© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Programi Bachelor në “Edukim Fizik e Sporte” synon të pajisë studentët me një formim akademik bazë të përqendruar në njohuritë dhe kompetencat kyçe, të domosdoshme për t’i përdorur në karrierën profesionale; t’i mundësojë studentëve përvetësimin e njohurive teorike dhe empirike mbi mënyrat dhe metodat e lidhura me fushën e edukimit e sporteve; të integrojë mësimdhënien, kërkimin dhe praktikën në mënyrë të tillë që të pasurojnë përvojën e të nxënit si dhe t’u mundësojë studentëve aplikim të drejtpërdrejtë praktik të njohurive.
Diplomimi i studentëve në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Edukim Fizik e Sporte” ju ofron mundësi karriere në:
Aplikimi për të studiuar në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Edukim Fizik e Sporte” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Edukim Fizik e Sporte” dhe e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UMB-së vetëm kur e zgjedh UMB-në programin e “Edukim Fizik e Sporte”.
Në programin “Edukim Fizik e Sporte”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin “Edukim Fizik e Sporte”, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UMB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UMB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Edukim Fizik e Sporte” në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.