Edukimi Sipërmarrës

Në angazhimin për edukim sipërmarrës, aftësitë nuk transferohen vetëm përmes leksioneve tradicionale; shumë qasje të tjera shfrytëzohen për të prodhuar rezultatet e dëshiruara të të nxënit. Kryesore është që proçesi të rrisë aftësinë e studentëve për të menduar dhe për t'u përgjigjur në mënyrë sipërmarrëse. Ka shembuj të shumtë, duke përfshirë përdorimin e mentorëve, Living labs, të mësuarit ndërdisiplinor etj, përveç kësaj, studentët mund të fillojnë edhe të drejtojnë kompanitë e tyre, marrin pjesë në konkurse dhe çmime si dhe të jenë ambasadorë për sipërmarrjen. Ne SHLUJ Universiteti Marin Barleti sjellja sipërmarrëse inkurajohet dhe përkrahet gjatë gjithë mësimdhënies dhe në aktivitetet jashtë-kurrikulare.

Një burim i rëndësishëm për Universitetin sipërmarrës është bashkëpunimi me mjedisin e jashtëm dhe me aktorët e tij. Kjo përfshin partneritet me komunitetet, organizatat lokale, dhomat e vendore të tregtisë dhe alumni.