PURPOSE AND THESIS OF DISCUSSION:
Në këtë takim do të kemi mundesinë të njihemi dhe të diskutojmë mbi aspektet teknologjike, ligjore edhe artistike të përdorimit të dronëve, me Aerial Drone Albania, kompaninë e parë në Shqipëri e cila ofron shërbimin më profesional për video dhe fotografi ajrore në fusha te ndryshme si: kinematografi, reklama televizive, , promovim turizmi dhe arkeologjie, agrikulturë, real estate. Por jo vetëm kaq, përdorimi I dronëve së fundmi po përdoret gjithnjë edhe më shumë në misione shpëtimi dhe zbulimi të forcave te policisë, zjarrfikseve por edhe në mjedise të rrezikshme ku është e vështirë për të arritur.
Thematic of workshop:
• Prezantim i Aerial Drone Albania
• Informacione të përgjithshme mbi shumllojshmërine e dronëve, specifika teknike, cmime, etj..
• Përdorimi i kësaj shpikjeje edhe teknologjie të re në fusha të ndryshme profesionale
• Vështirësitë e përdorimit dhe barrierat ligjore
• Shembuj të ndryshëm nga filmime me Dron
• Hapat që ndiqen gjatë një procesi fotografimi apo filmimi
• Demostrim fluturimi dhe filmimi