© Copyright 2020 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

KËRKIMI SHKENCOR NE UniBA


Kërkimi bazë si pjesë e kërkimit shkencor në Uniba synon të përmiresojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërise, ekonomise etj. I nxitur nga kurioziteti dhe deshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i novacioneve të shkencave të aplikuara qe studiohen ne UniBa. Ai tenton të përgjithësojë njohuritë rreth fenomeneve të veçuara si me interes, dhe në filozofinë e tij kërkon të mbledhë sa më shumë njohuri për hir të dijes.

E kunderta e kërkimit baze, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditëshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.

Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, te identifikuar nga akademikët, apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.

Kërkimi bazë ne UniBa është i lidhur ngushtë me eksperiencën akademike dhe ka një ndikim të madh në jetën dhe të ardhmen studentore sepse ai përditëson dijet e akdemikëve,duke i bërë transferues dijesh me cilësi të lartë, duke shtuar materialet mbështetëse të mësimit ne auditor me gjetje bashkëkohore, duke nxitur investimet si pasojë.

STRUKTURA

ORGANIGRAMA E BARLETI GRUP ME UNIBA NË QENDËR

Kërkimi shkencor në UniBa zhvillon komponentët e tij si kërkimin bazë e të aplikuar nëpërmjet një strukture bashkëkohore si ne vijm, ku njësitë organizative janë të organizuara në mbështetje të fushave kërkimore prioritare dhe te novacionit, si pjesë e pandashme e të dy llojeve të kërkimit shkencor.

Procesi i kërkim-zhvillimit dhe inovacionit, në mënyrën e kohës që është konceptuar në UB, është kompleks dhe kërkon jo vetëm angazhim e vëmendje por edhe inteligjencë dhe të kuptuarit në thelb të procesit. Për këtë arsye, në drejtim të tij, marrin pjesë disa aktorë të rëndësishëm, si të nivelit të politikbërjes, ashtu dhe të aksionit konkret të realizimit të synimeve. Kjo detyrë, fraksionohet dhe realizohet nëpërmjet punës organizuese të disa titullarëve të renditur, sipas shkallës së hierakisë, si pason:

Zv. Rektori për Kërkim dhe Zhvillim

Është autoriteti i cili drejton, orienton mënyrën e renditjes, koordinimit dhe zhvillimit të proceseve të kërkim – zhvillim – novacion, duke paraqitur në senat e rektorat propozimet përkatëse për marrjen e vendimeve mbështetëse dhe duke planifikuar detyrat e njësive kryesore dhe bazë të institucionit për realizimin, në koncept, të këtij procesi bashkëkohor. Ai/Ajo bashkëpunon me zv. Rektorin për Çështjet Akademike lidhur me orientimet e reja kërkimore dhe mudësitë e mekanizmat e trasmetimit të dijes duke përpunuar një sistem koherent e funksional. Ndërkohë, jep orientimet politke të drejtimeve të përqëndrimit të forcave të projekteve dhe në mënyrë të veçantë, drejton krijimin dhe funksionimin e transferimit të teknologjisë deri në novacion dhe sipërmarrje.

Koordinatori për Kërkim dhe Zhvillim

Eshtë një menaxher praktik i organizimeve ndërsektoriale, hulumtuese dhe akumuluese të ideve, propozimeve, njëkohësisht në gjurmim e ndjekje të problemeve dhe mundësivenë mënyrë të zhdërvjelltë. Ai koordinon të gjitha veprimet dhe ndërveprimet individuale apo në rrjet të aktiviteteve dhe iniciativave të sipërmarrjeve universitare e më përtej.

Dekanë Fakultetesh

Persona me aftësi drejtuese të natyrës së sipërmarrjes po aq sa njohës të aspektit akademik të fushës që mbulon fakultetet që drejtojnë. Ata kanë detyrë të përcjellin procesin e kërkim – zhvillim – novacionit deri në fund në fakultetet e tyre, po aq të rëndësishme sa dhe detyra e menaxhimit të çështjeve akademike të formimit të studentëve.

Drejtorë Institutesh dhe Qendrash

Kërkues të apasionuar, me pasion për të ndërtuar e propozuar projekte e zbatuar më tej, me intuitë teknike e organizative. Ata drejtojnë procesin e gjenerimittë ideve praktike dhe novatore, nëpërmjet projekteve, ofrojnë mundësi zhvillimi dhe rritjeje te shpirtit novator të studentëve, akademikëve, sipermarrësve, duke ndihmuar zhvillimet ekonomike, politike e shoqerore te vendit njëkohësisht.

Bashkëpunime dhe Partneritete

Si institucion gjerësisht korporativ, UniBa ka një partneritet të gjerë bashkëpunimi institucional. Në nivel universitar, ai ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më në zë publike të vendit, me Universitetet Clemson, Arkansas dhe Karolinës së Jugut në SHBA, të Barit dhe Xhenovas në Itali, me kompleksin universitar të Vigos në Spanjë dhe është në rrugë e sipër të nënshkrimit të të tjerave marrëveshje të tilla.

Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë shërbyer për mobilitete të personelit akademik dhe studentëve, për shkëmbim të dokumentacionit akademik shkollor dhe po zhvillohen biseda e takime për ndërtimin e programeve të përbashkëta për t’u realizuar vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, institucioni shfrytëzon gjerësisht marrëveshjet e nënshkruara me disa ministri, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, njësi të rëndësishme të administratës publike si Drejtoria e Arkivit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, firma juridike, ndërmarrje e biznese të rëndësishme, banka etj.

Projekte dhe Publikime

Programe dhe Projekte

Projektet e punuara në institucion e kanë përfshirë këtë të fundit në programe të rëndësishme në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja, ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit, efiçencave energjetike dhe ekspertizave përkatëse, të shkollës komunitare dhe zbatimit të nocioneve të reja në shkollë e komunitet si dhe në programe masive të ringjalljes rinore dhe të drejtat e njeriut dhe shtresave të ndryshme në nevojë dhe me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e këtyre programeve lidhje akoma më të ngushta me biznesin dhe shoqërinë civile janë krijuar dhe mjaft elementë të zhvillimeve të këtyre programeve janë bërë pjesë e programeve të reja të studimit të propozuara në të gjitha fushat që kultivohen në institucion (dhjetë programe profesionale dhe trembëdhjetë programe bachelor); një risi e mohës është pjesëmarrja e UB si njësi e miratuar në nivel nacional në trajnimi dhe kualifikimin e mësuesve në nivel vendi.

Konferenca dhe Publikime

Institucioni kultivon dijet e tij dhe përhapjen e tyre në mjedis shkencor të kualifikuar nëpërmjet organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare: “Shoqëria e mirë – një qasje shumëdimensionale”, Sporti Ballkanik – zhvillime dhe perspektiva”, “Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike - vlerat e përbashkëta dhe Globalizmi”. Po ashtu, personeli akademik merr pjesë në konferenca shkencore jashtë institucionit me referime si dhe boton punime të tij të shtypin shkencor të kohës. Gjatë këtij viti, ky personal ka botuar rreth 15 punime shkencore dhe ka komunikuar rreth 33 punime në konferenca shkencore.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER