Profilet

Çfarë është profili?
SHLUJ ”Universiteti Marin Barleti" ofron programe mësimore sa më të përshtatshme për tregun e punës, duke pasur, jo vetëm programeve mësimore (kurrikula) të përgjithshme që zhvillohen gjatë të tri viteve të studimeve dhe kurorëzohen me fitimin e 180 etc, por edhe programe mësimore të profilizuara. Profilizimi nënkupton specializimin e thelluar të studentit në një drejtim të caktuar, gjë e cila i mundëson atij jo vetëm vazhdimin e studimeve master në të njëjtin drejtim me studimet Bachelor, por edhe formimin e njohurive të qëndrueshme, ku doktrina dhe teoria ndërthuret shumë mirë me praktikën.

Në një rast konkret, një student i programit të drejtësisë ka dy mundësi zgjedhjeje: duke zgjedhur një minor të ndryshëm nga ai që ofron departamenti, p.sh Marrëdhënie Ndërkombëtare, ose duke filluar nga viti i dytë, mund të zgjedhë një profil të ofruar nga departamenti dhe në të cilin dëshiron të specializohet, psh. E Drejtë Biznesi, E Drejtë Penale, E Drejtë Publike.