Rreth Studimeve Bachelor - Biznes

Zhvillimi dinamik i biznesit dhe stukturimi i tij në një kontekst gjithnjë e më konkurrues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxhereve të ardhshëm, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve, do të garantojnë konkurrueshmëri me efikasitet dhe sukses në tregjet vendase apo ndërkombëtare. Ky edukim sipas koncepteve moderne të menaxhimit duhet t’ju mundësojë studentëve përvetesimin e njohurive teorike, empirike dhe praktike mbi mënyrat dhe metodat e menaxhimit të funksioneve apo veprimtarive të ndryshme të biznesit. Formimi që ne ofrojmë në fushën e biznesit, menaxhimit dhe turizmit mban parasysh ndryshimet që vijnë si rezultat i transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Modulet, lëndët dhe temat që trajtohen, gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, janë të përshtatura plotësisht me realitet ekonomike, me pritshmëritë e studentëve, si dhe me nevojat konkrete të organizatave të biznesit. Kombinimi i formimit bazë me profilet e zgjedhura nga studenti, si dhe me praktika mësimore pranë sipërmarrjes e bën proçesin mësimor shumë më interesant dhe rrit aftësitë profesionale si dhe mundësitë e punësimit të studentëve.
Duke patur në fokus problematikat konkrete të organizatave të biznesit si dhe pritshmëritë që at o kanë ndaj drejtuesve të ardhshëm, një rëndësi e veçantë i kushtohet zhvillimit të aftësive vendimmarrëse si dhe përfitimit të njohurive për praktikat dhe proçeset e menaxhimit të përshtatura për bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë. Formimi që ne ofrojmë në fushën e biznesit, menaxhimit dhe turizmit mban parasysh ndryshimet që vijnë si rezultat i transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Modulet, lëndët dhe temat që trajtohen, gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, janë të përshtatura plotësisht me realitet ekonomike, me pritshmëritë e studentëve, si dhe me nevojat konkrete të organizatave të biznesit. Kombinimi i formimit bazë me profilet e zgjedhura nga studenti, si dhe me praktika mësimore pranë sipërmarrjes e bën proçesin mësimor shumë më interesant dhe rrit aftësitë profesionale si dhe mundësitë e punësimit të studentëve.
Duke patur në fokus problematikat konkrete të organizatave të biznesit si dhe pritshmëritë që ato kanë ndaj drejtuesve të ardhshëm, një rëndësi e veçantë i kushtohet zhvillimit të aftësive vendimmarrëse si dhe përfitimit të njohurive për praktikat dhe proçeset e menaxhimit të përshtatura për bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë. Departamenti përqendrohet në tre fusha kryesore studimi që janë:
- Biznesi: synon pajisjen e studentëve me njohuri bazë mbi metodat, parimet shkencore të përgjithshme dhe aplikimin e drejtpëdrejtë të njohurive të marra në praktika biznesi. Parashikohet që praktika të jetë një komponente e integruar pranë biznesve, organizatave dhe synon t’u japë studentëve një përvojë në përdorimin e kompetencave të fituara në kurset teorike në një kontekst praktik profesional.
- Menaxhimi: bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe partneritetet me institucionet kryesore Evropiane që ndajnë të njëjtën filozofi, ky program do të zhvillojë karakteristika kyçe institucionale, programe diplome me orientim praktik në konfigurim modular duke lejuar faza alternative, me studentë që mësojnë teorinë dhe marrin trajnim praktik nga një ndërmarrje ose institucion shoqëror.
- Turizmi: do të ofrohet në bashkëpunim me American Hotel and Lodging Educational Institute. Në përfundim të kursit studentët do të pajisen, përvecse me Diplomë Bachelor Profesional të leshuar nga SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” edhe me certifikata të lëshuara nga ky institut. Hapja e këtij profili është bazuar në faktin që sektori i hoteleri-turizmit (përfshirë tre nën-sektorët e tij, Hotelet, Agjensite e Udhetimit, dhe Baret dhe Restorantet), ka njohur një rritje të vazhdueshme sasiore në 5 vitet e fundit dhe është ndër sektoret prioritar zhvillimi afatmesëm dhe afatgjatë i Qeverisë Shqiptare.

Diplomat
Programi Bachelor në Menaxhim PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »
Programi Bachelor në Administrim Biznes PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »