ECTS

Cfare eshte ECTS?
ECTS - Sistemi Evropian për Transferimin dhe akumulimin e Krediteve
ECTS ben te mundur qe programet e studimit te lexohen me thjeshte dhe te jene te krahasueshem per te gjithe studentet, vendas dhe te huaj.
ECTS lehteson mobilitetin dhe njohjen akademike si dhe ndihmon universitetet qe te oganizojne dhe rishikojne programet e tyre te studimit.
ECTS mund te perdoret per nje shumellojshmeri programesh dhe menyrash te mesimdhenies.

Cilat janë kriteret themelore të ECTS?
ECTS funksionon sipas parimit se 60 kredite perfaqesojne ngarkesen e punes se nje studenti (me kohe te plote) gjate nje viti akademik. Ngarkesa e punes se studentit me kohe te plote ne Europe shkon ne te shumten e rasteve 1500 ore ne vit, qe do te thote se nje kredit vlen rreth 25 ore ngarkese pune. Kreditet ne sistemin ECTS mund te fitohen vetem pas perfundimit me sukses te punes se kerkuar si dhe arritjes se rezultateve te nxenies dhe kompetencave te fituara. Ngarkesa e punes se studentit ne sistemin ECTS perfaqeson kohen e nevojshme per te perfunduar aktivitetet e planifikuara te mesimit (si psh. pjesemarrja ne leksione dhe seminare, studime te pavarura dhe individuale, pergatitje projektesh, provime, etj). Kreditet jane percaktuar per te gjithe elementet e nje programi studimesh (si p.sh. lendet, modulet,etj.).