Punësim për Studentët

Programi i punësimit të studentëve
Një pjesë e programit të ndihmës financiare bëhet efektive nëpërmjet dhënies së punës brenda Kampusit për studentët. Kjo punë i ndihmon ata nga ana financiare, i pajis me eksperiencë edukuese dhe i ndihmon që të zhvillojnë aftësitë që zotërojnë.

Ndihmë financiare dhe punësim për studentët:
SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" është i përkushtuar që të japë mbështetje financiare për studentët që demonstrojnë një nevojë të tillë, të cilët do të përfitojnë nëpërmjet grantit, ose punësimit të pjesshëm. Aktualisht ka disa studentë të punësuar part-time në Kampusin e SHLUJ "Universiteti Marin Barleti", sikundër janë ofruar dhe punësime gjatë sezonit të pushimeve për ata studentë që kanë shprehur interes. Kjo është mundësuar nëpërmjet dy programeve:

Ndihmë financiare për sezonin e verës

Ky program ofron mundësi për punësimin e studentëve në kampus ose pranë Partnerëve të Universitetit, me qëllim që studentët në nevojë të asistohen financiarisht. Kjo është dhe një mënyrë e mirë që u siguron atyre një përvojë pune dhe rritje profesionale.

Programi i punësimit të studentëve

Një pjesë e programit të ndihmës financiare bëhet efektive nëpërmjet dhënies së punës brenda Kampusit për studentët. Kjo punë i ndihmon ata nga ana financiare, i pajis me eksperiencë edukuese dhe i ndihmon që të zhvillojnë aftësitë që zotërojnë.

Kushtet për të aplikuar

Të jesh shtetas shqiptar;
Të jesh i regjistruar me kohë të plotë në SHLUJ "Universiteti Marin Barleti";
Informacionet e dhëna në formularin e aplikimit duhet të jenë të vërteta.
Të ketë nënshkruar një kontratë me SHLUJ "Universiteti Marin Barleti".

Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen:

Formulari i aplikimit
Formulari i regjistrimit
Fotokopje pasaporte ose ID
Dokumente justifikuese në varësi të llojit të bursës.
Dokumente që vërtetojnë të ardhura të pamjaftueshme.
Dokumente që vërtetojnë çmime të marra në aktivitete.
Dokumente që vërtetojnë pjesëmarrjen në ekipe sportive kombëtare.
Dokumente që gjykohen nga aplikanti si të nevojshme për t'u konsideruar nga Komisioni.

Aplikanti merr përgjigje për aprovimin ose jo të bursës brenda 7 ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë. Dosja dorëzohet pranë Zyrës së Ndihmës Financiare.