© Copyright 2020 - Universiteti Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

KËRKIMI SHKENCOR NE UniBA


Kërkimi bazë si pjesë e kërkimit shkencor në Uniba synon të përmiresojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërise, ekonomise etj. I nxitur nga kurioziteti dhe deshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i novacioneve të shkencave të aplikuara qe studiohen ne UniBa. Ai tenton të përgjithësojë njohuritë rreth fenomeneve të veçuara si me interes, dhe në filozofinë e tij kërkon të mbledhë sa më shumë njohuri për hir të dijes.

E kunderta e kërkimit baze, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditëshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.

Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, te identifikuar nga akademikët, apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.

Kërkimi bazë ne UniBa është i lidhur ngushtë me eksperiencën akademike dhe ka një ndikim të madh në jetën dhe të ardhmen studentore sepse ai përditëson dijet e akdemikëve,duke i bërë transferues dijesh me cilësi të lartë, duke shtuar materialet mbështetëse të mësimit ne auditor me gjetje bashkëkohore, duke nxitur investimet si pasojë.

Fushat e Kërkimit dhe Novacionit

Tek UniBa, si një qënder jo vetëm akademike por dhe kerkimore shkencore, nëpërmjet programeve dhe strukturave të tij, nxitet kureshtja, krijimtaria, novacioni në disa nivele. Kerkimi ne UniBa komplementon formimin e studentëve me aftësi e kompetenca të reja që kërkohen sot nga tregu i diversifikuar dhe në ndryshim të vazhdueshem, i punës. Këto fusha (shtylla, programe) kërkimi janë si vijon:

Shtyllat e kerkimit bazë në Universitetin Barleti (UniBa) sipas programeve:

Programi i: konkurueshmëria dhe sipërmarrja

Produktiviteti në UniBaështë një faktor kryesor që ushqen rritjen ekonomike dhe mirëqënien nëpërmjet nivelit të pagave. Evidenca empirike dhe eksperiencat praktike të ekonomive në zhvillim dhe të zhvilluara, dëshmojnë dhe zhvillojnë idenë që konkurueshmëria dhe produktiviteti janë të pandashëm dhe që konkurueshmëria përkthehet në rritje dhe lulëzim ekonomik e shoqëror, në sipërmarrje dhe novacion.

Programi ii: industritë kreative, turizmi dhe sektorët ndërlidhur

Marrëdhënia midis turizmit dhe industrive mbështetëse si dhe marrëdhëniet midis turizmit dhe industrive krijuese është e njohur mirë dhe analizuar gjerësisht në literaturën ekonomike. Ajo çfarë është më pak e studiuar është potenciali i madh i lidhjeve dhe sinergjive midis turizmit, industrive mbështetëse dhe industrive krijuese dhe mënyra sesi do të zhvillohet një qasje kohezive e politikës në mënyrë që të mundësohet integrimi dhe konvergjenca midis këtyre sektorëve.

Programi iii: Novacioni dhe e ardhmja dixhitale

Në Barleti Grup dhe Universitetin Barleti, programi i novacionit është një term ombrellë për programet dhe projektet që UniBa dhe institutet e atashuara krijojnë, me qëllim përcjelljen e risive të reja te organizatat dhe ndërtimin e aftësive të tyre të novacionit. Programi i novacionit të UniBa përbëhet nga një numër nismash të veçanta, por të ndërthurura të novacionit, siç janë laboratorët e novacionit, programet e sipërmarrjes, qëndrat e ekselencës (CoE), akseleratorët dhe qendrat e tjera.

Programi iv: Qytetet “e zgjuar” dhe rritja urbane

Një objektiv thelbësor i perspektivës së "qyteteve të zgjuar" ka të bëjë me zhvillimin e komunitetit, duke kërkuar të fuqizojë individët dhe grupet lokale duke u siguruar atyre aftësi dhe informacion të nevojshëm për të ndikuar në ndryshimet në komunitetet e tyre dhe nxitur novatorizmin.Qyteti inteligjent eshte nje sipermarrje novatore qe siguron një ekuilibër midis faktorëve socialë, ekonomikë, mjedisorë, njerëzorë, kulturorë dhe teknologjikë.. Zhvillimi i komunitetit përfaqëson një proces ndryshimi, ku pjesëmarrja dhe veprimi kolektiv kanë një rëndësi thelbësore.

Programi v: Mirëqeverisja dhe shteti i së drejtës

Bazuar në paraqitjen konceptuale të mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës si edhe në sintoni të plotë me shtyllën korporative dhe administrative të veprimtarisë së tij, Universiteti Barleti ka në objektivat e tij promovimin e një programi në fushën e mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës. Ky program duke u mbështetur në praktikat më të mira europiane dhe ndërkombëtare do të jetë një kontribut i vyer për qeverisjen dhe shoqërinë shqiptare në tërësi, sidomos në kushtet e marrjes së statutit të vendit kandidat për në BE. Programi i Mirëqeverisjes dhe Shtetit të së Drejtës në Uniba përfshin kërkime e studime mbi transformimin politik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Programi vi: Kapitali njerëzor për rritjen e qendrueshme

Si përgjigje për sigurimin e zhvillimit të kapitalit njerëzor Grupi Barleti dhe UniBA kanë krijuar iniciativën AM-Barleti Human Capital. Kjo nismë mbështetet mbi disa vlera thelbësore si: promovimi i standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare të cilësisë në tregun e punës, krijimin e një mjedisi dinamik dhe konkurrues. Ajo sznon të nxitë zhvillimin në nivel individual, profesional dhe komunitar duke pasur në fokus punësimin, fuqizimin e kapitalit njerëzor - mbështetjen për sipërmarrjen si dhe përputhjen e aftësive me talentet dhe me kërkesat e çdo punëmarrësi dhe punëkërkuesi.

Programi vii: Shëndeti, sporti dhe edukimi fizik

Rëndësia e përgatitjes për një të ardhme pozitive lind nga mënyra së si bota akademike lidhet me kërkesat reale praktike të shoqërisë dhe individit. UniBa ofron Programet me një qasje konkrete për individët për secilin sektor nëpërmjet formimit teorik dhe atij praktik. Krijimi i një qasjeje novatore në fushën e shëndetësisë dhe sportit duke plotësuar kërkesat e edukimit ndaj aktivitetit fizik synon të sjellë një ofertë të integruar në të gjithë zinxhirin lidhës mes shëndetit, sportit dhe edukimit fizik. Arritja përfundimtare për një shoqëri sa më të shëndetshme dhe me mirëqenie të lartë, vjen me doemos nga ky rrugëtim i Universitetit Barleti falë shumë iniciativave të ndërmarra.

Bashkëpunime dhe Partneritete

Si institucion gjerësisht korporativ, UniBa ka një partneritet të gjerë bashkëpunimi institucional. Në nivel universitar, ai ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më në zë publike të vendit, me Universitetet Clemson, Arkansas dhe Karolinës së Jugut në SHBA, të Barit dhe Xhenovas në Itali, me kompleksin universitar të Vigos në Spanjë dhe është në rrugë e sipër të nënshkrimit të të tjerave marrëveshje të tilla.

Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë shërbyer për mobilitete të personelit akademik dhe studentëve, për shkëmbim të dokumentacionit akademik shkollor dhe po zhvillohen biseda e takime për ndërtimin e programeve të përbashkëta për t’u realizuar vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, institucioni shfrytëzon gjerësisht marrëveshjet e nënshkruara me disa ministri, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, njësi të rëndësishme të administratës publike si Drejtoria e Arkivit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, firma juridike, ndërmarrje e biznese të rëndësishme, banka etj.

Projekte dhe Publikime

Programe dhe Projekte

Projektet e punuara në institucion e kanë përfshirë këtë të fundit në programe të rëndësishme në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja, ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit, efiçencave energjetike dhe ekspertizave përkatëse, të shkollës komunitare dhe zbatimit të nocioneve të reja në shkollë e komunitet si dhe në programe masive të ringjalljes rinore dhe të drejtat e njeriut dhe shtresave të ndryshme në nevojë dhe me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e këtyre programeve lidhje akoma më të ngushta me biznesin dhe shoqërinë civile janë krijuar dhe mjaft elementë të zhvillimeve të këtyre programeve janë bërë pjesë e programeve të reja të studimit të propozuara në të gjitha fushat që kultivohen në institucion (dhjetë programe profesionale dhe trembëdhjetë programe bachelor); një risi e mohës është pjesëmarrja e UB si njësi e miratuar në nivel nacional në trajnimi dhe kualifikimin e mësuesve në nivel vendi.

Konferenca dhe Publikime

Institucioni kultivon dijet e tij dhe përhapjen e tyre në mjedis shkencor të kualifikuar nëpërmjet organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare: “Shoqëria e mirë – një qasje shumëdimensionale”, Sporti Ballkanik – zhvillime dhe perspektiva”, “Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike - vlerat e përbashkëta dhe Globalizmi”. Po ashtu, personeli akademik merr pjesë në konferenca shkencore jashtë institucionit me referime si dhe boton punime të tij të shtypin shkencor të kohës. Gjatë këtij viti, ky personal ka botuar rreth 15 punime shkencore dhe ka komunikuar rreth 33 punime në konferenca shkencore.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER