Rreth Studimeve Bachelor

SHUJ “Universiteti Marin Barleti” ofron programe studimi bachelor në shumë fusha. Ato janë hartuar me synim qe t’u mundësojnë studentëve edukim me cilësisë të lartë dhe fleksibilitet. Studentët që përfundojnë studimet bachelor fitojnë njohuri në menaxhim biznesi, administrim, financë-kontabilitet, banka, auditim, taksa, drejtësi, psikologji, sociologji, shkencat politike, arkitekturë, edukim fizik dhe sporte.

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është një institucion i arsimit të lartë cilësor, i cili, përveç formimit ndërdisiplinor që ofron, synon të zgjojë integritetin dhe të rrisë vlerat individuale tek studentët.

Në programet bachelor të ofruara, studentët kanë mundësinë të përballen jo vetëm me qasje të ndryshme në rrafshin akademik, por edhe të mësojnë nga praktika dhe eksperienca e lektorëve tanë, që janë nga më të zgjedhurit në vend.

Duke ju krijuar mundësinë që të zotëroni një diplomë në fushën e preferuar, tek SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” ju keni mundësinë të ngjisni shkallët e dijes dhe të përballeni me mjedise akademike e studentore tejet aktive.

Studimet Bachelor (Part Time)
Për të gjithë studentët që e kanë kohën të kufizuar për arsye punësimi, familjare etj. SHLUJ UMB ofron studimet part time, si një alternativë e shkëlqyer për marrjen e diplomës së dëshiruar. Në sistemin e studimeve universitare me kohë te pjesshme pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti", ju mund të studioni në programet Financë-Kontabilitet, Menaxhim biznesi, Drejtësi, Shkenca Politike, Sociologji, Psikologji.

Dinamika e studimeve
Afati i studimeve është 3 vjet dhe i organizuar në 6 semestra. dhe me 180 kredite (60 kredite çdo vit akademik). Programet e studimit janë të organizuara në përputhje me Sistemin Evropian të Transferit të Krediteve (ECTS). Në ECTS, 60 kredite përfaqësojnë ngarkesën e punës së një  viti akademik studimesh dhe një kredit ka 25 orë punë, duke përfshirë leksionet dhe format e tjera të mësimit (si ushtrimet dhe seminaret), si edhe punën individuale në shtëpi dhe/ose në bibliotekë, ku përfshihet dhe praktika dhe mbrojtja e diplomës.

Studenti lejohet të frekuentojë vitin pasardhës kur ka fituar të paktën 50 % të krediteve të vitit paraardhës. Lëndët, të cilave u përkasin kreditet e mbetura, konsiderohen detyrime të mbartura.

Studenti diplomohet kur ka fituar të gjitha kreditet e detyrueshme për t’u diplomuar. Në degët që përfundojnë me mbrojtje diplome, studenti ka të drejtë të provohet për mbrojtjen e diplomës deri në 3(tre) vjet mbas mbarimit të procesit të studimeve.

Rregullimi i orëve akademike
Viti akademik me kohë të plotë ka 30 javë mësimore, ndërsa me kohë të pjesshme ka 44 javë mësimore. Ora mësimore është 60 minuta. Në sistemin me kohë të plotë mësimi zhvillohet nga dita e hënë deri në tinën e premte, ndërsa në sistemin me kohë të pjeshme mësimi zhvillohet çdo të premte, 16:00-21:10 dhe çdo të shtunë 8:30-14:40 (ose 15:30).

Mënyrat e vlerësimit
Në vlerësimin e dijes së studentit, pedagogu, si rregull, mbështetet në përfundimet e kontrollit të vazhdueshëm, në frekuentimin dhe pjesëmarrjen aktive në leksione, seminare, ushtrime, praktika, punë krijuese, punime të ndryshme dhe detyra kursi. Kontrolli i dijes bëhet me gojë, ose me shkrim dhe me gojë. Kjo vlen si për provimet, ashtu edhe për testimet apo seancat e kontrollit që mund të organizohen nga pedagogu. Studenti që nuk i ka legalizuar kreditet e grumbulluara në një lëndë, ose është vlerësuar negativisht, gëzon të drejtën të provohet në datën pasardhëse.