FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

Data: 20.05.2017

FAKULTETI I DREJTËSISË DHE SHKENCAVE SOCIALE E POLITIKE                                                          
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE DHE EDUKIMIT
TIRANË-SHQIPËRI

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
“SPORTI BALLKANIK- ZHVILLIME DHE PERSPEKTIVA”

Në kuadrin e bashkëpunimit rajonal dhe programeve ndërkufitare, Universiteti Marin Barleti (UMB) organizon një konference njëditore me temën  ‘Sporti Ballkanik-Zhvillime & Perspektiva’  më  20 Maj, 2017, në Hotel Adriatik,  Durrës-Shqipëri.  Kjo Konferencë rajonale do të promovojë bashkësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e Integrimit Europian.
Këto  univesitete, të cilat ofrojnë programe të edukimit fizik dhe sporteve, si: Universiteti i Sporteve Tiranë; Universiteti "Aleksander Xhuvani" në Elbasan; Universiteti "Luigji Gurakuqi" në Shkodër; Universiteti i  Pizzas-Itali; Universiteti i Prishtinës-Kosovë; Universiteti Shtetëror i Beogradit- Serbi; Universiteti Shtetëror në  Maqedoni;  Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi, si edhe në bashkëpunim me Komitetet Olimpike të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë, dhe Federatës së Futbollit Shqiptar, dhe UMB-së, do të prezantojnë në Konferencë historinë e zhvillimit dhe perspektivat e të sporteve të vendeve të tyre përkatëse.
Si një pjesë përbërëse  e përpjekjeve të Shqipërisë për të ndërtuar marrëdhënie më të mira midis vendeve ballkanike, ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu si diplomacia më e mirë, për të kapërcyer dallimet gjuhësore dhe social- kulturore dhe do të forcojë kohezionin midis këtyre .

Dijetarë dhe kërkues shkencorë në lëmin e edukimit fizik dhe sporteve, mësues, ekspertë, gazetarë, personalitete të sportit, si edhe studentë janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë Konferencë.
Konferenca do të shërbejë gjithashtu si një stimul për gjeneratën e re të këtyre vendeve për t'u frymëzuar nga arritjet sportive të paraardhësve të tyre.
Në konferencë mund të paraqiten artikuj shkencorë dhe postera.
GJUHA E KONFERENCËS: Shqip dhe anglisht
MATERIALET E KONFERENCËS: Punimet e konferencës do të do të botohen në revistën shkencore “Gjeopolitika” të UMB, pas aprovimit nga komiteti shkencor i konferencës. Ndërkohë në faqen zyrtare të  internetit të UMB  www.umb.edu.al do të publikohen programi i konferencës, libri abstrakteve, organizatorët, sesionet e konferencës, indeksi i pjesëmarrësve etj., në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 467, datë 18. 07. 2007 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kualifikimin shkencor e pedagogjik të personelit akademik”. Në fund të prezantimit pjesëmarrësit dhe prezantuesit do të pajisen me certifikatë.
KOMITETI ORGANIZATOR:
1. Prof.Dr.Lluka Heqimi
2. Prof.Dr.Gëzim Hadaj
3. Dr.Robert Gjedia
4. Prof.As.Dr.Gavrosh Kavaja
5. Msc.Sokol Jareci
6. Msc.Silvana Delia
7. Msc.Ilia Kuro
8. Msc.Enkelda Braho
KOMITETI SHKENCOR:
1. Prof.Dr.Marenglen Spiro
2. Prof.Dr.Lluka Heqimi
3. Prof.Dr.Gëzim Hadaj
4. Prof.As.Dr.Gavrosh Kavaja
5. Prof.Dr.Albert Karriqi
6. Prof. Dr.Andrea Gudha
7. Dr.Robert Gjedia

AFATET:
10 mars 2017: Afati për dërgimin e abstrakteve
15 mars 2017: Përgjigja për vlerësimin e abstraktit;
14 prill 2017: Dorëzimi i punimit të plotë
2 maj 2017:  Miratimi dhe publikimi i programit të konferencës                                               

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E ABSTRAKTIT
Titulli: Titulli duhet të jetë Times New Roman, shkrim 12, bold
Emri i autorit : Emri i plotë i autorit (autorëve), institucioni/ adresa e e-mail- it
Abstrakti: Gjatësia e abstraktit duhet të jetë 150-200 fjalë. Shkrimi duhet të jetë Times New Roman i madhësisë 12, jo bold, hapësirë njëshe. Abstrakti nuk duhet të përmbajë tabela, figura apo referenca. Abstrakti duhet të dorëzohet në formatin Microsoft Word. Abstrakti standard duhet të përmbajë këto pjesë përbërëse: prezantimi i problemit, përshkrimin e metodologjsë, rezultatet dhe konkluzione/rekomandime. Abstrakti i artikullit duhet të dërgohet në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. Fjalë kyçe: Duhet të shkruhen 4-6 fjalë kyçe në Times New Roman, shkrim i madhësisë 10, i pjerrët.
UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E ARTIKULLIT
Artikulli të jetë 4-5 faqe A.4 me shkrim Times New Roman 12. Hapësira midis rreshtave të jetë 1,5. Të ketë maksimalisht 2000-2500 fjalë pa hapësirë midis fjalëve. Artikulli duhet të paraqesë kërkime dhe gjetje rreth personaliteve, ekipeve që janë figurat më të shquara të sportit evropian dhe atij botëror nga vendet pjesëmarrëse në konferencë. Artikulli duhet të evidentojë domoes shembuj dhe praktika të mira të individëve dhe ekipeve sportive që janë shquar në kompeticionet evropiane nëpërmjet analizave të ndryshme, sasiore dhe cilësore.Artikulli respekton disa elemente strukturore si: Abstrakt, hyrje, materialet dhe metodat, rezultatet dhe diskutim, konkluzionin dhe literatura e cituar (bibliografi dhe webliografi).Artikujt do të botohen në revistën shkencore “Gjeopolitika” të UMB me ISSN 2218-7294, pas aprovimit nga komiteti shkencor. Artikujt nga kolegët e vendeve ballkanike duhet të shkruhen dhe të prezantohen në gjuhën angleze.
UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E POSTERIT
Posteri shkendor duhet të jetë i madhësisë 110 cm x 80 cm (gjatësi dhe gjerësi). Stujtura e sufgjeruar e tij është:
Titulli në krye të posterit ( në mes të faqes) me shkronja kapitale.
Më poshtë mund të paraqitet,e përmbledhur : Hyrja. Prezantimi. Metodologjia.Rezultatet dhe Diskutimet, duke përfunduar me literaturën e cituar.

PAGESA E PJESËMARRJES me artikull ose Poster është 70 Euro
Kjo pagesë mbulon shpenzimet për materialet dhe botimin e artikujve të konferencës, shpenzimet për organizimin e konferencës si mjedise, salla dhe lehtësira kancelarike, koktelj-kafetë e pushimeve, si dhe drekën e ditës së konferencës.

PERSONI I KONTAKTIT TË KONFERENCËS: Silvana Delia me adresë e-maili: balkanic.conference@umb.edu.al 

Ju mirëpresim në 20 maj në Hotel “Adriatiku” Durrës.
Lexoni abstraktet këtu.