu.al ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-86.html http://umb.edu.al/news-article-86.html
    Rudina Xhunga në Universitetin Marin Barleti
    Znj. Xhunga ndau me studentët e universitetit disa nga hollësitë më interesante të karrierës së saj në gazetari. Ashtu si është bërë traditë, të ftuarit e ciklit "Histori Suksesi" ndajnë me studentët historinë e tyre në profesion.

    Për Rudinën këto fillime ishin në shtypin e shkruar, si pjesë e stafit të gazetës "Koha Jonë". "Doja të komunikoja me njerëzit", - tregoi Rudina, - "doja të kisha vëmendjen e tyre, të ndaja me ta gjërat që mendoja se ishin të rëndësishme. Fillimet ishin të motivuara edhe nga dëshira ime për vëmendje, por vetëm në fillim ama. Më tutje e kuptova rëndësinë dhe përgjegjësinë e kësaj pune."

    Rudina tregoi se disa nga momentet më të vështira në jetën e saj si gazetare ishin pikërisht në vitin 1997, kur si reportere terreni e gjeti veten në një situatë të rrezikshme në Cërrik, mes një grupi njerëzish të armatosur që dëshironin ti tregonin gazetares së re videot e masakrave që kishin bërë. "As mund të flisja, as mund të veproja, e gjeta veten të detyruar të shoh filmimet, që ata vetë kishin xhiruar ndërsa vrisnin njerëz. Ishte një ekpseriencë tepër e vështirë", - përfundon Rudina këtë rrëfim të trishtë.

    Por në jetën e saj profesionale Rudina ka patur edhe shumë momente të mrekullueshme. Ajo tregoi se sa mirënjohëse është për punën që kryen për emisionin "Shqip" në Top Channel dhe për të gjitha vendet e botës që ka vizituar për shkak të kësaj detyre. Saimir Pirgu është një nga personazhet që e ka bërë të ndihet më mirë në intervistat për "Shqip". "Ky tenor i ri i La Scala-s do të bëjë që të flitet mirë për Shqipërinë. Historia e tij dhe personi që ai është sot, më kanë lënë përshtypje të vyera", - thotë Znj. Xhunga.

    Më tej, ajo iu përgjigj pyetjeve dhe kurioziteteve të studentëve në lidhje me letërsinë, poltikën dhe mënyrën e saj të të bërit gazetari larg Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Rudina tregoi për kënaqësinë që i japin temat, të cilat nuk rrotullohen pa fund qark politikës së vogël të Tiranës, por që sjellin në studion e "Shqip" atë Shqipërinë atje jashtë, që debatet televizive shpesh tentojnë qëllimisht ta harrojnë.

    Në fund të bisedës, Znj. Xhunga pozoi për foto dhe dha disa autografe për një grup studentësh. Edhe ky takim i ciklit "Histori Suksesi" u ndoq nga një numër i lartë studentësh dhe prej disa nga pedagogët e Universitetit Marin Barleti.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-85.html http://umb.edu.al/news-article-85.html
    "Histori Suksesi" vijon këtë të mërkurë, 20 prill, ora 13.10 me gazetaren e mirënjohur Rudina Xhunga.
    20 prill 2011]]>
    http://umb.edu.al/event-article-26.html http://umb.edu.al/event-article-26.html
    Universiteti "Marin Barleti" në Universiadën Shqiptare
    Disiplinat garuese do të jenë: Mini-futboll, Volejboll, Basketboll, Atletikë dhe Ping-Pong. Eliminatoret do të zhvillohen në disa qytete të vendit. Për volejbollin është zgjedhur Shkodra, për basketbollin Korça, Elbasani do të mirëpresë mini-futbollin, ndërsa në Tiranë do të zhvillohen atletika dhe ping-pongu. Universiteti "Marin Barleti" do të përfaqësohet me 2 ekipe: atë të volejbollit për femra dhe të mini-futbollit për meshkuj.

    Ekipi i volejbollit luan në datan 19 prill në orën 12.00 dhe në datën 20 prill në orën 12.00 dhe 20.00 në Shkodër, ndërsa ekipi i mini-futbollit luan në Elbasan në datat 20-21 prill, në orën 16.00.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-25.html http://umb.edu.al/event-article-25.html
    Gazetari i mirënjohur Arian Çani zhvilloi një takim me studentët e UMB-së në vijim të ciklit "Histori Suksesi"
    "Kur u ktheva në Shqipëri mu dha rasti të punoj si përkthyes i ca gazetarëve televizivë të TF1. Aty pash sesi ata punonin me kamerën, sesi komunikonin dhe rash menjëherë në dashuri me artin e komunikimit televiziv." Gazetari Arian Çani refuzoi t'i përgjigjet zyrtarisht pyetjes nëse ai është drejtuesi i programit rafiofonik të dikurshëm, të quajtur "Klani i natës". "Ajo do të mbetet sekret." - tha ai me buzëqeshje.

    Historia e çanit në gazetari nis në gazetën e dikurshme "Koha Jonë". Z. Çani kujdeset të bëjë dallim midis gazetës "Koha Jonë" që ishte dhe asaj që është sot.

    Më tej ai punon për pesë vjet si kryeredaktor i Gazeta Shqiptare, ndërsa hapin e parë televiziv e ndërmerr tek Tele Arbëria (TVA) me formulën "Zonë e Lirë". "Pronari i atij televizioni ishte një qytetar i vërtetë dhe i jam mirënjohës për shansin që më dha dhe për besimin që tregoi." Më tej, ndërsa suksesi i tij rritej Arian Çani e transferon programin "Zonë e lirë" në TV Klan, dhe pas përplasjes me pronarin në vitin 2007 kur nuk u lejua të ftonte në studio Z. Edi Rama, Çani ndërpret marrëdhëniet me TV Klan dhe nis transmetimin e "Zonë e Lirë" në Vizion Plus, ku vijon ende sot.

    Biseda me z. Çani ishte tepër e shkurtër edhe pse zgjati mbi një orë. Ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve me shumë çiltëris dhe premtoi se do të kthehet sërish në UMB pasi u kënaq shumë nga koha e kaluar me studentët.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-83.html http://umb.edu.al/news-article-83.html
    Të mërkurën, dt 13 Prill, ora 13:00 gazetari i mirënjohur Arian Çani vjen në Universitetin Marin Barleti në kuadër të ciklit Histori Suksesi.
    Por si e nisi Arian Çani karrierën në gazetari? Cila ishte rruga e tij profesionale? Historia e tij e suksesit? Të gjitha këto i diskutojmë të mërkurën në UMB.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-23.html http://umb.edu.al/event-article-23.html
    Sot, në orën 17.00, në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", zhvillohet ndeshja kualifikuese për finalen e Kampionatit Shqiptar të Volejbollit për femra, mes skuadrave Barleti Volej dhe Tirana. http://umb.edu.al/event-article-24.html http://umb.edu.al/event-article-24.html Prezantuesja e mirënjohur e Top Channel, Arbana Osmani në Universitetin Marin Barleti "Histori Suksesi" është cikli më i ri i takimeve të organizuara në Universitetin Marin Barleti. Cikli u ideu nga Klubi i mediave të reja dhe teknologjisë dhe ka për qëllim të sjellë në auditorët e Universitetit disa nga personazhet më të spikatur të botës së medias, artit dhe kulturës. Takimet e përjavëshme të ciklit "Histori Suksesi" u mundësojnë studentëve të Universitetit Marin Barleti të bashkëpisedojnë nga pranë dhe ngrohtësisht me këta personalitete të shumtë dhe të ndryshëm, të cilët i kanë dhënë tonin mediave shqipe këto dhjetë vitet e fundit. Në bisedat e këtij cikli personazhet mediatikë rrëfejnë për studentët rrugën e tyre të gjatë dhe të vështirë profesionale, duke dhënë shembullin e suksesit të arritur me shumë vullnet dhe punë.

    Arbana Osmani në "Histori Suksesi"
    Në çelje të ciklit "Histori Suksesi", studentët e Universitetetit Marin Barleti mirëpritën në auditor prezantuesen e mirënjohur të Top Channel, Arbana Osmani. Biseda u zhvillua të mëngjesin e datës 6 prill, vetëm disa ditë pas natës finale të spektaklit Big Brother të cilin Arbana prezanton me shumë sukses prej katër sezonesh. Edhe për shkak se finalizimi i Big Brother e ka përqëndruar vëmendjen e miliona teleshikuesve tek Arbana, salla A24 u mbush plot. Biseda ishte veçanërisht e ngrohtë. Arbana tregoi për fillimet e saj modeste dhe të mundimshme, si një adoleshente me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në media., por pa mundësi dhe pa njohje.

    Gjithçka për të kishte nisur në vitin 1997 kur për shkak të trazirave iu desh të kalojë shumë kohë e mbyllur në shtëpi duke lexuar shumë e duke parë shumë televizionin italian. "Librat që lexoja pa pushim më ndihmuan të njoh më mirë gjuhën shqipe, ndërsa televizioni italian më ngacmoi ambicjen për të provuar veten." - tregon Osmani. "Në fillim nisa punë tek gazeta intervista pasi Top Albania Radio nuk më pranoi fillimisht, por kur ata kërkuan folës të rinj, unë dhash më të mirën në një audicion dhe fitova të drejtën të jem pjesë e stafit të Good Morning Albania. Programi niste në orën 6:00, ndaj bashkë me vëllain e vogël, Shpatin, niseshim me biçikletë nga shtëpia që në orën 4:30."

    Nga këto fillime të vështira, kur Arbanës i duhej të merrte intervista në rrugë nga kalimtarët, dalë ngadalë ajo ngjiti shkallët e karrierës radiofonike, duke afirmuar veten dhe duke përsosur aftësitë e saj mediatike. Me hapjen e televizionit kombëtar Top Channel, Arbana bëri një kalim të natyrshëm drejt televizionit, duke prezantuar fillimisht programin muzikor "Select" dhe pas tij edhe finalen e madhe të Top-Fest 1. Pika kyçe për karrierën e saj ishte shansi që Top Channel i dha kur i besuan prezantimin e programit më të rëndësishëm deri më atë herë, Big Brother. Arbana e kishte ndjekur me qejf versionin italian të njohur si Grande Fratello, ndaj dhe ngulmoi që ky format në Top Channel t'i besohej asaj.

    "Në përgatitje për Bigun, pash me vëmendje të gjitha seritë e Big Brother-it anglez dheGrande Fratello-s , ishte shumë e rëndësishme për mua, askush nuk besonte se mund t'ia dilja, madje dhe familja ime u treguan skeptikë." Por Arbana ia doli për çudinë e të gjithëve, dhe pas katër vjetësh suksesi të vazhdueshëm ajo është ndoshta prezantuesja numër një në Shqipëri. Pas rrëfimit modest dhe të sinqertë të Arbana Osmanit, studentët bënë shumë pyetje në lidhje me punën e saj të deri tanishme dhe planet e mëdha për të ardhmen.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-82.html http://umb.edu.al/news-article-82.html
    Arbana Osmani në Universitetin Marin Barleti.Prezantuesja e njohur e Top Channel hap ciklin "Histori Suksesi" gjatë të cilit personazhe të artit, kulturës dhe medias tregojnë historitë e tyre për studentët. Universiteti Marin Barleti fton në ambjentet e tij personazhe të njohur të botës së artit, kulturës, spektaklit, etj.

    Ciklin e hap prezantuesja ARBANA OSMANI, në një takim me studentët e Universitetit Marin Barleti. Takimi do të zhvillohet ditën e Mërkurë, 6 Prill, ora 10:30, Salla A24, pranë Universitetit Marin Barleti.

    JENI TË MIRËPRITUR!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-22.html http://umb.edu.al/event-article-22.html
    Leksion i hapur: Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
    Leksioni u organizua falë një nisme të përbashkët të Departamentit të Çështjeve Publike dhe Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri dhe u mbajt në prani të stafit akademik dhe studentëve. Ai u hap me fjalën përshëndetëse të Shefit të Departamentit të Çështjeve Publike, Dr. Nasi Mitrojorgji, i cili i uroi mirëseardhjen Ambasadores.

    Znj. Mueller - Holtkemper bëri një përshkrim të shkurtër historik mbi krijimin e Bashkimit Evropian dhe e përqendroi fjalën e saj në rrugën e gjatë dhe të vështirë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat përballet BE sot si dhe perspektivën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ajo theksoi gjithashtu se sfidat më të mëdha që has sot Bashkimi Evropian konsistojnë në arritjen e konsolidimit politik dhe adresimin e çështjeve globale.

    Ambasadorja e vuri theksin tek integrimi i vendeve të Ballkanit Perendimor dhe konkretisht tek rasti i Shqipërisë. Ajo ritheksoi dhe njeherë faktin se evropa e bashkuar quhet e pakompletuar nëse nuk ka brenda vendet e Evropës Juglindore qëndrim ky i mbajtur nga liderat e BE në Deklaratën e Samitit të Selanikut në 2003.

    Me interes ishte komenti i saj për qasjen entuziaste të shqiptarëve për t'u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Shkëlqesia e saj iu referua shifrave konkrete sipas të cilave shumica e shqiptarëve ishin pro hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu rreth 93.4 % e shqiptarëve do të votonin pro referendumit për aderimin e Shqipërisë në BE; 72, 5 % e shqiptarëve e konsideronin shumë të rëndësishme futjen në BE; rreth 42 % e shqiptarëve ishin të mendimit se Bashkimi Evropian duhet ta pranonte Shqipërinë përpara se ajo të përmbushte standardet për të hyrë në BE dhe së fundi rreth 36% ishin të mendimit se Shqipëria ishte gati për të hyrë në Bashkimin Evropian. Shifra që sipas fjalës së Ambasadores evidentonin në të njëjtën kohë si dëshirën e madhe të shqiptarëve për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe mungesën e informacionit mbi faktin se anëtarësimi në BE është një proces i gjatë teknik, i cili kërkon, jo vetëm përmbushjen e Kritereve të Kopenhagenit, por edhe përafrimin dhe konsolidimin e legjislacionit vendas me atë evropian.

    Në vijim Ambasadorja evidentoi arritjet e matshme të Shqipërisë drejt integrimit në BE si dhe sfidat që duhen përballuar për një aderim sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane, bazuar në raportin analitik dhe opinionin e Komisionit Evropian mbi gadishmërinë e antarësimit të Shqipërisë në BE.

    Në përfundim Ambasadorja bëri një përshkrim të shkurtër mbi zhvillimet aktuale të Bashkimit Evropian duke iu referuar krijimit të: Fondit të Stabilitetit, Mekanizmit të Stabilitetit Evropian, Paktit të Stabiliteti Evropian si dhe Paktit "Plus Europe".

    Znj. Mueller - Holtkemper ishte e hapur për pyetje që iu bënë nga auditori, të cilat u fokusuan në këto pika:
    • A mund të jetë Shqipëria anëtare e Bashkimit Evropian përpara realizimit të standardeve, parë në dritën e mundësisë se hyrja në BE do t'i incentivojë shqiptarët të arrijnë standardet?
    • Mos vallë BE, duket si një klub i krishterë dhe feja po përdoret si kriter integrimi, duke iu referuar në mënyrë të veçantë rastit të Serbisë dhe Turqisë?
    • Arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe realizimi i sfidave. Kur mendoni se Shqipëria do të jetë pjesë e BE?
    • Integrimi dhe arsimi janë dy rrugëtarë të së njëjtës arritje. Sa duhet të kontribuojë përmirësimi i arsimit në integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.
    Mjaft çështje të tjera u trajtuan rreth pikave të mësipërme, të cilat u komentuan me dashamirësi dhe iu dhanë përgjigje nga Ambasadorja Mueller - Holtkemper. Auditori i përbërë nga student dhe pedagogë të Universitetit "Marin Barleti", pati një kënaqësi të veçantë për prezencën e Ambasadores së RFGJ në këtë leksion të hapur . ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-80.html http://umb.edu.al/news-article-80.html
    Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
    Leksioni i hapur zhvillohet ditën e hënë, 28 mars 2011, në orën 11:00, Salla A24, pranë Universitetit Marin Barleti. ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-21.html http://umb.edu.al/event-article-21.html
    "Pamje nga Ura"- Dokumentar historik rreth Kosovës
    Pamje nga Ura është dokumentari i parë për Kosovën e pasluftës. E coroditur nga konfliktet e mëparshme ballkanike dhe e lënë në hije nga problematikat të cilat ndodhnin në Afganistan dhe Irak, historia e Kosovës mund të mbartë mësimet më të vlefshme për rajonin. Ura e qytit të Mitrovicës është kthyer në qëndër të konfliktit të vazhdueshëm mes myslimanve, krishterëve dhe romëvë. Nëpërmjet këtij dokumentari arritëm të shohim më në brendësi plagët e popullit të pafajshëm kosovar, serbë dhe atij romë ,të cilët ishin personazhet e jetës reale në të cilën gjëndet Kosova dhe vatra e konfliktit e cila simbolizohet nga ura ndarëse e veriut dhe jugut te qytetit të Mitrovicës.

    Personazhet e këtij dokumentari ishin individë të cilët kishin përjetuar tortura, të cilat ishin ushtruar nga të dyja palët. Dokumentari objektivisht tregonte rreth kerkimit të të humburve, vdekjeve tragjike të fëmijeve dhe prindërve. Dokumentari nxirrte në pah dhe problemet e bashkejetesës fetare dhe etnike sidomos djegjen e kishave dhe institucioneve të tjera fetare dhe kulturore, dëbimin nga të dyja palët të përfaqësuesve të komunitetit Rom sëbashku me problematikat dhe fatkeqësitë e këtij komuniteti.

    Organizatat ndërkombëtare, Nato, UMNIKU,etj zënë një vend të rëndësishëm në të gjithë dokumentarin ,duke treguar veshtirësitë që ata kanë hasur në ruajtjen e qetesisë në një front të zjarrtë konfikti dhe në vecanti në Urën e Mitrovicës.

    I gjithë dokumentari, nëpërmjet rrëfimeve në vetë të parë, shpaloste ëndrrat dhe makthet e njerëzve të thjeshtë duke lënë si mesazh faktin që askush nuk e dëshiron luftën. Si mesazh paqeje ishte sjellja përpara publikut i rastit të një familjeje mikse shqiptaro-serbe, ku përveç vuajtjeve të luftës të përjetuara tregohej një fakt i vjetër sa vetë bota dhe po aq human sipas të cilit: të gjithë njerëzit pavarësisht nga etnia apo kombësia kërkojne të jetojnë në fqinjësi të mirë si një familje e madhe. Dokumetari zgjati 1 ore e 45 minuta dhe ishte në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-79.html http://umb.edu.al/news-article-79.html
    SHFAQJA E FILMIT DOKUMENTAR "Pamje nga Ura: Histori nga Kosova"
    Ky dokumentar është produkt i Institutit Shqiptar të Medias dhe për herë të parë do të shfaqet për studentët, stafin akademik, administrativ dhe të ftuarit e Universitetit "Marin Barleti".



    "Pamje nga ura" është dokumentari i pare për Kosovën e pasluftës. Ura e qytetit të Mitrovicës është kthyer në qendrën e konflikt it të vazhdueshëm mes myslimanëve, të krishterëve dhe romëve. Nëpërmjet rrëfimeve tërheqëse në vetë të parë, shpalosen ëndrrat dhe makthet e kosovarëve.

    Ju mirëpresim të gjithëve duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj të vyer!

    Dekani i Studentëve & Klubi Bota Studentore]]>
    http://umb.edu.al/event-article-19.html http://umb.edu.al/event-article-19.html
    Pranverë në UMB - arsim, traditë, argëtim me dhe për studentët
    Në këtë takim përveçse do të degustohen ëmbëlsirat tradicionale shqiptare, do të flitet për traditat shqiptare në përgjithësi si dhe do të sillen për publikun traditat e shteteve fqinjë si Maqedonia, Greqia, Italia dhe Rumania. Në formën e "një valleje ballkanike traditash" është menduar që ky takim të shërbejë dhe për të mirëpritur studentët e interesuar për të vazhduar studimet master pranë UMB-së.

    E ku ka më bukur se paraqitja e ofertës akademiket e një universiteti shqiptar për auditorin e gjëre të interesuar nëpërmjet traditës, kulturës dhe dashamirësisë.

    Jeni të mirëpritur të na nderoni me prezencën tuaj! ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-17.html http://umb.edu.al/event-article-17.html
    Çelet Instituti Shqiptar për Çështjet Publike
  • Administrimin Publik
  • Studimet Europiane
  • Media dhe Komunikim
  • Mirëqeverisje dhe shteti i së drejtës
  • Çështje sociale dhe ekonomike
  • Veprimtaria e AIPA do të përqëndrohet ndër të tjera në:
    • Nxitjen e kërkimeve në fushat e sipërpërmendura.
    • Ofrimin e trajnimeve për administratën publike në nivel qendror dhe lokal në fushat e sipërpërmendura.
    • Organizimin e aktiviteteve të ndryshme sic janë seminaret konferencat, apo leksionet e hapura.
    • Publikime: AIPA do të shërbejë si urë lidhëse midis mjediseve akademike të UMB dhe aktorëve të tjerë publikë dhe private me qëllim promovimin e aktiviteteve me interes të përbashkët.
    Znj. Aida Gugu është Drejtore Ekzekutive e AIPA. Znj. Gugu është diplomuar në Drejtësi dhe mban titullin Master në Ligj (LL.M) në të Drejtë Evropiane dhe të Drejtë Tregtare Ndërkombëtare pranë Univesiteti i Amsterdamit.Ka një experience pune disa vjecare kryesisht në projekte të financuara nga BE dhe SHBA.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-78.html http://umb.edu.al/news-article-78.html
    Aktivitet sportiv nga Barleti Volej 1- MINATORI, 2- UMB VOLEJ, 3- TIRANA, 4- TEUTA

    Pas mbarimit të Fazës së dytë të Top Volej Ligës renditja përfundimtare do të përcaktojë dy ekipet e para që janë direkt të kualifikuar për gjysmë finalet e Play-offit dhe gjashtë ekipet e tjera që do të luajnë me njëra-tjetrën në bazë të një formule të përcaktuar për të siguaruar një vend në Play-off.

    Pas përfundimit të finaleve të Kampionatit Kombëtar, do të zhvillohen gjysmë finalja dhe finalja e Kupës së Shqipërisë ku Barleti Volej do të luaj me ekipin e Studentit.

    Datat e ndeshjeve për Fazën e Dytë:

    Java 2. Data 12.03.11; Ora 17:00, ne Pallatin e sportit A. Rusi 2, zhvillohet ndeshja Barleti Volley-Minatori

    Java 3. Data 19.03.11; Ora 17:00, ne Pallatin e sportit R.Njala, zhvillohet ndeshja Barleti Volley-Teuta]]>
    http://umb.edu.al/event-article-18.html http://umb.edu.al/event-article-18.html
    Konferenca Shkencore "Qytetërimi perso-iranian në Ballkan" "Qytetërimi perso-iranian në Ballkan"

    Konferenca u organizua falë një nisme të përbashkët të Institutit të Studimeve Perso-iraniane "Firdeusi", Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi".

    Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të Ambasadorit të Iranit në Shqipëri, Z. Ali Amoui, i cili theksoi se lidhjet kultorore midis Shqipërsië e Iranit janë shumë të hershme, shqiptarët janë një popull artdashës dhe arsimdashës, gjë kjo që vihet re më së miri edhe në njohjen e gjerë që kanë shqiptarët ndaj gjuhës dhe letërsisë perse. Ambasadori uroi pjesëmarrësit dhe të ftuarit në konferencë që studimet e ndërsjellta të iranologjisë dhe albanologjisë të thellohen edhe më tepër dukendikuar në forcimin e lidhjeve shkencore-kulturore midis dy popujve miq.

    Në konferencë përshëndetën edhe Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Muzafer Korkuti, Drejtoresha e Institutit të studimeve perso-iraniane "Firdeusi", Znj. Rediana Çuraj si edhe Zv. Drejtori i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi", Z. Shahrouz Falahatpisheh.

    Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Rediana Çuraj vuri në dukje se studimi i qyteterimit pers nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e ndikimeve gjuhësore, kulturore dhe letrare që ai ka pasur ne vende e rajone të ndryshme të botës, por një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar një studimi të mirëfilltë shkencor të vlerave të këtij qytetërimi dhe kontributeve që ai ka ofruar për gjithë historinë e njerëzimit ndër shekuj. Znj. Çuraj përmendi fakte të ndryshme te arritjeve të qytetërimit persian në fusha të ndryshme dhe theksoi se Persia, me historinë e zhvillimit të saj shtatëmijë vjeçar është njëkohësisht një djep qytetërimi, një kryqëzim civilizimesh, si edhe shembulli më i qartë i gërshetimit dhe harmonisë së kulturave dhe besimeve.

    Se fundmi, Drejtoresha e Institutit të studimeve perso-iraniane "Firdeusi" u uroi suksese studiuesëve në prezantimin e punimeve të tyre shkencore dhe uroi që kjo konferencë ti shërbejë, edukimit, dialogut dhe komunikimit, sensibilizimit dhe afrimitetit të popujve e kulturave si edhe të bëhet shkas për studime të reja të mëtejshme në shërbim të konsolidimit akademik të iranologjisë në Shqipëri e Ballkan.

    Fjalimi përshendetës i Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit të Studimeve Perso-Iraniane "Firdeusi" në Konferencën: "Qyteterimi perso-iranian në Ballkan", 11 Mars 2011
    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-77.html http://umb.edu.al/news-article-77.html
    Konferenca Shkencore "Qytetërimi perso-iranian në Ballkan" "Qytetërimi perso-iranian në Ballkan"

    Konferenca organizohet nga Instituti i Studimeve Perso-iraniane "Firdeusi", Akademia e Shkencave dhe Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi". Adresa: salla "Aleks Buda", Akademia e Shkencave, Tiranë.

    Data 11/03/2011 Ora 11:00

    Ju ftojmë të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj!]]>
    http://umb.edu.al/event-article-16.html http://umb.edu.al/event-article-16.html
    Prezantohet rektori i ri i Universitetit "Marin Barleti"
    Në prezantimin e Rektorit, ishte i pranishëm i gjithë personeli akademik dhe administrativ i UMB-së, si edhe Kryetari i Bordit, Prof.Dr. Rexhep Meidani dhe Prof.Dr Nikolla Dhamo, Rektor i Universitetit nga viti 2005 deri ne shkurt të 2011-ës.

    Fjalën hyrëse, e mbajti Kryetari i Bordit, i cili pasi prezantoi vendimin e Bordit Drejtues të UMB-së, shprehu vlerësimet më të larta si për figurën e Rektorit deri tani në detyrë, Prof.Dr. Dhamo, ashtu edhe për Rektorin e sapoemëruar Prof.Dr. Marenglen Spiro.

    Më pas, fjalën e mori Prof. N.Dhamo. Ai njohu kolegët, në mënyrë të përmbledhur, me karrierën e deritanishme të Prof. Marenglen Spiros, duke shprehur njëkohësisht edhe konsideratat më të larta për figurën e tij në fushën akademike. Më tej, Prof. N.Dhamo bëri një panoramë të përgjithshme të ecurisë së universitetit "Marin Barleti" që nga viti 2005, kur është krijuar si Universitet e deri më tani. Ai gjithashtu përmendi edhe disa nga sfidat që UMB ka përpara vetes.

    Menjëherë pas prezantimit, fjalën e mori Prof. Marenglen Spiro i cili falënderoi fillimisht Presidentin e Shoqërisë "Marin Barleti" për vëmendjen dhe interesimin që i kushtoi personit të tij, më tej Bordin Drejtues për vendimin e marë për emërimin e tij si Rektor të Universitetit "Marin Barleti" si dhe drejtuesit e njësive të institucionit dhe pedagogët e tyre për pritjen dhe vlerësimin ndaj figurës së tij; ai shprehu bindjen dhe motivimin për ta çuar para mbarëvajtjen e këtij institucioni arsimor. Takimi u mbyll me shkëmbime urimesh mes kolegësh.

    Kush është prof.Dr. Marenglen Spiro
    Prof.Dr. Marenglen Spiro, ka lindur në Tiranë në vitin 1949. Ka marrë titullin Fizikan në Unversitetin e Tiranës në vitin 1972. Menjëherë është emëruar pedagog i Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka mbrojtur gradën "Doktor i Shkencave" në Universitetin "Pjer dhe Mari Kyri", Paris VI, Francë, në fushën e Biofizikës. Në vitet 1987 - 1991 ka qenë këshilltar i bashkëpunimit Arsimor e Shkencor me Francën pranë Ambasadës Shqiptare Paris. Po në të njëjtën periudhë ka qenë anëtar i Komisionit të Bashkëpunimit Shqiptaro-Francez të Kulturës, Arsimit e Shkencës dhe anëtar i Komisionit Shqiptar të UNESCO-s.

    Nga viti 1991 deri në 94-ën, ishte punonjës Shkencor i Institutit "Kyri", Paris, Laboratori i Fizikës e Kimisë Biomolekulare dhe Profesor në Shkollën e Lartë e Fizikës e Matematikës Industriale të Universitetit Cergy-Pontoise, Paris, Francë. Një vit më vonë titullohet Profesor i Universitetit të Tiranës. Në vitin 1997 bëhet Rektor i Universitetit të Tiranës deri në vitin 2003; në periudhën 2007 / 2011 ka drejtuar Universitetin "Kristal" si Rektor i tij. Ndërkohë ai është edhe profesor i Ftuar i Universitetit të Limozhit, Francë (1996 - 2004).

    Detyra të tij të tjera kanë qenë: Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë MASH, 1998-2003; i Ftuar i Përhershëm i Komitetit Ndër-Ministror të Integrimit Euro-Atlantik 2000-2002; Anëtar i Komitetit Ad-Hoc për reformimin e Kërkimit Shkencor pranë MASH, 2002-2003; Anetar i Bordit të Qëndrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut; Anëtar i Komisionit Kombëtar të Frankofonisë. Prof Dr Marenglen Spiro është mbajtës i Medaljes Franceze "Chevalier des Palmes Acadmiques". është autor dhe bashkautor në rreth 80 artikuj shkencorë në shtypin shkencor, të huaj e të vendit dhe komunikime në kongrese shkencore. është gjithashtu autor i rreth 30 kumtesave shkencore dhe për Arsimin e Lartë dhe autor e bashkautor në 10 tekste universitare e monografi shkencore. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-75.html http://umb.edu.al/news-article-75.html
    Seminari "Organizatat Ndërkombëtare dhe BE-ja" në gjimnazet e Vlorës
    Më 3 dhe 4 mars 2011, pedagoget e Universitetit tonë, Xhulieta Krasta, Fatjona Qurku dhe Jonida Begaj zhvilluan në Vlorë seminarin me temë "Organizatat Ndërkombëtare dhe BE-ja" në dy shkolla të mesme të përgjithshme, "IKEA" dhe "RIVALDI".

    Seminaret u ndoqën me interes nga të gjithë nxënësit. Këtë e dëshmoi edhe diskutimi aktiv i tyre mbi sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit dhe raportet që ajo ka me këto organizata. Në javët në vazhdim UMB do të vijojë ciklin e seminareve edukuese mbi çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe vendin]]>
    http://umb.edu.al/news-article-76.html http://umb.edu.al/news-article-76.html
    Lançohet web-faqja zyrtare e Institutit "Firdeusi"
    Në faqe mund të gjeni informacione rreth Institutit, rreth fushave të tij të veprimtarisë, mund të njiheni me strategjitë kërkimore të Institutit, me objektivat dhe fushat e tij të kërkimit, me politikat e partneritetit si dhe mund të qëndroni gjithmonë në dijeni te lajmeve dhe aktiviteteve të Institutit.

    Web-faqja zyrtare e Institutit Firdeusi ju ofron edhe një sërë burimesh informacioni për studime perso-iraniane, si: fjalorë online, resurse për mësimin e gjuhës perse, Enciklopedi online si dhe linke të dobishme me informacione rreth Iranit.

    Në web-faqen zyrtare të Institutit do të gjeni gjithashtu E-Bibliotekën "Firdeusi", e cila ju jep mundesinë të njiheni me botimet dhe veprat shkencore rreth studimeve perso-iraniane dhe që shërben si një bibliografi e pasur e iranologjisë. Veprat në bibliotekë janë të ndara sipas kategorive të ndryshme, për të lehtësuar navigimin e vizitorëve.

    Një tjetër ekskluzivitet i kësaj faqeje është edhe Kursi online i gjuhës perse, i cili përmban 64 mësime të shoqëruara nga detyra praktike për çdo mësim.

    Metodika E-Learning për studimin e gjuhës perse është pregatitur nga Këshilli Iranian për zgjerimin e gjuh?s perse dhe synon t'u vijë në ndihmë të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë gjuhën perse në mënyrë individuale.

    Ju mir?presim t? na vizitoni: Faqja Zyrtare i Institutit FIRDEUSI]]>
    http://umb.edu.al/news-article-73.html http://umb.edu.al/news-article-73.html
    Z. Paul Polotes, shef i çështjeve ekonomike dhe politike në Ambasadën e ShBA-ve, zhvillon një bisedë në Universitetin Marin Barleti
    Z. Polotes bëri një historik të shkurtër të drejtave që kanë gëzuar afro-amerikanët dhe se si ndër vite këto të drejta kanë ardhur duke u shtuar dhe diskriminimi duke u pakësuar, deri në zhdukje. Kumtesa e z. Polotes filloi me një homazh të bërë Martin Luther King Jr. "njeriu i cili gjithë jeten e tij ja dedikoi lëvizjes paqësore për barazi raciale. Sipas shefi sektorit për cështjet politiko-ekonomike "Rrugëtimi i ideve do të mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve".

    Po ashtu z. Polotes foli se historia amerikane duke përfshirë këtu patjeter kontributin e afro-amerikanëve, është një "histori e krenarisë së madhe". Sidomos sot, me presidentin e ri Barack Obama, vete Amerika flet per një erë ndryshimi. Jo rastësisht Presidenti aktual i SHBA-ve u emërua në këtë post me 20 janar, një ditë më vonë kur amerikanët nderojnë memorjen e Martin Luther King Jr me një festë kombëtare.

    Meqënëse kemi të bëjmë me një festë historiko-kulturore në këte orë të hapur u sollën për auditorin dhe personalitete të shquara të kulturës amerikane, si i madhërishmi Louis Armstrong i cili arriti të ndërthurte tingujt e Jazz-it me ato popullorë dhe klasikë, duke e kthyer muzikën e tij në simbolin e shekullit të XX. Ndër të tjera u rradhitën dhe figura të tjera si Ella Fitzgerald, Count Basie, Duke Ellingtonm etj.

    Z.Polotes ishte i hapur dhe për pyetje që ju bënë nga auditori në lidhje me situatën botërore dhe sidomos atë politike shqiptare. Pyetjet e bëra nga auditori fokusoheshin në këto pika:
    • se si trajtohen hispanikët në SHBA dhe a përbën problem procesi i tyre i adoptimit me jetën amerikane?
    • se cfare mund të ketë ndryshuar në politikën amerikane me zgjedhjen e Obames si president?
    • sa efektiv është dënimi me vdekje në Amerikë dhe a mendohet që të abrogohet ky parashikim ligjor, proces ky në perputhje me të gjitha Konventat Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave themeltare të Njeriut?
    • problematika shqiptare e cështjeve që kanë të bëjnë me të drejtën themeltare të pronës. Cështja e pronës dhe korrupsioni i administratës publike shqiptare.
    • shteti ligjor dhe ruajtja e ekuilibrave mes pushteteve në Shqiperi. Sa zbatohen këto parime bazë në Shqipëri.
    Vlen të përmendet këtu dhe fjala e mbajtur nga Prorektori për Cështjet akademike, ped. Dritan Zela, i cili lexoi një nga shkrimet e tij të botuara në shtypin e shkruar shqiptar, shkrim ky I lexuar ne gjuhën shqipe dhe angleze me referenca mbi 10 janarin, dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Shumë e shumë cështje të tjera u trajtuan rreth pikave të mësipërme, të cilat me shumë dashamirësi i komentoi dhe ju përgjigj z.Polotes.

    Auditori i përbërë prej pedagogeve dhe studentëve të Universitetit "Marin Barleti", pati një kënaqësi të vecantë të ishte prezent në këtërore të hapur dhe e përgëzoi këtë iniciativë të Klubit Bota Stundetore të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-74.html http://umb.edu.al/news-article-74.html
    Leksioni i hapur "HISTORIA E POPULLIT AFRO-AMERIKAN. ÇËSHTJET E TË DREJTAVE TË NJERIUT "
    Z.Poletes do të referojë mbi temën "HISTORIA E POPULLIT AFRO-AMERIKAN. ÇËSHTJET E TË DREJTAVE TË NJERIUT ".

    Z. Poletes është shprehur i gatshëm dhe i hapur për pyetje nga publiku, studentë apo pedagogë, si për realitetin botëror, ashtu dhe për atë shqiptar.

    Ju ftojmë të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj,]]>
    http://umb.edu.al/event-article-13.html http://umb.edu.al/event-article-13.html
    Klubi "bota studentore" organizoi një udhëtim në Kosovë me studentët e Marin Barletit
    Ky udhetim u pa në një kendveshtim jo vetem turistik por dhe duke njohur institucionet e shtetit të ri Kosovar. Në këtë rradhë idesh në patem një takim me ambasadorin e jashtezakonshem të Shqiperise në Kosove, z. Islam Laukaj. Ishte vete ambasadori Z.Islam Laukaj I cili na priti me dashamiresi në godinen e ambasades duke e shoqeruar biseden e tij, rreth institucineve të shtetit të ri kosovar dhe marrëdhënjet politiko-ekonomike që Shqiperia ka, me kafe dhe caj të ngrohte. në këtë bisedë u njohem me gjere me institucionet e Kosoves, diskutuam gjate sa të pavarura jane ,vemendje ju kushtua dhe mbikqyrjes së ketyre insitucioneve nga nderkombetaret. U prezantuan së cilat ishin institucionet e reja, cilat prej tyre ishin hapur për here të pare dhe u fol për Eulex-in funksioni tij në Kosove. Po ashtu u njohem me funksionin e NATOS,etj. Rendesi të vacante pati marrdhenja që Shteti I Kosoves ka me Shqiperine, marreveshjet nderkombetare që kanë lidhur me njeri-tjetrin, politikat ekonomike, kulturore dhe ato turistike në vecanti (duke patur parasysh që turistet kosovar në sezonin e veres zgjedhin Shqiperine për të kaluar pushimet verore). Pyetjet nga studentet zinin një vend të rendesishem në biseden tone dy oreshe në ambjentet e ambasades, cilat në dukje kishin një ngjyrim patriotik, po që nxirrnin në pah problematika dhe politika të veshtira në ndjekje e siper të te dy shteteve me kriza politike, ekonomike, me nocione të pavarsise nga njera pale dhe të demokracise nga pala tjeter. Mbas bisedes na u dha mundesia për të bere disa fotografi kujtimi me ambasadorin shkelqesine e tij z. Islam Laukaj.

    Largimi nga takimi I ambasades e zhvendosi rrugetimin tone në akomodimin në Hotel dhe njohje të qytetin në brendesi të tij . U vizituan në Prishtine dhe Muzeu Kombetar I Republikes së Kosoves, një muze I ri por shume prekes me faktet historike që ekspozonte. Po ashtu u vizitua dhe Xhamia e Mesme e cila ndodhet shume prane ketij Muzeu. E shtuna filloi me një takim akademiko-diplomatik, vazhdoi me shume kulture dhe kult e besim dhe u mbyll me një festim mes studentesh në një nga restorantet e Prishtines. Kudo të bente pershtypje kultura, respekti dhe mbi të gjitha mikpritja pasi të gjithe kosovaret të cilet I takuam ishin mese të kenaqur që kishim shkuar ti vizitonim, pasi kishin pershtypjen që vetem ata vijne dhe na vizitojne. E djela ishte dhe dita e fundit e cila u shoqerua me një udhetim të gjate drejt kufirit dhe me pas në Tirane. Rruges u be një ndalese në Prizren në një nga restorantet tradicionale (Restorant Baileys) ku pervecse u provuan suxhuket gjakovare dhe vera e kosoves "Pavaresia". Aty grupi I studenteve tane terhoqi vemendjen e kryetarit të Komunes së Prizrenit z. Ramadan Muja dhe drejtorit rajonal të Policise z. Nexhmi Krasniqi, të cilet të kenaqur për mysafiret e ardhur jo vetem I takuan por shprehen gezimin që shihnin një grup studentesh shqiptare që po I vizitonte në prag të festes së Pavaresise. Kryetari I Komunes së Prizrenit, që për hi rte vertetes duhet theksuar fakti, eshte në rang kryetari bashkie sipas strukturave shqiptare të pushtetit local, shprehu deshiren që ti mirepriste studentet tane dhe pse jot e bashkepunonte në keto shkembime kulturale dhe studentore.

    Si rezultat I kesaj vizite u arrit të kuptohej që me ane të deshires së mire të organizuesve dhe aktivizimit teper aktiv të studenteve tane, UMB eshte e afte jo vetem që me shume sukses të vazhdoje iniciativen e saj "Studenti në qender" por të arrije që ketij studenti ti nderthuri të bukuren me të duhuren dhe të nevojshmen Per të gjithe pjesmarresit në këtë udhetim kenaqesia ishte pjesa mbizoteruse dhe Klubi Bota Studentore do ta vazhdoje si një tradite për njohjen e të gjithe trevave shqiptare dhe të vete Shqiperise këtë iniciative.

    Anisa Brano & Elona Bano MSc, Koordinatore të Klubit Bota Studentore]]>
    http://umb.edu.al/news-article-71.html http://umb.edu.al/news-article-71.html
    Kryetari i KQZ në UMB
    Kryetari i KQZ, z. Ristani, do të zhvillojë një takim me studentët e UMB-së për të folur mbi angazhimin e studentëve në zgjedhjet e ardhshme vendore.

    Z. Ristani është shprehur i gatshëm dhe i hapur për pyetje nga auditori.

    Ju ftojmë të merrni pjesë.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-12.html http://umb.edu.al/event-article-12.html
    Kryetari i KQZ në UMB
    Z.Ristani foli mbi ligjin dhe implementimin aktual të kodit zgjedhor në Shqipëri në përgjithësi. Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ishte për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar auditorin kryesisht të përbëre nga studentë ku një pjesë e mirë mund edhe të mos kenë votuar asnjëherë deri më sot, për një pjesëmarrje më aktive në zgjedhjet e ardhshme

    Z. Ristani ishte i gatshëm dhe i hapur për t'iu përgjigjur pyetjeve nga auditori.

    U bëne shumë pyetje nga studentë dhe pedagogë, kryesisht në lidhje me handikapet e ligjit dhe të zbatimit të tij ku nuk mungoi shqetësimi për realitetin shqiptar.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-69.html http://umb.edu.al/news-article-69.html
    Universiteti Marin Barleti organizon seminare me gjimnazistët vlonjatë
    Tema e seminareve është rreth organizatave më të mëdha ndërkombëtare si Bashkimi Europian, OKB-ja, NATO, si dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.

    Për nxënësit e shkollave të mesme kjo është një eksperiencë e veçantë sepse jep mundësi jo vetëm për qartësimin e njohurive por njëkohësisht krijon edhe një atmosferë të përshtatshme ku ata mund të diskutojnë së bashku duke shprehur opinionet e tyre për çështje aktuale që ndikojnë vendin tonë, që sfidojnë institucione të ndryshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtare dhe që sfidojnë mbarë njerëzimin. Një avantazh më tepër është edhe ndihmesa që japin këto seminare në kristalizimin e ideve lidhur me zgjedhjet e maturantëve për studimet universitare.

    Seminari i parë u zhvillua në shkollën e mesme të përgjithshme "Halim Xhelo" në Vlorë. Ishte shumë mbresëlënëse pjesëmarrja në diskutime dhe analizat e nxënësve, sidomos maturantëve, si dhe niveli i lartë i përgatitjes së tyre.

    Interesi i madh që zgjoi ky seminar na nxiti të vijojmë me seminare të tjera për t'ju përgjigjur kështu edhe kërkesave të shumta të marra nga shkolla të mesme publike dhe jopublike të vendit. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-70.html http://umb.edu.al/news-article-70.html
    Konferenca Shkencore "Gjykata Administrative, alternativë apo domosdoshmëri?"
    Ne kete konference moren pjese juriste, pedagoge dhe studente te ketij universiteti dhe te universiteteve te tjera, pjesetare te grupeve te interesit, avokatë, specialiste dhe studjues te te drejtes administrative, etj.

    Nga referuesit u trajtuan elemente teorike dhe praktike te te drejtes administrative, perfshire edhe procesin historik nderkombetar te kesaj te drejte; lidhja midis procesit gjyqësor dhe procedimit administrativ; perspektiva e një gjykate administrative në Shqipëri; probleme të organizimit të sistemit gjyqësor për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative; aspekte të kuadrit ndërkombëtar të drejtësisë administrative dhe zhvillimi i jurisprudencës administrative të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ne Strasburg, sidomos lidhur me ceshtjet kunder Shqiperise, etj.

    Ne konference merrte pjese si referues edhe Profesor Esat Stavileci, Anetar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i njohur per kontributin e tij prej gati gjysem shekulli ne jurisprudence, ne te drejten publike dhe veçanerisht ne te drejten administrative.

    Gjate pyetjeve qe iu bene referuesve nga auditori dhe si nga diskutimet e te pranishmeve nje vend kryesor zuri problematika lidhur me çeshtjet eventuale qe rezultojne nga zbatimi ne praktike i projektligjit per gjykaten administrative qe ndodhet per miratim ne Kuvendin e Shqiperise.

    Nder te tjera, konferenca konkludoi se reformimi i drejtesise administrative dhe i zgjidhjes se mosmarreveshje ne kete fushe duhet te trajtohet dhe te jete nje koncept me i gjere se gjykata administrative e cila, si e vetme, edhe pse e krijuar nepermjet nje ligji te posacem, nuk do te mjaftonte per te zgjidhur ate c'ka publiku dhe biznesi shqiptar kerkojne, pra nje gjykim administrativ te drejte, te shpejte dhe efektiv.

    Nje konkluzion, i shprehur ne formen e propozimit ishte unifikimi me urgjence i terminologjise juridike te perdorur ne Shqiperi dhe Kosove. Nje unifikim i tille duhet bere me urgjence dhe mund te filloje me ligjet qe miratohen nga secili prej Kuvendeve, te vazhdoje me aktet e tjera nenligjore (Vendimet e Keshillit te Ministrave, Udhezimet, Urdherat, etj.) dhe, me pas, me leteraturen, trajtimet teorike dhe mesimore (akademike). Nje fillese e mire ne kete drejtim mund te ishte terminologjia administrative.

    Per me gjate, sugjerimet dhe verejtjet mund te gjenden ne materialet e konferences qe do te publikophen ne botimin perkates te revistes "Gjeopolitika", botim i Institutit Kerkimor Shkencor "Barleti", qe do te dale se shpejti.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-67.html http://umb.edu.al/news-article-67.html
    Projekti "Edukimi Publik Ligjor"
    Në kuadër të këtij projekti, që po zbatohet aktualisht me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Instituti Kërkimor-Shkencor "Barleti" dhe Universiteti "Marin Barleti" do të organizojnë përgjatë gjithë vitit seminare me nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme publike dhe private në rrethet Tiranë dhe Durrës, ku studentë të Fakultetit Juridik të këtij Universiteti, të udhëhequr nga pedagogë të tij, do t'i përcjellin një auditori të përbërë nga nxënës të viteve të IV-ta të këtyre shkollave, disa prej koncepteve më të rëndësishme mbi mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

    Për realizimin më të mire të idesë së "Edukimit Publik Ligjor" një vëmendje e posaçme i është kushtuar asaj pjese të dijeve, e cila është e domosdoshme t'u transmetohet të rinjve. Faktori bazë që ka qenë përcaktues për përzgjedhjen e materialit që trajtohet gjatë këtyre seminareve është mosha e dëgjuesve. Kushdo prej këtyre të rinjve do të pajiset me informacione më të detajuara, se çfarë nënkupton për ta arritja e moshës së pjekurisë. Meqenëse konceptet juridike trajtohen shumë përciptazi në shkollë të mesme, qoftë për faktin e gjerësisë së tematikës, qoftë për faktin e mungesës së teksteve shkollore të hartuara posaçërisht për këtë fushë, projekte të kësaj natyre mund të jenë mundësia e vetme, për këta nxënës, që të përfitojnë njohuri të sakta dhe konkrete, dhe për më tepër në formë të përshtatur për ta.
    • Tetëmbëdhjetëvjeçari dhe të drejtat e përgjegjësitë që fiton ai/ajo me arritjen e moshës së pjekurisë.
    • Hyrje në të drejtat e njeriut dhe të qytetarit.
    • Bazat e përgjegjësisë penale
    • Aspektet juridike të martesës dhe të trashëgimisë
    Pjesëmarrja në projektin e "Edukimit Publik Ligjor" përbën gjithashtu për studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit "Marin Barleti" një mundësi të rrallë për të verifikuar dijet e tyre. Ata do të mund të kontrollojnë nivelin e përthithjes dhe të të kuptuarit të njohurive që kanë fituar gjatë studimeve, por edhe aftësitë në fushën e komunikimit të këtyre njohurive si dhe të veprimit nën presionin e një ambjenti të caktuar, apo të një minutazhi të caktuar.

    Mbajtja e një cikli leksionesh kërkon pajisjen me një aparat sistematik dijesh nga disiplina të ndryshme të së drejtës, në veçanti të së drejtës civile, penale dhe kushtetuese. Një rëndësi të caktuar ka edhe predispozita psikologjike, sidomos zotësi të tilla si: elokuenca dhe vetëbesimi. Të rinjtë që mësojnë nëpër gjimnaze janë një audiencë e veçantë, që kërkon durim, kuptim dhe qasje të përshtatshme.

    Për këtë arsye, projekti do të gërshetojë eksperiencën dhe ekspertizën e profesionistëve të dëgjuar në fushën e ligjit, me aftësitë dhe dijet e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, së Universitetit "Marin Barleti". ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-68.html http://umb.edu.al/news-article-68.html
    Metodat japoneze të menaxhimit të bizneseve të mesme dhe të vogla në Universitetin Marin Barleti
    NJOHJA ME METODAT JAPONEZE TË MENAXHIMIT TË NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (SME)

    Në këtë seminar u referua për disa nga metodat më të suksesshme të manaxhimit japonez të aplikuara nga kompanitë japoneze dhe që kane qenë faktori kryesor i lulëzimit të ekonomisë japoneze ne vite. Prezantimi njohu të pranishmit me disa aspekte të filozofisë japoneze të jetës dhe të punës.

    Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqësues biznesesh, manaxherë, përfaqësues nga organizata dhe donatorë që mbështesin SME-të në Shqipëri, pedagogë të Universitetit Marin Barleti si dhe të interesuar të tjerë.

    Referues në seminar ishin z. Igli Gjoni, President i JAAA dhe z. Sokol Konomi.

    Disa nga temat që u trajtuan në seminar ishin Sistemi i Pesë S-ve, Sistemi i manaxhimit JIT (Just in Time) studim i rastit të ekselencës së kompanisë Toyota, Metoda KANBAN si instrumenti bazë për aplikimin e JIT, Në seminarin e zhvilluari të zbatojmë koncepte të ngjashme në realitetin shqiptar të biznesit. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-64.html http://umb.edu.al/news-article-64.html
    Bibliotekës së UMB i shtohen tre tituj të rinj librash
    Librat: "Diktatorët e Ballkanit", me autor Bernd J. Fischer; "Politika e Jashtme Amerikane" (e shkuara, e sotmja, e ardhmja), me autor Glenn P. Hastedt dhe "Hyrje në Shkencat Politike" (Pushtetit dhe Zgjedhja), me autor W. Phillips Shively dhurohen në kuadër të projektit "Zgjerimi i bibliotekës së studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike".

    Projekti në fjalë mbështetet nga Zyra për marrëdhënie me Publikun, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Këto libra, të hartuar posaërisht për studentë joamerikanë vijnë në ndihmë të studentëve të shkencave humane në UMB dhe janë lehtësisht të përvetësueshme, për vetë faktin se janë të shqipëruar nga përkthyes profesionistë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Këto tri libra të botuar dy vitet e fundit u vijnë në ndihmë, si studentëve që ndjekin studimet Bachelor, ashtu edhe atyre që kryejnë studimet Master, pranë Universitetit "Marin Barleti".]]>
    http://umb.edu.al/news-article-66.html http://umb.edu.al/news-article-66.html
    Njohja e Universitetit "Marin Barleti" me Shkollat e Mesme Private në Durrës.
    Kjo nismë për këto dy shkolla të mesme vjen nga dëshira që shprehen dy studentet Ada Shehu, ish-nxënëse e shkollës "Rilindja" dhe Xheni ish-nxënëse e shkollës "Migjeni" nga ku mundësuan kontaktet dhe interesin e te dyja shkollave. Në shkollën "Rilindja" morëm një mikpritje nga vet drejtori i shkollës Z. Drini Hasani i cili na mundësoi takim me katër klasat e XII maturante duke i dhënë mundësinë nxënësve te tij që mbas mbarimit të maturës shtetërore , zgjedhja të jetë UMB-ja. Gjithashtu mikpritja nuk mungonte te shkolla "Migjeni" e cila ashtu si te Rilindja na dha mundësin të takonim katër klasa maturantësh duke u shoqëruar nga vet drejtori i shkollës Z. Ruzhdi Dollaku i cili zgjoi dhe interesin e një bashkëpunimi dhe prezence në kampusin e UMB në projekte me interes për ta.

    Prezantimi është një iniciativë e vetë Klubit bota studentore dhe do të vazhdojë në qytete të tjera të Shqipëris ( si Elbasani, Fieri, Shkodra etj)duke pasur parasysh që një nga objektivat më të rëndësishme të këtij klubi është rekturtimi i studentëve të rinj. Prezantimi i Universiteteti "Marin Barleti" u bë në mënyrën më të denjë, duke filluar që nga se si e ndjenin veten në këtë universitet studentet e rinj e te viteve të para si Ada, Anisa dhe Xheni me pas informacioni u pasua nga oferta akademike që bëri më dije pedagogia Elona Bano, nga aktivitetet që organizojnë studentet nëpërmjet Klubeve Studentore që jëne mëse aktive, i prezantuar ky informacion nga Koordinatorja e Klubeve Studentore Anisa Brano dhe studenti i vitit të III, Arbër Brecani.

    Nxënësve ju bë me dije dhe iniciativa më e re e Klubit "Ligji dhe Demokracia" për edukimin ligjor, duke u ftuar të marrin pjesë në leksionet e hapura që do të organizojë Universiteti ynë duke filluar që nga 30.1.2011. Ishin të gjithë të kënaqur të mesonin devizën e UMB-së: "Studenti në qëndër"dhe u arrit në marrëveshjen e një bashkëpunimi të mëtejshëm në muajt që vijojnë.

    Klubi Bota Studentore, përvec promovimit me sukses të UMB-së ka ndërmarrë dhe iniciativen e vizitës në Republikën e Kosovës në 11-13 shkurt, periudhë kjo e zgjedhur qëllimisht për të shijuar nga pranë festimet e pavarësisë së këtij shteti po ku e bukura dhe argetimi do të ndërthuren me të dobishmen sic është një orë lëksioni i hapur në Universitetin e Prishtinës nga Fakulteti Ekonomik dhe takim me përfaqësuses të Ambasadës Shqiptare në Kosovë. Ju përshëndesim me moton: "Bota studentore përvecse e pafund duhet të jetë me dhe për studentët"

    Koordinator i Departamentit të së Drejtës Publike
    Elona Bano

    Koordinator i Klubeve Studentore
    Anisa Brano
    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-65.html http://umb.edu.al/news-article-65.html
    Udhëtim në Sarajevë
    Vendqëndrimi do të jetë Sarajeva, qyteti i lojrave Olimpike Dimërore në 1984.

    Guida përfshin:
    • Dy netë fjetje me darkë dhe mëngjes në hotelin Hollywood;
    • Udhëtim me autobus komod;
    • Organizim I vizitave në Sarajevë dhe Mostar shoqëruar me tour-operator.
    Tarifa 110 Euro

    Për informacione të mëtejshme kontakti: asprorektorst@umb.edu.al / 0672759997]]>
    http://umb.edu.al/event-article-11.html http://umb.edu.al/event-article-11.html
    Miratohet Statuti i ri i universitetit Marin Barleti
    Në përfundim të mbledhjes, Statuti u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e Bordit. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-63.html http://umb.edu.al/news-article-63.html
    Fillon regjistrimi për kursin elementar të gjuhës perse
    Kursi është i hapur për të gjithë dhe Rregjistrimi është falas. Në përfundim të kursit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë.

    Për më shumë informacione, mund të kontaktoni në
    info.firdeusi@umb.edu.al ose në numrin e telefonit: 069 40 49761 ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-9.html http://umb.edu.al/event-article-9.html
    Blendi Fevziu në Universitetin Marin Barleti
    Ne biseden me studentet e Marin Barletit, ai e ka vleresuar kete roman si nje mundesi per te vendosur nje komunikim me te afert me kete zhaner.

    Blendi Fevziu pohoi se "eshte teme e kendshme, por besoj se ka brenda gjithe atmosferen e Shqiperise se viteve '90-'91-'92, por edhe situaten aktuale". Pra, sikunder pohoi gazetari i njohur, eshte nje lloj drame, romance e te gjithe ketij transformimi shqiptar, ku futet; emigracioni, ikja, menyra e mbijeteses, por edhe nje lloj dashurie qe vazhdon te mbetet eterne. Fevziu shprehet se ky liber u dedikohet mbi te gjitha atyre bashkemoshatareve te tij, qe paten te njejtat endrra, por fate te ndryshme.

    Kurse Arlinda Dudaj, drejtuese e shtepise botuese "Dudaj", thote se vepra me e fundit e opinionistit Fevziu eshte nje gje e re, e papritur, pasi letersia ne kete rast i sherben historise. "Hiri i Vullkanit" na sjell ne kujtese kronikat televizive te nje viti me pare per ngjarjen e jashtezakonshme te pushtimit te qiejve te Europes nga hiri i vullkanit islandez.

    Ky moment sherbeu si frymezim per autorin Blendi Fevziu i cili 11 faqet e para te nje tregimi, te shkruara gjate nje udhetimi nga Brukseli ne Tirane, i shnderroi ne nje liber, qe ne pak dite u rendit nder me te shiturit. Blendi Fevziu tregon: "Ka qene nje rastesi, ndersa kthehesha nga Brukseli, ne nje moment qe ishte bllokuar gjithe Europa nga hiri vullkanik i Islandes. Ishte shume interesante sepse ne momentin qe tentova te gjeja nje mundesi kthimi me avion, me tren, me autobus, te gjitha linjat ishin te bllokuara. Dhe me lindi ideja sesi dy njerez mund te gjendeshin befas, te ndare nga nje dashuri, nga dicka e papritur".

    Subjekti i librit nuk eshte kryekeput nje histori dashurie qe rizgjohet pas shume vitesh, ndaj Fevziu nuk e ka shmangur dot penen gazetareske. Historia e romanit "Hiri i Vullkanit", rrefen nje histori dashurie e cila rizgjohet fare papritur pas 20 vitesh. Ne faqet e tij lexuesi gjen gjithashtu episode qe flasin per realitetin shqiptar ne vitet 1990, por edhe ne ditet e sotme.

    Letersia artistike nuk eshte nje surprize nga Blendi Fevziu. Krahas disa sprovave letrare sic i quan, Fevziu pohon se ne kompjuterin e tij ndodhen te tjera botime te pritshme. "Hiri Vullkanik" eshte libri i tete i gazetarit Blendi Fevziu. Dhe sic pohon ai, kete liber ia ka dedikuar "te gjithe bashkemoshatareve qe rinine e kaluan ne borduren e parkut Rinia dhe nje ndertuan nje histori paralele me ate te komunizmit dhe qe e arriten ta realizonin me endrrat e tyre".]]>
    http://umb.edu.al/news-article-61.html http://umb.edu.al/news-article-61.html
    Blendi Fevziu në Universitetin Marin Barleti
    Takimi është i hapur për të gjithë. Pas prezantimit të librit, Z. Fevziu do të jetë i gatshëm t'u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me librin dhe më gjerë.

    Takimi do të zhvillohet ditën e mërkurë, 12/01/2011, ora 12.00, salla A24, pranë Universitetit Marin Barleti.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-8.html http://umb.edu.al/event-article-8.html
    Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor: Përgjigja ndaj Krizës, Sfidat dhe Mundësitë
    Në Fjalimin e saj ajo trajtoi çështje të tilla si:
    • Ballkani Perëndimor: Arritje të Zhvillimit
    • Rritja ekonomike dhe ulja e varfërisë
    • Ndikimi i krizës
    • Reagimi ndaj Krizës: mbrojtja dhe përmirësimi i kujdesit social
    • Dividendi potencial demografik i Shqipërisë
    Për më shumë lexoni fjalimin e plotë]]>
    http://umb.edu.al/news-article-62.html http://umb.edu.al/news-article-62.html
    Volejboll - Femra: luhet sot java e 18-të dhe e fundit e fazës së dytë të kampionatit kombëtar
    Një gjë është e sigurt sërish, që edhe këtë sezon, skuadra e Korabit e mbyll para kohe kampionatin, duke qenë në dispozicion të Federatës së Volejbollit për t'u ri-integruar në aktivitete të ndryshme. Për sa u përket takimeve të sotme, spikat derbi kryeqytetas midis Barleti Volley dhe Tiranës (ora 17.00 në "Asllan Rusi"), një ndeshje më shumë për prestigj se sa për renditje. Tashmë Barleti Volley ka siguruar vendin e dytë dhe Tirana atë të tretë, ndaj sfida e sotme vlen më shumë për statistikë, por emocionet dhe rivaliteti në këtë duel pritet të jenë sërish të mëdha.

    Një javë e lehtë për Minatorin kryesues, që do të udhëtojë drejt Lushnjës për të zhvilluar formalitetin e radhës me Krutjen, ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo që do të luhet në Peshkopi, midis Korabit vendës dhe Teutës. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-94.html http://umb.edu.al/news-article-94.html
    Marrëveshja e parë e Bashkëpunimit midis Universitetit Marin Barleti dhe Universitetit të Bolonjës
    Dimensioni Ndërkulturor i Proceseve Formative dhe Profesionet midis Globalizimit dhe Shkëmbimeve Kulturore: Hapja e fronteve të reja për zhvillimin njerëzor.

    Profesori A. Goussot, që jep Pedagogji Speciale, i përket departamentit të Shkencave të Edukimit dhe njëkohësisht është profesor në Fakultetin e Psikologjisë, po pranë Universitetit të Bolonjës. Ai është Presidenti i Qendrës së Studimeve e të Aksionit Pedagogjik "Raffaele La Porta", anëtar i Shoqërisë Italiane të Pedagogjisë Speciale, anëtar i Komitetit Shkencor të Institutit Pierre Janet të Parisit, ortak nderi i Shoqatës Kombëtare Italiane të Pedagogjisë, autor i shumë librave studimorë, por edhe drejtues i rëndësishëm i disa projekteve të Komunitetit Evropian, që trajtojnë problematikat e fëmijëve të braktisur në Europën Lindore.

    Më 21 Dhjetor 2010, si vazhdimësi e këtij aktiviteti, por edhe si fillimi i një rruge të re bashkëpunimi, Departamenti i Shkencave të Edukimit "Giovanni Maria Bertin" i Universitetit të Bolonjës, përfaqësuar nga Drejtori i tij Prof. Roberto Farne dhe Fakulteti i Shkencave Humane i Universitetit Marin Barleti, përfaqësuar nga Dekani i tij Prof. Luan Omari, kanë firmosur këto ditë një Marrëveshje Bashkëpunimi e cila synon të mbështesë e të zhvillojë reciprokisht fushën e kërkimit dhe të mësimdhënies, sikurse edhe të inkurajojë projektet edukative dhe kulturore me interes të përbashkët.

    Kooperimi midis këtyre dy institucioneve do të përmbajë bashkëpunimin në projekte kërkimore në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, që përkojnë me edukimin dhe trajnimet e kësaj sfere; shkëmbime vizitash midis kërkuesve, që të mund të inkurajohet kualifikimi i stafit akademik i të dyja palëve; organizimin e seminareve, simpoziumeve dhe diskutimeve që mbulojnë fushën e interesit të përbashkët me specifikat përkatëse.

    Pedagogët e Universitetit Marin Barleti e njëkohësisht studentët e tij, janë të ftuar të sjellin propozimet e tyre dhe të krijojnë grupet e para të punës, për një zhvillim të mëtejshëm e me standarde të ndërkombëtarizuara të mësimdhënies, çka i shërben jo vetëm Universitetit tonë, por edhe edukimit në tërësi.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-60.html http://umb.edu.al/news-article-60.html
    Teuta rivalizon denjësisht me Barleti Volley në fushën e vet (25-23; 25-18; 25-19)

    Barleti Volley rigjen fitoren në kampionat, duke mundur 3 - 0 Teutën në Durrës, një ndeshje e bukur dhe me rivalitet, ku në setin e parë, mikeshat nga kryeqyteti fituan me vështirësi 25 - 23. Teuta rivalizoi deri në fund, por përvoja dhe shtatlartësia e lojtareve të Barleti Volley bëri diferencën në parket. Më tej, loja është më e qetë, në përgjithësi nën kontrollin e Barleti Volley, që fitoi 25 - 18 setin e dytë dhe 25 - 19 atë të tretë, duke ruajtur vendin e dytë. Gjithsesi, të dyja ekipet kanë siguruar një vend në "Top Volley Liga" në fazën e tretë, ku luajnë 4 ekipet më të mira.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-95.html http://umb.edu.al/news-article-95.html
    Minatori mund Barleti Volley dhe udhëheq i vetëm e pa asnjë humbje deri tani (27-29; 22-25; 21-25)

    Barleti Volley udhëtoi të shtunën drejt Rrëshenit për të luajtur ndeshjen e radhës. Pallati i sportit "A. Arapi" ishte i mbushur plot me tifozë . Temperatura ishte shumë e ulët dhe kjo ndikoi në lojën e të dy ekipeve. Seti i parë nisi shumë mirë për vajzat Universitare, që udhëhoqën të sigurta deri në fund të tij, por që u treguan pak të kujdesshme në fund, duke mos e mbyllur dot setin me fitore.

    Në setin e dytë loja nis nën udhëheqjen e Minatorit. Barleti Volley është e zbehtë në lojën e vet, por pas disa ndërprerjesh të vazhdueshme të lojës, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në sallë rezultati luhatet në vazhdimësi për ekipin e Minatorit. Rivaliteti rritet në fund të setit, por përsëri Minatori është më i saktë dhe fiton setin e dytë. Në setin e tretë, vajzat e Tartarit e kanë përsëri të pamundur të reagojnë ndaj një Minatori, që dhe pse jo në ditën e tij më të mirë u tregua i kujdesshëm deri në fund të setit, duke fituar atë dhe ndeshjen me rezultatin 3 - 0.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-96.html http://umb.edu.al/news-article-96.html
    Universiteti Marin Barleti dhe të drejtat e njeriut
    Çështja e të Drejtave të Njeriut ka të bëjë me dinjitetin e individit dhe të ardhmen e demokracisë. Rrallë ndodh që një çështje të nxjerrë kaq shume në pah thelbin e një kombi siç është çështja e respektit të të drejtave bazë të njeriut. Kjo është një sfidë, jo për mirëqenien apo sigurinë tonë, por për vlerat, qëllimet dhe domethënien e një kombi, sikurse të të gjithë njerëzimit. Edhe sikur të rrisim pa masë mirëqenien, apo të arrijmë çfarëdolloj suksesi dhe sërish të mbetemi të pabarabartë në këtë çështje, atëherë ne do të kemi dështuar si njerëz, si institucion, si komb, si njerëzim. Kjo, pasi lufta për të drejtat bazë të njeriut ka të bëjë me më shumë se çdo politikë që mund të përfshijmë në ligje; ajo ka të bëjë me kapacitetin tonë për të dashur dhe për t’u angazhuar ndaj njëri-tjetrit; ka të bëjë me zgjedhjen nëse ne si shoqëri do të vlerësojmë apo jo dashurinë dhe përkushtimin; ka të bëjë me humanizmin tonë të përbashkët dhe gadishmërinë për të “ecur me këpucët e dikujt tjetër”. Fjalët e gdhendura në nenet dhe frymën e kushtetutës së Shqipërisë, të vendeve të BE-së, SHBA-së dhe të të gjitha vendeve demokratike se "të gjithë kemi lindur të barabartë" apo që “çdo qytetar ka disa të drejta të patjetërsueshme” nuk janë thjesht fjalë me peshë apo teori boshe. Në emër të tyre popujt kanë luftuar dhe dhënë jetën për shekuj me rradhë. Këto fjalë janë frymëzim dhe pishtar për të gjithë njerëzit liridashës. Me këto fjalë i është premtuar çdo qytetari se së bashku do të ndajmë dinjitetin e njeriut dhe lirinë.

    Dinjiteti nuk mund të gjendet në pronësinë e njeriut, as në pushtetin apo pozitën e tij. Ai qëndron në të drejtën e tij për t’u trajtuar si njeri me mundësi të barabarta me të tjerët, në atë që atij t’i respektohen të drejtat bazë. Të aplikosh çfarëdolloj testi tjetër, t`i mohosh individit shpresën e dinjitetin për shkak të bindjeve politike, përbërjes etnike, fetare, gjinisë, statusit, etjes për pushtet, etj., jo vetëm përbën padrejtësi, por do të thotë të çnderosh kujtimin e martirëve të çdo kombi. Sonte, diku në Shqipëri, diku në botë, dikush do të përpiqet me veshtirësi të bjerë në gjumë, duke u përpjekur dhe duke vuajtur nga një diskriminim për shkak të opinionit të tij/saj apo përkatësisë etnike, fetare, gjinore, statusit apo thjesht për shkak se dikush nuk ka respektuar dinjitetin e tij/saj. Dikush, diku në botë, sonte edhe mund të humbasë jetën për shkak të kësaj. Se çfarë ndodh më pas, mund të varet nga shumë faktorë, por në një analizë të fundit, do të varet nga ne: nga lloji i së ardhmes që ne ndërtojmë; nga lloji i shoqërisë që ne sjellim, nëse do të jetë një shoqëri ku shpresa është më e fortë se frika, ku dashuria është më e fuqishme se çdo fyerje apo lëndim, të një shoqërie ku askush nuk është qytetar i dorës së dytë, në të cilën askujt nuk i mohohen të drejtat më themelore, të një shoqërie në të cilën të gjithë jemi të lirë të jetojmë siç e shohim të arsyeshme kur gjykojmë për të drejtat bazë.

    Por sonte unë jam optimist, sepse besoj në mirësinë e çdo njeriu si pjesë e qenësishme e asaj çka ne thelbësisht jemi, për shkak të progresit që ne kemi bërë si shoqëri. Ndonëse do të ketë pengesa përgjatë rrugës, e vërteta është se idealet tona të përbashkëta janë një forcë shumë më e madhe se çdo ndarje që mund të mbillet, se dashuria është më e fortë se urrejtja, se shpresa më e pushtetshme se frika. Këto ideale, të shprehura nga breza qytetarësh, janë ato që kanë rrëzuar diktaturat, që u kanë dhënë të drejta popujve, që nga Aristoteli; ‘Magna Carta’; ‘12 Artikujt’ e deri tek ‘Deklarata e Pavarësisë’ dhe ‘Ligji i të Drejtave’, të Amerikës; ‘Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit’, e Francës; ‘Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut’, e OKB-së, etj.

    Ky është premtimi për të cilin jemi thirrur për të përmbushur nga një ditë në tjetrën, duke ndryshuar nga një mendje në tjetrën, nga një ligj në tjetrin. Unë besoj, në një analizë të fundit, ashtu siç ka thënë edhe Presidenti Wilson, që “Demokracia nuk është aq shumë një formë qeverisjeje, sesa një bashkësi principesh”, ashtu siç edhe çështja e të drejtave të njeriut ka të bëjë me më shumë se sa një të drejtë ligjore, pasi t’i sigurosh këto të drejta kërkohet edhe vullnet i mirë, mirëkuptim dhe vizion.   Në fund, po ju le me atë çfarë Thomas Jefferson, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe President i 3të i SHBA-së ka thënë: “Gjithçka është e ndryshueshme me përjashtim të të drejtave të natyrshme dhe të patjetërsueshme të njeriut. Ne i konsiderojme të vetëkuptueshme këto të vërteta, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të Drejta të patjetërsueshme, midis te cilave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë".

    (“Nothing is unchangeable but the inherent and unalienable rights of man. We hold these truths to be self-evident, that all men are created equal, that they are endowed by their Creator with certain unalienable Rights, that among these are Life, Liberty and the pursuit of Happiness”.)

    Dritan Zela, Ph.D. (SHBA)
    Professor of Mathematics & U.S. Fulbright Scholar (SHBA)
    Pro Rektor per Ceshtjet Akademike
    Tiranë, 10 Dhjetor, 2010 ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-59.html http://umb.edu.al/news-article-59.html
    Instituti Firdeusi organizoi leksionin e hapur me temën: "Mendimet dhe argumentat ligjore në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të Kirit të Madh"
    Leksioni u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit Firdeusi, Znj. Rediana Çuraj, e cila foli për qëllimin e organizimit të këtij leksioni, për rëndesinë historike të Deklaratës të së Drejtave të Njeriut të Kirit të Madh për dy qytetërimet e medhaja botërore, Lindjen dhe Perëndimin, si edhe për vet rolin e Kirit të Madh, si nje personalitet që ka respektuar liritë dhe të drejtat fetare, politike e kulturore të popujve dhe subjekteve të Perandorisë Persiane. Znj. Çuraj e cilësoi këtë leksion si fillimin e një tradite eventesh shkencore, që do të organizojë    Instituti Firdeusi edhe ne të ardhmen e nga të cilat mund të perfitojnë dhe te marrin pjesë të gjithë studiuesit, akademikët dhe studentët e interesuar në fushën e studimeve persiane. 

    Dr. Zamira Çavo, Dekane e Studimeve me Kohë të Pjesshme, në Universitetin Marin Barleti, trajtoi çështjen “Cilindri i Kirit dhe Deklarata e të Drejtave të Njeriut në epokën e globalizmit” dhe u shpreh se “Studiuesit e kanë pranuar Perandorin Kirin e Madh si bazëhedhësin e të Drejtave të  Njeriut, arsye kjo që në 1971 Cilindri i Kirit të Madh u përkthye në të gjitha gjuhët kryesore të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë ti rikthehesh Kirit sot, është një domosdoshmëri e diktuar nga periudha postmoderne dhe një nevojë për ta ristudiuar në epokën që e quajme globalizëm.”

    Elona Bano, Pedagoge në Departamentin e së Drejtës Publike, në Universitetin Marin Barleti, me  temën: Kontributi i Kirit të Madh në formimin e “Të drejtës së Popujve”, u shpreh se “Kiri, i cili ka menduar në lashtësi  për prosperitetin e të gjithë shtetasve të tij duke ju akorduar dhe lirinë skllevërve, meriton të merret shembull dhe sot e kësaj dite, kur paçka se ndërgjegjesimi i njerëzimit, është më i madh, paradoksalisht ende shkelen të drejtat më thelbësore. Znj. Bano theksoi se Juridikisht mund të konsiderojmë se Kiri i Madh është një nga themeluesit e të drejtës së popujve për vetëvendosje.

    Ndërsa Edlira Osmani, Asistent Avokate, e Diplomuar në Universitetin Marin Barleti, u shpreh se “Sot teksa lexojmë tekstin antik të kësaj deklarate na bien në sy disa parime në dukje të thjeshta por që përmbajnë në vetvete bazat e të drejtave tona edhe sot. E drejta për të jetuar në paqe, ndalimi i skllavërisë, liria e besimit fetar, janë të drejta të sanksionuara në Deklaratat dhe Konventat e mëvonshme që na bëjnë me dije se pararendëse kishin Deklaratën Antike të hartuar nga Kiri i Madh, mbret i mbretëve, mbret i botës, për të cilin Perënditë kishin siguruar një jetë të gjatë, dhe ai jetoi me veprën e tij.”

    Më pas, fjalën e morën të ftuarit, të cilët dhanë mendimet e tyre rreth Deklartës së Kirit të Madh dhe në fund studentët u drejtuan lektorëve pyetje.

    Fjalimi i Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit Firdeusi
    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-72.html http://umb.edu.al/news-article-72.html
    Leksioni I hapur: Mendimet dhe argumentat ligjore në Deklaratën e të drejtave të njeriut të kirit të madh
    "Mendimet dhe argumentat ligjore në Deklaratën e të drejtave të njeriut të kirit të madh".

    Leksioni i dedikohet analizës së figurës historike dhe imazhit të mbretit të madh persian të dinastisë Akamenide Kirit të Madh (në persisht: Kurush-e-Bozorgh), i cili ka sunduar në vitet 559530 p.e.s. dhe Deklaratës së tij të të drejtave të njeriut, të themeluar në vitin 539 p.e.s, të ashtuquajtur "Cilindri i Kirit të Madh", i shpallur nga OKB që prej vitit 1971 "Deklaratë antike e të drejtave të njeriut".

    Çështjet kryesore që do të trajtohen në leksionin e hapur janë:
    • Cilindri i Kirit dhe Deklarata e të Drejtave të Njeriut në epokën e globalizmit;
      Lektor: Zamira Çavo, Dekane e Studimeve me Kohë të Pjesshme, Universiteti Marin Barleti.
    • Kontributi i Kirit të madh në formimin e "Të drejtës së Popujve";
      Lektor: Elona Bano, Koordinator i Departamentit të së Drejtes Publike, Universiteti Marin Barleti.
    • Deklerata e të drejtave të njeriut e Kirit të Madh, pararendëse e të drejtave të njeriut në kohët moderne;
      Lektor: Edlira Osmani, Assistent Avokate; ish-nxënëse e Kolegjit Saadi; e diplomuar në Universitetin Marin Barleti

    Tiranë, Universiteti Marin Barleti, Rr. Sami Frashëri, Nr 41, Godina A, Salla A24
    10 Dhjetor 2010
    Ora: 10:00 12:00]]> http://umb.edu.al/event-article-14.html http://umb.edu.al/event-article-14.html Zgjedhjet e Unionit Studentor të vitit 2010
    Në zgjedhjet për Këshillin e Unionit rezultuan fitues 13 studentë: Për vitin e parë zgjedhjet u zhvilluan në datë 18 nëntor 2010 dhe morën pjesë në votime 52 studentë.
    Rezultatet ishin si më poshtë:

    Viti i parë:

    • Marsida Thartori (7 vota), Eriselda Zaranjaku (5 vota) - shkenca politike
    • Anisa Gogaj (9 vota), Ervin Teliti (9 vota), Ada Shehu (5 vota), Nensi (3 vota) - financë-kontabilitet
    • Meral Todri (7 vota), Lineta Arapaj (5 vota), Armegi Vercani (2 vota) - juridik
    Fitues u shpallën: Marsida Thartori, Anisa Gogaj, Ervin Fliti, Meral Todri Gjithashtu u kërkua përfaqësimi në Këshill i studentëve: Eriselda Zaranjaku, Ada Shehu, Nensi Kola, Lineta Arapaj, Armegi Vercani.

    Viti i dytë:
    • Eduart Qatja (8 vota), Elis Shima (1 votë) - shkenca politike
    • Marjol Agalliu (11 vota), Borana Kalemi (2 vota) - drejtësi
    • Luis Mazreku (konsensus) - menaxhim
    • Erida Buzi (konsensus) - financë kontabilitet
    Fitues u shpallën: Eduart Qatja, Marjol Agalliu, Luis Mazreku, Erida Buzi. Gjithashtu u kërkua përfaqësimi në Këshill i studentëve: Borana Kalemi, Ermelinda Kalaja, Elisabeta Gjeta.

    Viti i tretë:
    • Eranda Muskaj (konsensus) - drejtësi
    • Fajton (konsensus) - menaxhim
    • Arbër Breçani (konsensus) - financë kontabilitet
    • Armela Memaj (konsensus) - shkenca politike
    Fitues u shpallën: Eranda Muskaj, Fatjon, Arbër Breçani, Armela Memaj. Gjithashtu u kërkua përfaqësimi në Këshill i studentëve: Arjola Tafaj.

    Viti i katërt:
    • Sabrina Tikno (6 vota) - drejtësi
    • Joana Vllahu (0 vota) - drejtësi
    Fitues u shpallën: Sabrina Tikno

    Në datë 23.11.2010 Këshilli Studentor zhvilloi mbledhjen e konstituimit. Morën pjesë 13 anëtarë të zgjedhur të cilët kooptuan formalisht 8 anëtarë të tjerë që konkurruan në zgjedhje, po nuk fituan, si dhe persona që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në organizimin e jetës studentore. Pas kësaj, u kalua në ndryshimet statutore të propozuara nga zyra e Prorektorit dhe Zyra Studentore në përputhje me ndryshimet e Ligjit të Arsimit të Lartë, neni 55. Ndryshimet statutore kishin të bënin me krijimin e Këshillave Rinorë të Fakulteteve: Drejtësi, Ekonomik, Humane. Gjithashtu u propozua që Presidenti i Unionit Studentor, të zgjidhet përveçse nga Asambleja, edhe nga Këshilli Studentor i Unionit, në rast se gjendet konsensus për kandidaturat. Ndryshimet pasqyrohen në Statutin e ri të Unionit.

    U mandatuan tre studentë si përfaqësues të Këshillave të Fakulteteve për në Senatin e Universitetit.

    Eranda Muskaj - përfaqësues në senat për Fakultetin Juridike
    Ervin Teliti - përfaqësues në senat për Fakultetin Ekonomik
    Armela Memaj - përfaqësues në senat për Fakultetin Shkencave Humane

    Në përfundim të zgjedhjes së Senatorëve, të cilët, do të përfaqësojnë Fakultetet përkatëse, Këshilli Studentor me konsensus nxori dy kandidatura për Presidentin e Unionit, duke kërkuar që të votohej në Këshill.

    Votimi u bë i fshehtë dhe transparent nga vetë anëtarët e Këshillit me nje pjesëmarrje të plotë, ku respektivisht të dy kandidatët morën:
    1.Arbër Brecani - 10 vota
    2.Eranda Muskaj - 8 vota

    President i Unionit Studentor u zgjodh Arbër Breçani me shumicë votash. Këshilli i Unionit dha pëlqimin e tij dhe për Sekretarin e Unionit. Në mënyrë konsensuale u zgjodh një përfaqësuese e vitit të parë Anisa Gogaj. Këshilli do të mblidhet së shpejti për riorganizimin e vet. Nuk pati asnjë kontestim për të gjitha procedurat.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-51.html http://umb.edu.al/news-article-51.html
    Të zgjedhësh profesionin tënd - leksion të hapur me Znj. Ariana Tushi Leksioni kryesisht kishte të bënte me faktin se si ndiqet një politikë rekrutimi në bankën BKT. "Një përzgjedhje e duhur e vendit të punës" - theksoi zonja Ariana - " ka të bëjë me një përzgjedhje të duhur nga secili prej jush, të punëdhënësit të ardhshëm".
    Ajo u paraqiti studentëve një pasqyrë të realitetit bankar duke filluar që nga historiku i krijimit të BKT-së, misioni, performancat e bankës, cmimet e fituara, motivimi për të punuar në BKT, kapitali njerëzor i bankës etj...
    Sudentët u njohën gjithashtu me politikat e burimeve njerëzore, strukturat dhe sektorët përbërës dhe ajo që ishte më në interes të tyre se si bëhet një politikë rekrutimi, fazat testuese nëpër të cilat çdo kandidat duhet të kalojë para se të punësohet.
    "Gjithashtu të punosh në bankë do të thotë, të zgjedhësh vetë karrierën tënde dhe mbi të gjitha ta rritës atë" - tha në përfundim të këshillave të saj Znj Ariana . ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-50.html http://umb.edu.al/news-article-50.html
    Ligën e Kampionëve EBC*L 2010- Një konkurs i madh ndërkombëtar për Edukimin mbi Sipërmarrjen.
    Ligën e Kampionëve EBC*L 2010- Një konkurs i madh ndërkombëtar për Edukimin mbi Sipërmarrjen. Ju lutemi të shihni me interes pjesëmarrjen e institucionit tuaj, që mund të përfaqësohet me një numër të pakufizuar pjesëmarrësish në këtë veprimtari të rëndësishme lidhur me edukimin mbi sipërmarrjen. Duke qenë një aktivitet i mbështetur nga Komisioni Evropian, Ambasada Austriake dhe PARSH, pjesëmarrja në të është falas. Në vijim jepet një informacion i përgjithshëm për organizimin e këtij aktivitetit dhe për vetë sistemin EBC*L, ndërsa në materialin bashkëngjitur ju lutemi të gjeni informacionin e hollësishëm lidhur me rregullat, procedurën dhe mënyrën e organizimit të tij.

    Liga e Kampionëve EBC*L 2010 do të zhvillohet në dy faza:
      • Faza e Konkursit Kombëtar do të zhvillohet më 14 Dhjetor 2010 në Tiranë.
      • Faza e Konkursit Ndërkombëtar do të jetë më 20-21 Janar 2010 në Vjenë.
    Faza kombëtare në Shqipëri organizohet dhe bashkëfinancohet nga: PARSH - Përfaqësia Kombëtare për EBC*L, nën kujdesin e Ambasadës Austriake në Tiranë.

    Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë konkurs të veçantë ndërkombëtar Nxënës, Studentë dhe Individë sipërmarrës apo të punësuar nën 30 vjeç, që duan të provojnë njohuritë që kanë në fushën e sipermarrjes në tematikat specifike:
      • E Drejtë Biznesi
      • Kontabiliteti
      • Llogaritja e Kostos dhe e çmimit
      • Objektivat e Biznesit dhe Treguesit e Menaxhimit
      • Qëllimet, Metodat dhe Instrumentet për Hartimin e Planit të Biznesit

    Pjesëmarrja dhe vlerësimi në Ligën e Kampionëve është më shumë se fitorja në një konkurs. Të gjithë pjesëmarrësit në vitet e mëparshme kanë vlerësuar se ky konkurs në vetvete, i organizuar në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, është kthyer në një përvojë të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.
    Për t'u kualifikuar për pjesëmarrje në konkursin kombëtar të interesuarit duhet të kryejnë më parë testin online dhe të arrijnë rezultate sa më të larta. Për të kryer testin mjafton të klikoni në adresën http://www.ebcl.eu/ChampionsLeague/Champions_League_al_2010/quiz.htm

    Pjesëmarrja në konkursin kombëtar dhe ndërkombëtar është falas.
    EBC*L - European Business Competence* Licence, është konfirmuar si një standard ndërkombëtar i edukimit mbi sipërmarrjen, e pranishme në 31 vende dhe e akredituar nga ekonomia ndërkombëtare. Ajo certifikon saktësisht njohuritë kyçe në biznes, që janë të nevojshme për menaxhimin apo pjesëmarrjen në biznes.Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme vizitoni faqen e internetit www.ebcl.eu/ChampionsLeague ose kontaktoni me organizatorët në adresat office@parsh.org.al, info@parsh.org.al ose info@ebcl.al, ose në numrat e telefonit 04 2257477 dhe 2259494.
    -----------------------------------------------------------
    Sokol Avxhiu, M.A.
    Head of Office
    PARSH - Project: Adult Education in Albania
    Rr. "Bogdani", P.7/5A
    P.O.BOX 8153
    Tirana, Albania
    Phone: +355 4 225 74 77 - +355 4 225 94 94
    Fax: +355 4 225 74 76
    Email: savxhiu@parsh.org.al
    Web: www.parsh.org.al
    ]]>
    http://umb.edu.al/event-article-7.html http://umb.edu.al/event-article-7.html
    Volejboll Femra: luhet java e 10-të e kampionatit. Minatori pushim, përfiton Barleti Volley (25-10; 25-15; 25-13)

    Barleti Volley është ngjitur në krye të renditjes në volejboll për femra, pas ndeshjeve të javës së 10-të të kampionatit kombëtar. Skuadra e trajnerit Tartari fitoi dje me lehtësi 3 -0 ndaj Partizanit në fushën e këtij të fundit dhe, duke përfituar nga fakti që Minatori dje ishte pushim, ka marrë frenat e renditjes. Barleti Volley nuk hasi shumë rezistencë në derbin me të kuqet, duke fituar me diferencë pikësh në të tri setet, një takim që zgjati vetëm 60 minuta. Partizani dje nuk ishte në një ditë të mirë, duke mos treguar vlerat e tij, ndaj një Barleti Volley shtatlartë dhe efikas në bllok. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-97.html http://umb.edu.al/news-article-97.html
    Të zgjedhësh profesionin tënd - leksion i hapur me Z. Adrian Thano Pikërisht në kuadwr të bisedave "Cili do të jetë profesioni im?" të organizuara nga zyra Alumni dhe Zyra e Karrierës, në UMB, për herë të parë u ftua drejtori i gazetës Shekulli, Z. Adrian Thano.
    Ky leksion i hapur për të gjithë, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, shkëmbimi idesh, pyetje - përgjigje. Po aq interesante sa përgjigjet e një profesionisti ishin edhe pyetjet e studentëve. Ata kryesisht ishin të interesuar për informacion më të detajuar se si bëhet rekrutimi në një gazetë, cilat cilësi merren për baze, a ndikojnë notat e marra gjatë fakultetit në punësim, cilat janë kategoritë e punësimit në një gazetë etj.
    Adrian Thano, një profesionist i vërtetë në fushën e tij, u paraqiti studentëve një panoramë të gjerë mbi rregullat e punësimit në gazetë, gjithashtu ai iu përgjigj pyetjeve të tipit : cilat janë strukturat e kontrollit të informacionit, nga ndryshojnë analistët gazetarë nga gazetarët e mirëfillëe, cfarë vendi zë gazeta Shekulli si gazetë kombëtare, cila është e ardhmja e gazetës.
    Ai bëri gjithashtu një analizë të strukturimit standart të gazetave në Shqipëri, ku secila i kushton një hapesire të konsiderueshme aspektit politik. Te njwjtwn pwrmbajtje ka dhe gazeta Shekulli , të cilwn ai së shpejti ka në plan ta reformojë.
    Reforma do të konsistojë në bazë të përgjigjeve të dy pyetjeve për informacionin ; Pse? dhe ëhat next?....
    Keshtu shekulli sipas tij do te ndahet ne 3 zona te medha :
    • sektori shkurt ( i cili do të zërë 10 % ) ku gjithshka do të thuhet shkurt
    • sektori i thellë ( i cili do të zërë 25 % ) ku përfshin një subjekt i cili do të trajtohet gjeresisht
    • sektori jetë ( i cili do të zërë 65 % ) në të cilin do të përfshihen subjekte të fushave të ndryshme të pavarura nga institucionet përkatëse.
    Ai i kushtoi shumë rëndësi faktit që jo vetëm gazeta e tij, por të gjitha gazetat duhen ndryshuar, reformatuar jo vetem si pasojë e rënies së shitjeve, e mangësive të burimeve njerëzore por edhe për të pasqyruar një informacion të papolitizuar tek qytetarët ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-49.html http://umb.edu.al/news-article-49.html
    FIRDEUSI: Çelet instituti i parë kërkimor-shkencor në nivel universitar në Shqipëri
    Qëllimet e këtij institucioni të ri i prezantuan Administratorja e Universitetit “Marin Barleti”, znj. Adriana Berberi dhe drejtori i fondacionit “Saadi Shirazi” z. Shahrouz Falahatpisheh. Znj Berberi në fjalën e saj theksoi se Instituti “Firdeusi” synon njohjen e vlerave të qytetërimit perso-iranian në Shqipëri, studimin e kulturës, historisë dhe letërsisë si dhe studimin e lidhjeve midis dy kulturave; asaj persiane dhe shqiptare. Vizioni i Universitetit Marin Barleti është vizioni i një insitucioni, i cili ofron vlera të vërteta qytetarie, nënvizoi ajo. Nga ana e tij z. Falahatpisheh nënvizoi se "Shqiperia ka nje rol teper te rendesishem ne lidhjet kulturore, historike e artistike midis Lindjes dhe Perendimit. Gjithashtu Shqiperia ka nje potencial te madh per shkembimin kulturor midis qyteterimit persian dhe shqiptar, si edhe per shkembimet kulturore me popujt e tjere." Në fjalën e tij Prorektori akedemik i UMB, z. Dritan Zela theksoi se “ne duhet te demonstrojme përfitimet e diversitetit kulturor duke pranuar rëndësinë e shkëmbimeve të vazhdueshme midis kulturave dhe lidhjet midis tyre që ne agim të njerëzimit. Meqe kulturat përfshijnë jo vetëm artin dhe shkencat humane, por edhe stilin e jetes, mënyrat e ndryshme të jeteses, sistemet e vlerave, traditave dhe besimeve - mbrojtja dhe promovimi i diversitetit të tyre të pasur kerkon prej nesh qe te perballojme sfida te reja në nivele me te larta e me te kompleksuara ne nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar”.

    Nga ana e saj, drejtoresha ekzekutive e Institutit FiredusI, znj Rediana Çuraj theksoi se “Në shumë vende të botës, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje, departamentet dhe institutet e studimeve perse dhe iraniane, zënë një rol të rëndësishem kërkimor në shumicën dërrmuese të universiteteve. Por në Shqiperi, me gjithë lidhjet e vjetra kulturore dhe gjuhësore midis dy vendeve, studimet perso-iraniane nuk kanë qënë të institucionalizuara nga ana akademike. Instituti “FIRDEUSI” ndërrmer hapin e parë në këtë drejtim, çel institutin e parë kërkimor-shkencor në nivel universitar në Shqipëri, duke synuar të nxisë studimet në sferën perso-iraniane”. Në ceremoni morën pjesë si të ftuar personalitete nga Akademia e Shkencave, universitetet e Tiranës, qendrat kërkimore e shkencore shqiptare e të huaja: akademikë, pedagogë, studiues, studentë etj. Instituti “FIRDEUSI" është një organizatë jofitmprurese, joqeveritare, joekonomike, veprimtaria kërkimore dhe shkencore e së cilës zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti, interesat politike e fetare.

    Fjalimi i Administratores së Deleguar të Universitetit Marin Barleti në ceremoninë e hapjes së Institutit
    Fjalimi i Drejtoreshës Ekzekutive të Institutit Firdeusi në ceremoninë e hapjes së Institutit
    Fjalimi i Prorektorit për Çështjet Akademike të Universitetit Marin Barleti në ceremoninë e hapjes së Institutit
    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-58.html http://umb.edu.al/news-article-58.html
    Eja të marrësh pjesë dhe të ballafaqohesh me Profesionistë të suksesshëm nga bota e punës dhe fusha që të tërheq. Eja të marrësh pjesë dhe të ballafaqohesh me Profesionistë të suksesshëm nga bota e punës dhe fusha që të tërheq.
    Cikli vjetor i takimeve "çfarë Profesioni të Zgjedh?" është konceptuar pikërisht për ty: për t'u njohur me profesionet e ndryshme, me kompetencën dhe ekspertizën që kërkohet dhe me shumë çështje të tjera, njohja e të cilave do të të ndihmojë në një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tënde: Profesionin.

    Jeni të Ftuar. Pjesëmarrja është e lirë ...
    të hënën, 1 nëntor 2010, ora 12:00, salla A24.
    Aktivitet i organizuar nga ZYRA ALUMNI & ZYRA E KARRIERES.]]>
    http://umb.edu.al/event-article-6.html http://umb.edu.al/event-article-6.html
    Ceremonia e hapjes së Institutit të studimeve perso-iraniane "Firdeusi"
    Në ceremoni do të jenë të pranishëm Shkëlqesia e tij, Ambasadori i Iranit në Shqipëri, Z. Ali Amoui, Sekretarja e pergjithshme e UNESCO-s në Shqipëri, Znj. Eni Juca, Drejtuesit e dy institucioneve që kanë themeluar Institutin "Firdeusi", si edhe shumë personalitete të ftuar nga Akademia e Shkencave, Universitetet e Tiranës, Qendrat kërkimore e shkencore shqiptare e të huaja, si dhe akademikë, pedagogë, studiues e studentë.

    Ju ftojmë të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj!
    Datë: 29 Tetor 2010, ora: 11:00, Salla: A24, Universiteti Marin Barleti]]>
    http://umb.edu.al/event-article-15.html http://umb.edu.al/event-article-15.html
    Nis java e 6-të e kampionatit. Mirditoret triumfojnë në supersfidën e javës (21-25; 25-19; 25-19; 21-25; 8-15)

    Minatori ka fituar mbrëmë ndeshjen e hapjes së javës së 6-të të kampionatit kombëtar për femra në volejboll, duke mposhtur në "Asllan Rusi" 3-2 rivalen Barleti Volley në përballjen e dytë sezonale (e para u luajt në gjysmëfinalen e Kupës së Federatës). Dy prej skuadrave më të mira dhuruan një lojë të bukur, me rivalitet, spektakël dhe emocione, por në fund ajo që buzëqeshi ishte skuadra e trajnerit Gorenxa, e cila përveç fitores siguroi edhe vendin e parë në renditje. Gjithçka u vendos në setin final, aty ku ekipi mirditore fitoi me lehtësi 15 - 8, duke marrë 2 pikë, ndërsa Barleti Volley 1 dhe renditet e dyta. Ndeshja nisi mirë për mikeshat nga Rrësheni, që kanë epërsi në setin e parë, të cilin e fitojnë 21-25. Por Barleti Volley ndërron kurs në vijim, duke qenë më e saktë në fushë, blloku funksionon më mirë dhe arrin të fitojë 25 - 19 setin e dytë. Po me këto shifra, kryeqytetaset fitojnë edhe setin e tretë, duke përmbysur gjithçka në favorin e tyre. Por s'ka mbaruar këtu, pasi loja bëhet edhe më interesante në setin e katërt, ku pas shumë barazimeve është Minatori që është më konkret në lojën e tij. Shkurti e Nezaj janë të sakta dhe mirditoret fitojnë sërish 21-25, duke barazuar 2-2 shifrat e seteve. Seti final është tërësisht i Minatorit, që shkëputet që në fillim, luan më mirë në mbrojtje dhe fiton 8-15 dhe krejt ndeshjen 2-3. Kjo është humbja e parë e Barleti Volley dhe fitorja e 5-të në kampionat për Minatorin, skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë disfatë. Takimi mes dy ekipeve u afrua ditën e hënë me kërkesë të mirditoreve, që në mesjavë do të jenë në Budva për një turne miqësor, ndërkohë që ndeshjet e tjera të javës së 6-të të kampionatit të rrjetës për femra do të luhen sipas kalendarit, ditën e mërkurë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-99.html http://umb.edu.al/news-article-99.html
    Barleti Volley mposht Krutjen në transfertë. (25-18; 25-18; 25-16)

    Vajzat e Tartarit udhëtuan në Lushnjë për të luajtur ndeshjen e tyre të parë në transfertë, ndaj ekipit të Krutjes. Në setin e parë loja nisi me rivalitet midis dy ekipeve, por ky rivalitet nuk zgjati shumë, pasi vajzat e Barleti Volley u treguan më të sakta, duke sulmuar dhe duke u mbrojtur shumë mirë. Në setin e dytë Krutja kërkon të nisë ndryshe, shërben më mirë, përmirëson ndjeshëm lojën në mbrojtje, por e ka të pamundur të depërtojë në bllokun e lartë të Kelly Goc dhe Gentiana Kadriut. Seti i dytë mbyllet në shifrat e barabarta me të parin 25 - 18. Në setin e tretë, Krutja bën përpjekjen e fundit për të kthyer rezultatin në favor të vet, por nuk arrin të vazhdojë më shumë se deri në pikën e 15-të, pasi vajzat e Tartarit janë më të kujdesshme dhe më të sakta në veprimet e tyre dhe mbyllin setin e tretë 25 - 16 e komplet ndeshjen 3 - 0.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-100.html http://umb.edu.al/news-article-100.html
    Profesori Luis Felipe Hax Niencheski viziton Universitetin Marin Barleti
    Në një nga auditoret e Universitetit “Marin Barleti”, në prani të studentëve dhe të pedagogëve, ai mbajti referatin me temë: “Zhvillimet dhe problematika e ekosistemeve detare dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë midis Brazilit dhe Shqipërisë “. Nëpërmjet përvojës shkencore, por edhe asaj aplikative, sidomos në menaxhimin e aksidenteve apo problematikës mjedisore në brigjet e Lagunës Patos në Brazil, professor Niencheski tregoi domosdoshmërinë e angazhimit të universiteteve, si struktura pararendëse të zhvillimit shkencor, për përgatitjen dhe monitorimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm në zonat bregdetare, por edhe më gjerë. Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit më të lartë të UMB u diskutua edhe për rrugët dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy universiteteve. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-57.html http://umb.edu.al/news-article-57.html
    Barleti Volley kalon lehtësisht Korabin (25-10; 25-15; 25-10)

    Ekipi i Universitetit Marin Barleti u shfaq shumë i fortë në të gjitha aspektet e lojës ndaj Korabit, që për momentin renditet i fundit në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit. Seti i parë nisi totalisht i dominuar nga vajzat e Barleti Volley. Korabi pati vështirësi në organizimin e aksioneve të sulmit, si pasojë e vështirësisë në pritjen e topit të parë. Seti i parë është edhe më i shkurtri i krejt takimit dhe fiksohet me shifrat 25-10. Në setin e dytë dhe të tretë, vajzat nga Peshkopia përpiqen të dalin deri diku në lojën e tyre, duke realizuar edhe ndonjë sulm apo mbrojtje të bukur, por gjithsesi nuk munden të përballin skuadrën e Barleti Volley. Të dy setet mbyllen në favor të Barleti Volley me rezultatet 25 - 15 dhe 25 - 10.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-101.html http://umb.edu.al/news-article-101.html
    Luhet java e 7-të e Kampionatit Kombëtar të volejbollit. Barleti Volley bën detyrën ndaj Teutës dhe ndjek Minatorin me një pikë diferencë (25-20; 25-21; 25-13)

    Barleti Volley luajti të shtunën ndeshjen e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar kundër ekipit të Teutës. Seti i parë ka nisur deri diku i ekuilibruar, por vajzat e Barleti Volley bëjnë diferencën në pikët e fundit, duke kontrolluar lojën. Seti i dyte ka nisur me diktatin e vajzave Barletase, deri ne piken e 20-të dhe në këtë moment durrsaket bëjnë përpjekjet maksimale për të fituar setin, duke barazuar 21 - 21 por ndalen. Në setin e tretë vajzat e Teutës gabojnë më shumë dhe duken më pak agresive. Barleti Volley është e qartë dhe e saktë në veprimet e veta, ndaj fiton setin e tretë dhe ndeshjen me rezultatin 3-0.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-98.html http://umb.edu.al/news-article-98.html
    Fjala hapese e dites se pare nga Prorektori i ceshtjeve akademike Prof. Dr. Dritan Zela
    Mirë se vini në Universitetin Marin Barleti! Unë jam shumë i gëzuar dhe i emocionuar t’ju mirëpres sot në këtë ditë të parë të universitetit për ju. Duke zgjedhur UMB-në ju keni zgjedhur një universitet që ofron një gamë të gjerë programesh studime Bachelor, të gjitha të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si edhe Master Shkencor, Profesional dhe Profesional-Ekzekutiv,  resurse të ndryshme, mundësi për punë kërkimore, aktivitete sportive të niveleve të larta, si edhe një profesorat të talentuar për t’ju dhënë ju një përvojë arsimore me cilësi që është sa sfiduese aq edhe diverse dhe e dobishme. Programet tona të studimeve universitare të nivelit të parë dhe të dytë mbështeten tërësisht në kërkesat dhe rekomandimet e Kartës së Bolonjës duke synuar t’i japin studentit njohuri të mjaftueshme për t’u orientuar drejt dhe shpejt në tregun e punës, brenda dhe jashtë vendit, si edhe duke garantuar njohjen dhe transferimin e krediteve që do ti siguronte atij studimin dhe arsimimin në vazhdimësi. Dy kampuset tona, i dyti i sapo inaguruar me infrastrukturë dhe teknologji bashkëkohore, janë shtëpia e një komuniteti akademik pedagogësh dhe studentësh të cilët cojnë përpara njohuritë, kanë arritje intelektuale, bashkëpunojnë midis disiplinave, dhe adresojnë sfidat sociale përmes angazhimit me komunitetin.
     
    Ne kemi një vizion të një lloji të ri institucioni akademik – një institucion që mund ti shërbejë kohërave dhe nevojave të vendit, që puna jonë në fushën e edukimit në biznes, ekonomi, shkencat humane, shkencat sociale dhe drejtësi të arrijë njerëzit në të gjithë vendin e më gjerë. UMB-ja ka një sfidë por po aq edhe një mundësi unike dhe një detyrim ndaj shoqërisë për të bërë një diferencë kritike duke krijuar risi, duke nxitur ekonominë dhe duke arsimuar cilësisht një plejadë njerëzish përgjatë gjithë spektrit të shoqërisë në fusha për të cilat vendi dhe tregu ka më shumë nevojë. Është besimi dhe sfida ime si i sapo ri-emigruar, si edhe e UMB-s, që ne duhet të krijojmë një armatë njerëzish me vizion, ideale, integritet dhe zotësi, që të mos lejojmë që antivlera të mundi vlerën! UMB është koshiente se edukimi është një mbrojtës më i mirë i lirisë se sa një ushtri, se edukimi është shpirti i shoqërisë që kalon nga një brez në tjetrin, është ai që synon të zëvendësojë një mendje boshe me një të hapur, të kthejë pasqyrat në dritare. Kjo është pikërisht edhe sfida jonë, të kontribuojmë që edukimi që ne japim të bëjë pikërisht këtë. Në adresimin e kësaj sfide, ne bazohemi në një vizion e angazhim ndaj ekselencës, inovacionit, integritetit, cilësisë, profesionalizmit, bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar dhe shërbimit ndaj komunitetit.

    Ne vazhdimisht përballemi me sfida - se si i shohim ato na përcakton ne! A zgjedhim ti shohim ato si shkallë për tu ngritur apo si pengesa? Ne në UMB zgjedhim për ti parë sfidat si shkallë në ngjitje, si oportunitete që ne kemi hasur gjatë rrugës, që janë për ne për ti përdorur, për të ecur mbi to, në mënyrë që ne të mund të arrijmë më shumë. Shkallët ngjitëse janë këtu në UMB. Rezultatet e para, reputacioni ynë e dëshmon këtë, etika e punës sonë, strukturimi unik i universitetit e konfirmon këtë, vizioni ynë e mbështet këtë.

    Unë ju inkurajoj që të investigoni UMB-në në këto javë e muaj të parë. Unë jam i nderuar t’ju mirëpres në UMB dhe ju uroj gjithë të mirat për një përvojë universitare të frytshme dhe qëllim përmbushëse si edhe ju ftoj t'i bashkoheni angazhimit tonë për ta fituar këtë sfidë.

    Prof. Dr. Dritan Zela
    ProRektor për Çështjet Akademike

    Tiranë, 11 tetor, 2010]]>
    http://umb.edu.al/news-article-55.html http://umb.edu.al/news-article-55.html
    Bardheblutë kampionë humbin 3-1 në fushën e tyre. Barleti Volley vetëm një pikë larg Minatorit. (25-19; 18-25; 13-25; 19-25)

    Barleti Volley ka fituar mbrëmë 3-1 në "Fahrie Hoti" ndaj Tiranës, në sfidën e javës së 9-të dhe të fundit të fazës së parë, duke qëndruar në vendin e dytë, një pikë pas Minatorit. Skuadra e trajnerit Tartari arrin të përmbysë avantazhin fillestar të kampioneve bardheblu, duke luajtur më mirë dhe duke merituar fitoren. Tirana tregoi një nivel të kënaqshëm në setin e parë, duke luajtur qetë dhe pa gabime. Barleti Volley luan pa forcën e duhur dhe kjo i jep mundësi ekipit bardheblu të fitojë 25-19. Por këtu duket se mbyllet takimi për Tiranën, që duket se nuk ekziston më në fushë, duke gabuar shumë. Por edhe Barleti Volley e ngre ndjeshëm lojën e saj, është më konkrete në sulm dhe mbron mirë. Seti i dytë është i ngjashëm me të parin, por në kah të kundërt. Barleti volle është superiore dhe fiton, epërsi të cilën e konfirmon edhe në setin e tretë, duke fituar me shifra edhe më të thella, 13 - 25. Tirana duket se nuk ka forcën e duhur për të reaguar, megjithë përpjekjet e trajnerit Gurabardhi për të ndryshuar lojë. Barleti Volley përfiton nga një Tiranë pa nerv, duke fituar 19 - 25 edhe setin e katërt dhe krejt ndeshjen 1 - 3, duke marrë tri pikë që e konsolidojnë në vendin e dytë. Për bardheblutë kjo është humbja e dytë në kampionat pas asaj me Minatorin, sërish në fushën e tyre, duke zbritur në vendin e tretë në renditje. Gjithsesi, skuadrat dhuruan një lojë me nivel të kënaqshëm, duke argëtuar shikuesit e shumtë të pranishëm, ndërkohë që të shtunën nis faza e dytë e kampionatit.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-102.html http://umb.edu.al/news-article-102.html
    Studenti Barleti Volley duel vetëm në setin e 3-të (10-25; 14-25; 23-25; 10-25)

    Ndeshja e radhës e ekipit Barleti ishte ndaj ekipit të Studentit. Kjo ndeshje u zhvillua në pallatin e sportit "A. Rusi". Gjatë ndeshjes, të dyja ekipet aktivizuan formacionet kryesore me disa zëvendësime nga ana e Barletit. Gjatë setit të parë dhe të dytë, Barleti Volley dikton lojën në çdo aspekt. Gjatë setit të 3-të, atëherë kur pritej mbyllja e ndeshjes, vajzat e Kreshnik Tartarit tregohen të pakujdesshme në pikët e fundit dhe Studenti përfiton duke fituar setin e 3-të. Në setin e 4-t Barleti kontrollon gjithçka dhe fiton këtë set e komplet ndeshjen me rezultatin 3 1.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-103.html http://umb.edu.al/news-article-103.html
    Themelohet Instituti i Studimeve Perso-Iraniane "Firdeusi"
    Instituti i studimeve perso-iraniane "Firdeusi" është fryt i bashkëpunimit të hapur mes Universitetit "Marin Barleti" dhe Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" dhe rezultat i përputhjes së vizionit të Universitetit Marin Barleti për ofrimin e një edukimi ndërdisiplinor në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe të misionit të Fondacionit Saadi Shirazi për forcimin e lidhjeve kulturore midis Shqiperisë dhe Iranit.

    Në ceremoninë e inagurimit të firmosjes së statutit ishin të pranishëm Administratorja e Deleguar e Universitetit "Marin Barleti", Znj. Adriana Berberi, Drejtori i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi", Z. Shahrouz Falahatpisheh, si dhe shumë prej anëtarëve të Bordit Shkencor të Institutit.

    Të gjithë të pranishmit shprehën kënaqësinë për hapjen e një Instituti studimor në nivel akademik dhe universitar, pasi për herë të parë në Shqipëri iranologjia do të jetë pjesë e diskutimeve në qarqet universitare.

    Instituti ka si qëllim vazhdimesinë e studimeve perso-iraniane në Shqiperi, Ballkan e më gjerë, duke synuar që njohuritë t'u transmetohen brezave të rinj duke ju shërbyer formimit të tyre ndërkulturor, qytetar, historik dhe profesional e duke pretenduar të pregatisë gjenerata te reja të studiuesve iranologë në Shqipëri.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-56.html http://umb.edu.al/news-article-56.html
    Barleti Volley e Tartarit kalon lehtësisht Partizanin (25-20; 25-10; 25-16)

    Barleti Volley-t i mjaftojnë vetëm 60 minuta lojë për të fituar ndeshjen e parë në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Tartari mund lehtësisht Partizanin 3 0, në një sfidë që thuajse nuk pati fare rivalitet. Vetëm në setin e parë, vajzat e Partizanit përpiqen për të ndalur shkëputjen e Barletit, por nuk ia dalin dhe seti mbyllet 25 - 20. Seti i dytë flet tërësisht për vajzat e Barleti Volley. Skuadra e Barletit është agresive dhe e saktë në goditje. Seti i tretë është kopje e të dytit. Skuadra e drejtuar nga Tartari kontrollon gjithçka dhe fiton setin e tretë e komplet ndeshjen me rezultatin 3 - 0. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-104.html http://umb.edu.al/news-article-104.html
    Bursë e plotë për Anisa Tupi dhe Gjergji Janko
    1. Anisa Tupe, e cila ka kryer shkollën e mesme të përgjithshme "Petro Nini Luarasi" Tiranë me mesataren 9.66 dhe me vlerësimin më të lartë për aktivizimin gjatë shkollës së mesme.

    2. Gjergji Janko, i cili ka kryer shkollën e mesme të përgjithshme "Perla", Vlorë me mesatare 9.73 duke qenë për dy vjet edhe pjesëtar i skuadrës së basketbollit "FK Vlora".]]>
    http://umb.edu.al/news-article-54.html http://umb.edu.al/news-article-54.html
    Në Universitetin "Marin Barleti" u zhvillua Shkolla Ndërkombëtare e verës
    “Synojme ta shndrrojme UMB ne promoter te zhvillimit te qendrueshem ne vend dhe ne rajon. Do te punojme   qe  Zhvillimi i Qendruehsem te jete  artikulimi I cdo program politike e Qeverises ne nivel kombetar e vendor, pse jo edhe ne nivel rajonal. Shkolla e veres qe sapo perfundoi se bashku me nje cikel veprimtarsh gjate vitit akademik ne bashkepunim me aktore qeverises vendore dhe studente te programit master, jane konkretizim I ketij synimi. Ndersa hapja e nje programi te Masterit Shkencor te perbashket me Universitetin e Udines, do te konsolidoje nga ana akademike nismen e UMB  per krijimin e nje “Aleance per Koalicion te Zhvillimit te Qendrueshem” ne dimensione pertej kufijve te vendit tone”. 


    Njezete e pese studente pjesemarres ne programin e Shkolles Nderkombetare te Veres, tashme ne pasurine e tyre intelektuale e shkencore kane 7 kredite akadmike ECCT, si edhe nje Certifikate te Perbashket te CEI dhe UMB. Cka eshte edhe me e rendesishme ata tashme kane perfituar njohuri shume te mira mbi zhvillimin e qendrueshem si edhe krijuan nje rrjet kolegesh dhe bashkepuneoresh pertej kufijve te Shqiperise, sa shkencor aq edhe vellazeror. Pothuajese te gjithe studentet pjesemarres ne program ishin shqiptare nga trojet jashte Shqiperise.
    Shkolla nderkombetare e Veres ofroi nje risi ekstrakurrikulare ne veprimtarine akademike e shkencore, ne nivel kombetar. Modulet e programi te shkolles permbanin njohuri dhe eksperienca mbi Ekonomine dhe Shoqeine, Energjine dhe Mjedisin, ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatik, si edhe legjislacioni nderkombetar dhe ai i EU per zhvillimin e qendrueshem.

    Njohurite mbi keto module u percollen nga lektoret me kurrikul te pasur akademike e shkencore te ardhur nga  Universitetet e Udines dhe Triestes, sikunder ishin Prof. Francesco Marangon, Ezio Benedetti dhe Stefania Troiano,  eksperte eksponente te Bankes Boterore, Greta Minxhozi dhe Evis Sulku, Drejtoresha e  UNDP ne Tirane Gulden Cosslett, eksperte te USAID David Smith ; si edhe akademike qeverises  aktualisht anetare te kabinetit qeveritar, Dr. Taulant Bino dhe Prof. Dr. Tokli Thomai. Ishin edhe eksperte akademike te zhvillimeve rajoanle , Prof. Dr. Jonuz Abdullai Proff. Ass. Ylber Sela, etc.

    Programi i shkolles se veres krijoi nje partneritet shume te natyrshem dhe te qendrueshem dhe rrjet per nisma t tjera te ardheshme bashkepunimi. Ky rrjet do te nis ne Adriatikun Verior ne Rajonin e „Friuli Venezi Giulia‘ te Italise nje  model i vertete i zhvillimit te Qednrueshem duke mare udhe ne rajon. Natyrshem synojme qe Shqiperine dhe UMB ta vendosim ne qender te ketij rrjeti . Konferenca nderkombetare qe u zhvillua si pjese e programit te shkolles nen logon „ A mundet qe Shqiperia te shndrrohet ne model rajonal e zhvillimit te Qendruehsem“ i sherbeu me se miri ketij qellimi , duke edhe e lancuar nismen e Aleances per Zhvillim te Qendrueshem“ 
    Shkolla nderkombater e Veres ishte nje hap i ndermjetem  i konkretizimit te hapjes se  programit master mbi zhvillimin e qendrueshem prane UMB. Ai eshte titulluar
    “ Qeverisja dhe Zhvillimi i Qendrueshem”. Ajo cka eshte me e rendesishme ne kete pike konsiston ne faktin se  Masteri I Shkencave ( 120 kredite), ne fjale do te jete I perbashket me Universitetin e Udines. Jo rastesisht lektoret e shkolles se vers ishin te ardhura nga dy universitete me shume emer te mire ne Itali, sikunder jane ato te Trieste dhe Udines. Eshte neneshkruar Marreveshja e Bashkepunimit midis dy Universiteteve, nderkohe qe modalitetet teknike mbeten te percaktohen ne vijim. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-53.html http://umb.edu.al/news-article-53.html
    UMB, Konference nderkombetare: A mund te shnderrohet Shqiperia ne model rajonal te zhvillimit te qendrueshem?
    Fjalën e hapjes në konferencë e mbajti Rektori i Universitetit “Marin Barleti”, Prof. Dr. Nikolla Dhamo.
    Në sesionin e parë, nën moderimin e Dr. Reis Mulitës, në konferencë u mbajtën prezantime nga Znj. Gülden Türköz-Cosslett, Përfaqësuese Rezidente e Zyrës së UNDP-së në Tiranë, e cila foli mbi Sfidat globale për një shoqëri më të sigurt, më të shëndetshme, më të qëndrueshme. Në prezantimin e saj znj. Greta Minxhozi, drejtuese e zyrës vendore të Bankës Botërore, prezantoi Strategjinë e Bankës Botërore për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Ndërsa Ministri maqedonas i Ekonomisë, Dr. Fatmir Besimi prezantoi “Vendet e Evropës Juglindore përmes Zhvillimit të Qëndrueshëm, në rrugën drejt integrimit për në BE”.  Në këtë sesion referoi gjithashtu edhe zv.ministri i Bujqësisë z. Tokli Thomai.

    Sesioni i dytë i konferencës u moderua nga Dr. Lekë Sokoli, prorektor Universitetit “Marin Barleti”. Në këtë sesion bënë prezantimet e tyre, Prof. Francesco Marangon nga Universiteti i Udines, i cili solli përvojat europiane dhe italiane në politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Dr. Tulant Bino, zv. Ministër i Mjedisit, prezantoi politikat e Qeverisë shqiptare në këtë drejtim. David Smith nga USAID, foli mbi rëndësinë e qeverisjes vendore dhe decentralizimit në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Një tjetër referues në këtë sesion ishte Sami BERHAMI, përfaqësues i Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit me prezantimin “Përdorimi pa kriter i burimeve natyrore – pasojat mbi popullatën. Rasti i Mitrovicës”. Gjithashtu referuan në këtë sesion Dr. Ylber SELA nga Universiteti i Tetovës,  Prof. Ennio BENEDETTI i Universitetit të Triestes dhe Prof. Dr. Jonuz ABDULLAI.
    Fjalën përmbyllëse në konferencë e mbajti Dr. Reis Mulita, koordinator i bashkëpunimit UMB-CEI.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-52.html http://umb.edu.al/news-article-52.html
    Malvina Tema përfaqson Universitetin Marin Barleti në Prishtinë http://umb.edu.al/news-article-45.html http://umb.edu.al/news-article-45.html 20 vjet tranzicion: sa po ndihmon integrimi Europian përfundimin e kësaj faze dhe afrimin drejt demokracisë së konsoliduar?
    20 vjet tranzicion: sa po ndihmon integrimi Europian përfundimin e kësaj faze dhe afrimin drejt demokracisë së konsoliduar?

    20 years of democratic transition: is European integration helping Albania to pass this phase and approach democratic consolidation?

    Konferenca u organizua nga Departamenti i Shkencave Politike te Universitetit Marin Barleti, me rastin e vizites se Prof. Bruce Haddock nga Universiteti i Kardifit per nje cikel lekionesh prane UMB-se, ne kuadrin e bashkepunimit institucional te filluar midis dy universiteteve.

    Folesit ne konference perfshine:

    1.  Prof. Bruce Haddock (Cardiff University, UK)
    2.  Prof. Rexhep Meidani
    3.  Prof. Paskal Milo
    4.  Prof. Pellumb Xhufi
    5.  Prof. Assoc. Gjergj Sinani
    6.  Dr. Fatos Tarifa
    7.  Dr. Mirela Bogdani
    8.  Dr. Leke Sokoli
    9.  Afrim Krasniqi, MA
    10.  Lutfi Dervishi, MA
    11.  Dr. Reis Mulita
    12.  Gezim Tushi

    Ne kete aktivitet u be prezantimi i Shkolles se Studimeve Europiane, qe ngrihet prane Universitetit Marin Barleti ne bashkepunim me Cardiff University (UK). SSE bazohet në modelet e shkollave analoge europiane, si të School of European Studies (EUROS) të Universitetit të Kardifit (UK), dhe Kolegjit të Bruge-it (Belgjike). Ajo synon të bëhet një qendër ekselence e studimeve ndërdisiplinare europiane, si në mësimdhënie ashtu dhe në kërkim shkencor, dhe pararendesja e këtij lloji në Shqipëri. Ngritja e saj reflekton nevojat që ka vendi për përgatitjen e studiuesve dhe ekspertëve të aftë në fushat e studimeve europiane si dhe në konteksin e prioritetit të Shqipërisë në proçeset integruese dhe përfshirjen në BE”

    Shkolla do të përfshijë studime europiane të fokusuara në katër drejtime, të cilat do përbëjnë dhe katër departamentet kryesore të saj, si më poshtë:

    1.  Departamenti i Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Politics and IR).
    2.  Departamenti i së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare (European and International Law).
    3.  Departamenti i Ekonomisë (Economics).
    4.  Departamenti i Historisë, Studimeve Kulturore dhe Gjuhëve (History, Cultural Studies & Languages). 
     
    SSE do të ofrojë fillimisht studime pasuniversitare, përkatësisht Master i Shkencave në Studime Europiane (MSc - 2 vjecar) në drejtimet e mëposhtme:

    1.  “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”
    2.  “Politikat Europiane dhe Administrimi Publik”
    3.  “Studime Ekonomike Europiane”
    4.  “E Drejta Europiane”
     
    Në të ardhmen e afërt SSE do të ofrojë nivele dhe forma të tjera të studimit.
     
    Në strukturimin dhe zhvillimin e SSE do të bashkëpunohet ngushtë me Universitetin e Kardifit me të cilin Universiteti ˝Marin Barleti˝ ka vendosur një marrëdhënie institucionale bashkëpunimi duke firmosur një Memorandum Mirëkuptimi më 5 maj 2010. Do të bashkëpunohet përkatësisht me: School of European Studies (EUROS) për Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe për Departamentin e Historisë, Studimeve Kulturore dhe Gjuhëve; me Cardiff Law School për Departamentin e së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare; dhe me Business School për Departamentin e Ekonomisë. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-46.html http://umb.edu.al/news-article-46.html
    Konferenca Ndërkombëtare: (Skënderbeu: historia dhe imazhi)
    Konferenca u hap me fjalën e Rektorit të Universitetit "Marin Barleti" Prof. Dr. Nikolla Dhamo dhe Drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike Prof. Dr. Ardian Marashi. Fjalën e nderit në konferencë e mbajti Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi.

    Thirrja e kësaj konference me bazë akademike, mbi një figurë emblematike si Skenderbeu, është një shërbim i vyer për historine tonë dhe më gjerë. Duke ruajtur parametrat e hulumtimit akademik, organizatorët kishin në panelet e diskutimit albanolegët dhe studiuesit më në zë, shqiptare dhe te huaj të cilët analizuan çështje të rëndësishme që lidhen me rolin e Skënderbeut në historinë shqiptare dhe atë europiane, duke ofruar qasje dhe ndriçime të reja rreth personalitetit dhe veprës së Heroit, si dhe epokës së tij. Më tej paraqitën kumtesat: Prof. Dr. Selim Daci nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Dr. Lucia Nadin, Itali; Prof. As. Dr. Muhamet Mala nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Prof. Dr. Pëllumb Xhufi; Prof. Dr. Ferit Duka; Dr. Zamira çavo nga Universiteti "Marin Barleti"; Prof. Dr. Luan Malltezi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Dr. Lekë Sokoli nga Universiteti "Marin Barleti"; Prof. Italo Fortino nga Universiteti "LOrientale" i Napolit, Itali; Phd Reis Mulita, Universiteti "Marin Barleti"etj.

    Përpjekje të tilla janë tepër të rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja akademike por kanë një vlerë reale duke përçuar mesazhe të rëndësishme kulturore, politike e sociale. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-44.html http://umb.edu.al/news-article-44.html
    Studentë dhe pedagogë të UMB-së dhurojnë gjak
    çfarë duhet të dini përpara dhurimit të gjakut?

    * Dhurimi i gjakut nuk dëmton shëndetin
    * Dhurimi i gjakut nuk krijon varësi
    * Dhurimi i gjakut është një rast për të kontrolluar shëndetin
    * Analizat e gjëndjes suaj shëndetësore janë konfidenciale
    * Procesi i dhurimit zgjat disa minuta
    * Ai kryhet në kushte sterile dhe gjilpërat janë me një përdorim

    çfarë duhet të dini pas dhurimit të gjakut?

    * Qëndrohet qetë për rreth 20 minuta duke marrë lëngje frutash, kafe, etj
    * Nuk pihet as alkool e as duhan
    * Evitohet ngarja e makinës për rreth 2-3 orë
    * Evitohen sforcimet fizike për rreth 2-3 orë
    * Shumë njerëz shprehen që ndihen më mirë pas dhurimit të gjakut
    * Volumi i gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda 24 orëve]]>
    http://umb.edu.al/news-article-43.html http://umb.edu.al/news-article-43.html
    Prezantimi i programit YES prane Universitetit Marin Barleti http://umb.edu.al/event-article-5.html http://umb.edu.al/event-article-5.html Studentë të Universitetit Marin Barletit vizitojnë gjykatën e Strasburgut http://umb.edu.al/news-article-42.html http://umb.edu.al/news-article-42.html Vepra e Prof. Sevet Pëllumbit prezantohet në UMB http://umb.edu.al/news-article-41.html http://umb.edu.al/news-article-41.html Në Universitetin Marin Barleti nis (Java e Librit 2010) http://umb.edu.al/news-article-40.html http://umb.edu.al/news-article-40.html Universiteti Marin Barleti dhe Capital Normal University, Pekin nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit (http://eng.cnu.edu.cn/) vizitoi këtë javë Universitetin "Marin Barleti" në Tiranë për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve. Delegacioni kinez përbëhej nga Presidenti Ekzekutiv i CNU Zoti Gong Huili, Znj. Liu Xiaotian, rektore e edukimit ndërkombëtar, Z. Li Youzeng, drejtor i qendrës së trajnimit të pedagogëve në Pekin dhe Han Mei , prorektore e përgjithëshme e Capital Normal University. Marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit "Marin Barleti" dhe "Capital Normal University" parashikon shkëmbimin e lektorëve, shkëmbimin e studentëve për qëndrime aftatshkurtra dhe afatgjatë, kërkime shkencore të përbashkëta dhe konferenca dypalëshe. Gjatë qëndrimit në Shqipëri përfaqësuesit e CNU u takuan me Rektorin e UMB-së, z. Nikolla Dhamo, shefat e departamenteve të Shkencave Politike dhe të Drejtësisë, Dr. Mirela Bogdani dhe Z. Ilir Panda, Shefin e departamentit të Komunikimit Prof. Gëzim Hado, admnistratoren e deleguar të UMB-së, znj. Adriana Berberi si dhe prorektorët e ç ështjeve studentore dhe akademike zotërinjtë Lekë Sokoli dhe Dritan Zela. Pas këtij takimi u firmos edhe Memorandumi i bashkëpunimit. Përfaqësuesit e Capital Normal University u takuan edhe me anëtarë të Bordit të UMB-së, znj. Ermelinda Meksi, Prof. Luan Omarin, Prof. Rexhep Meidanin dhe z. Fatos Beja.]]> http://umb.edu.al/news-article-39.html http://umb.edu.al/news-article-39.html Rektori i UMB-së ftohet në samitin e Oksfordit  

    Partneriteti me Lindjen – perspektiva të reja ekonomike në marrëdhëniet midis EU dhe fqinjëve të saj lindorë - tryezë e thirrur nga Asambleja Europiane e Biznesit - EBA

    Kooperimi përmes programeve të shkëmbimit dhe organizimi i integrimit në hapësirën e arsimit të lartë - tryezë e thirrur nga Klubi i Rektorëve të Europës – CRE

    Arsimi i lartë në  Mbretërinë e Bashkuar -  sistemi britanik si një ndër më të mirët në botë dhe know-how akademik në  këtë sistem arsimor - tryezë e thirrur nga Klubi i Rektorëve të Europës – CRE 

    Gjatë Samitit, rektori i UMB-së pati takime pune me rektorët e disa universiteteve europiane, me të cilët u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe veçanërisht për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në fushën e pjesëmarrjes dhe bashkë-organizimit të konferencave shkencore dhe në atë të botimeve të punimeve të stafeve akademike në revista shkencore dhe buletine të universiteteve me synim mbështetjen e kërkimit shkencor dhe hulumtimit.]]> http://umb.edu.al/news-article-37.html http://umb.edu.al/news-article-37.html Mbledhja e fundit e Bordit të UMB-së

    Fillimisht Bordi u njoh me projektin e ri arkitekturor, “Rikonstruksion dhe shtesë kati në kompleksin e Shkollës së Masterit të UMB“, i cili po zbatohet në kuadër të zgjerimit të Universitetit “Marin Barleti” edhe me nivelin pasuniversitar të studimeve.

    Bordi u njoh edhe me dy bashkëpunimet që UMB ka arritur së fundmi me dy universitete të huaja, një anglez dhe një amerikan, përkatësisht Universitetin e Cardiff-it dhe atë të Clemson-it.

    Në vijim të prezantimit të buxhetit, u dhanë mjaft sugjerime dhe propozime, për mënyrën e shpërndarjes së fondeve në  dispozicion, propozime që duhen mbajtur parasysh në hartimin e planit të ri të buxhetit për vitin akademik 2010-2011.

    Një vemendje e vecantë në këtë mbledhje, iu kushtua studimeve pasuniversitare. Anëtarët e Bordit, në kuadër të këtyre studimeve, kërkuan hartimin e një plani të detajuar për zhvillimin e studimeve master, sipas parashikimeve të pritshme. U kërkua, po ashtu, që objektivi afatgjatë i tyre të jetë në përputhje me nivelin e studimëve universitare, që ofron universiteti Marin Barleti, sipas kartës së Bolonjës.

    Mbledhja e Bordit u mbyll me miratimin e buxhetit për vitin 2010.]]> http://umb.edu.al/news-article-38.html http://umb.edu.al/news-article-38.html Vajzat e Universitetit Marin Barleti për herë të dytë rradhazi shpallen fituese të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. http://umb.edu.al/event-article-4.html http://umb.edu.al/event-article-4.html Bashkia Vore dhe Universitetit "Marin Barleti" organizoje konferencen rajonale "Sfidat e Decentralizimit dhe Autonomia e Qeverrisjes Vendore ne Rrugen e Integrimit per ne BE" http://umb.edu.al/event-article-3.html http://umb.edu.al/event-article-3.html Sfidat e Decentralizimit dhe Autonomia e Qeverrisjes Vendore ne Rrugen e Integrimit per ne BE   te Hotel Kontinental, ne Vore  u zhvillua Konferenca “ Sfidat e Decentralizimit dhe   Autonomia e Qeverisjes Vendore ne Rrugen e Integrimit per ne BE” veprimtari e perbashket e Universitetit Marin Barleti dhe Bashkise,  Vore te Qarkut te Tiranes.

    Veprimtaria ishte vazhdim i programit  studimor-kerkimor, te programit Master ne lenden “ Qeverisja Vendore dhe Procesi i Decentralizimit” si edhe dhe Shkencave Politike, viti i Trete, ne lendet “Partite Politike dhe Sjelljet Elektorale”, i konceptuar dhe programuar si bashkepunim me administraten( faza e pare e te cilit u realizua ne muajin Dhjetor me Bashkite e Vores dhe Durresit)  dhe te zgjedhurit e Komunitetit te Bashkise se Vores. 

    Ne Konference  moren pjese perfaqesuesit me te larte te zgjedhur dhe te adminitrates se Bashkise se Vores, Kryetari i Bashkise, Kryetari i Keshillit Bashkiak, Sekretari i Keshillit Bashkiak, si edhe gjithe Kryetaret e Komuniteteve  te njesive Administrative e Territoriale, te kesaj Bashkie.

    Nga Universiteti “Marin Barleti” moren pjese Dr. Reis Mulita, bashkeorganizator i veprimtarise njeherazi pedagog i lendeve te programit akademik, si edhe pedagoget  Gezim Tushe,Koordinatori i Uiversitetit per Marrdheniet me Komunitetin dhe Pedagogu Erion Kristo,Koordinator i Marrdhenieve me Studentet. Ishin edhe  studentet e programit Master ne Administrim Publik.

    Konferenca u bashkedrejtua nga Kryetari i Bashkise Zt. Fiqiri Ismaili dhe Dr.Reis Mulita, pedagog i UMB.

    Ne fjalen pershendetese Zt. Fiqiri Ismaili, Kryetar i Bashkise se Vores, duke nenvizuar rendesine e Konferences iu drejtua te preanishmeve duke thene se “ Jemi shume te kenaqur qe bashkepujnojme me nje nga Universitetet me Prestigjioze ne vend, me Universitetin Marin Barleti

    Ne vijim te pershendetjes se Kryetari te Bashkise, studentja e Programit Master, Sonila Tatili, njeherazi Pedagoge ne Universitetitn “A.Xhuvani”, ne Elbasan pershendeti komunitetin dhe drtejtuesit e Bashkise se Vores .

    Punimet e Konferences u perqedruan ne 4 (kater) presentime, te perfaqesuesve te Bashkise dhe Universitetit.

    Ne prezantimin mbi “modelet bashkekohore  te zhvillimt te qendrueshem pergjate zonave intensive urbane” Dr. Reis Mulita, pedagog prane Universitetin Marin Barleti, midis te tjerash rekomandoi nisma te mundeshme  qe kontribuojne ne ruajtjen e ambjentit, energjine e paster, ritjen e sigurise se qarkullimit rrugor, sigurise publike, reduktimin e informalitetit ne pune, si edhe forma te tjera nepermjet partneritetit me aktore te ndryshem te komunitetitit dhe qeverisjes qendrore.etj.

    Dr.Mulita ne prezantim nenvizoi gjithashru se: -Lidhja e veprimtarise akademike me kerkimin shkencor ne realitetin social, ekonomik, dhe ambjentin gjeografik ne zonen pergjate Tiranes dhe Durresit dhe gjithe vendit do te reflektohen ne te tjera veprimtari te programuara  ne prioritetet akademike e shkencore te UMB, dhe se  nepermjet formave te ttilla te punes  studimore e kerkimore , do te jete nje konsulent dhe rekomadues i dijeve dhe ekperiencave me te perparuara bashkekohore prane instirucioneve dhe komunitetve te te gjithe vendit,si ne neivelqendror edhe ne nivel vendor.

     

    Pedagoget  Tushe dhe Kristo, me pershendetjete tyre  ngjallen mbresa te vecanta tek te pranishmit, perfaqesues te komunitetit te Vores. ]]> http://umb.edu.al/news-article-36.html http://umb.edu.al/news-article-36.html Promovimi i botimit të Prof. Rexhep Meidanit http://umb.edu.al/news-article-48.html http://umb.edu.al/news-article-48.html UMB organizon prezantimin e librit (Mbi qeverisjen) nga ish Presidenti Rexhep Mejdani
    Ky eshte vellimi i pare i librit Mbi qeversjen, pjesa e dyte do te vije me vone per lexuesit nepermjet entit Botues "Marin Barleti Press".  Promovimi i këtij libri te ri mbi sistemet qeverisëse u zhvilluat në formën e një forumi gjatë të cilit Profesor Mejdani dha mendimet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme te aktualitetit politik dhe qeverises ne vend.

    Më poshtë një ekstrakt nga parathënia e "Mbi qeverisjen":

    Në librin Mbi qeverisjen (pjesa e parë) trajtohen çështje themelore të sistemit politik, të shpërndarjes së fuqisë në kuadër të dy parimeve bazë të qeverisjes demokratike: parimit të ndarjes së pushteteve dhe atij të kontroll-balancimit, shumë shpesh edhe brenda një skeme krahasuese me rastin shqiptar. Me peshë në procesin qeverisës është dhe roli i partive politike. Një vend parësor në ushtrimin e fuqisë ka "mekanika qeverisëse", ku vetë procesi demokratik i kufizimit apo kontrollit të pushtetit ekzekutiv përbën thelbin e një qeverisjeje të mirë dhe të drejtë. Po aq e rëndësishme në kuadër të qeverisjes kombëtare dhe ndërkombëtare është dhe çështja e sigurisë, sidomos e parë ajo si një siguri njerëzore. Me të lidhen dhe aspekte konkrete ekonomike e sociale të qeverisjes. Nuk mbeten prapa administrimi ekonomik-financiar, vetëqeverisja ekonomike, me të cilët lidhen me një mënyrë apo tjetrën rritja e qëndrueshme, lufta kundër korrupsionit, fuqizimi i lirisë ekonomike etj. Po aq të lidhura me cilësinë e qeverisjes janë problemet e garantimit, respektimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe, në këtë kuadër, materializimi konkret i barazisë gjinore në të gjitha aspektet e qeverisjes. Një rol domethënës në procesin qeverisës ka dhe ai që lidhet me veprimtarinë publike, me parimet bazë të saj, ku një zë më vete marrin dhe pjesëmarrja, toleranca e dialogu. Sidomos ky është edhe më i domosdoshëm në qeverisjen vendore. Në procesin qeverisës, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes edhe ndërvarësia në rritje përkundrejt sovranitetit.]]> http://umb.edu.al/news-article-35.html http://umb.edu.al/news-article-35.html Studentët e UMB-së nën kujdesin e pedagogëve Salaj dhe Kristo formuan redaksinë e gazëtës studentore të UMB-së http://umb.edu.al/event-article-2.html http://umb.edu.al/event-article-2.html Universiteti Marin Barleti organizon një forum në 10 vjetorin e Kushtetutës
    Cilat kanë qenë normat që kanë treguar qëndrueshmëri; cili ka qenë kontributi i saj në formësimin institucional të Republikës, thelbi i ndryshimeve që ajo ka njohur dhe cila është perspektiva e saj- tha Mentor Nazarko, njeri nga organizatorët e forumit. Për të diskutuar rreth këtyre momenteve, Universiteti Marin Barleti ftoi në një forum të hapur ekspertët më të mirë kushtetues të vendit, si dhe politikanë apo opinionistë të përfshirë në procesin e miratimit apo në debatet publike rreth kushtetutës. "Marin Barleti ka në bordin themelues të tij disa nga personalitetet më të rëndësishme që shenjuan procesin e miratimit të kushtetutës së vendit. Sabri Godo ka qenë njëri nga dy bashkëkryetarët e Komisionit ad hoc të miratimit të kushtetutës; Rexhep Meidani ka qenë presidenti që ka hedhur firmën si kryetar shteti, e nevojshme për hyrjen në fuqi të saj, ndërsa profesor Luan Omari është eksperti kushtetues më me eksperiencë.

    Njeherazi, Instituti i Studimeve Barleti që ka filluar të funksionojë pranë këtij universiteti, drejtohet nga personalitete te fushes dhe me eksperience te gjate"tha rektori i Universitetit Marin Barleti, profesor Niko Dhamo. Duke konsideruar presionin partiak për ta prekur kushtetutën në funksion të koniunkturës së procesit politik, ndryshimet e fundit që ajo ka njohur në të cilat nuk është konsideruar mendimi profesional, ky forum synonte të përçonte në debatin publik ide ekspertësh, si dhe të bënte njëlloj bilanci rreth ecurisë së kushtetutës dhe qëndrueshmërisë së saj gjatë proceseve politike të tranzicionit," tha Mentor Nazarko, drejtor i Qendrës së Studimeve rajonale, pranë Institutit Barleti. Seanca me moderimin e Profesor Luan Omarit u hap me ligjëratën e zotit Arben Imami, ish bashkëkryetar i Komisionit Kushtetues. Ai përgjithësisht evidentoi ato që ai i quajti problemet më të mëdha të kësaj kushtetute dhe ligjeve apo mënyrës së zbatimit të saj. Ai u shpreh mjaft kritik ndaj punës së Gjykatës Kushtetuese, ligjit organik të saj, si dhe u pozicionua hapur pro idesë së dy Dhomave. "10 vjet kushtetutë, pikat e forta dhe të dobta" ishte titulli i referimit të zotit Kristaq TRAJA, ish gjyqtar i Gjykatës Europiane të Strasburgut". Traja tha se "ndryshimet e fundit kushtetuese nuk ishin të diktuara nga nevoja zhvillimi" dhe se "aktiviteti institucional është i përqëndruar në një mënyrë paksa të ekzagjeruar në të ashtuquajturin "hartim ligjesh". Pandeli MAJKO, ish kryeministër i qeverisë gjatë të cilës u miratua kushtetuta mbajti referatin me titull "Roli i ekzekutivit në procesin e miratimit", ku evidentoi disa nga arsyet pse atëherë u preferua një institucion i fortë kryeministror. Skënder GJINUSHI, ish kryetar i parlamentit, trajtoi kuadrin kushtetues për zgjedhjet dhe evoluimin e tij.

    Ai vlersoi sistemin aktual zgjedhor, ndërsa konsideroi si "të vdekur të virgjër" sistemin e parashikuar nga Kushtetuta në vitin 1998.. Sipas tij ai nuk pati kohë të zbatohej dhe u shmang qëllimisht prej politikës. Perikli Zaharia, anëtar i Gjykatës së Lartë, u shpreh pro idesë së reduktimit të imunitetit për deputetët dhe gjyqtarët. Andrea STEFANI , opinionist i njohur trajtoi reformen kushtetuese te 2008, si reformë që kushtëzon lirinë duke u shprehur në mënyrë kritike për to. Adri Nurellari i Institutit Liberal mbajti ligjëratën me titull "Konstitucionalizmi, despotët e ndritur dhe sundimi absolut". Në fund të fjalës së tij , nisur nga situata aktuale në Kosovë, ai vuri theksin tek preambula e Kushtetutës që i kërkon shtetit shqiptar përkujdesje për statusin e bashkëkombasve tanë jashtë vendit. Duke e mbyllur Forumin, Profesor Luan Omari, vlersoi Kushtetutën e 1998 duke evidentuar nivelin e lartë të kontribuesve, në veçanti atë të Komisionit të Venecias. Ai u shpreh kundër ekzistencës së Dy dhomave, dhe tha se "kushtetuta në përgjithësi e ka treguar veten e saj".]]>
    http://umb.edu.al/news-article-23.html http://umb.edu.al/news-article-23.html
    Studentët e UMB-së: Vizitë studimore në bashkitë e Vorës dhe Durrësit Studentet  e Programit Master ne “Administrim Publik” te Universitetit “Marin Barleti” zhvilluan nje “Vizite Studimore – Workshop” ne bashkite e Vores dhe Durresit, ne daten 4 dhjetor 2009.

    Veprimtaria akademike dhe kerkimore shkencore u zhvillua ne zbatim te programit te lendes “Pushteti Lokal dhe Procesi i Decentralizimit” si edhe “Partite Politike dhe Sjella Elektorale” te programit “Bachellor” te shkencave politike, vit III.

    Pedagogu i lendes Dr.Reis Mulita ne prezantimin e tij ne workshop nenvizoi se gershetimi i procesit akademik me punen e drejteperdrejte kerkimore dhe shkencore sikunder eshte veprimtaria konkrete, jane prioritet i politikave dhe strategjive prezente dhe perspektive te Universitetit “Marin Barleti”. Gjithashtu Dr.Mulita theksoi se   metodat inovative te punes akademike dhe kerkimore shkencore, jane sfide e vazhdueshme e themeluesve, drejtuesve, stafit akademik dhe studentevete te gjithe kategorive te Universitetit “Marin Barleti, i cii ne pergjigje te ritmeve te zhvillimeve Europiane dhe Globale, synon te jete protagonist i aplikimeve me bashkekohore ne nivel kombetar dhe rajonal.

    Drejtuesit dhe perfaqesuses te adminisrates se Bashkise se Vores ne workshopin e organizuar ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak, bene prezantime konkrete mbi aplikimin e procesit te decentralizzimt ne zbatim te Kartes Europiane te Autonomise Vendore ne Bashkine e Vores.

    Me konkretisht, ata prezantuan menyren si kane praktikuar te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga autonomia vendore per te ndertuar nje strategji te qeverisjes ne njesine e tyre territoriale e administrative, si e programojne dhe e zbatojne buxhetin me te ardhurat e fondeve shteterore, nga te ardhurat e veta, grantet dhe bashkepunimet me institucionet nderkombetare. Gjithashtu nepermjet prezantimit informues drejtues te administrates se bashkise njohen studentet me elementet e decentralizimit fiskal, llojet e taksave nacionale dhe vendore, detyrimet dhe perfitimet e qeverisjes vendore  etj.

    Nje prezantim tjeter me interes ishte dhe menyra sesi burimet dhe te ardhurat finaciare qe vijne si rrjedhim i autonomise vendore dhe decentralizimit perdoren ne iteres te komunitetit duke zhfrytezuar burimet e veta natyrore e njerezore,  per te nxitur punesimin, investimet ne infrastruktre dhe sherbime per komunitetin duke rritur te ardhurat dhe reduktuar varferine per komunitetin.

    Pas cdo prezantimi studentet drejtuan pyetje mbi prezantimet e bera dhe interesa te tjera rreth qeverisjes vendore.

    I njejti skenar por ne kohe me te limituar u zhvillua edhe ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak te bashkise se qytetit te Durresit. 

    Gjate veprimtarise studentet bene nje prezantim teper serioz dhe me tregues shkencor, duke ofruar nje model terheqes per studimet Master ne Universitetin “Marin Barleti” , per administraten dhe komunitetin e Bashkise se Vores .

    U ra dakord qe studentet te bejne punen kerkimore e shkencore per pergatitjen e temes,prane departementeve te kesaj bashkie. 
    ]]> http://umb.edu.al/news-article-34.html http://umb.edu.al/news-article-34.html Studentet e Programit Master ne "Administrim Publik" te Universitetit "Marin Barleti" zhvilluan nje "Vizite Studimore - Workshop" ne bashkite e Vores dhe Durresit http://umb.edu.al/event-article-1.html http://umb.edu.al/event-article-1.html Nis viti i ri akademik në Universitetin Marin Barleti
    Këtë vit Universiteti “Marin Barleti” çel dyert me një staf akademik të përbërë nga profesorë të spikatur, me traditë të gjatë në mësimdhënie dhe akademikë të rinj të cilët sjellin tek “Marin Barleti” eksperiencën më të mirë të universiteteve europiane dhe amerikane. Një risi e rëndësishme këtë vit është edhe startimi i programit Part-Time në të treja fakultetet.

    Universiteti “Marin Barleti”, i krijuar në vitin 2005, nis kësisoj vitin e katërt akademik në fakultetet e Ekonomisë, Juridikut dhe Shkencave Politike. Në ditën e hapjes së shkollës u mbajt gjithashtu ceremonia e parë e diplomimit për studentët që i përfunduan studimet gjatë vitit të shkuar.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-22.html http://umb.edu.al/news-article-22.html
    Rektori i Universitetit Marin Barleti ftohet në Klubin e Rektorëve të Europës

    Nga data 8 - 11 Mars 2009, konsorciumi EBA-CRE-ICL organizoi në sallën e këshillit bashkiak të qytetit të Oksfordit  Samitin e Lidërve, në të cilin morrën pjesë rreth 90 përfaqësues nga 18 vende të Europës, Azisë dhe Afrikës, mes të cilëve, për herë të parë, edhe nga Shqipëria. Shqipëria në këtë Samit u përfaqësua nga Universiteti "Marin Barleti", nga Rektori i Universitetit, Prof.Dr. Nikolla Dhamo dhe nga Administratori i Deleguar, MSc Adriana Berberi, të cilët ishin të ftuar nga Presidenti i Klubit të Rektorëve të Europës, Prof. Wil Goodheer.

    Tema qëndrore e Samitit të Lidërve ishte: "Krizat dhe teknologjitë e reja të menaxhimit të tyre". Samiti u zhvillua në dy forume:

    Në forumin e parë, debati u përqëndrua në krizën aktuale dhe përgjegjësinë e korporatës për të dalë nga kriza dhe për të ecur përpara në kushtet e reja ekonomike.

    Në forumin e dytë, debati iu kushtua bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e edukimit. Në këtë forum, Rektori i UMB-së bëri një prezantim në të cilin theksoi kontributin e "Dudaj Group: në themelimin e Universitetit dhe bordit të tij. Rektori Dhmamo u ndal në punën e UMB-së për rekrutimin e studentëve më të spikatur dhe implementimin e Deklaratës së Bolonjës. Në fokus të prezantimit të Rektoit ishte dhe përpjekja e Universitetit "Marin Barleti" për të ofruar produkte edukative gjithnjë e më cilësore si dhe angazhimi për të përshtatur edukimin e lartë me kërkesat bashkëkohore të tregut të punës. Në përfundim të debatit u zhvillua ceremonia e pranimit në Klubin e Rektorëve të Europës të 8 anëtarëve të rinj, ndër të cilët ishte edhe Rektori i UMB-së, Prof. Dr. Nikolla Dhamo.

    Samiti u mbyll me ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe çmimeve prestigjoze ("Socrates International Award", "Best Enterprise of Europe" "United Europe Award", "Europian Quality Award", "Queen Victoria Commemorative Medal") dhe mbrëmjen gala që u dha në hollin gjigand të Bashkisë së Oksfordit.]]> http://umb.edu.al/news-article-28.html http://umb.edu.al/news-article-28.html Zhvillohet me praninë e ekspertëve të nivelit të lartë, konferenca (kriza globale, Shqipëria, Kosova, rajoni)

    Punimet e konferencës u hapën nga zonja Adriana Berberi, drejtoreshë e Institutit dhe eksperte e financave publike. Ajo bëri një prezantim të numrit të ri të revistës, që ja arriti të shndërrohet kështu në një rast për debat mbi pasojat e krizës.

    Profesor Shkëlqim Cani, bëri një përmbledhje të elementëve që parathonë krizën ekonomike dhe financiare të vendit që sipas tij "do të shfaqej e plotë në gjashtëmuajshin e dytë të vitit". Sipas tij, "kjo nuk ishte një krizë e shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por nga faktorë të brendshëm", mes të cilëve ai renditi "politikat e shpenzimeve publike të qeverisë".

    Zonja Rudina Seseri, bëri gjithashtu një analizë të efekteve të krizës globale në vend, duke ju referuar njërit faktor të ekonomisë së vendit, "kapitalit", i cili sipas saj ekziston apo injektohet në ekonomi kryesisht nëpërmjet bankave. Këto banka, sipas saj, janë të huaja, kështu që ato janë prekur të parat nga kriza.

    Doktor Agim Paca nga Universiteti Fama i Prishtinës bëri një ekspoze të sistemit financiar kosovar të dominuar nga faktori ndërkombëtar dhe mbështeti idenë e krijimit të një banke lokale prej kompanisë së Postë Telekomit të Kosovës, bankë e cila do të ndikonte shumë tregun financiar kosovar.

    Zonja Ermelinda Meksi gjithashtu ofroi vizionin e vet për atë që ajo e quajti krizë, dhe vuri theksin kryesisht në rolin e mediave në paraqitjen e saj për publikun. Në fund ajo ofroi dhe idetë për zgjidhjen e saj.

    Venet Shala, lektor i financave publike në Universitetin Fama, gjithashtu trajtoi disa prej problemeve të financave publike në Kosovë përballë krizës globale.

    Artan Hoxha president i Institutit të Studimeve Bashkëkohore në diskutimin e tij, synoi të relativizonte rreziqet që po kalon ekonomia shqiptare, e cila sipas tij është më e shëndetshme se ç'duket dhe se edhe më parë, ekspertët ndërkombëtarë kishin gabuar në parashikimet e tyre për të.

    Gjergj Buxhuku, drejtor i Konfindustrias, bëri një analizë të situatës që po kalojnë bizneset shqiptare.

    Dr. Gjin Biba, përfaqësues i kompanisë Century 21 Albania, paraqiti rezultatet e studimit të tij mbi efektet e krizës në tregun e pasurive të paluajtshme.

    Numri tre i revistës Gjeopolitika, që i kushtohet efekteve të krizës globale në rajon dhe më konkretisht në Kosovë dhe Shqipëri, përmbledh gjithashtu një grup tjetër esesh nga autorë të veçantë, siç janë Nandi Shani, Ilir Mitezi, ekspertë shqiptarë që punojnë pranë institucioneve financiare ndërkombëtare. Interesante gjithashtu është dhe një ese e një njohësi të shkëlqyer të rajonit, ish-shefit të misionit të FMN-së në Shqipëri, Jan Peter Olters. Zamira Cavo dhe Burbuqe Riba, lektore në Universitetin Marin Barleti ofrojnë gjithashtu një këndshikimi teorik për vlefshmërinë e teorive të Marksit për efektet e krizave në kapitalizëm. Në një kapitull të veçantë ofrohen gjithashtu dhe dy artikuj të ekspertëve me emër ndërkombëtar si Alan Grinspen dhe Daniel Bell.]]> http://umb.edu.al/news-article-33.html http://umb.edu.al/news-article-33.html Sondazhet politike dhe përcjellja e opinionit publik, ishte tema e takimit të zhvilluar mes studentëve të shkencave politike dhe Z.Edvin Kulluri
    Z.Edvin Kulluri, analist politik me eksperiencë në median e shkruar dhe vizive, aktualisht në pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit, trajtoi problematikat e mësipërme për studentët e shkencave politike të Universitetit "Marin Barleti", si dhe një sërë çështjesh të tjera lidhur me rolin e platformave të majta dhe të djathta në skenën politike aktuale.

    Duke qenë se ndër profesionet që studentët e shkencave politike përgatiten të ndërmarrin, është edhe ai i analistit politik, Z.Kulluri foli për rëndësinë e përcjelljes së  të dhënave dhe të opinionit publik nëpërmjet sondazheve "pa e manipuluar atë".]]>
    http://umb.edu.al/news-article-32.html http://umb.edu.al/news-article-32.html
    Në datën 17 prill u zhvillua takimi me studentët e drejtesisë për prezantimin e profesioneve ligjore. Takimi u organizua nga Zyra e Zhvillimit të Karrierës
    Profesor Simoni, u ndal në çështje që prekin perspektivat e profesioneve ligjore dhe trajtoi në mënyrë specifike çështjet e legjislacioni aktual shqiptar, lidhur me profesionin e avokatit. Aktualisht ky legjislacion nuk bën dallim në profesionin e avokatit sipas shkallëve të gjykimit apo profileve civile, tregtare, penale etj. Por shumë shpejt pritet që në përputhje me standardet e vendeve të tjera evropiane, të tilla ndryshime të pasqyrohen edhe në disiplinat ligjore shqiptare.


    Duke sjellë shembuj konkretë, profesor Sandër Simoni njohu studentët me një perspektivë po aq të rëndësishme, që është ndjekja e shkollës së magjistraturës për të vazhduar karrierën e prokurorit ose gjyqtarit, duke u shpjeguar studentëve kriteret e seleksionimit në konkurs, përgatitjen dhe formatimin e profesionit të ardhshëm.]]> http://umb.edu.al/news-article-31.html http://umb.edu.al/news-article-31.html DREJTËSIA SHQIPTARE DHE STRASBURGU - Impakti i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin shqiptar "Drejtësia shqiptare dhe Strasburgu".
    Ajo synoi të paraqesë frymën europiane të së drejtës brenda legjislacionit shqiptar, në një kohë kur të gjithë synojmë Europën dhe forcimin e shtetit ligjor (si parametër për të hyrë në të). Diskutimet u përqëndruan rreth implementimit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin shqiptar, sa kuptohet ajo nga administrata shqiptare, ku ndodhet praktika jonë gjyqësore dhe ç'vend zë procedimi i mëtejshëm në Gjykatën e Strasburgut kur vendimet e marra bien në kundërshtim me Konventën.

    Interpretimi juridik i sfidës evropiane të së drejtës u paraqit në punimet vjetore të studentëve të vitit të dytë të fakultetit të drejtësisë, që ngacmuan debatin mes figurave të ftuara publike - si Çlirim Gjata (kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve), Spartak Ngjela (deputet), Njazi Jaho (jurist i shquar kostitucionalist), Agim Tartari (avokat penalist), Kozara Kati (drejtuese e Shoqatës së të Drejtave të Njeriut), Fatmira Laskaj (kryetare e komisionit për Deklarimin e pasurive), Skënder Haluca (nënkomisioner i Avokatisë së popullit) - dhe auditorit akademik të Universitetit Marin Barleti ndër të cilët prof. dr. Luan Omari (jurist dhe anëtar bordi), prof. Arben Puto (anëtar i Këshillit Akademik), Përparim Kalo (anëtar i Këshillit Akademik), prof. as. Luan Hajdaraga (ish-ministër, pedagog), Erinda Bllaca (shefe e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pedagoge e së Drejtës civile në UMB), Avenir Peka (këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe pedagog i të Drejtës Publike), Erion Kristo (pedagog) etj.

    Më shumë rreth trajtesave

    Janë një risi e kurrikulave të UMB prezantimi i punimeve vjetore duke nisur nga viti i dytë (dhe jo në fund të karrierës akademike), një fillim ky i mbarë për brezat që do pasojnë, me larminë që jeta dhe jurisprudenca shqiptare jep herë pas here në evoluimin e demokracisë në Shqipëri.

    Në prezantimin e disa prej këtyre punimeve në tryezën e sotme ia vlen të theksohet tema e trajtuar mbi "E drejta zakonore" (mbajtur nga studentja Esilia Tabaku) e cila diti të gërshetojë traditën zakonore të së drejtës shqiptare, me atë që fatkeqësisht përjetojmë si fenomen i shëmtuar dhe primitiv - gjakmarrja, fenomen i cili duhet njohur por edhe izoluar e parandaluar, për të hyrë në familjen evropiane. "Nuk është problemi se jemi njerëz të egër, hakmarrja është pjesë e natyrës njerëzore. Por nëse shihet vrasësi në rrugë, kjo nuk përballohet. Drejtësia ka sens komun, jo sens teknik. Ligji ka karakter formal. Populli nuk merr pjesë në vënien e drejtësisë. Ai që ndërmerr aktin e hakmarrjes abuzon me lirinë. Por më shumë se vlerësimi si inferior i kujt i drejtohet hakmarrjes, duhet të kuptohet se kjo ndodh kur e drejta nuk funksionon." tha avokati Ngjela.

    Kjo u pasua nga kuptimi shumë i qartë, i detajuar dhe me nivel të lartë të të kuptuarit, të "Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut" (prezantuar nga studentja Edlira Osmani) ku spikati përzgjedhja e duhur e neneve të Konventës në të cilat Shqipëria aderon, por jurisprudenca e saj herë pas here, në vendimet që jep, harron t'i zbatojë. Sipas Kozara Katit është për të pyetur sa gjyqësori shqiptar është i përgatitur të zbatojë nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë referuar hierarkisë së zbatimit të Konventës Europiane dhe marrëveshjet e tjera mbi të drejtat e njeriut, të ratifikuara nga parlamenti shqiptar?

    Trajtesa në vijim "E drejta e jetës" (e studentes Matilda Xhambazi) nxori në pah rëndësinë prioritare të të kuptuarit me thelb të privilegjit të të ardhurit në jetë dhe të jetuarit mirë e shëndetshëm në një shoqëri civile e qytetare.

    Kumtesa e katërt (mbajtur nga studenti Jurgis Çurbja), përmblodhi një temë si "Ekstradimi", ku u përballën disa politika (si ajo e periudhës së Zogut me atë që realiteti penal sot në Shqipëri zotëron.

    Ky takim u finalizua me trajtesën "Tradita autoritare e sistemeve qeverisëse në Shqipëri" (mbajtur nga studenti Denis Prifti), ku spikati fryma sa historike për të kuptuar më saktë rrugën që ka ndjekur qeverisja në Shqipëri dhe ku me të drejtë lind pyetja "si do të jetë e ardhmja e qeverisjes dhe lidershipit brenda shoqërisë shqiptare?"

    Sipas prof. Luan Omarit sistemi qeverisës në fund të vitin 1990 nuk u përmbys në mënyrë të dhunshme: lëvizjet studentore dhe reagimet e qeverisë s'patën karakter të tillë, dhe e njëjta vlen dhe për vitin 1997 që ishte më shumë rezultat i anarkisë sesa i përmbysjes me dhunë i klasës qeverisëse. Erion Kristo përmbylli ndërhyrjet duke kujtuar se "Nuk janë vetëm juristët që duhet t'i japin ritëm shoqërisë, por dhe shoqëria duhet t'ua japë atyre. Fakti që në Shqipëri vrasësit mund të qarkullojnë të lirë është shenjë se, jo vetëm Gjykata, por sistemi nuk funksionon në Shqipëri. Vetëm duke parë ç'nevoja kemi, do të dimë të gjejmë zgjidhjet, pa i importuar ato atëherë kur paralajmërohemi se, në të kundërt, rrezikohet aderimi i vendit tonë në marrëveshje e organizma të caktuara ndërkombëtare".

    Siç u theksua në përfundim të tryezës së rrumbullakët "Drejtësia shqiptare dhe Strasburgu - Impakti i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin shqiptar" ideuar nga Eni Çobani (pedagoge e departamentit të Drejtësisë dhe Minorit në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marin Barleti), të hysh në Europë s'do të thotë vetëm të përkthesh e të përshtatësh ligje nga vende të huaja, por duhet të fillohet të merret kultura e tyre, të merret qytetaria evropiane, duke ditur të përshtatet me tradicionalizmin kombëtar. Ndaj të ftuarit vlerësuan ndërgjegjësimin që debate të tilla me specialistë të vendit mund të ngjallin në brezin e ri e më gjerë. Sfida evropiane e së drejtës është vërtet e vështirë, por jo e pamundur.]]> http://umb.edu.al/news-article-19.html http://umb.edu.al/news-article-19.html Në datën 6.04.2009 studentët e UMB-së zhvilluan një takim me përfaqësues të administratës publike, lidhur me sfidat e punësimit
    Z.Bejko, ish-prefekt i qarkut të Beratit dhe aktualisht drejtor drejtorie në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u paraqiti studentëve një panoramë të gjerë mbi rregullat e punësimit në vendet e Europës perëndimore, në rrafsh krahasues si dhe për mundësitë e ecurisë në karrierë si rezultat i traditës së konsoliduar të këtyre vendeve.

    Një theks i veçantë iu vu rolit të partive politike në lidhje me interesat e qytetarëve dhe reflektimi i këtij roli në trupën politike dhe atë civile të administrates publike shqiptare. Z.Bejko njohu studentët me problemet aktuale të administratës publike, lidhur me atë që Weber e quan "qeverisja e mirë".

    Gjithashtu ai i njohu studentët me raste specifike të kritereve të zbatuara me kandidatët për punësim si dhe ecurinë në karrierë në administratën publike pas periudhës 3-mujore të provës e në vazhdim. Takimi u mbyll me një intervistë punësimi të improvizuar  mes prof. Fugës dhe zotit Bejko.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-30.html http://umb.edu.al/news-article-30.html
    Zyra e Zhvillimit të Karrierës organizoi në datën 2 prill, takimin mes studentëve të degës ekonomik me Dr. Gjin Bibën dhe M.B.A. Edlira Hoxhën Gjatë takimit, studentët patën mundësi të njihen me hapësirat që tregu i punës në Shqipëri ofron për diplomat në fushën e menaxhimit dhe financë-kontabilitetit.
    Kurrikula e universitetit "Marin Barleti" që ka si veçori dalluese nga universitetet e tjerë, kombinimin e studimeve me minorët, bën që ky brez i ri që do të diplomohet, të jetë ndër më të favorizuarit në një treg pune ende mungojnë specialistët, sidomos në sektorët e Real Estate, e Sigurimeve, etj.
    Alternativat ndaj punësimit pas diplomimit, të trajtuara nga pedagogët, përfshinë: vetëpunësimin, bashkëpunimin me investiture të huaj, sidomos në kuadrin e investimeve fillestare për t'u shndërruar në investime më të artikuluara në të ardhmen.
    U theksua gjithashtu rëndësia e kualifikimit të mëtejshëm akademik në nivelet master, të domosdoshëm dhe shumë të kërkuar si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-29.html http://umb.edu.al/news-article-29.html
    Europarlamentarja Elly De Groen zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë të Universitetit Marin Barleti në lidhje me çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendet e Europë
    Eurodeputetja De Groen prezantoi për studentët dhe pedagogët e "Marin Barletit" punën dhe përpjekjet e saj për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve më pak të përkrahura dhe të përfaqësuara.

    Gjatë bisedës Znj. De Groen foli për shqetësimet e minoriteteve rome në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe vuri theksin në problememet që ajo ka hasur për të arritur një qasje sa më të drejtë ndaj këtyre shtresave në Parlamentin Europian.

    Me një frymë humane dhe antikonformiste, Znj. De Groen nuk ngurroi të pranonte mangësitë e punës në Bruksel që vijnë për shkak të mosnjohjes së plotë të situatave në terren në vendet e Europës Lindore.

    Debati midis eurodeputetes dhe studentëve të "Marin Barletit" u zhvillua në formën e një bisede e cila përfshiu disa nga temat më të nxehta të aktualitetit shqiptar sië ;sht; ëështja e ligjit t; lustracionit dhe sistemit të vizave që aplikohet mbi qytetarët shqiptarë]]>
    http://umb.edu.al/news-article-27.html http://umb.edu.al/news-article-27.html
    Prezantimi (Për një Tiranë më të pastër)


    Theksi në takim u vu mbi rolin e secilit nga individët që banojnë në Kryeqytet për të dhënë kontributin e vet në mbajtjen pastër të hapsirave qytetare dhe mbi të gjitha reduktimin e plehrave që përdor çdo person me rreth 100kg në vit.


    PhD Mihallaq Qirjo bëri një prezantim tepër interesant të mënyrave sesi qytetarët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ndotjes së qytetit me disa hapa të thjeshtë dhe praktikë. U fol për riciklimin e letrës, plastikave dhe produkteve të tjera. Në fund të takimit Kryebashkiaku dhe Profesor Qirjo iu përgjigjën pyetjeve të të pranishmëve dhe pritën komentet dhe sugjerimet e tyre.]]> http://umb.edu.al/news-article-26.html http://umb.edu.al/news-article-26.html Edi Rama bashkëbisedim me studentët e Universitetit Marin Barleti: Europa është një realitet që duhet dhe do ta ndërtojmë në vendin tonë
    Gjatë bashkëbisedimit me studentët e UMB-së Rama u shpreh se politika duhet të jetë një mjet në duart e qytetarëve por për të bërë të mundur këtë vetëdije të PSSH duhet që vetë qytetarët të mos jenë indiferentë. Kjo në mënyrë që ata që zgjidhen përmes votës të jenë të vetëdijshëm për mandatin e marrë. Duke bashkëbiseduar me studentët e këtij Universiteti për rëndësinë e angazhimit në politikë Rama u bëri thirrje për të mos qëndruar indiferentë apo refuzues përballë politi kës,sepse në të kundërt nuk do të kemi rezultatet e kërkuara dhe që i presim prej 17 vjetësh:
    «Cfarë i shtyn ata qindra mijëra të rinj e të reja, që pa asnjë pagesë, pa patur asnjë njohje personale me Obamën apo Klinton, apo me këdo qoftë, të bëhen bashkë? Ata i shtyn nga njëra anë kjo vetëdije, që sa më shumë të jemi, aq më shumë mund të ndikojmë që të fitojë ai ose ajo që është më pranë asaj që mendojmë. Nga ana tjetër,sa më shumë të jemi, ai ose ajo që do të fitojë të na ketë parasysh, sepse jemi ne forca.»

    Duke iu përgjigjur interesit të pjesëmarrësve në këtë debat, Edi Rama theksoi se Europa është një realitet që duhet dhe do ta ndërtojmë në vendin tonë:"Kjo është një tjetër çështje ku kam një përqasje ndryshe, sepse sipas meje, problemi nuk është burokratik, procedura, negociata. Problemi është jetik, d.m.th si ta ndërtojmë Europën në Shqipëri?! Kjo është Europa, si të kemi spitalet, shkollat, çerdhet, kopshtet, shërbimet, si në Europë?! Pa dyshim, duke qenë pjesë e strukturave evropiane. Nëse do të kishim patur fuqinë për të menduar dhe për të vepruar në funksion të një ekuilibri mes kërkesës së papërmbajtur individuale dhe forcës vetëpërmbajtëse të shtetit. 

    Kjo nuk ndodhi! Ekuilibrat u prishën dhe shumë nga gjërat që kemi patur, nuk i kemi. Çfarë do të thotë të shkosh në Europë? Do të thotë që t'i japësh mundësi njerëzve që jetojnë këtu, që të ndihen pjesë e Europës në të gjitha kuptimet. Do të thotë të ndërtosh Europën në shtëpinë tënde..»]]>
    http://umb.edu.al/news-article-14.html http://umb.edu.al/news-article-14.html
    Gjeopolitika i jep shkas diskutimit mbi territorin

    Specialistë të politikave territoriale të zhvillimit dhe planifikimit, si edhe përfaqesues të Qeverisë, Bashkiës së Tiranës dhe Bankës Botërore u ftuan të zhvillonin pikëpamjet e tyre në lidhje më projekt-ligjin dhe me problematikën e territorit në përgjithësi.

    Sipas moderatorit të këtij forumi Zj. Donika Çapi, përgjeëse e Deptartamentit të Shkencave Politike dhe anëtarë e Redaksisë së "Gjeopolitika" në këtë botim territori këtë botim nuk është konsideruar vetëm në cilësinë e truallit të lirë ose jo lirë për ndërtim, por mbi të gjitha territory është parë si hasipërë e humanizuar, si habiatat, që i jep formë dhe formësohet prej jetës sociale. Planifikimi dhe adminsitrimi i territorit nuk është parë vetëm në fokusin e planit rregullues dhe estik por edhe në dimensionin e tij zhvillimor, funksional, human, dhe ekosistemik. Prandaj vlen të tu debatuar sot, nëse projekt-ligji që kemi në duar jep ose jo mundësi për të tejkaluar Parimin e "3 R" - Rikthim, Regjistrim, Rregullim (legalizim), i cili ka udhehequr planifikimin territorial deri më sot.

    Z. Mentor Nazarko, Kryeredaktor i "Gjeopolitika" dhe njëkohësisht edhe Drejtor i Qëndreë për Studime Rajonale, dhe Prof. Dr. Artan Fuga Kryetar i Bordit të Revistës, në një trajtësë të përbashkët theksuan se teksti i projekt - ligjit për rregullimin e territorit ka ardhur vazhdimisht në përmirësim. Vëmë re me kënaqësi se disa nga shqetësimet ngritur në studimet tona të mëparëshme botuar sot pjesërisht në faqet e numurit të dytë të revistës "Gjeopolitika" që promovojmë, gjejnë përgjigje në formulimet që ky tekst projekt - ligji bën sot. Na ka interesuar ky projekt - ligj jo vetëm si qytetarë të kujdesur për të pasur një hapësirë territoriale dhe të banuar sipas kritereve moderne por edhe për katër faktorë si më poshtë:

    Se pari : kombinimi i interesit kombëtar që sigurohet nga autoritetet kombëtare te planifikimit të territorit, me autonominë vendim-marrëse të pushtetit vendor. Pra kombinimi i kompetencave të autoritetit publik qendror dhe demokracisë vendore, çka eshte një problem shume i rëndësishëm dhe që ka marrë zgjidhje te ndryshme në vende të ndryshme të Balkanit dhe më gjerë, zgjidhje që shpesh rezultojnë problematike për bashkësitë lokale dhe minoritet etnike dhe kombëtare. Se dyti: ajo çka na ka interesuar po ashtu lidhet me garantimin e kompetencave të qarkut në planifikimin dhe rregullimin e territorit. Ka qenë fare evidente për ne gjatë studimit në fjalë se ka ardhur koha që të ketë një përputhje sa më të saktë midis kufijve të një zone të gjerë gjeografike dhe territorit administrativ. Së treti: projekt - ligji jep zgjidhje të vendosura për pjesëmarrjen e publikut, të qytetarëve dhe të aktorëve të interesit në konsultimin e politikave dhe vendimmarrjeve të autoriteteve përkatëse lidhur me rregullimin e territorit. Së katërti: është me shumë vlera që territori në këtë projekt - ligj nuk është parë thjesht si hapësirë dy-dimensionale, por shumë më gjerë sesa kaq, pra edhe si një hapësirë simbolike vlerash shpirtërore dhe kulturore, edhe si burim pasurish natyrore, edhe për vlerat turistike, sikurse përmbledh edhe dimensionin e tretë të hapësirës, lartësinë, që gjykoj se mbërthen në vetvete të gjitha krizat e marrëdhënieve midis hapësirës dhe shoqërisë, e bashkë me të problematikën e nivelit të pastërtisë së ajrit, të zhurmave, sikurse e trajton territorin edhe si peisazh, etj.

    I ftuar në këtë forum për të diskutuar disa nga aspektet kyçe të Projekt-ligjit për Planifikimin e Territorit, Z. Sokol Olldashi, Minister i Transporteve dhe Punëve Publike theksoi se ky ligj frymezohet tërësisht nga Kushtetuta e Shqipërisë si edhe nga Agenda 21 e OKB. Përparësitë e padiskutueshme të këtij ligji theksoi ai janë decentralizimi vertikal dhe horizontal, si edhe përdorimi me efikasitet i rregjistrit të territorit, one stop shop, si edhe parimi i heshtjes si aprovim. Z. Olldashi vuri në dukje se asnjë ligj sado i përsosur nuk mund të shmang papërgjegjshmërinë njerëzore në zbatimin e ligjeve. Ai kritikoi projektin-planin rregullues paraqitur nga Bashkia e Tiranës si klientelist dhe si një plan rregullues për troje.

    Zonja Majlinda Dhuka, Drejtore e Përgjithëshme për politikat e Zhvillimit dhe Planifikimit pranë bashkisë së Tiranës, duke përshndetur forumin në emër të Z. Edi Rama, në përgjigjen e saj ndaj kritikave të Zotit Olldashi u shpreh se projekt-ligji është së pari i vonuar dhe së dyti nuk merr parasysh zhvillimin e territorit por vetëm planifikimin e tij, nuk ka patur parasysh ligjin për tokën bujqësore, dhe se për zbatimin e këtij projekt-ligji mungojnë instrumentat. Duket sikur, tha jo, shteti e ka bërë ligjin për vete e jo për qytetarët.

    Në këtë forum ishin të pranishëm edhe Drejtorja e Bankës Botërore, Zj. Camille Naumah si edhe ekperti i urbanistikës dhe planifikimit urban, profesor ne Universitetin e Californisë, Z. David Dawell. Zj. Nauham u shpresh povizitisht në lidhje me projekt-ligjin, i cili siç tha ajo është asistuar edhe nga Banka Botërore. Zj. Naumah u shpreh ky ligj dëshmon që tashmë në Shqipëri mund të flitet për "3 E" - Evolucion në vend të "3 R".

    Zj. Naumah vuri në dukje se është tashmë e rëndësishme të vihet theksi tek dallimi mes kontrollit të territorit dhe adminstrimit të tij.

    Sipas Dawell qytetet shqiptare kanë nevojë të marrim seriozisht parasysh parimin e fleksibilitetit dhe të zgjerimit territorial të tyre, një rast ky i provuar si i nevojshëm në Kinë dhe Indi.

    Z. Artan Hoxha, Drejtor iISB, theksoi 4 sfidat që dalin përpara ligjit të ri : përthyerja e politikave të zhvillimit në territor, përdorimi i instrumentave të duhur dhe teknologjisë së informacionit, sfidat burimore të të ardhurave vendore, si edhe nevoja e ngutëshme për profesionistë të rinj planifikues dhe urbanistë.

    Ndërsa zoti Artan Lame, theksoi se ajo që na mungon nuk janë ligjet e mirë por vullneti politik për ti zbatuar ato. Duhet vënë në lëvizje politika që të mos xhirojmë bosh, tha ai, pasi krimi në territor është më i rëndë se krimi kundra një personi të veçantë, pasiqë territori dëmtohet për qindra vjeçarë.

    Përfaqësuesi i Century 21 Real Estate, vuri në dukje se aktorët privatë duhet të jënë operativë në vendimmarrje, pasi planifikimi i mirë ose jo i territorit ndikon edhe në çmimin e pasurive të paluajtëshmë kombëtare.

    Z. Marin Biçoku këshilltar praën Kryeministrit, vuri në dukje se risku I vetëm prej të cilit mund të preket ky ligj I ri është moszbatimi I tij, si edhe leximi I këtij ligji në shkëputje nga ligjet e tjera mbështetëse. Z. Biçoku u shpreh se ndërkohë plani rregullues propozuar nga bashkia e Tiranës bazohet mbi logjikën e principatave e se ai akoma nuk është konsultuar me publikun pasi drafit është ende në anglisht.

    Në përmbyllje të këtij aktiviteti Zj. Donika Çapi u shpreh se ky forum i inicuar nga Universiteti Marin Barleti ishte mjaft i frytshëm për t'ju dhënë mundësi specialistëve të transhendonin prej pozicioneve të tyre qoftë edhe politike për tu fokusuar tek çështje konkrete që do tu vijnë në ndihmë qytetarve të interesuar drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës së tyre në hapsirat urbane. ]]> http://umb.edu.al/news-article-24.html http://umb.edu.al/news-article-24.html Nisin regjistrimet për programet Master

    Moment vendimtar është kur zgjedh të ndjekësh studimet Master në Universitetin Marin Barleti.

    Në grupe të vogla studimi ku cilësia akademike është e garantuar, me pedagogë të përkushtuar, studime fleksibël dhe çmimet më konkurues në treg, një Master nga Universiteti Marin Barleti nuk është thjeshtë një diplomë. Bashkë me ne do të pajiseni me mjetet që ju duhen për të përballuar sifidat. Do të fitoni aftësitë profesionale për të zgjidhur probleme komplekse. Vendoseni veten në qendër, ky është momenti vendimtar...

     

    Master në Administrim Biznesi (MBA),
    • MBA në kontabilitet Financë
    • MBA në Marketing dhe menaxhim
    • MBA në Shërbime bankare/Financiare
    • MBA në Real Estate dhe Sigurime
    • MBA në Lidership dhe Burime Njerëzore

    Master në Administrim Publik,

    • Master në Lidership
    • Master në Politika publike & administrim

    Master në Juridik,

    • E Drejtë Biznesi
    • E Drejtë Publike

    Master në Komunikim,

    • Master në në Komunikim Publik 
    • Master në Gazetari ekonomike


    Universiteti "Marin Barleti"

    Eja këtu, shko larg.

    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-25.html http://umb.edu.al/news-article-25.html
    Dominique Fernandez prezanton librin (Porporino ose misteret e Napolit)
    Përveç temës së konferencës e cila fokusohej tek kultura plot ngjyra e Napolit të shkuar dhe të sotëm, konferenca shërbeu edhe për të prezantuar për të ftuarit botimin shqip të romanit ""Porporino - Misteret e Napolit" të autorit Fernandez, e sjellë për lexuesin tonë nga shtëpia botuese "Dudaj".

    Anëtar i Akademisë franceze të artit, Z. Fernandez është një romancier i afirmuar i cili ka botuar për vite me rradhe libra të frymëzuuar nga personazhe dhe figura të artit nga pjesë të ndryshme të botës. Pas konferencës Z. Fernandez bëri një bisedë miqësore me të pranishmit dhe firmosi autografë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-21.html http://umb.edu.al/news-article-21.html
    Qendra për studime shqiptare, themeluar nga tre universitete të hapësirës kombëtare UMB, UBT dhe USHT, prezantuan numrin e parë të revistës Gjeopolitika
    Në një prani të gjerë parlamentarësh (zoti Fatos Beja, nënkryetar i parlamentit, zoti Prec Zogaj kryetar i komisionit të jashtëm, zotit Edmond Spaho, kryetar i komisionit të ekonomisë), akademikësh nga universitete dhe qendra të tjera kërkimi, rektorësh të tre universiteteve në fjalë, kryeredaktori Mentor Nazarko dhe drejtori i numrit Prof.Artan Fuga parashtruan disa nga të rejat e numrit të parë të të përtemuajshmes së parë në llojin e vet në të gjithë hapësirën kombëtare dhe drejtimet e punës së tyre për të ardhmen.

    Numri i parë i kushtohet bashkëpunimit ekonomik Shqipëri/Kosovë dhe skenarit të krijimit të një hapësire ekonomike të përbashkët, të favorizuar nga ekzistenca e shoqërive shqiptare në rajon. Ajo përmban kontribute të profesorëve dhe kërkuesve të Universitetit Marin Barleti, të universitetit të Biznesit dhe teknologjisë së Prishtinës, dhe atij të Tetovës si dhe kërkues të tjerë të huaj.

    Në prezantimin e vet kryeredaktori Nazarko e konsideroi numrin e parë, një projekt gjeopolitik që mban parasysh kohën dhe hapësirën e jashtëzakonshme ku jetojmë, rajonin e Ballkanit dhe hapësirën shqiptare. "Brenda një viti Kosova u bë e pavarur dhe morëm ftesën për në NATO. A ka hapësirë më interesante në pikëpamje gjeopolitike se sa kjo!", - pyeti Nazarko. Ai vlersoi si të rëndësishme shkrirjen e kontributeve akademike me ato politike dhe publicistike në një revistë si kjo.

    Profesor Fuga, parashtroi disa nga konceptet e artikujve të vet ku analizohet influenca e faktorëve globalë në zhvillimet rajonale. Ai vlerësoi revistën në pikëpamje të qartësisë së strategjisë që premton sukses dhe në të ardhmen.

    Profesor Marenglen Verli vlersoi gjithashtu numrin e parë dhe trajtoi disa nga potencialet ekonomike të Shqipërisë etnike në prag të ndarjes së trojeve shqiptarë në 1913.

    Professor Hajrizi, rector i Universitetit të Biznesit dhe teknologjisë së Prishtinës, foli për aktivitetet e reja të Qendrës ku vecohet Konferenca e ardhshme për bashkëpunimin ndërshqiptar në Prishtinë në muajin tetor.

    Revista, botim i shtepise botuese "Dudaj" eshte ne qarkullim ne te gjithe pikat e shitjes

    Partnerë:

    Universiteti Marin Barleti Tiranë; Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë, Prishtinë, dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

    Bordi i Qendrës për Studime Shqiptare

    Kosovë                   Maqedoni                    Shqipëri

    Edmond Hajrizi      Arbën Xhaferri                Artan Fuga
    Enver Hoxhaj        Ermira Mehmeti               Mentor Nazarko
    Ulpiana Lama       Sulejman Rushiti              Pëllumb Xhufi]]>
    http://umb.edu.al/news-article-20.html http://umb.edu.al/news-article-20.html
    3 Qershor- UMB organizoi ne hotel Rogner, konferencën: (Për një drejtësi të pavarur, të përgjegjshme dhe transparente) me personalitete te njohura te kesaj fushe
    Qëllimi i kësaj konference është të shërbejë si një forum debati i gjerë për të trajtuar/diskutuar në lidhje me sistemin e drejtësisë shqiptare, problematikën aktuale në sistemin gjyqësor dhe reformat e ndërmarra.

    Gjithashtu, në focus të vëmendjes u vunë cështje që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, gjendjen aktuale dhe nevojën për reformim, si një garanci për funksionimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës; për garantimin e transparencës dhe forcimin e besueshmërisë së publikut tek drejtësia.

    Pjesëmarrja/diskutimi nga ana e perfaqësuesve të organeve të ndryshme të përfshira në sistemin e drejtësisë, apo në reformimin e tij, ishin me rëndësi për këtë proces reformimi.

    Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, pedagogë dhe studente të UMB]]> http://umb.edu.al/news-article-18.html http://umb.edu.al/news-article-18.html Drejtoresha e Burimeve Njerëzore të NATO-s posaçërisht nga Brukseli per të prezantuar programin e stazheve për studentët e Marin Barletit
    Qëllimi i këtij takimi/lektoriumi të hapur ishte prezantimi nga znj.Hett, e programit të stazheve pranë selisë qendrore të NATO-s. Në këto programe tashmë mund të marrin pjesë edhe studentët shqiptarë, duke pasur parasysh se Samiti i Bukureshtit hapi dritën jeshile për Shqipërinë për t'u bërë pjesë e aleancës së Atlantikut të veriut, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në këtë organizëm.

    Znj.Hett bëri për studentët e UMB-së një prezantim të plotë të programit, mënyrës dhe kritereve të aplikimit, gjë që u prit me interes prej tyre. Gjithashtu, u prezantuan edhe disa nga aktivitetet kryesore të NATO-s, me synim garantimin e sigurise dhe paqes në botë, në zona të nxehta të globit ku ekzistojne konfliktet e armatosura.

    Prezantimi u prit me interes nga studentët dhe u shoqerua edhe me materiale të ndryshme, si: kaseta, broshura etj., duke dhënë më shumë informacion për studentët në lidhje me shtrirjen dhe aktivitetin e NATO-s në botë, si dhe per mundësitë e aplikimit të tyre në programin e stazheve pranë këtij organizmi.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-17.html http://umb.edu.al/news-article-17.html
    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diskuton me studentët: (Ndryshimet kushtetuese në lidhje me sistemin zgjedhor)
    Qëllimi i këtij lektoriumi të hapur ishte njohja me ndryshimet e fundit në Kushtetute në lidhje me sistemin zgjedhor.

    Z. Gjata bëri një trajtim të hollësishëm dhe të gjithanshëm të sistemit tonë zgjedhor, historikut të zhvillimit të tij, ndryshimeve që ka pësuar dhe problematikës së deritanishme të hasur. Ndryshimet e bëra në Kushtetutë kërkojnë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që pritet të ndryshojë së shpejti, duke reflektuar këto ndryshime, gjë që u trajtua në mënyrë të vecantë në kuadrin e reformes zgjedhore.

    Prezantimi u prit me interes nga studentët, dhe u shoqërua edhe me pyetje të ndryshme në lidhje me problematikën zgjedhore.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-16.html http://umb.edu.al/news-article-16.html
    Departamenti Ekonomik dhe ai i Shkencave Politike i UMB-se zhvilluan ne daten 22 maj, konferencen (Politika aktive per qytetarin). Konferenca u zhvillua në dy panele diskutimi:
    Në njërin prej tyre, atë të Shkencave politike, u synua të vihej thelbi tek - qytetari si burimi dhe qëllimi final i politikës;

    - formulimi i konceptit të mirëqenies sociale si alternativë për të kaluar përtej të majtës e të djathtës;
    - dhe domosdoshmëria e etikës në politikë.

    Gjatë panelit të dytë, atë të shkencave ekonomike, u referuan mundësitë për platforma konkrete ekonomike në shërbim të zbutjes të pabarazive dhe reduktimit të varfërisë.
    Në mbyllje të punimeve u arrit në përfundimin se drejtësia sociale është një nga shtyllat për matjen e efikasitetit qeverisës. Ajo nuk është vetëm procedurale pra nuk synon vetëm të sigurojë një nisje të barabartë një herë e përgjithmonë drejt konkurrencës, por dhe të sigurojë nisje të barabartë për çdo brezni qytetarësh, për të shmangur polarizimin dhe margjinalizimin.
    Referatet e përgatitura me këtë rast u mbajtën nga prof. Ermelinda Meksi (anëtare bordi dhe pedagoge pranë UMB), prof.as. Arben Malaj, prof. Bardhyl Çeku (përgjegjës i departamentit të Marketingut në UMB), prof.as Gjergj Sinani (pedagog filozofie pranë UT), Vilma Premti (Drejtoreshë e përgjithshme e Shërbimit social shtetëror, pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale dhe Shanseve të barabarta), Zamira Çavo (prorektore UMB), Gëzim Tushi (sociolog).

    Universiteti "Marin Barleti" synon qe te gjitha konferencat e tij shkencore, t'i perthyeje ne nje format te thjeshtuar per studentet, me qellim qe ata te ndjehen pjese e zhvillimit te mendimit akademik. Ne mbeshtetje te kesaj iniciative konferenca akademike "Politika Aktive per Qytetarin" iu percoll studenteve te Ekonomikut dhe Shkencave Politike prej vete, atyre pra studenteve, te cilet permblodhen per shoket e tyre referatet e takimit te zhvilluar nje dite me pare.]]> http://umb.edu.al/news-article-15.html http://umb.edu.al/news-article-15.html 24 Prill 2008 - Lektorium (Roli i shqiptarëve në integrimin e Maqedonisë në Nato) me Ministrin e Arsimit të Republikës së Maqedonisë z. Sulejman Rushiti
    Mungesa 70 vjeçare e institucioneve të arsimit shqip në Maqedoni ka qenë evidente dhe do kohë të përmirësohet. Nga viti 1994 shumë pak është bërë, ndaj arsimit shqiptar në Maqedoni aktualisht dhe me të drejtë i kushtohen 70% të investimeve në kapitale “dhe kjo ka qenë dhe në qendër të debateve mes meje dhe kryeministrit Gruevski” bën të ditur ministri.

    Rilindja e kombëtarizimit u bë me hapjen e universiteteve” tha Rushiti. “Nacionalizmi është një vlerë evropiane. Shteti-nacion nisi në Europën Perëndimore. Por ka kaluar koha që “nacionalizmi maqedonas” nëse mund ta quaj kështu, edhe ai më anti-shqiptar, të dëmtojë procesin integrues të Maqedonisë. Maqedonia shkon drejt një shteti mbinacional dhe kjo është e kuptuar nga të gjitha qarqet”.

    Duke përmendur ato të Kumanovës, Gostivarit, etj, z. Rushiti kujtoi si hapja e institucioneve të arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni nuk është arritur në mënyrë të natyrshme, por me protesta. Duke dhënë fillimisht një pasqyrë të gjendjes së arsimit shqip në Maqedoni, ministri kujtoi kërkesat, edhe të përgjakshme, për hapjen e shkollave fillore, të mesme e të larta në gjuhën shqipe, si veçori të një situate të kaluar tashmë. Vendin e tyre e kanë zënë sfida të reja si harmonizimi i legjislativës së Republikës së Maqedonisë në kuadrin e BE, duke qenë shtet kandidat për të hyrë në të.
    Krijimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm për integrimin: Karta e Bolonjës apo programe si Leonardo Da Vinci dhe Erasmus paraqesin vështirësi në përshtatje të institucioneve ekzistuese, aq sa, më e lehtë është ngritja e atyre të reja.

    Maqedonia nuk mund të ekzistojë pa shqiptarët, të cilët mund të jenë faktor stabilizimi dhe destabilizimi në vend. Nëse shqiptarët në ish-Jugosllavi njiheshin jo si komb por kombësi, sot statusi i tyre nuk përbën problem, edhe pse, sipas z. Rushiti, problemi më i madh i Maqedonisë nuk është mosgjetja e kompromisit mes saj dhe Greqisë për përdorimin ndërkombëtar të emrit, por mosfunksionimi i shtetit multietnik. "A nuk është e habitshme si, 10 ditë para Samitit të Bukureshtit, u bënë disa kërkesa 17 vjeçare mbi të drejtat kolektive të shqiptarëve në Maqedoni? Pse Marrëveshja e Ohrit (që ndaloi konfliktin në 2001) u pasua nga të tjera që e zbehën atë, duke hapur tema si ndarja territoriale dhe decentralizimi e duke lënë më pak në pah përdorimin zyrtar të shqipes, të simboleve kombëtare, etj?”

    Sot Maqedonia duhet të zgjidhë problemet e jashtme me Greqinë, por dhe çështjet e brendshme. Zgjidhja e të drejtave kolektive është në rrugë e sipër. Pak paradoksale është situata me zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga partia opozitare shqiptare, në një kohë kur po realizohet marrëveshja mes Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni (PDSH) dhe Partisë së kryesuar nga Kryministri Nikola Gruevski (VMRO DPMNE): në të përmbahet formimi i grupeve të punës të të dy partive për miratimin e ligjit të gjuhës, flamurit, statusit të veteranëve të UÇK-së dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Nganjëherë fatkeqësia mund të kthehet në fat" përfundon z. Rushiti. "Familje shqiptarësh të emigruara nga Maqedonia sot kthehen dhe kontribuojnë me kulturën dhe arsimin e marrë në perëndim. Ashtu si dikur humbja e universiteteve të Sarajevës, Zagrebit, Shkupit e Beogradit, u zëvendësua me Universitetin e Tiranës, ku u kontribua në diçka shumë të rëndësishme për shqiptarët që jetojnë në shtetin amë: shkëmbimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Integrimi i shqiptarëve për momentin e ka pikën e përbashkët në Bruksel. Është e pamundur të mendohet integrimi evropian pa ngritur kultivimin e veçantive tona kulturore”.
    Ndaj nuk ka pse të duket çudi si të huajt janë të interesuar për integrimin brenda shqiptar, si për shembull duke mbështetur propozimin në Maqedoni për reformat e kurrikulave dixhitale të arsimit shqip. Por nevoja për këtë integrim është larg ideve nacional-romantike. Ajo mbështetet në standardizimin e të dhënave në hapësirat panshqiptare.


    Kuriozitet:
    Takimi i ministrit të Arsimit të Maqedonisë Sulejman Rushiti me studentët u mundësua në kuadrin e Qendrës së Studimeve mbarëshqiptare, baza e së cilës qe Memorandumi i nënshkruar në mars të këtij viti mes Universitetit “Marin Barleti” (UMB), Universitetit për Teknologji e Biznes të Prishtinës (UBT) dhe Universitetit shtetëror të Tetovës. Ministri i Arsimit z. Sulejman Rushiti është gjithashtu anëtar i bordit të kësaj qendre (përkrah figurave si Enver Hoxhaj - Ministër Arsimi i Kosovës, Arbën Xhaferri - filozof maqedonas, Edmond Harizi – rektor i UBT, Labinot Greiçevci – i Departamentit të Shkencave Politike po aty, Mentor Nazarko – i departamentit të Shkencave Politike në UMB, etj).
    I vëmendshëm ndaj çështjeve që paraqesin interes për studentët e tij dhe opinionin e gjerë, Universiteti “Marin Barleti” organizon takime të shumta publike me figura të shquara të vendit dhe ndërkombëtare. Takimi i sotëm me Ministrin e arsimit të Maqedonisë z. Sulejman Rushiti, pason atë të dy ditëve më parë me Ambasadorin e BE në Tiranë z. Helmut Lohan.


    Më shumë rreth të ftuarit:
    SULEJMAN RUSHITI është zgjedhur Ministër i Arsimit dhe Shkencës në 26 gusht 2006.
    Lindur në 22 janar 1972 në Gostivar, ai u diplomua si regjisor në Akademinë e Arteve në Tiranë.
    Prej 1998-2001 ka punuar si regjisor në Televizionin e Maqedonisë.
    Pas kësaj, ai ka qenë menaxher i përgjithshëm i Teatrit të Kombësive në Shkup.
    Ai është themelues i TEATRIT ALTERNATIV në Shkup, dhe pjesëtar i Bordit Ekzekutiv i Shoqërisë Pro Helvetia.
    Njohës i 4 gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht, italisht dhe serbisht), në karrierën e tij profesionale ka punuar si drejtor në Teatrin e Oldenburg-ut dhe si Menaxher drejtues në Institutin Goethe në Gjermani.
    Z. Rushiti është zv.kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni (PDSH). ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-13.html http://umb.edu.al/news-article-13.html
    22 Prill 2008 - (Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian) lektorium i hapur me z. Helmuth Lohan, Ambasadorin e BE në Tiranë Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian". Takimi ngjalli interesin e gjerë jo vetëm të studentëve e pedagogëve por edhe përfaqësuesve të mediave, që kishin mbushur sallën e konferencave të UMB-së. Kjo për t'u njohur më nga afër me këtë proces integrimi, por edhe për të mësuar në mënyrë ekskluzive qëndrimin e parë të ndërkombëtarëve pas ndryshimeve kushtetuese.


    Më tepër rreth lektoriumit
    Fillimisht ambasadori i BE në Tiranë paraqiti një përmbledhje të marrëveshjeve të lidhura me procesin e integrimit europian të Shqipërisë si ajo e Lehtësimit të vizave apo Stabilizim-Asociimi (firmosur në 2006 e ratifikuar nga 14 shtete deri më sot). Duke cituar artikullin 1 të nenit 2 të kësaj marrëveshjeje (sipas të cilit baza për politikën e brendshme dhe të jashtme duhet të jetë respektimi i parimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut), z. Lohan vuri re si BE nuk është një bashkim fjalësh të zbrazëta por bashkim vlerash. "Kjo është e rëndësishme, edhe pse ndonjëherë harrohet" tha ai. "Nuk di sa ndiqet debati brenda BE-së, por shtetet anëtare i kushtojnë shumë vëmendje shteteve të reja kandidate (apo potenciale kandidate) dhe aplikimit të trasparencës së shtetit ligjor në to".
    I pyetur se kur mund ta bëjë Shqipëria kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, z. Lohan u shpreh se hapi i parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) është zbatimi i saj. "Pasi bëhet kërkesa për vend kandidat në BE, përgjigje e keqe mund të jetë JO por ka dhe një përgjigje po aq shumë të keqe: MOSREAGIMI. Ndaj duhet menduar mirë momenti kur të bëhet kjo kërkesë".

    Pas kuadrit dhe vlerave të BE, një tjetër çështje e trajtuar para studentëve ishte dhe hapja e kufijve BE-Shqipëri.
    Nga ana ekonomike kjo hapje do të sillte mundësi eksportesh e importesh vendase, por jo garanci, paralajmëroi Lohan. "Ndaj i takon komunitetit të biznesit, bujqve shqiptarë, të përcaktojnë mundësitë dhe shfrytëzimin e tyre. Në periudhën afatgjatë do ketë shumë konkurrencë, por Shqipëria e ka kohën në dispozicion për t'u përgatitur".
    Nuk duhet ngatërruar arsyeja me efektin, nënvizoi Lohan. Fakti që regjimi i vizave Shengen në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri paraqet vështirësi, kjo nuk është dëshirë e BE-së. I pyetur mbi përkatësinë fetare ajo nuk është problem për hyrjen në Europë në një kohë kur "bashkëjetesa paqësore dhe toleranca fetare s'është çështje as për ju as për ne, por virtut i popullit tuaj" tha Lohan. Qarkullimi i lirë në Europë do standarte europiane, mosrespektimi i tyre s'është faj i Shqipërisë dhe qëllimi i BE është të ndihmojë në arritjen e tye, ekonomikisht por edhe me presion pozitiv ndaj politikëbërjes, përmes shërbimeve të konsulencës e udhëzuesve të ndryshëm. "Ju mendoni se kështjella europiane i ka dyert e mbyllura, por ato po hapen për shqiptarët. Ç'ndodh kur perceptimi i njerëzve është larg nga realiteti? Mendoni se janë të përmbushme këto standarte? Ju takon ju pra të respektoni standartet e të ndryshoni atë perceptim - si të vendeve të BE ndaj jush ashtu dhe të shqiptarëve ndaj BE-së".


    Më tepër mbi ndryshimet në kushtetutë dhe qëndrimin e BE
    "Konsensual dhe i gjerë". Kështu e cilësoi ambasadori i BE në Tiranë, gjatë takimit të sotëm pranë Universitetit "Marin Barleti", miratimin e paketës së ndryshimeve të thella në Kushtetutë. Z. Helmut Lohan vlerësoi konsensusin e arritur në Parlament, duke theksuar se "brenda BE ka një shumëllojshmëri të gjerë sistemesh zgjedhore njëlloj demokratike ndërmjet tyre, por i takon ligjvënësve shqiptarë të vendosin cili është më i përshtatshëm për Shqipërinë. Ajo që ne do bëjmë do jetë një analizë e kujdesshme e këtyre shtesave të futura në Kushtetutë, të cilat u propozuan 10 ditë më parë".
    Pasditen e djeshme, kuvendi miratoi me 115 vota pro dhe 17 kundër disa ndryshime që prekin sistemin proporcional-rajonal me lista të mbyllura, dhe mocionin e besimit ndaj kryeministrit dhe presidentit, që për herë të parë pas 4 vitesh do zgjidhet në kuvend me 70+1 të votave, në dy raundet e fundit të votimeve.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-12.html http://umb.edu.al/news-article-12.html
    12 Prill 2008 - Në Ditën e Hapur, UMB organizon Forumin (Sfidat dhe mundësitë e punësimit të të diplomuarve) Ditës së Hapur të tij.

    Mes të ftuarve të tjerë, Blerta Selenica, Drejtoreshë pranë Departamentit të Administratës Publike, foli më gjerësisht mbi "Mundësitë dhe kërkesat e sektorit publik për të diplomuarit e sotëm". Partner i institucionalizuar i UMB-së prej nëntorit të kaluar, Departamenti i Administratës Publike (DAP) rekruton çdo verë 250 punonjës, 50 prej të cilëve nuk u kërkohet eksperiencë pune. "Për të diplomuarit e nivelit I (trevjeçar apo bachelor) kualifikimi është specialist i thjeshtë, dhe të interesuarit kanë të drejtë aplikimi për vend pune në administratë" sqaroi ajo.

    "Sektori privat dhe punësimi i të rinjve" ishte tema e trajtuar nga Luli Makashi, drejtoreshë ekzekutive pranë Agjencisë private të punësimit Ande-Lm. Operativ prej 5 vitesh dhe prej këtij viti filial i ri për Shqipërinë i rrjetit më të madh global për ofertën e internship-eve (me qendër në Hollandë), Ande-Lm është i hapur për çdo student, kompani dhe universitet të interesuar për praktikë pune.

    Po cilat janë prioritetet që Universiteti "Marin Barleti" ofron në integrimin në tregun e punës?

    Një prezantim i UMB-së u paraqit fillimisht nga përgjegjësja e Zyrës së Këshillimit e Karrierës Ermira Danaj: degët e ofruara vitin e ardhshëm akademik (Juridik, Ekonomik, Shkenca Politike); vështirësitë në zhvillimin e karrierës vetëm me formimin bazë trevjeçar (bachelor); veçoria në kombinimin me minorët (formime dytësore të përfshira në bachelor); dhe këshillimin e Masterave të nivelit I e II që do të hapen së shpejti.
    Mësimdhënia e orientuar drejt praktikës, pasqyruar në Javën e Trajnimit të Karrierës dhe sidomos Memorandumet e bashkëpunimit të Universitetit "Marin Barleti, u dhanë si shembuj që mundësojnë internship-et dhe stazhin në universitete e institucione të tjera, gjatë periudhës së studimeve.

    Forumi u mbyll nga menaxherja dhe përfaqësuesja e Grupit Dudaj, e cila paraqiti lehtësimin që bizneset e këtij grupi ofrojnë me mundësitë e punësimit part-time e full-time, pasi "prioritet do i jepet studentëve të UMB" theksoi ajo, "këtij brezi në përgatitjen e të cilit ne investuam që të jetë i aftë më vonë të shërbejë profesionalisht edhe në bizneset tona".

    Ky forum, mundësuar nga Universiteti "Marin Barleti" me rastin e Ditës së Hapur Prill 2008 dhe organizuar nga Zyra e Këshillimit e të Karrierës në bashkëpunim me disa partnerëve të institucionalizuar të UMB, u zhvillua në Sallën e Konferencave në prezencën e përfaqësuesve të biznesit privat, shoqërisë civile, Bordit e stafit drejtues dhe akademik të UMB, studentëve, prindërve, maturantëve të shkollave të mesme etj, dhe u pasua nga një coctail.



    Për më tepër informacion:

    Mbi UMB - http://www.umb.edu.al//  
    Mbi memorandumet e bashkëpunimit të UMB - http://www.umb.edu.al/te_reja_akademike/readmore.asp?id=10
    Mbi partnerët e UMB: bizneset e Grupit Dudaj - http://www.umb.edu.al/mbi_umb/partneret.asp   
    Mbi bashkëpunëtorët e UMB: Administrata Publike - http://www.pad.gov.al/  
    mbi Agjencinë private të punësimit Ande-Lm - http://www.ande-lm.com/]]>
    http://umb.edu.al/news-article-11.html http://umb.edu.al/news-article-11.html
    11 Mars 2008 - Lektorium (Skenarët e rritjes ekonomike të Kosovës) nga Prof. Dr. Muhamet Mustafa Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë”.

    Pasi paraqiti fillimisht profilin socialo-ekonomik të asaj që tashmë njihet si Republika e Kosovës, z.Mustafa u ndal në rritjen ekonomike - kusht që një shoqëri të quhet e vetëmjaftueshme - dhe faktorët që e përcaktojnë atë. Si pozitiv u përmend fakti që Kosova ka një popullatë të re (përqindja e vogël e asaj mbi 60 vjeç përkon me nevojën për pak fonde pensionale, gjë që mund të krijojë kushtet për arsim e investim në burimet njerëzore). Por në të njëjtën kohë, rritja e popullatës do të kërkojë investime në infrastrukturë e vende pune.
    Rritja ekonomike duhet të jetë afatgjate, dhe gjeneratori i saj nuk është pasuria natyrore. Është aftësia e produktivitetit faktori i saj përcaktues” tha z. Mustafa, duke sjellë shembullin e dy vendeve si Brazili e Japonia që e vërtetojnë më së miri këtë. Është pikërisht produktiviteti çelësi i rritjes ekonomike. Jo aq e rëndësishme sa investohet, po sa efikas është investimi. Ndaj është e nevojshme që investimet të shkojnë dhe në njerëz, jo vetë kapital.
    Në këtë mënyrë lidhet menaxhimi i resurseve me rritjen ekonomike.

    Duke referuar një studim të Bankës Botërore kryer mbi 80 shtete, Z.Mustafa solli përfundimin se edukimi (që krijon know how); intensiteti financiar (përqindja e kredive private në GDP); hapja ndaj tregut botëror (që sjell vëllimin e tregtisë dhe krijimin e konkurrencës, por edhe nevojën për të mbrojtur produktin vendas); kostoja e qeverisë; shërbimet publike e infrastruktura, si dhe qeverisja, mund të jenë disa nga mësimet e marra.

    Me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, z.Mustafa nuk e ka për herë të parë daljen para studentëve. Por as para reflektorëve të botës politike: Në mes të viteve ’80 ai ka qenë Ministër i Zhvillimit për Kosovën dhe në ish Federatën Jugosllave. Nën presionin e Milloshevicit, në periudhën e grevave të minatorëve të Trepçës, dha dorëheqjen nga qeveria.
    Trepça merret si shembull i burimeve tokësore të Kosovës edhe pse, që pas grevave të urisë apo marshimeve deri në Prishtinë të minatorëve të saj, roli që mbart është më shumë emotiv. Gjatë viteve ’90 prodhueshmëria e saj është reduktuar, infrastruktura është vjetëruar. Vetëm me miniera nuk bëhesh i pasur, duhen investime në kapital dhe njerëz” theksoi z. Mustafa, duke iu përgjigjur studentëve.
    I pyetur nëse prishja ekonomike me Serbinë do të ndikojë në skenarët e mundshëm të zhvillimit të Kosovës, ai u përgjigj se “Çka prodhon Serbia që s’e prodhon Turqia, Bullgaria, Greqia? Ky ishte vetëm një presion ndaj shpalljes së pavarësisë dhe vendeve që do e njihnin atë”.

    Takimi i zhvilluar në UMB vijon konferencën e mbajtur para pak ditësh në Durrës “Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë”, realizuar nga Universiteti “Marin Barleti” me pjesëmarrjen e figurave të spikatura akademike, politike dhe ekspertë të ekonomisë, ku nuk mund të mungonte dhe prof. dr. Muhamet Mustafa.


    Më tepër rreth të ftuarit
    Në mes të viteve ’80 z. Muhamet Mustafa ka mbuluar rolin e Ministrit për Zhvillim, përgjegjës për forcimin e ekonomisë kombëtare në ish Federatën Jugosllave përmes investimeve të huaja direkte dhe ndërmarrjeve aksionare. Nën presionin e Milloshevicit, z.Mustafa dha dorëheqjen nga qeveria.
    Profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës që nga viti 1987, ka mbuluar lëndë që lidhen me menaxhimin e zhvillimit.
    Ka publikuar 7 monografi dhe tekste universitare, si dhe shumë artikuj në revista vendase dhe të huaja.
    Ai është themelues i Institutit RIINVEST, një think tank privat, i njohur në Kosovë dhe rajon. Që nga viti akademik 2007-2008 ka lançuar edhe Universitetin Riinvest.
    Prof. Dr. Muhamet Mustafa është nga ekspertët më të mirë ekonomikë të Kosovës.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-10.html http://umb.edu.al/news-article-10.html
    9 Mars 2008 - Kërkohet krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, gjatë Forumit organizuar nga UMB (Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë). Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë".
    Ideuar nga dy universitete elitare private si universiteti jopublik "Marin Barleti" (UMB) i Tiranës me parneritetin e Universitetit për Biznes e Teknologji (UBT) të Prishtinës, forumi mblodhi figura të botës akademike e politike që diskutuan rreth skenarëve të mundshëm ekonomikë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe paralelisht me njohjen ndërkombëtare të saj. Ai u konceptua dhe ideua nga drejtues të Universitetit dhe Departamenteve të veçanta të Universitetit Marin Barleti si dr. Zamira Cavo dhe M.A. Mentor Nazarko, dhe partnerët e tyre në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjise si M.A Ulpiana Lama, Labinot Greicevci, etj.

    Përfaqësuesit më të rëndësishëm nga vendimmarrja, ekspertët më të mirë të ekonomisë në të dy vendet, dhe përfaqësues të Asociacioneve të biznesit në të dy vendet, apo biznesmenë të dy vendeve që kanë investuar në dy shtetet respektive si:

    - nga Shqipëria anëtarja e bordit UMB dhe deputetja znj. Ermelinda Meksi; anëtari i bordit të UMB dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë z. Edmond Spaho; Prof. Arben Malaj, prof. as. Petraq Milo, Zv.Kryeministri z.Gazmend Oketa, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z.Genc Ruli; Ministri i Transporteve Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve z.Sokol Olldashi; Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Genc Pollo, Zv.Ministri i Financave Florian Mima etj); presidenti i Sigalit Avni Ponari, përfaqësues nga Konfindustria, etj
    - nga Kosova Zv/Kryeministri Ramë Manaj, Zv/Ministri i Financave Bedri Hamza, rektori i UBT në Prishtinë z. Edmond Hajrizi; drejtues të Aleancës Kosovare të Biznesit që grupon 6000 biznese të Kosovës etj
    - dhe nga Maqedonia intelektuali i shquar Z. Arben Xhaferri, zv. kryeministri i Maqedonise Imer Aliu, përfaqësues nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, sekretari i përgjithshëm Ali Salihi, profesor Qufli Osmani, etj;

    paraqitën si idenë kryesore institucionalizimin e bashkëpunimit politiko-ekonomik nëpërmjet një forumi te përvitshëm ekonomik, një samiti kryetarësh shtetesh dhe qeverish, krijimin e një komiteti te përbashkët ekonomik, me nënkomitete sipas sektorëve me synim: krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, sipas modeleve europiane, atë që Arbër Xhaferri e quajti Komunuelth ekonomik shqiptar, ndërsa zëvendësdrejtori i UNMIK-ut për politika ekonomike Elinor Bajraktari e quajti "një sistem në dy shtete".

    Forumi u parapri një ditë më parë nga shpallja e Qendrës së Studimeve Shqiptare (që do të ketë botimin e vet të përtremuajshëm gjeopolitik) dhe nënshkrimi i memorandumit të marrëveshjes mes Universitetit "Marin Barleti" në Tiranë, Universitetit për Biznes e Teknologji të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.

    Për programin e detajuar të konferencës klikoni këtu


    Universiteti "Marin Barleti"]]>
    http://umb.edu.al/news-article-9.html http://umb.edu.al/news-article-9.html
    8 Mars 2008 - UMB organizon konferencën e parë mbi bashkëpunimin ekonomik ndërshqiptar, fokusuar tek ai mes Shqipërisë e Kosovës Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë. Skenarë ekonomikë”.


    PSE "MARIN BARLETI" dhe UBT
    *Universiteti "Marin Barleti" (UMB) përfaqëson një qendër të rëndësishme universitare, në nivel kombëtar për sa i takon kapaciteteve akademike. Figura me peshë të jetës institucionale shqiptare janë në stafin pedagogjik dhe bordin e tij. Një ish president, një ish prokuror i përgjithshem, nënkryetari i parlamentit të vendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, anëtare të Gjykatave më të larta të vendit, politologë që japin leksion dhe në universitetin e Sorbonës, Paris, etj janë vetëm disa prej anëtarëve të stafit të tij akademik. Është pikërisht bagazhi i tyre profesional, i njohjeve njerëzore, institucionale, në eksperiencat e mëparshme, vizioni i tyre i përbashkët që solli si produkt organizimin e një konference me subjektin që ky universitet propozon.
    * Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) ofron studime ndërkombëtare dhe interdisiplinare, që përgatisin studentët me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës dhe trendeve bashkëkohore. Në UBT japin mësim mbi 100 profesorë nga Amerika, Evropa dhe Koreja Jugore. Bashkëpunimi me ekspertë nga ekonomia (të cilët si ligjërues u përcjellin studentëve në mënyrë praktike njohuritë e tyre profesionale), kompetenca interdisciplinare, përvoja ndërkombëtare dhe mobiliteti garantojnë cilësi dhe sukses në shkollim.


    PSE KY PROPOZIM
     Përligjja e idesë për një aktivitet me këto tema. Përcaktimi dhe njohja e statusit politik të Kosovës mbart shumë pikëpyetje mbi ecurinë e saj si entitet ekonomik të pavarur. Këto pikëpyetje ndërkaq u hapin rrugën shumë skenarëve të të ardhmes së saj si realitet i vetëmjaftueshëm ekonomikisht Pikëpyetjet më të mëdha vijnë për shkak të varësisë ekonomike të sistemit kosovar prej Serbisë që kërcënon me sanksione ekonomike, ndërprerje të furnizimit me energji, bllokim të eksporteve të saj drejt Kosovës, etj. Edhe reduktimi i interesit ndërkombëtar për Kosovën mund të sjellë implikime negative në pikëpamje të mbështetjes për ekonominë e saj. Por jo vetëm. Fuqizimi dhe hapja e ekonomisë së Shqipërisë drejt Kosovës, ndërtimi i një rrjeti infrastrukturor që lidh dy anët e kufirit ku banojnë shqiptarë, duket sikur e lehtësojnë barrën e mbijetesës së një zone që nuk ka dalje në det, që nuk ka eksperiencë zhvillimi të pavarur, që ka një papunësi mbi 50% në një popullsi nga më të rejat në botë, mes të tjerave.

    Zhvillimi i idesë. Një grup ekspertësh, vendimmarrësish, njerëzish të biznesit, etj, diskutojnë mbi skenarët e mundshëm në një konferencë që do të zhvillohet pikërisht pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe paralelisht me njohjen graduale ndërkombëtare të statusit të saj.

    Dimensionet e aktivitetit. Në këtë propozim ka disa elemente thelbësore:
    dimensioni i fortë akademik me studime për skenarët ekonomikë që hapen me pavarësinë e Kosovës;
    dimension politik ku krijohen mundësi kontakti midis politikës, biznesit dhe mjediseve akademike;
    dimension të fortë mediatik në bazë të kohës së zgjedhur, temave, pranisë së figurave që e garantojnë këtë; por edhe
    dimension ndërkombëtar. Zhvillimet që do të pasojnë pavarësinë e Kosovës, kanë një rëndësi ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Pavarësimi i Kosovës përfaqëson një ndër katër ngjarjet më të rëndësishme të globit. Skenarët ekonomikë që do ta pasojne atë janë thelbi i kësaj pavarësie. Në këtë perspektivë, askush më mirë se universitetet, të paqortueshëm për prapavija politike, nacionaliste, etj, nuk mund të realizojne një tubim të tillë, me vizion strategjik. Botimi i eseve që do të mbahen siguron ndërkohe që gjithçka diskutohet në aktivitet të shërbejë si një lloj almanaku udhërrëfyes për veprimtarinë e institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë.


    PJESEMARRJA
    Në konferencë do të marrin pjesë
    - përfaqësues nga Shqipëria si deputetja dhe anëtarja e bordit UMB znj. Ermelinda Meksi; anëtari i bordit të UMB dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë z. Edmond Spaho; Zv. Kryeministri z.Gazmend Oketa; Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z.Genc Ruli; Ministri i Transporteve Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve z.Sokol Olldashi; Ministri i Jashtëm z.Lulëzim Basha; Ministri i Drejtësisë z.Enkeled Alibeaj; Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Genc Pollo etj.;
    - përfaqësues nga Kosova si rektori i UBT në Prishtinë z. Edmond Hajrizi; Rektori i Universitetit të Prishtinës z.Enver Hasani; Zv.Kryeministri i Kosovës Ramë Manaj, Ministri i Arsimit të Republikës së Kosovës z. Enver Hoxhaj; Ministri i Ekonomisë z. Ahmet Shala; Ministrja e Energjetikës znj. Justina Pula etj.
    - përfaqësues nga Maqedonia si rektori i universitetit të Tetovës z.Sadi Bexheti; z. Arbën Xhaferri etj.

    Për programin e detajuar të konferencës klikoni këtu




    Sponsor: Banka Ekonomike - Prishtinë, Eurokoha, Kosova Airlines, BKT
    Sponsor gjeneral: SIGAL
    ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-8.html http://umb.edu.al/news-article-8.html
    7 Mars 2008 - UMB, UBT i Prishtinës dhe Universiteti shtetëror i Tetovës nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi dhe shpallin hapjen e Qendrës së Studimeve Shqiptare Universiteti "Marin Barleti" (UMB), Tiranë
    Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), Prishtinë
    Universiteti Shtetëror i Tetovës
    shpallin krijimin e Qendrës së Studimeve Shqiptare.

    Qëllimi kryesor i kësaj qendre është:
    - frymëzimi dhe organizimi i studimeve ekonomike, politike, sociologjike, me kontekst panshqiptar që favorizojnë integrimin euroatlantik të shqiptarëve;
    - ofrimi i asistencës për institucionet e specializuara të këtyre vendeve, me prognoza, studime afatgjata për çështje apo prioritete strategjike të hapësirës së tyre në përgjithësi;
    - komisionimi pranë Universiteteve të tjera joshqiptare i studimeve me këtë natyrë;
    - ofrimi i bursave, në secilin prej universiteteve, ndaj kërkuesve të huaj, kryesisht perëndimorë, që kanë në qendër të studimeve të tyre faktorin shqiptar në përgjithësi;
    - roli, me studimet e tyre, i një pike referimi në një kontekst akademik ndërkombëtar.

    Qendra do të ketë revistën e saj gjeopolitike, një botim periodik shkencor që do të përmbledhë ese politologjike, ekonomike, nga fusha e sigurisë, etj, të stafeve përkatëse akademike apo të ftuar të tjerë, sipas një boshti editorial të përcaktuar.

    Tre universitetet firmosin sot, në ditën e arsimit kombëtar, një memorandum ku palët bien dakord për bashkëpunim në fushën akademike (shkëmbim kurrikulash, lektorësh dhe ekspertësh në fusha të ndryshme, grupesh studentore; organizim konferencash, seminaresh, workshop, me tematika me interes të përbashkët, etj.); fushën e projekteve (lokale, rajonale dhe më gjerë) dhe krijimin e Qendrës së Studimeve Shqiptare.




    Për jehonën mediatike shih dhe:
    "Universiteti nga Tirana "Marin Barleti", nga Prishtina Universiteti për Biznes dhe Teknologji, dhe nga Tetova Universiteti shtetëror kanë ndërmarrë nismën për ngritjen e një qendre të studimeve shqiptare" (Intervistë me Mentor Nazarkon) - nga Aleksandër Furxhi.
    BBC 16 prill 2008
    http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2008/04/080416_sandri_16.shtml


    "Lanciatio il centro studi albanese della regione balcanica"
    Rinascita Balcanica 17.04.2008
    http://rinascitabalcanica.com/?read=8184 ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-7.html http://umb.edu.al/news-article-7.html
    5 Mars 2008 - UMB vendos partneritet me American University Vienna study abroad" për studentët tanë.
    Per info të mëtejshme www.webster.ac.at]]>
    http://umb.edu.al/news-article-6.html http://umb.edu.al/news-article-6.html
    1 Shkurt 2008 - Tryezë e rrumbullakët: (Elitat politike në këndvështrimin e studentëve) Elitat politike në këndvështrimin e studentëve”.

    Përfaqësues të politikës shqiptare si Ermelinda Meksi, Luan Hajdaraga, Pëllumb Xhufi, Lajla Përnaska, Sabit Brokaj, Gaqo Apostoli, etj, asistuan në një minikonferencë me kumtesat e 5 studentëve të vitit të dytë në fakultetin e Shkencave Politike pranë këtij universiteti, duke marrë pjesë në komentet në përfundim të çdo prezantimi. Pikërisht nga këto diskutime rezultoi ideja e nevojës që elitat politike të mos vetëquhen të tilla, e një mekanizmi që t’i përzgjedhë si dhe e një politike që të mund t’i bashkojë ato.

    Të ftuarit dhe pedagogët e UMB-së vlerësuan punën e studenteve Blerta Spiraj, Iva Mera, Alsida Gjeçi, Rezarta Stefalla, Isida Begalla, që ndezën debat dhe mblodhën politikanë të sferës së majtë e të djathtë, pedagogë, studentë, gjimnazistë, prindër e përfaqësues të medias, në një eveniment - i pari në llojin e vet në nivelin universitar.

    Takimi i organizuar nga pedagogët Zamira Çavo dhe Ermira Danaj të Sociologjisë Politike, drejtuar nga studentët Roland Çelmeta dhe Eda Karaiskaj, u zhvillua në prezencë të mediave dhe u pasua nga një coctail në kafeterinë e universitetit.


    Mbi kumtesat e studentëve

    Studentet e vitit të dytë të Shkencave Politike në UMB nxorën në pah përqasjet teorike dhe ato aplikative me realitetin konkret shqiptar. Kjo duke u fokusuar fillimisht në konceptin sasior të elitave ku numri i personave të sferës politike të konsideruar elitarë, edhe pse i vogël, nuk përjashton ekzistencën e tyre, siç tha në kumtesën “Elita dhe matësi i saj” Blerta Spiraj.
    Shndërrimi i hapësirës publike në hapësirë publicitare nga ana e elitës politike shqiptare (ku ajo reklamon veten dhe programin e partisë përfaqësuese); shndërrimi i debatit politik (përmes universit terminologjik që përmban në vetvete) në debat konflitual; si dhe roli i medias dhe gazetarëve në shpalosjen e aftësive të politikanëve, ishin pikat kryesore të trajtuara nga Iva Mera në “Elitat në debatin politik”.
    Po në rast se elita politike në Shqipëri quhet e tillë por nuk është e mirëfilltë? Atëherë ajo nuk i hap rrugë zëvendësimit, hapësirës për të rinjtë jo vetëm në kuptimin e moshës por dhe të mendimit, tha Rezarta Stefalla në “Zëvendësimi i elitave në Shqipëri: zhvillim dhe progres”.
    Pas kumtesës “Roli i institucioneve” nga Isida Begalla, kjo tryezë u mbyll me studenten Alsida Gjeçi e cila në “Realiteti shqiptar dhe elitat” u përqëndrua në fushatën zgjedhore dhe ndikimin e procesit zgjedhor në administratë. Ideja përfundimtare e saj ishte nevoja e ndërgjegjësimit të popullit dhe roli i rinisë e i kontributit të saj me një frymë moderuese e largpamëse në komunikimin politik.

    Aktiv prej tre vitesh, “Marin Barleti” njihet si një nga universitetet private me stafin më cilësor akademik në vend, dhe përfshirjen në strukturën e tij drejtuese të emrave më në zë të shkencës, ekonomisë, drejtësisë, informacionit, që kanë dhënë e japin kontribut në realitetin shqiptar si akademikë, juristë, analistë politikë, gazetarë etj.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-5.html http://umb.edu.al/news-article-5.html
    15 Janar 2008 - (Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri), lektorium i hapur me Prof. Dr. Anastas Angjelin Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri” me prof. dr. Anastas Angjelin, ku dhe u promovua libri i tij me të njëjtin titull.

    Përpara 17 vitesh askush s’e dinte çfarë ishte globalizimi. Dhe aq më pak dinin se ç’vend do të zinte Shqipëria në këtë proces. Kur një student më pyeti një herë se ç’ishte globalizmi, mua më erdhi ndërmend princesha e Wales: Diana, angleze nga lindja, që humbi jetën në Francë, shoqëruar me një arab, veshur me një kostum nga Java e Modës në Milano, mbi një makinë Mercedes prodhuar në Gjermani, ndjekur nga paparazzi mbi motorra italianë e me aparate fotografikë prodhuar në Japoni...dhe mendova - Ja, ky është globalizëm!”.

    Kështu e nisi bisedën prof. dr. Anastas Angjeli përpara auditorit të mbushur në Universitetin “Marin Barleti”, i ftuar për të mbajtur një lektorium të hapur mbi temën “Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri”, si dhe për të promovuar librin e tij me të njëjtin titull. Shkak për këtë të fundit u bë një eksperiencë e gjatë shqiptare në fazën e tranzicionit, pasqyrimi i së cilës do të shërbente jo vetëm për të analizuar me frymë kritike realitetin ekonomik, por do të perceptohej dhe si një detyrim ndaj atyre figurave politike dhe ekonomike të shtetit që dhanë kontributin e tyre. Me pak fjalë: të dihet historia e ekonomisë, të analizohet përvoja dhe të mësohet prej saj.

    “Tranzicioni nga komunizmi në ekonominë e tregut përfaqëson një nga eksperimentet më të rëndësishme të të gjitha kohërave” shkruante Joseph Eugene Stiglitz. Z.Angjeli e shqyrton këtë proces transformimesh politiko-institucionale, duke analizuar reformat e ekonomisë së tregut, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian – si një obligim të madh ndaj këtyre reformave. Për të kryer këtë, është analizuar transformimi nga një ekonomi e centralizuar dhe totalisht e komanduar në një sistem tipik komunist unipartiak (e organizuar në ferma e kooperativa bujqësore, pa ekzistencën e aktiviteteve private apo investime të huaja dhe pa lëvizje të lirë të njerëzve e mallrave - duke çuar në izolim) tek një ekonomi tregu në një sistem pluralist.

    Periudha e 17 viteve më parë ishte për Shqipërinë një kolaps i plotë, ku faktori ekonomik u bë dhe faktor social. Z. Angjeli nuk harron të përmendë hapat që u bënë për liberalizimin ekonomik dhe hapjen e moderuar ndaj investimeve të huaja dhe më përpara, në mesin e viteve ’80, nga vetë kreu i shtetit Ramiz Alia. Ndryshimet e mëdha të viteve ’90 - ’91 sollën dhe nevojën e instalimit të ekonomisë së tregut për të përshtatur një proces të ri ekonomik. Dhe është në këtë pikë që shfaqet tranzicioni si kalim nga ndihma asistenciale në reforma të mirëfillta ekonomike. Në veçanti vitet 1997-1998 qenë periudhë stabilizimi e situatës së krijuar në 1996, bazë e përshtatshme për reforma në ekonomi dhe sistemin financiar e bankar (realizuar me efikasitet dhe teknologji moderne, në një kohë që deri në ’97-ën Shqipëria s’kishte banka por firma piramidale). Me gjithë përshkrimin e shkurtër të kësaj periudhe transformimi dhe elementeve më të rëndësishëm të tij (si liberalizimi i tregtisë dhe i sistemit të këmbimit, privatizimi i pronës dhe aktiviteteve, zhvillimi institucional, pasojat, kolapsi i firmave piramidale), z. Angjeli qartëson se "do të duheshin 17 vjet për të përshkruar 17 vjet". Pas kësaj ai ndalet në lirinë ekonomike.

    Për matjen e lirisë ekonomike përdoren disa faktorë (si politikat tregtare; barra fiskale e qeverisë; ndërhyrja e qeverisë në ekonomi; politikat monetare; rrjedhja e kapitalit dhe investimet e huaja; bankat dhe financat; pagat dhe çmimet; të drejtat pronësore; kuadri rregullator, tregu informal) të gjithë këto në kuadrin e transformimit. Kjo matje është metodë për shprehjen sintetike të politikave të klimës ekonomike të një vendi.

    Aty ku qeveritë kufizojnë popujt, sjellja e tyre ndryshon shpesh (dhe jo për mirë). Historia, në shumë vende të zhvilluara dhe jo vetëm (shih dhe rastin e Shqipërisë në vitin 1997) ka vërtetuar se kur liritë kufizohen dhe orientohen vetëm në një drejtim, populli reagon. Sot liritë në Shqipëri janë të konsiderueshme. Por duhet punë për t’i ruajtur dhe çuar më tej. Në këtë aspekt, qeveritë e dobëta ndikojnë negativisht në mjedisin e biznesit dhe investimet e huaja S’u lanë pa përmendur shqetësimet dhe rreziqet e mundshme, si deficiti buxhetor, ai tregtar, inflacioni i fshehur, papunësia, politikat jo efikase në investimet në ekonomi. Në konkluzionet e arrira, Z. Angjeli u ndal në ato historike, në funksion të lirive ekonomike në vendin tonë për periudhën 1991-2007. Ai tha se tre pikat ku mund të përqendrohemi do të ishin: zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave; puna më e madhe e institucioneve shtetërore me imazhin e Shqipërisë dhe stabilizimi i vendit në rajon e më gjerë.“Të gjithë pyesin kur do të përfundojë tranzicioni, se jeta shkoi në tranzicion etj. Unë them se, në raport me ekonominë e centralizuar, sot Shqipëria e ka kaluar tranzicionin. Privatizimi është kryer totalisht dhe janë instaluar institucionet e ekonomisë së tregut. Po nëse më pyesin në i ka përmbushur Shqipëria standardet që kërkojnë ekonomitë e integruara të rajonit e ato globale, përgjigjja ime është jo. Nuk ka pasur kapërcim total të tranzicionit. Kjo do të kryhet vetëm me hyrjen në BE nëpërmjet marrëveshjes së stabilizim-asociimit”.

    Në përfundim, Z. Angjeli iu përgjigj pyetjeve të shumta (mbi sistemin bankar, amnistinë fiskale, trashëgiminë e problemeve ekonomike, kapitalin shqiptar të bankave në Shqipëri, kredidhënien, etj.) të drejtuara nga studentët që kishin mbushur Sallën e konferencave në Universitetin “Marin Barleti”.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-4.html http://umb.edu.al/news-article-4.html
    Memorandumet e bashkëpunimit: ja partneritetet e institucionalizuara të UMB-së Konsorciumit Europian të Studimeve Politike (ECPR) shënon dhe memorandumin më të fundit të nënshkruar, por jo të parin.
    Mes partnerëve të institucionalizuar të UMB, gjatë aktivitetit të tij, përmenden:

    - Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore
    Memorandimi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo, dhe drejtori i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore Gent Ibrahimi.

    - Universiteti AAB me seli në Prishtinë (Kosovë)
    Memorandimi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo dhe përfaqësuesi i Universitetit AAB me seli në Prishtinë, Prof. Dr. Ismail Hasani (Prorektor për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zhvillimin), më dt. 5 mars 2007.

    - Zyra e Avokatisë HAKANI & ASSOCIATES (Tiranë)
    Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga përfaqësuesi i UMB, Prof. Dr. Nikolla Dhamo (Rektor) dhe përfaqësuesi i Hakani&Associates Av. Arben Hakani (titullar), më dt. 16 mars 2007.

    - Zyra e Avokatisë KALO & ASSOCIATES
    Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësuesi i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo (Rektor) dhe partneri drejtues i Kalo&Associates av. Përparim Kalo, më dt. 20 mars 2007.

    - Departamenti i Administratës Publike (DAP)
    Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë – Institucion Qeveritar u nënshkrua nga dr. Zamira Çavo (Prorektor pranë UMB-së) dhe znj. Blerta Selenica (Drejtore pranë DAP) më dt. 11 dhjetor 2007.

    - Shërbimi Kombëtar të Punësimit
    Z. Andrea Miço (Drejtor i përgjithshëm) dhe dr. Zamira Çavo (Prorektor), përfaqësues përkatësisht të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Universitetit “Marin Barleti”, ishin palët nënshkruese të këtij Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë – Institucion Qeveritar, më dt. 11 dhjetor 2007.

    - Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” (LSI)
    Z. Ilir Meta (Kryetar) dhe znj. Zamira Çavo (Prorektor) ishin palët nënshkruese të këtij memorandumi, duke përfaqësuar përkatësisht LSI-në dhe Universitetin “Marin Barleti”. Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë – Parti politike daton 6 janar 2008.

    Në marrëveshjet e arritura deri tashmë, palët janë pajtuar për bashkëpunim në drejtimet e mëposhtme:
    - për zhvillimin e praktikave dhe specializimin e studentëve;
    - për promovim të karrierës së studentëve;
    - për shkëmbime përvoje në drejtim të përmbajtjes së kurrikulave;
    - për promovim të arritjeve dhe shërbimeve të ndërsjellta;
    - për bashkëpunime me përfitime të ndërsjellta.
    UMB ka ofruar në kuadër të këtij bashkëpunimi vënien në dispozicion të infrastrukturës e kampusit universitar, si dhe organizimin e panaireve të punës për promovimin e karrierës së studentëve.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-3.html http://umb.edu.al/news-article-3.html
    7 janar 2008 - Universiteti Marin Barleti, universiteti i parë shqiptar që pranohet në Konsorciumin Europian të Studimeve Politike - EPCR (European Consortium for Political Research) Marin Barleti”.
    Nisja e leksioneve pas pushimeve të fundvitit ka përkuar me nënshkrimin e marrëveshjes së rëndësishme të bashkëpunimit mes UMB-së (në veçanti departamentit të Shkencave Politike) dhe Konsorciumit Europian për Kërkimet Politike, i njohur si ECPR (European Consortium for Political Research).

    ECPR është një shoqatë e pavarur punimesh kërkimore, e themeluar në vitin 1970 dhe e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo mbështet dhe inkurajon trajnimin, studimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të kërkuesve politikë në Europë e më gjerë. Aktualisht në ECPR marrin pjesë rreth 325 institute evropiane dhe pjesëtarë të asociuar nga më se 40 vende të botës, deri në Zelandën e Re dhe Japoni. Këta pjesëtarë formojnë së bashku një rrjet prej mijëra individësh: shkencëtarë politikë e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialistë të studimeve evropiane.
    Consorcium for Political Research e ka vendosur tashmë UMB në listën e partnerëve zyrtare, e cila mund të konsultohet në:
    http://www.essex.ac.uk/ecpr/membership/currentmembers.aspx
    Universiteti “Marin Barleti” arrin të bëhet kështu pjesëtari i parë nga Shqipëria në Konsorciumin Europian të Studimeve Politike, ku impenjohet të jetë një pjesëtar aktiv e të kontribuojë më së miri në fushën e kërkimeve në fjalë.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-2.html http://umb.edu.al/news-article-2.html
    5 nëntor 2007 - Lektorium (Shqipëria dhe shqiptarët) me dr. Gilles de Rapper (Instituti i Etnologjisë Mesdhetare të Krahasuar dhe Universiteti i Marsejës, Francë) Marin Barleti” mirëpriti të hënën, datë 5 nëntor 2007, etnologun francez, specialist të Shqipërisë, dr. Gilles de Rapper. Në kuadrin e lektoriumeve për shoqërinë e hapur u mundësua trajtesa e dr. de Rapper mbi rezultatet e studimeve kërkimore të tij me temë “Shqipëria dhe shqiptarët”. Në përfundim, dr. de Rapper iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe përfaqësuesve të medias në një diskutim të hapur.

    Dr. Gilles de Rapper ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Marne-la-Vallée. Më parë ai ka marrë titullin Ph.d për antropologji sociale në Universitetin Paris X – Nanterre ; doktoratura e mbrojtur në 1998 kishte pikërisht si temë «Kufiri shqiptar. Familja, shoqëria dhe identiteti kolektiv në Shqipërinë e Jugut» (La frontière albanaise. Famille, société et identité collective en Albanie du Sud).

    Kërkues në CNRS, Institutin e Etnologjisë Mesdhetare dhe Krahasuese (IDEMEC) në Aix-en-Provence, de Rapper bashkëpunon me Shoqatën franceze të studimeve ballkanike. Punimet e tij trajtojnë çështjet e kufijve dhe lëvizjeve të popullsisë në Evropën Juglindore. Në veçanti studimet kërkimore të tij kanë prekur tema si:
    1. Sistemi familjar dhe organizimi shoqëror mes shqiptarëve,
    2. Emigrimi dhe mobiliteti: emigrimi i hershëm dhe ai aktual i shqiptarëve drejt Greqisë e Turqisë,
    3. Antropologji e kufijve të përbashkët: organizimi hapësinor i vendbanimeve kufitare, roli i shtetit, konceptimi i shtetit dhe kombit në situata ndërkufitare.

    Si etnolog specialist për Shqipërinë dhe francez nga kombësia, nuk mund të mungonte një kontakt me Ismail Kadarenë. Autorësi të dyfishtë, në fakt, mbante libri i publikuar në 2004 nga shtëpia botuese Actes Sud «Shqipëria mes legjendës dhe historisë» (L'Albanie entre la légende et l'histoire), një bashkëbisedim dhe analizë mbi veprën e shkrimtarit shqiptar më të përkthyer e vlerësuar në Francë.



    Më tepër rreth lektoriumit

    Por si lindi e u zhvillua ky interes për vendin tonë?

    “Në fund të viteve ’80 rastësisht profesori përmendi një roman të Kadaresë, Prilli i thyer, duke dashur ta sillte si shembull të sistemeve farefisnore në Evropë, - tregon de Rapper. - U frymëzova dhe kërkova të thelloj më tej kërkimet, dhe pse në atë kohë për Shqipërinë nuk kishte shumë material në këtë aspekt. Pushimet në Greqi dhe vizita në Shqipërinë e Jugut qenë një rast për të vështruar për herë të parë nga afër këtë vend, që e pëlqeva shumë. Dhe që u bë frymëzim për doktoraturën (nisur ne 1995) mbi shoqërinë shqiptare, duke analizuar ne veçanti zonën e Devollit.”
    Më pas, në 2002 Gilles de Rapper u kthye në Shqipëri për të nisur një kërkim në terren mbi ndikimin e emigracionit, duke marrë si objekt studimi zonën e Lunxhërisë (Gjirokastër). “Si etnolog, jo folklorist, - saktëson de Rapper - i interesuar jo aq për veshjet tradicionale dhe kulturën, sesa për marrëdhëniet sociale brenda kësaj krahine.”
    Një vit më vonë, së bashku me një koleg gjeograf francez u kthye në juglindje të Shqipërisë ku realizoi një dokumentar mbi festat fetare e panairet në Voskopojë, Vithkuq, Hoçisht (Devoll). Karakteristike ishte zhvillimi në vende kulti të krishtera të këtyre evenimenteve dhe pjesëmarrja në to edhe e myslimanëve të zonës.
    Në 2005 Gilles de Rapper kreu një studim në terren mbi ndarjet e pronave në Gjirokastër, me qëllim krahasimin e fshatrave brenda kësaj zone, tipareve të tyre të ndryshme ekonomike (lidhur me dukuritë e emigracionit, lëvizjet e popullsisë) dhe përkatësisë fetare.

    Po studimi kërkimor në zonën e Devollit, cilën hipotezë shtroi dhe në ç’rezultate arriti?

    Devolli, zonë në kufi me Greqinë e vizituar nga de Rapper pak pas hapjes së kufirit shqiptar, u mendua si një objekt i mirë kërkimi për të analizuar ndikimin e fuqishëm që ky fenomen (hapja e kufirit, pra) ushtron mbi shoqërinë lokale. Në këtë mënyrë kërkimi kthehej në vëzhgim të shoqërisë shqiptare. Kjo koinçidoi me kohën kur ishte “në modë” fusha e kërkimit mbi antropologjinë e kufijve, zhvilluar deri në atë moment nga dy profesorë në Belfast (Irlandë).

    Ideja fillestare ishte studimi në dy anët e kufirit. Por megjithëse ia dola mbanë të kaloja përmes doganës greke a jashtë saj, në mënyrë legale a ilegale, megjithëse intervistat i zhvillova në të dy anët e kufirit, u përqendrova më shumë në anën shqiptare. Dhe kështu nisa studimin e lëvizjes së popullsisë, kalimet në kufi dhe organizimin farefisnor në këto zona lidhur me fenomenin e emigracionit.
    ...Kur diçka e papritur ndodhi.
    Një faktor i paparashikuar doli gjatë kërkimit ne terren: Feja. Para se të vija këtu besoja në mënyrë të pavetëdijshme, nisur dhe nga ç’kisha lexuar nga antropologjia shqiptare, se në Shqipëri feja nuk luan asnjë rol në jetën shoqërore. Ndërsa në Devoll vija re se njerëzit flisnin gjatë gjithë kohës për Zotin, për fenë. Dhe përkatësitë fetare kishin ndikim të fortë në marrëdhëniet sociale. Për shembull, të krishterët dhe myslimanët në Devoll nuk jetonin në të njëjtin fshat dhe, nëse jetonin në të njëjtin fshat, banonin në lagje të ndryshme. S’kishte pothuaj fare martesa ndërfetare mes myslimanëve dhe të krishterëve. Stereotipet ishin reciproke (“të krishterët-të pabesë”, “myslimanët-të dhunshëm, të prapambetur” etj.). Por ajo që kishte rëndësi ishte fakti që stereotipet ndikonin jetën shoqërore. Dhe kjo është e kundërta e asaj që gjendet në ligjërimet që jemi mësuar të dëgjojmë, dhe jo vetëm në shkrime akademike. Po të pyesje në Devoll se ç’rol luante feja, banorët përgjigjeshin “s’ka rëndësi”, “ne jetojmë bashkë, “jemi vëllezër” etj.”


    Ky është interesi i metodologjisë etnografike të quajtur participant observation ose përfshirja afatgjatë në shoqërinë lokale. Kjo metodë fillimisht u zhvillua në fushën kërkimore të antropologjisë sociale, sidomos të Bronisław Malinowski dhe studentëve të tij në Britani, studentëve të Franz Boas në SHBA, dhe kërkimeve urbane të Chicago School of sociology. Participant observation është prirja e disa strategjive kërkimore që synojnë të arrijnë një familjaritet të ngushtë e familjar me një grup të caktuar individësh dhe sjelljet e tyre (si grupe fetare, pune, të një subkulture apo komuniteti të veçantë), përmes një përfshirjeje intensive me njerëzit në ambientin e tyre natyror, shpesh të realizuara në periudha të gjata kohore. Siç thotë dhe de Rapper “Shpenzova 11 muaj në Devoll, duke lëvizur nga fshatrat myslimanë në ata të krishterë, duke u përpjekur të tregoj kujdes ndaj çështjeve fetare, diskutimeve të njerëzve, duke asistuar në ceremoni fetare. Por s’kisha ndërmend të kryeja një kërkim mbi fenë, as nuk kam përdorur pyetësor mbi të.”

    Dr. Gilles de Rapper nuk harron të nënvizojë që në zonat ku ka përqendruar studimet e tij kërkimore përkatësia fetare nuk është rreptësisht e aplikuar (“myslimanët pinë alkol, hanë mish derri”). Gjithashtu pranon që situata në zonat rurale (si Devolli), për nga popullsia dhe pozita gjeografike nuk është e njëjtë me organizimin e jetës në metropolet e mëdha (si Tirana, ku banon pothuaj 1/3 e popullsisë kombëtare). Identiteti krahinor është i lidhur me atë urban, por janë dy gjëra të ndryshme.

    Pyetjeve të shumta të auditorit që kishte mbushur sallën e konferencave në Universitetin “Marin Barleti”, dr. Gilles de Rapper iu përgjigj duke sjellë si shembull të fundit një studim si “Modernizimi i shoqërisë franceze”, për të cilin dy studiuesit në fjalë zgjodhën një fshat të vogël të Francës.

    Sipas ligjit të ologramatikës, çdo pjesë e sistemit mbart informacionin e plotë mbi sistemin. Kështu, në çdo segment të shoqërisë mund të gjendet tërësia e një shoqërie. Dhe ky mund të jetë, sipas dr. Gilles de Rapper, rasti i Devollit.



    Më tepër mbi metodologjinë Partecipant observation

    Metoda dhe praktika: Kjo metodologji zakonisht përfshin një varg metodash: intervista joformale, vëzhgime të drejtpërdrejta, pjesëmarrje në jetën në grup, diskutime kolektive, analiza të të dhënave personale të prodhuara në grup, vetë-vëzhgim, histori jete. Pra, edhe pse metoda përcaktohet përgjithësisht si kërkim kualitativ, mundet (dhe shpesh kështu ndodh) të ketë përmasa kuantitative. Partecipant observation zakonisht ndërmerret në planin afatgjatë, që shtrihet nga disa muaj në disa vite. Kjo bëhet në mënyrë që studiuesi të jetë në gjendje të mbledhë informacion më të detajuar dhe të saktë mbi njerëzit që po studion. Detaje të dukshme (si përcaktimi i kohës ditore) dhe të tjerë më të fshehur (si sjelljet taboo) janë më të lehta për t’u vëzhguar e kuptuar në periudha të gjata kohore. Duke forcuar vëzhgimin dhe bashkëveprimin për një kohë të gjatë, studiuesi mund të nxjerrë në pah mospërputhjet mes asaj që pjesëmarrësit thonë – dhe shpesh besojnë – se duhet të ndodhë (sistemi formal) dhe asaj që realisht ndodh; ose mospërputhjet mes aspekteve të ndryshme të sistemit formal. Nga ana tjetër, anketimi në një kohë të vetme i përgjigjeve të njerëzve ndaj një seri pyetjesh fikse mund të jetë i pajtueshëm, në përputhje, por ka më pak gjasa të tregojë konfliktet mes aspekteve të ndryshme të sistemit social ose mes perceptimit të vetëdijshëm dhe sjelljes praktike.

    Historia dhe zhvillimi: Partecipant observation i ka rrënjët në antropologji dhe si metodologji u themelua nga Frank Hamilton Cushing në studimet e tij kërkimore mbi indianët Zuni në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ndjekur nga studimet mbi shoqëritë jo-perëndimore të studiuesve si Bronislaw Malinowski, Edward Evans-Pritchard, Margaret Mead në fillimet e shekullit XX. Metodologjia u shfaq si një qasje ndaj studimeve etnografike të antropologëve dhe u mbështet në kultivimin e marrëdhënieve personale me informues lokalë si një mënyrë për të mësuar rreth një kulture, duke përfshirë vëzhgimin e një grupi si dhe pjesëmarrjen në jetën sociale të tij. Duke jetuar me kulturat të cilat i studionin, këta kërkues ishin në gjendje të formulonin përshtypjet e para dhe të mblidhnin të dhëna të reja falë depërtimit thellë në to. E njëjta metodë studimi është aplikuar gjithashtu mbi grupet në shoqërinë perëndimore, dhe ka rezultuar veçanërisht e suksesshme në studimin e sub-kulturave ose grupeve ku ndahet një ndjenjë e fortë identiteti, ku vetëm duke marrë pjesë vëzhguesi mund të hyjë vërtet brenda jetëve të atyre që po studion.

    Që në vitet ’80 disa antropologë dhe shkencëtarë të tjerë socialë kanë vënë në dyshim aftësinë e partecipant observation për të depërtuar realisht brenda mendjeve të njerëzve. Në të njëjtën kohë, një program kërkimor kualitativ më zyrtar, i njohur si grounded theory, ndërmarrë nga Glaser dhe Strauss, nisi të fitonte pikë brenda sociologjisë amerikane dhe fushave të ndërlidhura si shëndeti publik. Të nxitur nga kjo, disa etnografë i kanë përpunuar metodat e tyre, duke u bërë më të vëmendshëm ndaj testimit të hipotezave të përcaktuara, ose duke i strukturuar interpretimet e tyre brenda një epistemologjie të marrë më seriozisht në konsideratë.

    Pjesëmarrja “vëzhguese” është përdorur gjithashtu për të përshkruar fushën e studimeve mbi sub-kulturat e minoriteteve seksuale nga antropologë dhe sociologë që kanë qenë vetë trans-bi-homoseksualë. Të folurit ndryshe ka si qëllim të hedhë dritë mbi mënyrën si pjesëmarrja e pjesshme apo e plotë e studiuesve në komunitetin/subkulturën që po studiojnë mundëson:
     • një mënyrë depërtimi ndryshe brenda komunitetit dhe
     • një formulim të perceptimit të tyre në mënyrë të ndryshme nga ajo e një vëzhguesi krejtësisht të jashtëm.
    Kjo është për shembull konsiderata e antropologëve bi-kulturorë mbi një kulturë të cilës pjesërisht i përkasin.]]>
    http://umb.edu.al/news-article-1.html http://umb.edu.al/news-article-1.html
    Mirëqeverisja në universitetet jopublike - kusht për sigurimin e cilësisë
    Me filozofinë e krijimit dhe konsolidimit të universiteteve që projektojnë cilësi dhe jetëgjatësi, qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i bordit të universitetit "Marin Barleti". I përbërë nga njerëz me kontribute të spikatura në fushën akademike, dhe ekspertë në fushën e drejtësisë, ekonomisë, sociologjisë e politologjisë, ky bord do të orientojë politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit dhe zhvillimit të universitetit.

    Gjatë këtij takimi rektori i universitetit "Marin Barleti", z. Nikolla Dhamo bëri një prezantim të shkurtër të universitetit, mundësitë që ai ofron për studentët tanë, dhe nevojën e drejtimit të këtyre institucioneve nga borde profesionale. Më pas, z. Rexhep Mejdani, në emër të bordit të universitetit "Marin Barleti" foli për ndryshimet që po pëson arsimi i lartë ne Shqipëri, duke u ndalur tek roli dhe funksionet e organeve të tyre qeverisëse. ]]>
    http://umb.edu.al/news-article-47.html http://umb.edu.al/news-article-47.html