© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Programi “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht, ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme si:
- Mjedisi, burimet natyrore dhe zhvillimi i qëndrueshëm;
- Vlerësimi i ekosistemeve, vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe masat për mbrojtjen dhe përmirërimin e cilësisë së mjedisit;
- Energjia dhe burimet e saj; teknologjitë e ndryshme;
- Ndërtesat e gjelbra, eficensa e energjisë dhe teknologjitë për rritjen e eficensës energjitike;
Ky program studimi përgatit specialistë mjedisi të profilizuar drejt eficensës në energjisë me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.
Plani mësimor - Diplomë “Bachelor” në “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” (PDF)
Diplomimi i studentëve në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” ofron mundësi karriere në:
- sektorin privat;
- kompanitë e ndryshme kombëtare apo ndërkombëtare në sektorët e energjisë dhe të mjedisit;
- kompanitë publike si: OST, OSSHE, KESH;
- administratën publike;
- organizata joqeveritare;
- apo i vetpunësuar si auditues i eficensës së energjisë, etj.
Aplikimi për të studiuar në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe e programit “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UMB-së vetëm kur e zgjedh UMB-në dhe programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike”.
Në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike”, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UMB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UMB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UMB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UMB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” në ciklin e parë Bachelor në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Mjedis dhe Eficencë Energjitike” është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.