Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë

Raportet

Vlerësimi i brendshëm është procesi që kryhet nga institucioni, programi i studimit për të gjykuar për përmbushjen e standardeve të cilësisë, është një reflektim kolektiv institucional dhe një mundësi për të përmirësuar cilësinë.

Procesi i vlerësimit të brendshëm përfshin mbledhjen sistematike të të dhënave administrative, anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e pedagogëve dhe të studentëve.

Ky proces përmbyllet me një raport që analizon statusin e institucionit ose/dhe të programit të studimit përkundrejt standardeve shtetërore të cilësisë.

Organizma
Për sigurimin e brendshëm të cilësisë në SHLUP UMB veprojnë këto organizma.

A) Komisioni i Sigurimit të Cilësisë
Komisioni i Sigurimit të Cilësisë është një organizëm që ngrihet dhe funksionon në nivel institucioni i cili ka përgjegjësinë për të garantuar se SHLUP UMB i plotëson standardet e cilësisë. Ky organizëm përgjigjet për politikën së vlerësimit dhe zbatimin e procedurave të sigurimit të brendshëm të cilësisë. KSC i raporton drejtpërdrejt Senatit të SHLUP UMB. Mandati i KSC është trevjeçar. KSC përbëhet nga pesë anëtarë: prorektori për çështjet akademike, dy pedagogë, një përfaqësues i instituteve dhe qendrave, dhe një student.

Detyra të KSC janë:
  • miraton politikat dhe procedurat e sigurimit të brendshëm të cilësisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëzimet e APAAL dhe udhëzimet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
  • Monitoron zbatimin efektiv të politikave dhe procedurave të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
  • Rivlerëson politikat dhe procedurat e vlerësimit të brendshëm.
  • Miraton planet për vlerësimin e brendshëm të cilësisë në nivel institucioni dhe njësish.
  • Miraton përbërjen e grupit/ve të vlerësimit të brendshëm të cilësisë.
  • Miraton raportet e vlerësimit të brendshëm.
  • I raporton Senantit rezultatet e monitorimit dhe vlerësimit të brendshëm.
B) Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
  • Seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve bachelor
  • Seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve master
NJSBC ka autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat në SHLUP UMB.

Roli i NJSBC është të krijojë një kulturë që synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe kërkimore në SHLUP UMB.

Funksione të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Në fushën e sigurimit të cilësisë
  • Të zbatojë politikën e vlerësimit të cilësisë në SHLUP UMB;
  • Të hartojë planin kalendar të realizimit të veprimtarive të vlerësimit të brendshëm në nivel institucioni;
  • Të monitorojë cilësinë brenda SHLUP UMB;
  • Të organizojë procesin e vlerësimit të brendshëm;
  • T'u ofrojë njësive bazë të SHLUP UMB shërbime këshillimi për vlerësimin e brendshëm dhe përmirësimin e cilësisë;
  • Të udhëzojë njësitë bazë të SHLUP UMB për përgatitjen e raporteve të vlerësimit për programet që mbulojnë dhe veprimtarinë e njësive përkatëse;
  • T'i asistojë grupit të vlerësimit të brendshëm të cilësisë në përgatitjen e raportit të vlerësimit të brendshëm;
  • Të ruajë të dhënat e vlerësimit të brendshëm;
  • Të publikojë raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Të organizojë programe trajnimi për sigurimin e cilësisë brenda SHLUP UMB;
  • Të përgatisë Manualin e Sigurimit të Cilësisë;
  • Të bashkëpunojë me Komisionin e Sigurimit të Cilësisë për veprimtarinë e sigurimit të cilësisë.
  • Të marrë pjesë në programet e trajnimit dhe në takimet që lidhen me cilësinë në arsimin e lartë në Shqipëri.
Në fushën e akreditimit
  • Të përgatisë dhe të ndjekë procesin e akreditimit institucional dhe të programeve;
  • Të ruajë të dhënat e procesit të akreditimit;
  • Të bashkëpunojë me APAAL për procesin e akreditimit;
  • Të publikojë vendimet e akreditimit.
Në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit
  • Të nxisë veprimtaritë për përmirësimin e cilësisë në SHLUP UMB;
  • Të lehtësojë zbatimin e rekomandimeve të raporteve të vlerësimit për institucionin, programet dhe të monitorojë ecurinë e zbatimit të tyre;
  • Të jetë një pikë qëndrore për planifikimin institucional, përfshirë edhe përmirësimin e programeve aktuale dhe zhvillimin e programeve të reja;
  • Të rivlerësojë programet e monitorimit dhe të vlerësimit të brendshëm;
  • Të kryejë analiza mbi bazën e të dhënave të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtë;
  • Të publikojë buletine të vlerësimit;
  • Të bashkëpunojë me NJSBC të institucioneve të tjera të arsimit të lartë për të shkëmbyer përvojën dhe për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shq