Aplikimi dhe Regjistrimi për Studimet Master

Aplikimi dhe Regjistrimi
Nëpërmjet aplikimit, kandidati shpreh interesin për të vijuar studimet universitare pranë SHLUJ "Universitetit Marin Barleti" në programin e studimeve të zgjedhur prej tij. Institucioni, në bazë të mundësive dhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve për programet e studimit Bachelor, Master dhe Minorët.

Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit:

  • në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke vizituar SHLUJ “Universiteti Marin Barleti"
  • nëpërmjet internetit, duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke e dërguar atë në adresën info@umb.edu.al
  • nëpërmjet shërbimit postar, duke dërguar formularin e aplikimit në adresë të Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit.