Bashkëpunimi Universitet – Industri

Ndërtimi dhe qëndrueshmëria e marrëdhënieve me partnerët kryesorë dhe bashkëpunëtorët është thelbësore në arritjen e potencialit të plotë të SHLUJ Universiteti Marin Barleti, në sipërmarrjen në hulumtim, mësimdhënie dhe në aktivitete të tjera plotësuese.

Motivimi për këtë angazhim është krijimi i vlerave për universitetin dhe shoqërinë.

Stafi dhe studentët kanë mundësinë për t'u angazhuar më gjerësisht me mjedisin e jashtëm nëpërmjet një serie aktivitetesh sipërmarrëse. Një mekanizëm veçanërisht i rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive është mobiliteti i stafit dhe studentëve. Kjo përfshin praktika dhe programe për mësimdhënie dhe shkëmbim të kërkimit.