Udhëheqje dhe Qeverisje

Zhvillimi i sipërmarrjes në edukim është një nga shtatë themelet e një Universiteti që lëviz drejt modelit sipërmarrës (EC-OECD, 2012).

Shndërrimi drejt një universiteti sipërmarrës kërkon aktivizimin e një procesi inovacioni radikal në, përmbajtjen e edukimit, strategjite e të mësuarit, lidhjen me industrisë si dhe në krijimin e një mjedisi miqësor per edukim.

Një ndryshim radikal është i vështirë të realizohet menjëherë, si rrjedhim është e rëndësishme të fillohet me ndryshime të vogla.

Filizofia e SHLUJ Universiteti Marin Barleti në implemenimin e universitetit sipërmarrës është të sjellë industrinë në klasë, duke krijuar lidhje të forta me kontekstin lokal (privat dhe institucionet publike), duke punuar në përcaktimin dhe zgjidhjen e problemeve e përshtatshme për ndërmarrjet lokale.