© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Programi i studimit Master Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” synon të përgatisë specialistë me koncepte dhe aftësi teorike e metodologjike për studim, mbështetur në këndvështrimin dhe metodat shkencore dhe bashkëkohore të zhvillimit psikomotor te femijët e grupmoshave të ndryshme, etj. Ai synon përgatitjen e dyfishtë, si mësues të Edukimit Fizik dhe Sportit, por dhe si profesionistë të fushave në tërësi, që lidhen me edukimin lëvizor dhe motorr të tyre.
Programi i studimeve u ofron studentëve dije, njohuri dhe metodologji të thelluar kërkimore e zbatuese, kjo e fundit nëpërmjet praktikave konkrete, për një punë të kualifikuar, jo vetëm në edukimin, por dhe në trajnimin e fëmijeve në sporte të ndryshme.
Plani mësimor - Master Shkencor në Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte (PDF)
Studenti që përfundon studimet në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në Master i Shkencave në programin “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” ka mundësi punësimi:
Aplikimi për në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UMB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UMB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master i Shkencave programi “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte”, në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master i Shkencave në programin “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Master i Shkencave në programin “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.