Rregjistrimi-Matrikulimi

Matrikulimi është procesi që vjen pas pranimit dhe që përfundon procesin e regjistrimit të kandidatit. Dokumentacioni plotësues që paraqet kandidati për matrikulim dhe që i bashkëngjitet dosjes së studentit është:

  • Dokumenti zyrtar i mbarimit të shkollës së mesme (dëftesa) dhe pasqyra e rezultateve përkatëse, kur dëftesa dhe lista e notave lëshohen veçmas, të noterizuar;
  • Dokumenti origjinal i identifikimit (zyra e pranimeve përgatit dhe mban fotokopje);
  • Raporti mjekësor i aftësisë për ndjekjen e studimeve (vetëm për programin e studimit Edukim Fizik dhe Sporte);
  • Dokumenti që vërteton pagesën e tarifës së studimeve,
  • Dy fotografi.

Me plotësimin e dosjes, studentët që regjistrohen për të ndjekur studimet universitare quhen studentë të matrikuluar në SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" dhe pajisen me numrin e matrikulimit përkatës të studentit. Kandidati i matrikuluar lidh një marrëveshje regjistrimi me Universitetin, në të cilën parashikohen detyrimet e ndërsjella të palëve.