Revista Gjeopolitika

Revista Gjeopolitika nr.7

Ky numër i revistës i kushtohet një konference të mbajtur në shkurt të vitit 2011 në Universitetin "Marin Barleti" me temë mbi Gjykatën Administrative. Nga referuesit u trajtuan elemente teorike dhe praktike të së drejtës administrative, përfshirë edhe procesin historik ndërkombëtar të kësaj të drejte; lidhja midis procesit gjyqësor dhe procedimit administrativ; perspektiva e një gjykate administrative në Shqipëri; probleme të organizimit të sistemit gjyqësor për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative; aspekte të kuadrit ndërkombëtar të drejtësisë administrative dhe zhvillimi i jurisprudencës administrative të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sidomos lidhur me çështjet ku përfshihet Shqipëria...
Revista Gjeopolitika nr.6

Ky numër i revistës mbështetet te disa kontribute të studiuesve shqiptarë dhe të huaj në lidhje me figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe autorit që e bëri atë shumë të njohur në Evropë, Marin Barletit. Materialet që kanë të bëjnë me figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut janë një përzgjedhje e disa kumtesave që janë mbajtur në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në maj të vitit 2010 nga Universiteti "Marin Barleti" në qytetin e Durrësit...
Revista Gjeopolitika nr.5, 2010

Ky numër i revistës përpiqet t'i japë përgjigje një pyetje të pranishme në debatin publik të viteve të fundit: A e ka përfunduar Shqipëria fazën e tranzicionit? Diskutimet e përfshira në këtë numër trajtojnë këtë temë në tre aspekte : a) karakteristikat dhe tiparet e tranzicionit në Shqipëri dhe nëse vendi e ka përfunduar këtë fazë, b) nëse vendi ka hyrë në fazën e konsolidimit demokratik, c) nëse perspektiva e anëtarësimit në BE dhe procesi i integrimit evropian e kanë ndihmuar Shqipërinë në procesin e saj të demokratizimit...
Revista Gjeopolitika, nr. 4, mars 2010

"Kushtetuta dhe sfidat e konsolidimit të Republikës së Kosovës" ka në fokus analizën e dokumentit themeltar të shtetit më të ri në Ballkan. Ky numër përmbledh kontributet e pjesëmarrësve në konferencën me të njëjtën temë që u mbajt në 29 mars 2010 në mjediset e Universitetit "Marin Barleti" dhe në bashkëpunim me Kolegjin "Dardania" të Prishtinës. Ky numër i revistës përfshin fjalën hyrëse nga prof. dr. Rexhep Meidani dhe ndahet në dy pjesë kryesore...
I fundit »      Para »