Pranime për Bachelor

Nëpërmjet aplikimit, kandidati shpreh interesin për të vijuar studimet universitare pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti" në programin e studimeve të zgjedhur prej tij. Universiteti, në bazë të mundësive dhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve për programet e studimit bachelor, master dhe minorët. Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit:

  • në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke vizituar SHLUJ “Universiteti Marin Barleti";
  • nëpërmjet internetit, duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke e dërguar atë në
  • adresën info@umb.edu.al;
  • nëpërmjet shërbimit postar, duke dërguar formularin e aplikimit në adresë të Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit.

Rregullat dhe procedurat e pranimit
SHLUJ “Universiteti Marin Barleti" përcakton kriteret minimale të pranimit për secilin program studimi dhe i publikon ato në kohë të përshtatshme.
Për të ndjekur studimet pranë UMB-së kandidatët, shtetas shqiptarë ose të huaj, duhet:
  • të vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e një shkolle të mesme; ose
  • të vërtetojnë me dokument zyrtar transferimin nga një institucion i arsimit të lartë;
  • të vërtetojë se mund të paguajaë tarifën e studimeve.

Aplikantët duhet të plotësojnë gjithashtu dosjen e studentit pranë Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit, e cila përmban:

1. Formular i kërkesës për regjistrim pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” (tërhiqet pranë Sekretarisë Mësimore)
2. Fotokopje Dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti) dhe certifikatë personale me mbiemrin para martese - për aplikantët që e kanë ndryshuar atë;
3. Diplomë e maturës shtetërore + Certifikatë e maturës shtetërore e sigluar te Drejtoria
Arsimore Rajonale dhe e legalizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
(a) Diplomë origjinale e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme e sigluar te Drejtoria Arsimore Rajonale - për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011 si dhe Certifikatën/vërtetimin përkatës, të lëshuar nga AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE, që vërteton se ka fituar provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore;
b) fotokopje të noteruar të Diplomës së shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporti;
4. Dy fotografi (format 3.5x4.5 cm);
5. Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave personale dhe institucionale dhe të dokumenteve të paraqitura nga aplikanti;
6. Dokumentin që vërteton pagesën e tarifës së aplikimit dhe rregjistrimit;
Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe:
1. Fotokopje e noteruar e lejes së qëndrimit në Shqipëri
2. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës.