© Copyright 2020 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

KËRKIMI SHKENCOR NE UniBA


Kërkimi bazë si pjesë e kërkimit shkencor në Uniba synon të përmiresojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërise, ekonomise etj. I nxitur nga kurioziteti dhe deshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i novacioneve të shkencave të aplikuara qe studiohen ne UniBa. Ai tenton të përgjithësojë njohuritë rreth fenomeneve të veçuara si me interes, dhe në filozofinë e tij kërkon të mbledhë sa më shumë njohuri për hir të dijes.

E kunderta e kërkimit baze, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditëshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.

Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, te identifikuar nga akademikët, apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.

Kërkimi bazë ne UniBa është i lidhur ngushtë me eksperiencën akademike dhe ka një ndikim të madh në jetën dhe të ardhmen studentore sepse ai përditëson dijet e akdemikëve,duke i bërë transferues dijesh me cilësi të lartë, duke shtuar materialet mbështetëse të mësimit ne auditor me gjetje bashkëkohore, duke nxitur investimet si pasojë.

KËRKIMI SHKENCOR I APLIKUAR DHE NOVACIONI

Kërkimi shkencor i aplikuar si dhe ai bazë janë djepa të novacionit dhe në simbiozë të vazhdueshme me të. UniBa përdor këto instrumente dhe iniciativa për zhvillimin e kërkimit të aplikuar:

Kërkimi shkencor i aplikuar si dhe ai bazë janë djepa të novacionit dhe në simbiozë të vazhdueshme me të. UniBa përdor këto instrumente dhe iniciativa për zhvillimin e kërkimit të aplikuar

Instrumentet dhe Iniciativat e Kerkimit te Aplikuar

Laboratorët e qytetit

a. CERTI
b. Smart City Lab
c. Lab i te Ardhmes Dixhitale
d. Laboratori i Ekonomisë së Dijes
e. Laboratori i Ngrohjes Globale
f. Energy Efficiency Lab
g. SAFE (Lab i Përgjigjeve ndaj Emergjencave)
h. ETNO Turizmi & AGRAL Agroushqimi: LAB
i. Lab i Shëndetit Dhe Mirëqenies

Terminali i biznesit Barleti

a. City Hub”:Co-working Space
b. PitStop: Business Support Center
c. Business Gate: Soft Landing & Smart Takeoff
d. Akademia e Biznesit Barleti
e. Inkubator dhe Akselerator Biznesi

Garazhi krijues Barleti

a. Klasteri për Ekonominë Kreative
b. “FabLab” – Architecture and Applied Sciences
c. “Atelier”: Graphics and design
d. “The Stage”: Culture & Arts Space
e. “Studio”: Multimedia & Communication
f. “Punishtja”: Maker Space

Barleti hub

a. Habi i Start -Up dhe Spin off
b. Young Entrepreneurs Club
c. StartUp Academy
d. InTech Lab

West base camp

a. Akset e programit
b. Mirëqënie
c. Edukim Fizik
d. Sport dhe aktivitete fizike
e. Argëtim në kohën e lirë
f. Drejtimet e veprimtarisë
g. Mirëqënia & stili i jetës
h. Shëndeti & Mirëqënia
i. Akademia sportive
j. Sporti & aktivitetet fizike
k. Turizmi
l. Rekreacioni (aktivitetet argëtuese)

Bashkëpunime dhe Partneritete

Si institucion gjerësisht korporativ, UniBa ka një partneritet të gjerë bashkëpunimi institucional. Në nivel universitar, ai ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më në zë publike të vendit, me Universitetet Clemson, Arkansas dhe Karolinës së Jugut në SHBA, të Barit dhe Xhenovas në Itali, me kompleksin universitar të Vigos në Spanjë dhe është në rrugë e sipër të nënshkrimit të të tjerave marrëveshje të tilla.

Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë shërbyer për mobilitete të personelit akademik dhe studentëve, për shkëmbim të dokumentacionit akademik shkollor dhe po zhvillohen biseda e takime për ndërtimin e programeve të përbashkëta për t’u realizuar vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, institucioni shfrytëzon gjerësisht marrëveshjet e nënshkruara me disa ministri, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, njësi të rëndësishme të administratës publike si Drejtoria e Arkivit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, firma juridike, ndërmarrje e biznese të rëndësishme, banka etj.

Projekte dhe Publikime

Programe dhe Projekte

Projektet e punuara në institucion e kanë përfshirë këtë të fundit në programe të rëndësishme në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja, ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit, efiçencave energjetike dhe ekspertizave përkatëse, të shkollës komunitare dhe zbatimit të nocioneve të reja në shkollë e komunitet si dhe në programe masive të ringjalljes rinore dhe të drejtat e njeriut dhe shtresave të ndryshme në nevojë dhe me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e këtyre programeve lidhje akoma më të ngushta me biznesin dhe shoqërinë civile janë krijuar dhe mjaft elementë të zhvillimeve të këtyre programeve janë bërë pjesë e programeve të reja të studimit të propozuara në të gjitha fushat që kultivohen në institucion (dhjetë programe profesionale dhe trembëdhjetë programe bachelor); një risi e mohës është pjesëmarrja e UB si njësi e miratuar në nivel nacional në trajnimi dhe kualifikimin e mësuesve në nivel vendi.

Konferenca dhe Publikime

Institucioni kultivon dijet e tij dhe përhapjen e tyre në mjedis shkencor të kualifikuar nëpërmjet organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare: “Shoqëria e mirë – një qasje shumëdimensionale”, Sporti Ballkanik – zhvillime dhe perspektiva”, “Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike - vlerat e përbashkëta dhe Globalizmi”. Po ashtu, personeli akademik merr pjesë në konferenca shkencore jashtë institucionit me referime si dhe boton punime të tij të shtypin shkencor të kohës. Gjatë këtij viti, ky personal ka botuar rreth 15 punime shkencore dhe ka komunikuar rreth 33 punime në konferenca shkencore.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER